Do dalë e vertetë ëndrra juaj?

Të gjithë ne ëndërrojmë, herë ëndrra të cilat na lënë një ndjesi të këndshme pasi zgjohemi, herë besdisëse, trembëse apo të kota që na problematizojnë për pjesën tjetër të ditës. Në thellësi, shumica problematizohemi nëse do përsëritet apo jo, vecanërisht nëse ëndrra përjetohet shumë fortë. Ekzistojnë tregues të ndryshëm që merren parasysh për tu gjetur kuptimi më i thellë i një ëndrre dhe nëse do vërtetohet në realitet. Nëse ju intereson të mësoni nëse ëndrra juaj do dali e vërtet apo jo, nëse është profetike apo paralajmëruese apo thjesht reflekton sa fshihen në qëndrën e pavetëdijes tuaj, do duhet të merrni parasysh se c’farë fazë dhe pozicioni ndodhet Hëna ditën që do e shihni.

Hëna vec se përfaqëson pavetëdijen, situatën më të thellë sentimentale të një personi pasi dhe nevojat e tij, është planeti kryesor që është përgjegjës për ëndrrat tona, duke marrë parasysh se lëviz më shpejtë në lidhje me trupat e tjetër planetare dhe është në pozicion të japë mundësinë të hymë në nivele më të thella të pavetëdijes dhe shpirtit dhe të sinkronizohemi me pjesën tonë intuitive në bazë përditshmërie, ndërkohë planetet e tjerë janë më të avashtë dhe krijojnë tendenca dhe rrethana për periudha më të mëdha kohore. Ekzistojnë shumë llojshe ëndrra, telepatike, parashikuese, profetike, ëndrra orjentuese të cilat në kujtojnë mundësinë e madhe që fsheh pavetëdija jonë.

Hëna plotëson rrethin e saj në 28 ditë dhe ndryshon shenjën c’do 2,5 ditë. Përkatësisht me lidhjen e qoshës që krijon me Diellin brenda kësaj periudhë, shfaqen fazat e saj të ndryshme, të cilat lidhen me sasinë diellore të dritës që përcjell Hëna tek Toka.

Fazat e Hënës

Endrrat marrin rëndësi të ndryshme në c’do fazë, madje në disa ëndrra merr më shumë rëndësi pasi ka më shumë mundësi të përsëritet. Të shënohet se kur gjatë rritjes deri në Hënën e Plotë, ka mundësi të mbajmë mend më shumë detaje nga ëndrrat tona dhe sa afrohet Hëna Plotë të bëhen gjithnjë dhe më shumë të gjalla. Ndërkohë kur ndodhet në ulje, nuk përmbajmë lehtësisht të gjitha detajet. Gjithashtu, thuhet se ëndrrat gjatë periudhës kur Hëna ndodhet në rritje deri në Hënën e Plotë, realizohen, ndërkohë kur ndodhet në humbje të Hënës së Re, kanë më pak mundësi të dalin të vërteta.

Gjatë periudhës së Hënës së Re, vetëdija me pjesën e pavetëdijes të vetes tonë ndodhen në harmoni të plotë, ndaj dhe ëndrra që do shihni do ju zbulojë këndvështrime të reja, do hapë mundësitë tuaja dhe do ju tregojë mënyra veprimi për të arritur qëllimet tuaja, por dhe si të shpëtoni nga probleme. Zakonisht nuk ka karakter profetik apo parashikues.

Endrra që do shihni kur Hëna ndodhet në rritje, është e rëndësishme dhe duhet ti kushtoni kujdes sepse do shihni ëndrra që do ju informojnë për ngjarje të ardhmes së afërt. Në këtë fazë intuita juaj funksionon më shumë dhe do ju zbulohen informacione të rëndësishme me persona dhe situata për të cilat nuk kishit përceptim të qartë.

Endrra që do shihni ditën e Hënës së Plotë me shumë mundësi do jetë shumë e gjallë dhe do përjetoni gjatë saj ndjenja të forta. Pavetëdija shprehet me më shumë lehtë dhe nëse dicka në jetën tuaj nuk funksionon saktë do ekzistojnë paralajmërime më të forta. Ka mundësi të mëdha të përsëritet vetëm nëse Hëna ndodhet tek Gaforrja, tek Peshqit apo aktivizon nga kalimi në shtëpinë tuaj të 4 dhe 12.

Endrra që do shihni kur Hëna është në humbje, zakonisht zbulon disa cështje të cilat duhet të rikontrolloni. Nëse ëndërroni dicka të këndshme, do dalë e vërtet. Ndërkohë ëndrrat trembura apo të pakëndshme, tregojnë se shumë shpejtë do largohen persona dhe situata që vështirësojnë jetën tuaj.

Ndikimi Astrologjik i Hënës

Kënde dhe pozicione zodiakale

Vec se fazat e Hënës, ka rëndësi dhe pozicioni i saj zodiakal ditën që do e shihni ëndrrën, në cilën shenjë ndodhet domethënë dhe nëse krijon kënd nga kalimi me Neptunin apo Plutonin në hartën tuaj. Kur ndodhet tek Gaforrja, Akrepi apo Peshqit, rriten mundësitë ëndrra të vërtetohet në jetën reale dhe të shihni ngjarje para se këto të ndodhin, sepse në këto pozicione mund të shprehet me lehtësi energjia saj.

Kur ndodhet tek Gaforrja, shenjë të cilën tradicionalisht udhëheq, ëndrra ka mundësi të mos ketë formë simbolike, por t’ju tregojë ngjarje ashtu si pikërisht ato do ndodhin. Rëndësi të madhe ka c’farë do ndjeni. Nëse shihni se merrni mërzitje nga një person, kjo do vërtetësohet dhe në jetën reale dhe e kundërta. Gjithashtu është i përshtatshëm për ëndrra që parashikojnë ngjarje që do ndodhin në jetën e personave me të cilët jeni sentimentalisht të lidhur.

Kur Hëna ndodhet tek Akrepi apo realizon kënd nga kalimi me Plutonin, ëndrra juaj është paralajmëruese dhe zbulon ngjarje fatale  nga të cilat nuk do mundeni të shpëtoni. Do mundësi lehtësisht të kuptoni dhe të interpretoni ëndrrën, pasi nuk do krijohet nëpërmjet simboleve dhe formave të ndërlikuara. Gjithashtu mund të shihni ndonjë person që ka vdekur i cili do t’ju paralajmërojë për dicka. Endrra nën këtij ndikimi zakonisht parashikon cështje rilindjeje dhe vdekjeje, ose nga ana sentimentale ose në atë materiale.

Nëse Hëna ndodhet tek Shigjetari, tek Peshqit, apo në kalim krijon kënd me Neptunin, ëndrra juaj është abuluese për të ardhmen tuaj dhe nuk duhet ta injoroni. Nën këtij ndikimi mund të shfaqet në ëndrrën tuaj një shenjtor, ëngjëll apo mësues shpirtëror që do ju japë orjentimin shpirtëror dhe përbën shenjë të pastër të një fuqie të lartë që ju mbron. Mesazhi më i thellë i ëndrrës do nevojitet ama për përpjekje për tu ckoduar.

Porosite tani hartën  tende personale në: 
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu