UJORI ME AKREPIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Ujori
shenja e dyte: 
Akrepi
Pershkrimi: 

Përputhen: 72%

Duhet shumë durim dhe gjakëftohtësi për të përballuar problemet që do të lindin nëpërmjet kësaj lidhjeje. I fortë nga natyra dhe absolutisht i pasionuar janë ato që bëjnë Akrepin të jetë një nga shenjat më magnetike të ciklit zodiak.Por ata gjithashtu janë shumë xhelozë dhe shtypës, gjë që do ta bëjë një Ujor të ndihet shumë nën presion në këtë marrëdhënie, por edhe një Akrep për të ndier edhe më intensivisht, ndjenjën e pakontrolluar  të xhelozisë që ka. Guximi i një Akrepi do ju inkurajojë dhe do ju japë shtysën që kërkoni, por kokëfortësia e tij do ju bëjë të lodheni shpejtë.

Në anën erotike, Akrepi do ju bëjë të ndjeni se po jetoni diçka me të vërtetë të papërsëritshme  dhe do ju udhëtojë në botë të reja me pasionin dhe fuqinë e tij erotike. Por ju, duhet të jeni të kujdesshëm sepse mund të bëheni lehtë kukulla e tij. Në anën ekonomike, jepni Akrepit  menaxhimin e parave për të shmangur një hendek tjetër mes jush. Është një lidhje e vështirë dhe duhet të tregoni të gjithë qëndrueshmërinë tuaj dhe këmbënguljen tuaj,për të patur sukses.

Cili Akrep është më të përshtatshëm për Ujorin?

Me Akrepat  e  lindur midis 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit, është më mirë të mbani marrëdhënien tuaj në një nivel strikt profesional, edhe nëse jeni tunduar të shkoni në fazën tjetër. Përzierja e profesionit me ‘’qejfin’’ mund të ketë rezultate negative për marrëdhënien tuaj dhe anën financiare të përfshirjes suaj.

Miqësia do të përparojë, por do të jetë mjaft e përkohshme, me Akrepat  e lindur midis  3 dhe 12 Nëntorit. Ju do të gëzoni intensitetin e tyre, por do të kërkoni pak më shumë romanticitet. Ky kombinim është mjaft kompleks dhe ka patjetër diçka që ndjellë tek këto dy shenja të qëndrueshme,bashkimin e forcave. Ti ke mundësinë të provosh kombinimin, veçanërisht me Akrepat e  lindur midis 13 dhe 22 Nëntorit.

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: