10 SHTATOR 2026 – DITA E KTHESËS SË MADHE: NDRYSHON DASHURIA, MENDJA DHE DREJTIMI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

10 SHTATOR 2026 – DITA E KTHESËS SË MADHE: NDRYSHON DASHURIA, MENDJA DHE DREJTIMI

Më 10 shtator është një ditë shumë e rëndësishme astrologjike, sepse ndodhin tri lëvizje të mëdha: Afërdita hyn në Akrep, Merkuri hyn në Peshore dhe Urani ndalon në Binjakët për të nisur lëvizjen në retrogradë, rreth 5–6 gradë të Binjakëve. Kjo është ditë ndryshimi energjie, prandaj duhet trajtuar me shumë kujdes. Nuk është ditë e thjeshtë. Është ditë ku marrëdhëniet, komunikimi, dokumentet, teknologjia, vendimet, udhëtimet, puna dhe sistemi nervor mund të ndihen të aktivizuara.

Afërdita hyn në Akrep dhe ndryshon tonin e dashurisë. Nga Peshorja, ku Afërdita kërkonte harmoni, diplomaci, bukuri dhe ekuilibër, ajo kalon në Akrep, ku dashuria bëhet më e thellë, më magnetike, më intensive, më psikologjike dhe më pak e kënaqur me sipërfaqen. Afërdita në Akrep kërkon besim të plotë, intimitet, të vërtetë emocionale dhe lidhje që kanë peshë. Në marrëdhënie, kjo mund të sjellë pasion, por edhe xhelozi, dyshim, kontroll ose rikthim të temave të fshehta. Në financa, mund të aktivizojë para të përbashkëta, borxhe, detyrime, trashëgimi, investime dhe çështje që lidhen me besimin ekonomik.

Nga hyrja e Afërditës në Akrep ndikohen më shumë Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori, sidomos dhjetëditëshi i parë. Akrepi bëhet më magnetik dhe më i vetëdijshëm për dëshirat e tij. Demi përballet me marrëdhënie dhe partneritete më intensive. Luani ndien ndikim në shtëpi, familje dhe botë emocionale. Ujori ndien ndikim në karrierë, imazh publik dhe marrëdhënie profesionale. Gaforrja dhe Peshqit mund ta ndiejnë këtë si mbështetje emocionale, sidomos në dashuri, krijimtari, udhëtime, studime dhe shprehje shpirtërore. Por të gjithë duhet të kenë kujdes me xhelozinë, kontrollin dhe vendimet e dashurisë që merren vetëm nga intensiteti.

Merkuri hyn në Peshore dhe e ndryshon mënyrën e komunikimit. Pas një periudhe në Virgjëreshë, ku mendja ishte analitike, kritike dhe e fokusuar te detajet, Merkuri në Peshore kërkon diplomaci, marrëveshje, negociim, drejtësi, partneritet dhe fjalë më të balancuara. Kjo është një hyrje e mirë për biseda në çift, kontrata, bashkëpunime, marrëdhënie publike, komunikim diplomatik, intervista, marrëveshje dhe situata ku duhet të dëgjojmë të dyja anët. Por Merkuri në Peshore mund të sjellë edhe pavendosmëri, sepse sheh shumë këndvështrime dhe ndonjëherë vonon vendimin për të mos prishur harmoninë.

Nga Merkuri në Peshore ndikohen më shumë Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi, sidomos dhjetëditëshi i parë në fillim të kalimit. Për Peshoren, zëri bëhet më i fortë dhe më personal. Për Dashin, marrëdhëniet kërkojnë bisedë. Për Gaforren, familja dhe shtëpia kërkojnë diplomaci. Për Bricjapin, karriera dhe statusi kërkojnë komunikim të matur. Binjakët dhe Ujori mund të përfitojnë nga kjo energji për ide, studime, udhëtime, krijimtari dhe marrëdhënie më të lehta në fjalë.

