Ciftet e shenjave



Përputhen: 72%
Kjo marrëdhënie mund të ketë nevojë për durim të veçantë, por gjithashtu të insistim në mënyrë që të lulëzojë. Të dy jeninjerëz shumë autoritar dhe mund të doni t’iimponoheni njëri- tjetrit! Akrepi do tërheqë vëmendjen e një Dashi sepse ai ka një magnetizëm të papërsëritshëm nga natyra dhe është shumë joshës. Ai ka një vullnet të fortë dhe shumë durim për të arritur qëllimin e tij.
Dashi do mendojë se ka dorën e sipërme në këtë lidhje, por në vazhdim do kuptojë se nuk është kështu. Akrepi dallon për pasionin dhe sensualitetin e tij dhe kjo do jetë një arsyëkryesore që Dashi do bjerë në rrjetin e tij. Erotikisht, një Akrep dëshiron ta nënshtrojë partnerin e tij dhe të luajë lojëra të fuqisë me të. Në fillim kjo do ju duket tërheqëse, por shumë shpejt, do lodhet dhe do ju bëjë të ndiheni tënënvlerësuar në këtë marrëdhënie.
Nga ana ekonomike, duhet të gjeni një qëllim dhe drejtim të përbashkët me anë të diskutimit dhe planifikimin të mirë së bashku.Në përgjithësi, kjo marrëdhënie karakterizohet nga pasioni i flaktë, por që i vetëmnuk mund t'i japë shumë kohë.Nevojitet shumë tolerancë dhe dashuri në mënyrë që të ekzistojë një rrugëtim dhe marrëdhënia të mos zhytet.
Cili Akrep i përshtatatet më shumë Dashit:
Me ata që lindin ndërmjet 24 Tetorit dhe 4 Nëntorit do ekzistojnëpërplasje të egra. Ju do të irritoni njëri-tjetrin dhe do të kënaqeni duke theksuar gabimet e tyre. Por kjo ka të bëjë më shumë me temën e vetëbesimit.Duke e bërë një person të ndihet më i dobët për t’undjerë juve më i fortë, nuk po vendosni marrëdhënien tuaj nëbazën e duhur.Duhet të mendoni shumë seriozisht përpara se të vendosni të vazhdoni më tej midis jush.
Akrepat e lindur midis 4 dhe 14 Nëntorit janë më idealistë dhe kanë më shumë tendenca shpirtërore sesa pjesa tjetër.Ose do ju duken të hatashëm ose nuk do ju pëlqejnë aspak.
Ato që lindin nga 15 deri më 23 Nëntor, janë padyshim më të mirët për të qetësuar natyrën tuaj intensive, emocionale.Kjo është për shkak se kanë udhëheqësHënën dhe Gaforren. Janë më të butë se Akrepat e tjerë dhe nuk do ekzistojnë dramat midis jush.



Përshtaten: 81%
Akrepatjanë shumë të fortë dhe vendimtarë. Ata janë me të vërtetë njerëz magjepsës dhe kjo me siguri do jetë arsyeja pse një Dem nuk mund t'i rezistojë hijeshisë së tyre! Por kini kujdes se Akrepat janë shumë xheloz dhe frikacak dhe aspak e pamundur të bëhen edhe posesiv. Ata nuk dëgjojnë lehtë dhe as nuk marrin këshilla nga të afërmit e tyre. Mos harroni se Akrepi përfaqëson të gjitha fuqitë sekrete dhe të fshehura të universit dhe eksplorimet e tij të vazhdueshme janënormale për të.
Megjithatë, të jetosh me ta është një situatë vërtet e vështirë! Marrëdhëniet e tyre, pothuajse gjithmonë, janë të lidhuara meKarmën dhe u japin përshtypjen partnerëvetë tyre,se kanë gjetur gjysmën tjetër. Mos i lëndoni sepse gjëja e parë që do mendojnë është mënyra e hakmarrjes! Seksi me Akrepinështë vërtet i papërsëritshëm dhe i zjarrtë. Atyre i pëlqejnë lojërat e zotërimit në shtrat dhe në përgjithësi duan ta nënshtrojnë nga ana erotike partnerin e tyre. Ata janë besnikë dhe kështu që ju Demat xheloz nuk keni arsye për t'u shqetësuar. Nga aspekti ekonomik nuk do të ketë problem apo keqkuprime, por do ishte mirë të mbani ju menaxhimin e parave. Në përgjithësi, ju jeni dy shenja të qëndrueshme dhe për këtë arsye, duke parë edhevazhdimësinë në marrëdhënien që do krijoni , do pasuroheni nëpërmjetndryshimeve tuaja.
