9 SHTATOR 2026 – DITA PËR TË PËRGATITUR TERRENIN PËR NJË FILLIM TË RI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

9 SHTATOR 2026 – DITA PËR TË PËRGATITUR TERRENIN PËR NJË FILLIM TË RI

Më 9 shtator, Hëna vazhdon pjesën më të madhe të ditës në Luan dhe më pas kalon në Virgjëreshë. Kjo e bën ditën një urë midis krijimtarisë dhe organizimit, midis shkëlqimit dhe detajeve, midis dëshirës për t’u shprehur dhe nevojës për të rregulluar. Në fillim, energia e Luanit favorizon prezantimin, publikun, dashurinë, fëmijët dhe vetëbesimin. Më vonë, me Hënën në Virgjëreshë, vëmendja zhvendoset te puna, shëndeti, rutina, pastrimi, dokumentet dhe përgatitja për ciklin e ri që afrohet.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme si ditë përgatitore, sepse më 10 shtator kemi hyrje të rëndësishme planetare dhe stacionim të Uranit, ndërsa më 11 shtator vjen Hëna e Re në Virgjëreshë. Pra, 9 shtatori nuk duhet parë si ditë e izoluar. Është prag ndryshimi. Hëna në Virgjëreshë në mbrëmje fillon të pastrojë terrenin për një cikël të ri pune, shëndeti, organizimi dhe vendimesh praktike.

Në pjesën e parë të ditës, shenjat e zjarrit, Dashi, Luani dhe Shigjetari, mund të ndiejnë më shumë energji dhe motivim. Është pjesë e mirë për publicitet, dalje, takime, fjalë të ngrohta, krijimtari dhe projekte që kërkojnë zemër. Por pas kalimit të Hënës në Virgjëreshë, ndikohen më shumë Virgjëresha, Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit, sidomos dhjetëditëshi i parë. Kjo sjell nevojë për detaje, rregull, kontroll, analizë dhe vëmendje ndaj trupit.

Dielli dhe Merkuri janë ende në Virgjëreshë, ndërsa Afërdita është në gradat e fundit të Peshores. Kjo tregon se mendja kërkon saktësi, por marrëdhëniet ende kërkojnë diplomaci. Afërdita në fund të Peshores mund të nxjerrë tema të fundit rreth ekuilibrit në marrëdhënie, marrëveshjeve, bukurisë, vlerave dhe bashkëpunimeve. Sidomos Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi i dhjetëditëshit të tretë mund të ndiejnë se një çështje marrëdhënieje ose marrëveshjeje po arrin në një pikë mbylljeje para se Afërdita të kalojë në Akrep.

Kjo është ditë e mirë për të përgatitur dokumente, për të kontrolluar detaje, për të pastruar agjendën, për të bërë listë pune, për të nisur një plan diete që do të marrë formë më mirë pas Hënës së Re, për të bërë check-up, për të organizuar shtëpinë, për të përgatitur një intervistë ose një takim profesional. Nuk është dita më e mirë për të hapur një biznes të madh pa pritur ciklin e ri, por është shumë e mirë për përgatitje. Për marrëdhënie, dita mund të nisë me ngrohtësi dhe të mbyllet me analizë. Kujdes të mos kalojmë nga romanca në kritikë.

Duhet të shmangim krenarinë në mëngjes dhe kritikën në mbrëmje. Të shmangim shpenzimet për imazh, bisedat që fillojnë bukur dhe përfundojnë me detaje të tepërta, nënshkrimet e nxituara dhe lodhjen nervore. Kjo është ditë për të kaluar nga skena te sistemi. Nga dëshira te organizimi. Nga “dua” te “si do ta bëj saktë”.

Këshilla e ditës:
Përdoreni ditën për të rregulluar, organizuar dhe përgatitur atë që dëshironi të nisni. Shfrytëzojeni energjinë e mëngjesit për të shprehur veten dhe për të marrë iniciativa, ndërsa më vonë përqendrohuni te detajet, puna dhe shëndeti. Mos u nxitoni për hapa të mëdhenj; sot përgatiten themelet, ndërsa nesër hapet një cikël i ri.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…