
Të enjten 10 Qershor 2021 realizohen eklipsi i parë Diellor i vitit, që është dhe Hëna e Re, në gradën e 19 të Binjakëve. Eshtë një eklips unazor Diellor, domethënë nuk do e errësojë plotësisht Diellin, pasi Hëna- që do kalojë midis Tokës dhe Diellit- do ketë diametër më të vogël përshkak të distancës, duke lënë një unazë drite rreth Diellit.
Krijon takim me Merkurin fenomenalisht të kundërt, planetin e komunikimit dhe udhëheqësin e shenjës ku realizohet Hëna e Re- eklipsi Diellor dhe një katror me planetin e ndjesive të rreme dhe të ëndrrave, Neptunin. Ashtu si kuptuar kjo do të thotë se do mbretërojë shqetësimi, manipulimet, lajmet e rreme, mashtrimet, nuk do mundemi të komunikojmë saktë, të kemi gjykimin e drejtë dhe ndoshta zbukurojmë persona dhe situata që mund të fshehin gjëra të tjera nga pas.
Hëna e Re- Eklipsi Diellor
Gjithnjë eklipsi Diellor në jep më shumë energji dhe na bën të marrim iniciativa. Eklipset Diellore janë zakonisht pranues ndryshimesh dhe sjellin fundin e një situate, por edhe fillimin e një të reje. Nuk jemi aq të paqëndrueshëm sentimentalisht, ashtu si me eklipset Hënore dhe përshkak të Hënës së Re mundemi të bëjmë plane të reja dhe të vendosim fund zakone dhe besime të vjetra dhe toksike. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë Merkurin fenomenalisht të kundërt, kështu tani bëjmë plane dhe i vëmë në zbatim sapo të kthehet në vijë të drejtë pas datës 22/6.
Ndikimi eklipsit Diellor në 10 Qershor do zgjasë deri Hënën e Plotë në Dhjetor. Ndaj lexoni me kujdes në cilat fusha ju ndikon dhe të jeni të kujdesshëm, pasi mundet të gjitha këto ti gjeni përpara jush. 4 shenjat që do ndikojë më shumë janë Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit, por të gjithë do pranojnë ndikimin e saj, vecanërisht nëse kemi planetë apo horoskopin tonë nga grada e 16 deri në 22 të këtyre shenjave.
Takim me Merkurin e kundërt
Eklipsi Diellit në datë 10 Qershor kërkon kujdes, qartësi dhe vetbesim. Nën rrethana natyrale takimi Hënës së Re me Merkurin do jetë një rrethanë pozitive dhe do shkaktonim arsyje për përforcim të mendimit të drejtë, mbarësi komunikimi dhe tregim të aftësive tona. Por përshkojmë periudhë kur Merkuri është në rrugëtim fenomenalisht të kundërt dhe kështu jemi më të hapur dhe komunikues, por mund të kemi rezultate negative, hamendësime, ankth, vonesa, shtyrje apo dhe të humbasim afate apo gjëra. Gjithashtu, mund të kthethen persona nga e kaluara dhe të tentojnë të hynë në jetën tonë përsëri. Në c’do rast, kini kujdes c’farë thoni dhe tek cilët e thoni, kujdesuni të ruani tone të ulta, të mos merrni vendime impulsive dhe të kontrolloni gjithcka. Nga lajmet që dëgjoni dhe skenaret e bashkpunimit, deri në email, mesazhe dhe pezullimet tuaja para se të shtypni butonin e dërgimit. Gjithashtu, kujdes në kompromentime dhe nënshkrime kontratash dhe marrveshjesh, shihni me kujdes gërmat e vogla.
Katrori me Neptunin
Vec takimit me Merkurin e kundërt, Hëna e Re- Eklipsi Diellor krijon katror me Neptunin dhe bëhemi më shumë të ndjeshëm në shqetësime, manipulime, parainformime, keqkuptime dhe tradhëti. Ky kënd mund të eleminojë pak gjallërinë tonë dhe të rrisë zhgënjimet, pasigurinë dhe ndërgjegjjen që vret. Mund të biem viktima premtimesh manipuluese dhe personash të pandershëm. Sekretet do jenë vështirë të ruhen apo mund të përdohen përballë disave. Prapaskenat do jenë të theksuara dhe skandalet të shumta. Tendenca për idealizim do jetë e madhe, por edhe ndjeshmëria jonë do jetë e lartë, ashtu dhe problemet psikologjike. Mirë do ishte të flasim qartë, të kontrollojmë gjithcka, të mos transferojmë informacione që nuk janë të saktësuara, të mos besojmë në premtime dhe persona që prezantohen si shpëtimtarë dhe të shmangim gënjeshtrat, pasi dhe një gënjeshtër e vogël dhe e pafajshme mund të na shkaktojë shumë dëm. Mos huazoni para dhe mos u përfshini në situata të fshehta dhe të jashtligjshme as dhe për të ndihmuar dikë.
Përfshirja e yjeve
Në Hënën e Re- Eklipsi Diellor në 10 Qershor përfshihen dhe dy yje jo-planetarë, Iniohos dhe Orionas, që na falin vetbesim dhe guximin për tu përballur me gjithcka që ndodh, por edhe na japing gjithashtu një tendencë për mendime të nxituara, zënka, dhunë, lëkundje dhe veprime të pamenduara. Gjithashtu, rrisin rrezikun për fenomene të theksuara gjeofizike dhe meteorologjike dhe vecanërisht rrufe të shumta.
Le të shohim ama sesi ndikohen përfaqësuesit e shenjave të zodiakut në mënyrë analitike:
DASHI
Do duhet të keni sytë tuaja katërmbëdhjetë për të mos bërë ndonjë gabim, vecanërisht nëse merreni me një profesion që ka si bazë komunikimin apo zhvendosjet. Por dhe sa jepni provime periudhën me Merkurin e kundërt të kontrolloni dy herë shkrimet tuaja para se ti dorëzoni dhe të lexoni me kujdes pyetjet, për tu siguruar se keni kuptuar se cila është kërkesa. Hëna e Re – Eklipsi Diellor do prekë shtëpinë tuaj të 3 të shumë-angazhuar që lidhet me komunikimin, mënyrën sesi mendoheni dhe personat që kontaktoni në përditshmëri. Ndaj do duhet të keni kujdes sesi shpreheni dhe sesi komunikoni idetë dhe mendimet tuaja. Mos jeni kokfortë dhe të prerë dhe dëgjoni se c’farë kanë për t’ju thënë të tjerët para se të nxirrni përfundimet tuaja dhe para se të merrni vendime përfundimtare. Nga mungesa mirkuptimit dhe keqkuptimet që shoqërohen, ekziston rreziku të grindeni me vëllezër, komshinj, apo sa komunikoni në përditshmëri, qëftë dhe nëpërmjet mjeteve të rrjeteve sociale. Për shkak se do mbizotërojë shqetësim, kini kujdes c’farë shkruani dhe se ku dërgoni mesazhe dhe email, pasi mundet të tjera të doni të thoni dhe tjetërkund ti dërgoni. Hamendësimet dhe keqkuptimet presin c’do fjalë tuajën. Mos u merrni me thashetheme dhe mos u përfshini në cështje tjerësh.