Me cilët Akrepa përshtaten më shumë Demat:
Shumica e Akrepëve do kalojnë mirë me një Dem, por të lindurit ndërmjet 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë Akrepat ideal.Ju do të lidheni emocionalisht, mendërisht dhe seksualisht me ta. Mund të angazhoheni dhe të bëni plane afatgjata me ta. Me ata që kanë lindur ndërmjet 3 dhe 12 Nëntorit, do benit mirë ta kufizoni marrëdhënien tuaj nënivel miqësor. Mund të ketë një aspekt të fortë shpirtëror mes jush, por
Neptuni, planeti i idealizmit që mbizotëron tek Akrepat, do të shkaktojë reagime negative në anën tuaj materiale.
Të lindurit midis 13 dhe 22 Nëntorit vështirë se do të lidhen me ju. Ata janë Akrepaklasike, veçanërisht të ndjeshme dhe emotive. Por ju jeni duke kërkuar përgjegjësidhe stabilitet më të madh se ajo që shumica e tyre mund t'ju ofrojnë.



Përshtaten: 56%
Pasioni, vendosshmëriadhe magnetizmi i një Akrepi nuk do të lërë një Binjak indiferent. Akrepat zhvillojnë ndjenja shumë intensive dhe të thella dhe kjo është një nga karakteristikat e tyre kryesore.Persona tëndjeshëm, por qëtë jetuarit me ta nuk është një çështjee lehtë. Midis një Binjaku dhe një Akrepi do të ketë shumë fërkimedhe kjo është për shkak se Akrepiështë shpesh agresiv dhe i pandryshueshëm në pikëpamjet e tij, gjëqë do e lëndojëshumë një Binjak të ndjeshëm.Mes jush është e qartë se ka një lidhjeshpirtërore, por një Binjak nuk do e kuptojë asnjëherë i njënjeri kokëfortë dhe shtypëssi Akrepi. Nga aspekti erotik,Akrepi do t'ju bëjë të ndiheni se po përjetoni diçka vërtetë të paprovuar më parë dhe do ju bëjë të udhëtoninë botë të reja me pasionin dhe dashurinë e tij pushtuese.Por bënikujdes për shkak se ai mund t’junënshtrojëdhe herët a vonë do të ndiheni të frustruar.
Ekonomikisht, gjërat do të jenë të vështira sepse Akrepi nuk do i kuptojë kurr nevojattuaja të pandalshme. Kjo marrëdhënieështë e qartë se ka shumë dallime thelbësore, por nëse ka dashuri në kombinim me jetën intensive seksuale,ajo mund të rezistojë për njëkohë të gjatë.
Me cilët Akrepa përshtateni më shumë:
Ju do e keni shumë tëvështirë përshtajen me Akrepine lindur midis 24 Tetor dhe 2 Nëntor. Mund të ketë respekt reciprok, por mendimet tuaja dondryshojnë në mënyrë ekstreme. Ti do mundoesh t’i mbashgjërat të‘‘ndritshme’’ dhe të lumtura, por Akrepi do ju tërheqë drejtdiçkaje mëtë rëndë dhe të errët.
Akrepi i lindur midis 13dhe 22 Nëntoritështë shumë sensitivpër ju, dhe do ju bëjë konfuz.Dojetë shumë e vështirë për të ruajtur një nivelserioziteti.Ndërsa tëlinduritmidis3 dhe 12 Nëntorit janëtë përshtatshëmpër një lidhje stabëlose njëbashkim tregtie.Ky është një kombinim i mirë.



Përputhen: 90%
Nuk do jetë e vështirë për të tërhequr një Akrep me ndjeshmërinë tuaj, por një Akrep do tërheqë vëmendjen tuaj shumë lehtë me forcën që e karakterizon dhe me energjinë e tij. Akrepat janë njerëz shumë të fuqishëm, por gjithashtu të vendosur, ku me kombinimin e magnetizmit dhe erotizmit të parezistueshëm që ata pa dyshim kanë, do të bëjnë të besosh, se ke gjetur shpirtin binkak.
Akrepate urrejnë gënjeshtrën dhe do të ishte mirë nëse nuk do të mbani sekrete prej tyre. Ata janë personahakmarrës, por nëse judo i trajtoni saktë dhe me ndershmëri, atëherë do të merrni dashurinëdhe besimine tyre të përjetshëm. Ata janë shumë dyshues dhe xhelozë, dhe ndonjëherë e ndrydhinpartnerine tyre në mënyrë të padurueshme.Ata dallohen nga pasioni madh dhe nga ana erotike, do të thonim se ata janë dashnorët më të mirë.
Në sferën ekonomike , do ishte mirë t'ja lini atyre menaxhimin e paratë dhe të jeni të sigurt se ata nuk do të krijojnë problemenë këtë aspekt. Kjo marrëdhënie është relativisht e mirë, por nevojitet marrja e përgjegjësive reciproke për ta bërë atë të qëndrojë në këmbë. Por i kushtojini vëmendje të veçantë tolerancës për ta, në mënyrë që kjo të mos jetëarsyeja që kjo lidhje të zhytet përfundimishtnë rutinë.
Cilët Akrepa janë më të përshtatshëm për Gaforren?
Akrepate lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorittërhiqenmenjëherë nga ju dhe energjia e tyre seksuale do jetë në rritje. Astrologikisht, ky ështëkombinimi më i mirë për ju, me diferencë të madhe. Bëhet fjelë për një kombinim të veçantë , pasi elementi i ujit do ekërkojë në mënyrë instinctive dhe do ndihenirehat me të.
Ata që kanë lindur ndërmjet 3 dhe 12 Nëntorit kanë aktivitet frymëzues, shpirtëror dhe dëshirojnë t'ju mbrojnë dhe të ndajnë njohuritë e tyre më të thella me ju.Kjo është një lidhje e bazuar në anën spirituale.Ju mund të mësoni shumë prej këtyre Akrepave. Ata do veprojnë si mentorët tuaj. Jutërhiqeni nga ata, sepse ndjeni se mund t'ju ndihmojnë të përmirësoheni si qenie njerëzore.
Do të identifikoheni emocionalishtme Akrepat e lindur midis 13 dhe 22 Nëntorit. Është e mundur të nxjerrësh anën e ndjeshme të tyre në sipërfaqe. Përfundimisht do të ndjeni se fati juaj është i lidhur me fatin etyre. Së bashkumund të punoni,për të ndihmuar njerëzit e tjerë ose të zgjidhni krizat e familjes suaj, por mos i lini të dominojnë në marrëdhënien dhe në jetën tuaj.



Përputhen: 75%
Një partner jashmase erotik dhe simpatik si Akrepi nuk do mund të mos tërhiqtevëmendjen tuaj. Akrepat janë shumë magnetike dhe lëshojnë hijeshi dhe pasion në çfarëdo gjëje që bëjnë. Nga ana tjetër, ju keni nevojë absolute për t’ju dashur dhe për t’ju admiruar të tjerët, dhe Akrepi dinak do ta kuptojë këtë që në fillim. Karakteristikat kryesore të Akrepit janë vullneti i fortë, këmbëngulja, vendosmëria, ndjenjat e thella intensive që ai zhvillon dhe pasioni i tij.
Mos i mbani sekrete! Nëse ai mendon se ju keni fshehur diçka prej tij,mund të shkaktoni një shpërthim emocional tek ai, dhe si pasojë do largohet nga ju krenar! Duke kaluar shpesh midis dashurisë dhe urrejtjes, me intensitet dheme bashkëpunëtor dyshimin e fortë që e mbart kjo shenjë në vetvete, shpeshherë krijon mite në mendjen e tij plot fantazi.Nga ana erotike, seksi mes jush mund të përshkruhet tekstualisht si: i papërsëritshëm! Ekonomikisht, ju nuk do të keni probleme në menaxhimin e parave dhe planifikimin familjar. Nëse ngrini krye kundër pushtetit të imponuar nga tjetri, jeta juaj do të bëhet një fushë beteje e përhershme, përndryshe bashkimi juaj do të jetë shumë harmonik.
Cili Akrep është më i përshtatshmëm për Luanin?
Akrepat lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit janë mjaft të përshtatshëm për ju.Nëse keni lindur ndërmjet 5-14 Gushtit, kjo përputhshmëri është në rritje.Me Luanët e tjerë mund të ketë disa konflikte, madje konfuzion, prandaj është mirë që të mos hyni në një marrëdhënieje afatgjatë.
Një Akrep nuk është aq i qartë për kontrollin dhe autoritetin.Ju dëshironi të tregoni sovranitetin tuaj, por kjo mund të jetë taktika e gabuar me të.Kjo vlen veçanërisht për ata që kanë lindur ndërmjet 13 dhe 22 Nëntorit.Kjo është një ‘’racë’’ fisnike e Akrepit dhe nganjëherë rrugët tuaja autoritare, mund të jenë paksa të vështira për tu trajtuar.Akrepat e lindur ndërmjet 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë veçanërisht të fortë dhe intensive. Ata kanë oreks intensiv seksual dhe padyshim do hidhen në sulm!



Përputhen: 74%
Është shumë e vështirë për një Virgjëreshë të mos e vërë re bukurin e një Akrepi. Megjithatë, kjo marrëdhënie që në fillimi tregon se do të ketë shumë probleme. Një Akrepi do të përpiqet t’ju shtyjë larg nga horizonti juaj i kufizuar dhe nuk do të ndalet duke u përpjekur për këtëderisa të ndodhë. Akrepat janë shumë të fortë dhe vendimtar.
Kur duan diçka,zakonisht bëjnë gjithçka për ta marrë atë. Ata janë shumë xhelozë dhe grindavecë dhe nuk është e pamundur të bëhen edhe shtypës. Një karakteristikë tjetër e tyre është misteri, ku një Virgjëreshë e sinqertë ka të ngjarë ta shqetësojë shumë. Mos i lëndoni ata, sepse gjëja e parë që do mendojnë, është si do të hakmarrjen ndaj teje.
Seksi me Akrepin është vërtet i papërsëritshëm dhe i zjarrtë. Ata pëlqejnë lojëra të fuqishme dhe në përgjithësi duan të nënshtrojnë erotikisht partnerin e tyre. Ekonomikisht, gjërat me siguri do të rrjedhin qetësisht mes jush. Në përgjithësi, është një marrëdhënie që, për të patur sukses, duhet të ketë vullnet të madh, mirëkuptim ku edhe lëshimetjanë të nevojshme.
Cili Akrep është më i përshtatshëm për Virgjëreshën?
Kujdes me Akrepat e lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit. Marsi, i cili është bashkë-udhëheqës i tyre, është i kundërt ndaj natyrës suaj. Si rezultat, prisni shumë shpërthime karakteristike.
Akrepi, i lindur ndërmjet 3 dhe 12 Nëntorit, është ideal për dashuri afatgjatë dhe martesë me ju. Kjo është për shkak se Zeusi, i cili ndikon në martesën tuaj, i prek ata. Ka një tërheqje fizike mes jush.
Akrepi i lindur midis 13 dhe 22 Nëntorit ju ofron fitime dhe humbje në të njëjtën masë. Shumë nga mësimet tuaja të jetës do t’i mësoni nëpërmjet marrëdhënies tuaj financiare me ta. Ka një thënie të vjetër që mund t'ju duhet të mbani mend: ‘ mos ngatërroni asnjëherë punën me qejfin’.



Përputhen: 87%
Është shumë e rëndësishme në këtë marrëdhënie që të gjesh mesin e artë në mënyrë që të ecni përpara pa tensione dhe mosmarrëveshje. Ju të dy keni shumë karakteristika të përbashkëta, por ka disa pika kyçe që duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë. Një Akrep nuk është aspak çështje e lehtë!
Të fuqishëmpërnga natyra dhe tërësisht pasionant në çdo gjëqë bëjnë, Akrepat janë një nga shenjat më magnetike të Horoskopit. Ata janë gjithashtu shumë xheloz dhe ndrydhës, gjë që do ta bëjë një Peshoretë ndihet shumë nën presion në këtë marrëdhënie. Guximi i një Akrepi do ju inkurajojë dhe do ju japi shtysën për atë çka ju kërkoni, por mendimet e tij të fortado t'ju bëjnë të lodheni shpejt.
Në anën erotike, Akrepi do ju bëjë të ndiheni se jetoni diçka me të vërtetë të paprovuar dhe do ju udhëtojënë botë të reja me pasionindhe forcën e tij erotike. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ai mund t’ju nënshtrojë lehtëdhe kjo herët a vonë do ju bëjë të ndiehenitë frustruar.Në pjesën financiare Akrepi do të dojë të ketë fjalëne parë dhe ne faktdo bënitmirë t’ja jepniatë. Në përgjithësi, në këtë marrëdhënie duhet të ndihmoni njëri-tjetrinnë mënyrë që të mos shpërbëhet.Nevojiten lëshimetë shumta dhe të rëndësishme nga tëdyjaanët dhe mbi të gjitha, dashuripa kufij.
Cili Akrep është më i përshtatshëm për një Peshore?
Miqtë tuaj më të mirë janë Akrepattë cilët kanë lindur ndërmjet 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit.Ky është gjithashtu një kombinim i mirë seksual. Ndërsa disa vështirësiduhet të parashikohen me Akrepat elindur ndërmjet 3 dhe 12 Nëntorit, Zeusi dhe Neptuni do shkaktojnë prishje karmike dhe sfida mes jush. Ndoshta do duhet tëjapëshi më shumë sesa merr në këtë lidhje dhe Akrepi nuk do jetë aq i hapurnë lidhje me ndjenjat e tij sa do të dëshiroje.Ndërsa mundtë ketë shumë ulje-ngritje në marrëdhënien tuaj me Akrepate lindur midis13 dhe 22 Nëntorit, sepse këto Akrepa ndikohennga Hëna e paparashikueshme.



Përputhja: 94%
Ju jeni të dy tepër magnetik dhe vendimtar dhe keni vullnet të fortë në çdo gjë që bëni. Karakteristikat tuaja kryesore janë këmbëngulja, vendosshmëria dhe pasioni i treguar në çdo aktivitet tuajin. Dy Akrepa së bashku do të ndihen të pambrojtur dhe do të përpiqen të fshehin ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Ju e dini mirë fuqinë që ka partneri juaj dhe kjo mund t'ju trembë.Megjithëse ju jeni mjaft i mistershëm, nuk mund të duroni mendimin se dikush tjetër po mban sekrete nga ju.
Në pjesën erotike, kjo marrëdhënie gjithmonë do të karakterizohet nga një pasioniintensiv dhe i zjarrtë dhe seksi midis dyAkrepave do të jetë thjesht ... i pashembullt! E megjithatë,asgjë nuk është e rastësishme, dhe ata që lindin në këtëshenjë, pasohen nga një karma të fuqishme.
Në pjesën ekonomike, nuk do të ketë problem dhe qëllimet tuaja në këtë pjesë do të jenë të përbashkëta. Nëse arrini të lini egoizmin mënjanëdhe lejojni të dominojë pasioni në këtë marrëdhënie, do të mund të gjeni mesin e artë. Nëse e përdorni agresivitetin tuaj në të mirën e marrëdhënies duke vendosur qëllime të përbashkëta, do të të takoni lumturinë e vërtetë.
Cili Akrep është më i përshtatshëm për ju?
Ka një tërheqje midis jush dhe Akrepavetë lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit.Pra, seksualiteti i tyre do të jetë i rritur. Bashkimi midis jush nuk do të vonohet, sepse ka ngjashmëri me personalitetin tuaj. Ndoshta kombinimi të mirë me një tjetër Akrep do të jetë me ata që kanë lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit, e cilëtudhëhiqen pjesërisht nga Neptuni dhe Peshqit. Këto Akrepaju ofrojnë pak a shumë gjërat që ju nevojitenpër t’u ndjerëse po jeton në lidhjen perfekte.Ata janë idealistë dhe besojnë se gjëja më e rëndësishme në jetë është dashuria e pakushtëzuar.
Ju mund të keni një lidhje të butë dhe me ndjeshmëri më të lartë me Akrepat elindur midis 13 dhe 22 Nëntorit.Kjo është për shkak se Hëna dhe Gaforrjafiltrojnë personalitetet e tyre dhe nxjerrin në pah anën e thellë emocionale të karakterit tuaj.Ata janë të butë, tëkujdesshëm dhe janë shumë familjar. Nëse e doni jetën familjare, këto Akrepado të jenë ideal për ju.



Pershtaten: 80%
Akrepi do e adhurojë Shigjetarin e ndjeshëm dhe bujaraq shumë, sanuk do epërmbajëdhe nukdo eudhëheqë, dukedashur tëkufizojë lirinë e tij. Karakteristikat kryesore të Akrepit janë vullneti i fortë, këmbëngulja, vendosmëria, ndjenjat e forta dhe të thella që ai rrit brënda tij dhe pasioni i tij. Por ata janë gjithashtu shumë posesivë dhe do ishte mirë të kufizonit paksa nevojat tuaja ekstreme për të qenë i lirë.
Mos e bëj xheloz një Akrep. Mundohuni ta bëni atë të ndihet i sigurt pranë jush dhe nuk do zhgenjeheni. Ai do dashurojë natyrën tuaj të ndjeshme dhe bujare. Akrepat janë shumë magnetikë teksa lëshojnë hijeshi dhe pasion në çdo gjë që bëjnë.
Në anën erotike, do përjetoni momente të paharrueshme me një Akrep. Ata pëlqejnë seksin,ndërsa bëjnë dashuri për të nënshtruar partnerin e tyre. Në pjesën financiare, lëreni atë të ketë fjalën e parë. Është një kombinim i rëndësishëm, që me pak mirëkuptim në çështjete xhelozisë nga të dyja anët, do të krijojni një lidhje të lumtur.
Me cilin Akrep përshtatet më tepër Shigjetari
Akrepat e lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë të përshtatshëm për Shigjetarin e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit.Ky kombinim është me të vërtetë i zjarrtë dhe i pasionuar dhe ndoshta ështënjë nga kombinimet më të mira midis dy shenjave.
Kombinimi më i admirueshëm për ju, do jetë Akrepi i lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit. Ekziston një bashkim që ju lidh astrologjikisht, ku Zeusi dhe Neptuni janë të lidhur me dy shenjat tuaja tëhoroskopit. Ju mund të ndani të njëjtat ëndrra të mëdha dhe t'i vendosni së bashku qëllimet, të cilat në dukje mendoni se janë të paarritshme.
Aktepat e lindur midis 13 dhe 22 Nëntorit, do hiqen sikur janë të nënshtruar, por do ju tregojnë fytyrën tjetër nëse bëheni autoritar me to. Mos konsideroni asgjë të sigurt me këtoAkrepa!



Përshtaten: 91%
Ju të dy ngjasoni me të vërtetë!Të dy jeni posesiv dhe kërkoni siguri absolute në një marrëdhënie. Akrepatjanë shumë xhelozë, por një Bricjap nuk do t'i japë Akrepit asnjë motiv për tu berë xheloz sepse ai është plotësisht besnik.Një Akrep do të përpiqet t’ju shtyjë të tejkaloni horizontin tuaj të kufizuar dhe nuk do ndalet pa ja arritur qellimit.
Por ju duhet të jeni fleksibël dhe tolerant për të kuptuar natyrën e veçantë të një Akrepi.Akrepatjanë shumë të fortë dhe vendimtarë.Kur duan diçka ata zakonisht bëjnë gjithçka për ta pasur atë.Ata janë shumë xhelozë, ziliqarë dhe nuk është çudi të bëhën edhe shtypës.Ndërsa që të dy, kenitendencën për të fshehur personalitetin tuaj të vërtetë, por në momentin qëdo ndjeni rehati,dobesoni partnerin tuaj me gjith zemër.
Seksi me Akrepinështë vërtet i papërsëritshëm dhe i zjarrtë.Ata pëlqejnë lojëra të fuqishme dhe në përgjithësi duan të nënshtrojnë partnerin e tyre erotikisht.Pjesa ekonomike do rrjedhi qetësisht ndërmjetjush.Një marrëdhënie shumë e fortë që ka të gjitha cilësitë bazike për të patur sukses.
Cili Akrep është më i përshtatshëm për Bricjapin?
Miqësi të mira do keni me Akrepat të lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit.Ju do të keni një marrëdhënie shumë të gjallë me ta,por edhe pse miqësia juajështë në epiqëndër, ju presin debate dhe dialogje dhe disa mosmarrëveshje.
Akrepat e lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit do të duhet të shohin anën tuaj të dhembshurisë dhe bujarisë nëse doni të ngjallni interesin e tyre. Ata mund të duken se kanë mendjen përmbi re, sesa me këmbë në tokë.Ndikimi i Peshqve, i bën atajanë të brishtë dhe nëse u jepet mundësia, do i përgjigjen interesit tuaj. Ju do të keni disa momente të mrekullueshme së bashku.
