
PARASHIKIMET MUJORE: Maj 2023
Komunikimi po rikthehet teksa ne marrim hapa vendimtar në të gjitha fushat!

Çfarë duhet të eliminoni për lumturinë tuaj? Eklipsi i fuqishëm i Hënës në Akrepin transformues ndryshon thellësisht shpirtin tuaj dhe ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të luftoni me këtë energji intensive të hijes që shoqëron hënën.

Karta Tarot që përfaqëson muajin maj është Rrota e Fatit. Kjo do të thotë se muaji i fundit i pranverës 2023 do të ketë ndryshime, zhvillime, por edhe mundësi. Stabiliteti është i pasigurt, rrjedha e ngjarjeve do të jetë shumë e shpejtë dhe do të ketë disa surpriza që në këtë moment nuk mund t'i imagjinojmë.

Bazuar në parashikimin numerologjik për muajin Maj 2023, pas betejës së vështirë në Prill, ku "duhet" dhe "dua" na sollën përballë vështirësive, trazirave dhe qartësimeve, Maji bën prezantimin e tij, për të na dhuruar rininë, gëzimin dhe lojën e flertit që të gjithë ne kemi nevojë në këtë periudhë.
Numri i Majit: 9

Maji fillon në kuadrin e eklipseve, atij që i parapriu më 20.04.2023 dhe atij që vjen më 05.05.2023, duke krijuar një klimë paqëndrueshmërie, ndryshimesh dhe gjithashtu të papriturash.