Ngjarja më e papritur e ditës është stacionimi i Uranit në Binjakët, rreth 5–6 gradë, për të nisur lëvizjen në retrogradë. Kur Urani ndalon, energjia e tij bëhet shumë e fortë. Urani është planeti i ndryshimit, lirisë, prishjes së skemave, teknologjisë, lajmeve të papritura, zgjimeve mendore dhe kthesave që nuk kontrollohen lehtë. Në Binjakët, ai prek komunikimin, dokumentet, transportin, rrjetet, teknologjinë, informacionin, mësimin, lajmet, udhëtimet e shkurtra dhe mënyrën si mendojmë. Stacionimi i tij mund të sjellë lajme të papritura, ndryshim planesh, nervozizëm, ide të reja, por edhe paqëndrueshmëri.

Nga Urani në retrogradë në Binjakët ndikohen më shumë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, sidomos dhjetëditëshi i parë dhe ata që kanë planetë ose pika të rëndësishme rreth 4–7 gradë. Binjakët mund të ndiejnë ndryshim personal, nevojë për liri dhe zgjim identiteti. Virgjëresha mund të ketë lëvizje në karrierë dhe status. Shigjetari mund të përballet me surpriza në marrëdhënie. Peshqit mund të kenë ndryshime në shtëpi, familje ose bazë emocionale. Edhe Peshorja dhe Ujori mund ta ndiejnë si hapje mendore, ndërsa Luani dhe Dashi mund të përfitojnë nga ide të reja, por duhet të mos nxitohen.

Hëna ndodhet në Virgjëreshë dhe e bën ditën shumë të mirë për organizim, check-up, dietë, rregullim pune, pastrim, dokumente dhe përgatitje për Hënën e Re që vjen ditën tjetër. Por për shkak të stacionimit të Uranit, nuk rekomandohet të bëjmë hapa shumë të nxituar, sidomos në teknologji, udhëtime, kontrata, blerje elektronike, nënshkrime të rëndësishme ose vendime që kërkojnë stabilitet afatgjatë. Mund të bëjmë plan, mund të analizojmë, mund të negociojmë, por duhet të shmangim nxitimin.

Kjo ditë është shumë e mirë për terapi, analizë, biseda të sinqerta, punë me dokumente, rishikim marrëdhëniesh, kontroll shëndeti, organizim pune dhe strategji. Për dashuri, Afërdita në Akrep e bën klimën më të thellë dhe më magnetike, por jo domosdoshmërisht më të lehtë. Për ribashkim, mund të hapë ndjenja të forta, por duhet kujdes: mos u ktheni te diçka vetëm sepse ndizet pasioni. Për propozim, dita është shumë intensive dhe jo plotësisht e qëndrueshme; më mirë të mos bëhet nga impuls emocional. Për nënshkrime, duhet kontroll i dyfishtë. Për blerje të mëdha, sidomos teknologji ose mjete transporti, më mirë të pritet ose të kontrollohet çdo detaj.

Duhet të shmangim nervozizmin, vendimet e papritura, mesazhet impulsive, xhelozinë, kontrollin në marrëdhënie, nënshkrimet pa lexim, blerjet e shpejta, udhëtimet pa plan, konfliktet në rrjete sociale, keqkuptimet teknologjike dhe lodhjen mendore. Kjo është ditë që hap derë të re, por dera nuk duhet kaluar me sy mbyllur. Energjia është e fortë, mendja zgjohet, marrëdhëniet thellohen dhe realiteti kërkon vëmendje të plotë.

Këshilla e ditës:
Sot mos reagoni menjëherë ndaj çdo lajmi, ndjenje apo ndryshimi të papritur. Afërdita thellon marrëdhëniet, Merkuri kërkon diplomaci dhe Urani mund të përmbysë planet në një çast. Kontrolloni dy herë dokumentet, udhëtimet, blerjet dhe vendimet e rëndësishme, ndërsa në dashuri shmangni xhelozinë dhe impulsin. Pranojeni ndryshimin, por mos merrni vendime të pakthyeshme nën tensionin e momentit.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…