Nëse njihni Akrepa të lindur ndërmjet13 dhe 22 Nëntorit, jepini vetes një gjujtje të lehtë në shpatull. Këto Akrepa jupërshtaten më së miri.Ata janë të ndikuar fuqimisht nga Hëna, që do të thotë se marrëdhënia juaj me ta do të thellohet shumë shpejt.



Përputhen: 72%
Duhet shumë durim dhe gjakëftohtësi për të përballuar problemet që do të lindin nëpërmjet kësaj lidhjeje. I fortë nga natyra dhe absolutisht i pasionuar janë ato që bëjnë Akrepin të jetë një nga shenjat më magnetike të ciklit zodiak.Por ata gjithashtu janë shumë xhelozë dhe shtypës, gjë që do ta bëjë një Ujor të ndihet shumë nën presion në këtë marrëdhënie, por edhe një Akrep për të ndier edhe më intensivisht, ndjenjën e pakontrolluar të xhelozisë që ka. Guximi i një Akrepi do ju inkurajojë dhe do ju japë shtysën që kërkoni, por kokëfortësia e tij do ju bëjë të lodheni shpejtë.
Në anën erotike, Akrepi do ju bëjë të ndjeni se po jetoni diçka me të vërtetë të papërsëritshme dhe do ju udhëtojë në botë të reja me pasionin dhe fuqinë e tij erotike. Por ju, duhet të jeni të kujdesshëm sepse mund të bëheni lehtë kukulla e tij. Në anën ekonomike, jepni Akrepit menaxhimin e parave për të shmangur një hendek tjetër mes jush. Është një lidhje e vështirë dhe duhet të tregoni të gjithë qëndrueshmërinë tuaj dhe këmbënguljen tuaj,për të patur sukses.
Cili Akrep është më të përshtatshëm për Ujorin?
Me Akrepat e lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit, është më mirë të mbani marrëdhënien tuaj në një nivel strikt profesional, edhe nëse jeni tunduar të shkoni në fazën tjetër. Përzierja e profesionit me ‘’qejfin’’ mund të ketë rezultate negative për marrëdhënien tuaj dhe anën financiare të përfshirjes suaj.
Miqësia do të përparojë, por do të jetë mjaft e përkohshme, me Akrepat e lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit. Ju do të gëzoni intensitetin e tyre, por do të kërkoni pak më shumë romanticitet. Ky kombinim është mjaft kompleks dhe ka patjetër diçka që ndjellë tek këto dy shenja të qëndrueshme,bashkimin e forcave. Ti ke mundësinë të provosh kombinimin, veçanërisht me Akrepat e lindur midis 13 dhe 22 Nëntorit.



Përputhen: 98%
Kjo është një nga marrëdhëniet më të mira, për arsye se një Akrep do të ndjejësiguri absolute pranë një Peshku dhe ky bashkim do të bazohet kryesisht në besimin e ndërsjelltë. Akrepi është individtepër i fortë, por edhe me vendosmëri dhe duke kombinuar magnetizëm e hatashëm dhe erotizmin që padyshimata kanë, do ju bëjë të besoni se keni gjetur shpirtin tuaj binjak.
Akrepate urrejnë gënjeshtrën dhe do të ishte mirë të mos mbani sekrete prej tyre. Natyrisht, do të ketë fërkime nëse nukdo tëkontrolloni misterin që ju karakterizon. Ata janë njerëz hakmarrës, por nëse jusilleni ndershëm dhe sakt, në këmbimdo merrnidashuri dhe besim të përjetshëm. Ata janë shumë dyshuesdhe xhelozë, dhe ndonjëherë mund presionojnë në mënyrë të padurueshmepartnerët e tyre. Ata dallojnë përnga pasioni i tyre i fortëdhe erotikisht ne do të thonim se janë dashnorëtmë të mirë.
Cilët Akrepa janë më të përshtatshëm për Peshqit?
Akrepat e lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë veçanërisht në përputhje me ju për lidhjetafatshkurtra dhe afatgjata, madje edhe për martesën.
Ju mund të keni një lidhje të mrekullueshme dashurie meAkrepate lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit. Do të jetë e lehtë të ndërtoni një marrëdhënie me ta, pasi do ju ofrojë rehati dhe miqësi. Akrepat e lindurmidis 13 dhe 22 Nëntorit janë disi të ndjeshëm dhe impulsivë, por sërisht ndjekin të njëjtën linjëme juve.