DEMI
Lidhja juaj me paratë dhe materialet është nga më të rëndësishmet në jetën tuaj dhe mungesa në 10/6 tek Binjakët lidhet me financat tuaja. Kjo nuk është detyrimisht dicka e keqe, por do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos ndërmerrni rreziqe. Skenari mirë është të pranoni një propozim, apo të prezantohet një mundësi që do sjellë një burim të dytë të ardhurash, por mirë do bëni të jeni të kujdesshëm, pasi pjesmarrja e Neptunit mund të fshehë kurthe dhe t’ju paraqesin gjëmba në vënd të fjongove. Paralelisht do duhet të jeni dyshues në llogaritë që merrni, kartat dhe shkëmbimet tuaja elektronike. Nga ana tjetër, përshkak se Neptuni që krijon katror me eklipsin ndodhet në shtëpinë tuaj të 11 diellore që lidhet me shokë, organizatat ku bëni pjesë, ndoshta hyni dhe në procedurë të mendoni nëse kushtoni më shumë rëndësi parave dhe jo personave dhe aktiviteteve që do mundeshin t’ju falin gëzim dhe përfundimisht të vendosni të merrni pjesë në grupe të reja dhe me persona që keni interesa të përbashkta. Apo ndoshta mendoni se po jepni shumë vlerë parasë dhe se është gabim të përcaktojë jetën tuaj, zgjedhjet dhe vetvlersimin tuaj.
BINJAKET
Jeni të gatshëm për ndryshime? Eklispi në datë 10/6 zë vënd në shenjën tuaj dhe ndikon rrugëtimin dhe zhvillimet në jetën tuaj. Në 6 muajt e ardhshëm do keni hapur një kapitull të ri, do keni bërë zgjedhje të reja dhe do surprizoni personat rreth jush. Këto ndryshime mund të lidhen nga paraqitja deri dhe në karrierë, ndaj të jeni të gatshëm për të dhëna të reja. Mos u dekurajoni nëse tani i shihni gjithcka të turbullta dhe të ngatërruara, vecanërisht në cështjet profesionale. Në të ardhmen do ekzistojnë shumë mundësi, ndaj dhe duhet të vazhdoni përpjekjet të përmirësoni imazhin tuaj dhe të investoni në emrin tuaj. Do keni më shumë besim në vete dhe talentet tuaja dhe do dëshironi më shumë pavarësi. Do rigjeni veten tuaj të vjetër të mirë që ndoshta për ndonjë periudhë e kishit braktisur dhe do rikontrolloni qëllimet tuaja dhe do vendosni prioritet c’farë u shpreh ju dhe ju bën të lumtur dhe të gëzuar. Sigurisht, ndoshta tregoni dhe një person më egoist që ndoshta nuk u do u pëlqejë disave, pasi do keni aspirate të larta dhe shumë kërkesa nga të tjerët.
GAFORRJA
Eklipsi Diellor tek Binjakët realizohet në një pjesë vecanërsiht të fshehtë të horoskopit tuaj dhe kjo do të thotë se ndoshta ekzistojnë situata që zhvillohen pa e ditur ju ekzistencën e tyre. Nuk është e nevojshme të funksionojnë mbi ju, mundet disa të bisedojnë nën emrin tuaj për ndonjë projekt dhe akoma të mos jua paraqitur propozimin. Sigurisht, mundet dhe ju të veproni fshehurazi dhe të pranifikoni gjëra që akoma nuk doni ta marrin vesh të tjerët apo të keni ndonjë lidhje që duhet të ruhet e fshehetë. Katrori që krijon eklispi me Neptunin nga njëra anë hedh akoma më shumë turbullirë situatave, por nga ana tjetër mund të dalë dicka në dritë me një mënyrë shumë të gabuar dhe të ketë humbje të shumëanshme. Ajo që duhet të bëni ju është se duhet të doni dhe të kujdeseni për veten tuaj, trupin, shpirtin dhe frymën tuaj dhe të largoni të gjithë energjinë toksike nga jeta juaj dhe këdo që ju ndikon negativisht. Clirohuni nga persona, zakone dhe besime që ju mbajnë të izoluar dhe ju sëmurin dhe bëni hapa drejt paqjes tuaj personale. Besoni intuitën tuaj që do jetë e theksuar këto ditë dhe mos toleroni asgjë dhe askënd që mund mos ju bëjë të lumtur. Merrni kohën tuaj, qëndroni vetëm, mendoni dhe mbyllni llogari me të kaluarën, mbyllni plagë të vjetra, harroni keqkuptime dhe zënka dhe buzëqeshni. Dicka e re dhe e bukur ju pret dhe është një version i ri i përmirësuar i vetes tuaj. Vetëm kështu do shkoni përpara.
