
8 SHTATOR 2026 – DITA PËR TË SHKËLQYER ME GUXIM DHE MATURË
Më 8 shtator, Hëna ndodhet në Luan dhe e bën ditën më të ndritshme, më ekspresive dhe më të përshtatshme për publicitet, krijimtari, dalje, takime, dashuri, fëmijë dhe prezantime. Hëna afrohet me Jupiterin në Luan, duke rritur ndjesinë e optimizmit, vetëbesimit, bujarisë dhe dëshirës për të bërë diçka më të madhe. Ky është një nga momentet më të gjalla të dhjetëditëshit të parë të muajit, por edhe një moment ku duhet të kemi kujdes me teprimet.
Hëna me Jupiterin në Luan mund të sjellë entuziazëm, zemër të hapur, dëshirë për argëtim, nevojë për vëmendje, sukses në paraqitje publike, mbështetje për projekte kreative dhe një energji më pozitive në marrëdhënie. Është ditë e mirë për promovim, intervistë, prezantim, dalje publike, punë artistike, video, media, takime romantike, aktivitete me fëmijë dhe çdo gjë që kërkon zemër dhe guxim. Për njerëzit që punojnë me publikun, skenën, imazhin, rrjetet sociale ose krijimtarinë, dita mund të japë shumë energji.
Nga kjo klimë përfitojnë më shumë Luani, Dashi dhe Shigjetari, sidomos dhjetëditëshi i dytë për shkak të Jupiterit në Luan, por edhe Peshorja dhe Binjakët mund ta ndiejnë si frymëzim social dhe komunikues. Më shumë kujdes duhet të kenë Ujori, Demi dhe Akrepi, sepse energjia fikse mund të sjellë krenari, kokëfortësi, tension në marrëdhënie, karrierë ose familje. Për Luanin, dita sjell dukshmëri. Për Ujorin, mund të aktivizohen marrëdhëniet. Për Demin, shtëpia dhe baza emocionale. Për Akrepin, karriera dhe statusi.
Megjithatë, Jupiteri nuk jep vetëm fat; ai zmadhohet. Nëse ka gëzim, e zmadhohet. Nëse ka dramë, edhe ajo zmadhohet. Prandaj kjo ditë nuk duhet përdorur për rrezik të tepruar financiar, për shpenzime luksi pa plan, për premtime të mëdha, për deklarata të ekzagjeruara ose për vendime që bëhen vetëm nga euforia. Në dashuri, dita mund të jetë e bukur për romancë dhe ngrohtësi, por jo për premtime të pamatura. Në punë, është shumë e mirë për dukshmëri, por jo për të marrë përsipër më shumë se sa mund të mbajmë.
Në sfond, Urani në Binjakët po ngadalësohet shumë dhe i afrohet stacionimit retrogradë që ndodh më 10 shtator. Kjo do të thotë se nga sot e tutje energjia e Uranit bëhet më e fortë dhe më e ndjeshme. Shenjat e ndryshueshme, Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, sidomos dhjetëditëshi i parë dhe ata që kanë pika rreth 5–6 gradë, mund të ndiejnë tension, lëvizje, nervozizëm, nevojë për ndryshim ose situata të papritura. Edhe pse Hëna në Luan jep vetëbesim, nuk duhet të injorojmë sinjalet e ndryshimit që po afrohen.
Kjo ditë është e mirë për kreativitet, publikim, promovim, prezantim, takime sociale, dalje televizive, intervista, aktivitete me fëmijë dhe momente që kërkojnë guxim. Duhet të shmangim arrogancën, shpenzimet e mëdha, riskun financiar, premtimet e ekzagjeruara, dramat në dashuri, xhelozinë dhe dëshirën për t’u dukur me çdo kusht. Dita ka shkëlqim, por kërkon masë.
Këshilla e ditës:
Shfrytëzojeni optimizmin dhe vetëbesimin e sotëm për të treguar talentin, për të promovuar veten dhe për të bërë një hap përpara, por mos e lini euforinë t’ju çojë në teprime. Shmangni shpenzimet e panevojshme, premtimet e mëdha dhe vendimet e marra në kulmin e entuziazmit. Shkëlqeni, por mbani masën.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…