
https://www.astrologu.al/sq/parashikimet-javore-1-deri-n%C3%AB-7-shkurt-2021
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

Shkurt 2021 është një muaj me dinamikë të veçantë dhe veçanërisht në fushën e marrëdhënieve. Sa herë jeni gjendur në një situatë të vështirë ku nuk dini çfarë të bëni dhe si t'i menaxhoni punët tuaja? Me siguri mund të mbani mend shumë momente të tilla….

Nuk ka asgjë më të bukur se ngrohtësia dhe shoqëria që marrim nga marrëdhëniet tona personale, nga miqtë tanë, familja, lidhja jonë romantike… Edhe nëse po kalojmë një periudhë vetmie, nëse shikojmë përreth, ekziston një personi ynë i cili ai na ndjen dhe është aty pranë nesh për të na dhënë dashurinë e tij të pakufizuar!

Cilat janë qëllimet tuaja?

Më 28 Janar 2021, në 8:16, Hëna e Plotë zhvillohet në shenjën mbretërore të Luanit, e cila pritet të krijojë shpërthime emocionale, pasi Luani përfaqëson zemrën dhe punët romantike! Çështjet në lidhje me arsimin, sportin, artin dhe financat do të na zënë për dy javët e ardhshme dhe do të pësojnë ndryshime të rëndësishme.