LUANI
Hëna e Rë- Eklipsi Diellor në 10 Qershor do qetësi dhe të mos merrni vendime të nxituara. Ndoshta shfaqen disa cështje me persona që bashkpunoni apo që kontaktoni në përditshmëri dhe trondit besimin tuaj përballë tyre. Apo mund tani të bjerë në tavolinë një propozim për bashkpunim me disa persona, i cili duket ideal. Për shkak, ama, se në këtë eklips përfshihet vec se Merkurit të kundërt dhe Neptuni që mbulon me një vello shqetësuese gjithcka, nuk nevojitet të merrni vendime përfundimtare tani. Ajo që nevojitet është të merrni kohën tuaj derisa të sqarohen gjërat, pasi mundet rrethanat t’ju corjentojnë. Mos u nxitoni. Mundet, sigurisht, të pranoni presione të përparoni apo dhe të ndjeni se doni të bëni revoltën tuaj për tu cliruar nga c’do gjë që ju mban stabil. Cështja është të merrni vendime të sakta për të drejtuar… varkën në drejtimin e duhur dhe jo të bëheni pishman pas rrotës që zgjodhët. Zgjidhni saktë aleatët tuaj, grupet dhe rrjetet ku merrni pjesë (duke përfshirë internetin) dhe gjithcka do shkojë mirë.
VIRGJERESHA
Hëna e Re- Eklipsi Diellor synon fushën e karrierës tuaj dhe ndryshimet janë të mundshme. Për shkak të Merkurit në vijë të kundërt, por edhe të Neptunin që përfshihet mund të vohohen zhvillimet, por nëpërmjet gjashtmujshit të ardhshëm rezultatet do duken. Mos ju shkojë mëndja detyrimisht në të keqen, pasi dhe një baëshkpunim mund të realizohet, një tjetër mundësi do gjëndet në rrugën tuaj dhe do ju drejtojë në dicka afatgjatë më të mirë. Eklipsi dhe Hëna e Re shenjëstrojnë fundin e disa situatave që nuk funksionojnë në të mirën tuaj, por ju happen rrugë të reja për zhvillimin e tyre. Fundja ju gjithnjë doni të përparoni, kështu që nëse jeni në një punë që nuk ju shpreh bëheni më të pakënaqur. Besoni në fuqitë tuaja dhe mendoni serjozisht c’farë doni të ndryshoni. Bëni planet tuaja, bisedoni, organizohuni dhe sapo Merkuri të kthehet në vijën e tij të drejtë, pas datës 22/6, filloni hapa për përparimin tuaj. Nuk ka presion ta bëni tani. Ndikimi eklipsit zgjat deri në Hënën e Plotë në Dhjetor. Keni shumë kohë për të marrë vendime dhe të zgjidhni mundësitë e duhura që do ju jepen dhe do ju drejtojnë në njohje dhe sukses.
PESHORJA
Hëna e Re- Eklipsi Diellor në 10/6 mund të sjellë këndvështrime të reja në jetën tuaj, por do duhet të keni durim dhe të ruani tone të ulta këto ditë, pasi atmosfera do jetë e elektrizuar për të gjithë dhe mirë do ishte të shmangni përplasjet. Në përgjithësi, ama, Hëna e Re do sjellë në jetën tuaj rinovim dhe do doni të zgjeroni njohuritë dhe këndvështrimet tuaja. Do rivlersoni besimet tuaja, do zgjeroni kërkimet tuaja shpirtërore dhe do ndjeni më shumë oreks për dije dhe adventurë. Ndoshta në disa cështje mund të bëni kthesë 180 gradë dhe ti shihni nga një tjetër kënd, duke cliruar veten tuaj nga besime dhe mendime të vjetra. Hëna e Re tek Binjakët do ju ofrojë një mënyrë të re mendimi dhe përballjeje të jetës, që përfshin udhëtime, arsimim dhe zhvillim personal. Ndoshta vendosni të bëni disa studime, një seminar, të pasuroni njohuritë në një cështje, të specializoheni në ndonjë fushë dhe të përparoni në baza më të qëndrueshme.
AKREPI
Eklipsi në 10/6 krijon një ndjeni shqetësimi për disa gjëra, por ju jep dhe fuqinë të nxirrni nga jeta juaj c’farë ju lodh dhe është e “sëmurë”, për ti dhënë hapësirë dickaje të re që do ju drejtojë në sukses. Tani do hyni në procedurë të dalloni persona dhe situata në jetën tuaj dhe ti kuptoni të gjitha ato që prej kohësh mendoni, por nuk i vendosni. Do pyesni veten serjozisht tashmë nëse jeni të lumtur në lidhjen tuaj, nëse keni besim tek personat që ju rrethojnë, nëse ndiheni mirë dhe produktiv në punën tuaj apo ndoshta ju ka pustuar pasiguria (ndoshta dhe fiksimet) dhe qëndroni në lidhje dhe bashkpunime për arsyje të tjera. Të gjitha këto situata që ruani për c’farëdo arsyje, por ju dhëmbin shpirtërisht, ju kanë lodhur dhe ju kanë rraskapitur dhe tani doni të vendosni kufinjtë tuaj dhe ti jepni përsëri dritë dhe pastërti jetës tuaj. C’farë kuptimi ka të luftoni për dicka që ju dhëmb? Në dorën tuaj është të zgjidhni vetëm ata që ju shtyjnë përpara dhe jo ata që ju mbajnë të lidhur në situata që errësojnë mëndjen dhe shpirtin tuaj.
SHIGJETARI
Hëna e Re- Eklipsi Diellor krijohet në 10/6 pikërisht përballë jush në shenjën e Binjakëve dhe ndikon fushën e lidhjeve tuaja personale, duke dhënë mundësinë të vlersoni sesi lidheni me të tjerët. Do kaloni nën mikroskop një nga një të gjitha lidhjet tuaja personale dhe profesionale dhe në cilën nuk funksionon mirë dhe nuk ju zhvillon, do përpiqeni të vendosni kufinjtë tuaj. Nëse nuk sjellin rezultate përpjekjet tuaja dhe nuk përmirësohen gjërat, atëher do jepni një fund përfundimtar. Jeni lodhur nga fjalët, premtimet dhe përfundimisht të mos bëhet asgjë dhe nuk jeni të gatshëm të jeni hapësira të tjera. Do ruani tashmë në jetën tuaj vetëm ata që ju respektojnë dhe ju vlersojnë dhe duke krijuar hapësirë, do vinë persona të tjerë të ndërshëm për të qëndruar ose personalisht ose profesionalisht. Vetëm se nevojitet për kujdes koha që do merrni vendimet tuaja, por dhe kur do ti shprehni. Për shkak se në eklips është i përfshirë dhe planeti shqetësimit, Neptuni, mos ju zënë impulse dhe merrni vendime të nxituara, pasi mund të bëni dhe gabim. Tani vëzhgoni, vlersoni dhe prisni për momentin pas datës 22/6 kur do kthehet në vijë të drejtë Merkuri.
BRICJAPI
Hëna e Re- Eklipsi Diellor në fushën e rutinës së punës, të shëndetit dhe situatës tuaj fizike dhe është një mundësi e mirë për ju të krijoni një fillim të ri në mnëyrën e të ushqyerit, në zakone dhe në programin tuaj, për të mos vepruar në dëm të shëndetit tuaj. Nëse ia keni vënë të gjithë peshën punës dhe nuk keni kohë për veten dhe trupin tuaj, si prisni të keni fleksibilitet dhe të ndiheni mirë. Duhet të fitoni një program më të mirë brenda ditës tuaj dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Për shkak se rrethanat në punë mund të jenë kaotike për shkak të përfshirjes së Neptunit dhe gjërat të “shpëtojnë”, pasi do ekzistojnë shqetësime, keqkuptime dhe sjellje të cuditshme nga kolegë, nuk nevojitet ti merrni të gjitha personalisht. Mundet dikush të jetë në ditë të vështirë dhe të mos ju ketë folur mirë për shkak të cështjeve të tij, nuk nevojitet ta akuzoni, por as edhe të bëni skenare të imagjinatës shkencore. Këto janë ditë të vështira për të gjithë, kështu që ruani tone të ulta dhe lëreni kohën të rrjedhë derisa të kthehet në vijë të drejtë Merkuri dhe të gjitha të sqarohen. Por deri atëher mos harroni se do duhet të keni kujdes gjashtmujorin e ardhshëm që zgjat dhe ndikimi këtij eklipsi. Nëse nuk korigjoni ju rutinën dhe sjelljen tuaj, nuk jua kanë fajin të tjerët… Disa mund të keni dhe ndryshime në punë me këtë eklips. Dicka përfundon për të filluar dicka e re. Të keni besim dhe optimizëm!
UJORI
Hëna e Re- eklipsi Diellit tek Binjakët fokusohet në fushën e dashurisë, kreativitetit, kënaqësisë dhe fëmijëve, duke ju ofruar një mundësi të shprehni talentet tuaja dhe sa ndjeni dhe të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj. Mundet të mos jeni shenja më sentimentale, por ndoshta tani mund të tregoni anën tuaj që do surpizojë personat rreth jush. Do jeni më shumë pasion dhe oreks për tu argëtuar dhe të kaloni mirë, të dashuroheni dhe të bëni dhe sa doni të lumtur. Gjithashtu, do keni shumë kreativitet dhe ide të reja që do ju dërgojnë përpara dhe do ju zhvillojnë. Gjëmbi vetëm është katrori që krijon eklipsi me Neptunin që ndikon shtëpinë e 2 në horoskopin tuaj diellor, domethënë financat tuaja. Ka mundësi dicka të mos shkojë mirë, të prisnit një përgjigje dhe të vonohet, të mos mbyllet ndonjë pune që kishit të sigurt, etj. Mos u zhgënjeni, borë është dhe do kalojë dhe do vijë propozime më të mira dhe më shumë mundësi.
PESHQIT
Një është shprehja e Hënës së Re- Eklipsit Diellor për ju , “ndryshim”! Dhe në cilën fushë do vijë ky ndryshim? Në hapësirën e shtëpisë dhe familjes. Disa mund të merrni vendimin të ndryshoni shtëpi apo të filloni të punoni nga shtëpia dhe të nevojitet të bëni ndonjë transformim në hapësirën tuaj. Apo të doni të bëni disa riparime apo arredime të ndryshme. Të tjerët mund të përgatisni valixhe për jashtë shtetit, pasi për shembull mund të shkoni për studime në një shtet të huaj apo të punoni atje. Apo mund të keni një fëmijë dhe të duhet të shkoni në një shtëpi më të madhe apo të gjeni shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe të doni të transferoheni apo të keni një shtëpi në periferi. Nuk do ndodhin të gjitha këto nesër, por në periudhë gjashtmujore, pasi aq zgjat dhe ndikimi eklipsit. Ekzistojnë sigurisht dhe skenare negative, të shihni për shembull se martesa apo lidhja juaj nuk shkon mirë dhe të vendosni të ndaheni dhe të duhet të gjeni një shtëpi tjetër apo të dalin probleme në shtëpinë ku qëndroni dhe të duhet ta braktisni sa më parë. Ekziston dhe mundësia të doni të jeni të pavarur dhe të ikni nga shtëpia juaj e familjes apo të ktheheni atje, pasi mundet ndonjë i afërm të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Ndryshime mund të ndodhin dhe në hapësirën ku punoni, nëse psh kompania ku punoni ndryshon sector. Mos rezistoni në ndryshime, në fund gjithcka do dalë për mirë.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…