Rrisni fitimet tuaja

Fjala “rrini të qetë” ju kujton gjithçka? Mos ndoshta këto kohë e thoni si pak më shpesh?

Shumë njerëz kërkojnë këshilla, por nuk ia arrijnë deri në fund me një burs të paqëndrueshme dhe me krizë botërore të ekonomisë, shkaktohet pasiguri dhe nevojat tona sa venë dhe rriten.

Astrologjia e cila merret me analizën e karaktereve mund të na drejtojë drejt lëvizjeve të qëndrueshme ekonomike në bazë të kërkesave të çdo shenje dhe mënyrës së mendimit të tyre.

Ka disa këshilla që duhet të zbatohen nga të gjithë pavarësisht se çfarë shenje janë.

Së fundi do të kuptojmë se aftësia për të rritur fitimet tona nuk është e vështirë për tu realizuar.

 

Rregulla të përgjithshme.

-Përpiquni që të informohuni nga gazetat për drejtimin e ekonomisë dhe mos bëni se nuk ju intereson një gjë e tillë.

-Nëse jeni biznesmen, mos i hidhni paratë vetëm në një fushë, por të paktën në tre të tilla.

-Përpiquni që të paguani gjithnjë në kohë brenda një periudhe të caktuar detyrimet ekonomike që keni.

-Kur bëhet fjalë për mundësi fitimi, sigurohuni një herë se sa të vërteta janë.

-Parapëlqeni prodhime në paketime të mëdha, sepse janë më të lira në krahasim me paketimet e vogla ose të ndara.

-Mos u drejtoni vetëm tek të lirat. Në shumë raste më të shtrenjtat janë dhe më të mirat.

-Mos pini kafet tuaja në vende ku çmimet janë të larta.

-Portofoli juaj duhet t’ju përkasë vetëm juve. Mos lejoni duar të tjera që ta përdorin atë.

-Meqë ngrohja kushton, përpiquni që të bëni ekonomi, se nuk është nevoja që t’i mbani hapur gjithë natën.

-Nëse ndonjëherë arrini të merrni fitime të mëdha mos nxitoni që t’i shpenzoni menjëherë. Vendosni mënjanë një pjesë të tyre.

-Përdorni qyp për të mbledhur lekë se do të shikoni se sa shpejt do të mbushet.

-Kërkoni faturat për llogaritë e telefonave, që të shihni se nuk ju kanë vjedhur.

-Bëni më tepër pazare në periudhën e uljeve dhe kufizohuni vetëm në ato të festive.

-Jepini rëndësi dhe lekëve të vogla.

-Mësojini qysh të vegjël fëmijët tuaj me ekonominë.

-Nëse bëhet fjalë që të kërkoni shtesë rroge nga drejtori juaj, vendosni mendimin tuaj në baza të shëndosha.

-Bëjeni atë në ditët me fat të horoskopit tuaj.

-Mos harroni që të këshilloni horoskopin tuaj personal për qëndrimet që ngacmojnë shenjën tuaj.

 

Le të shohim se si mund të lëvizë çdo shenjë për të rritur fitimet dhe të shkojë drejt zgjedhjeve më fitimprurëse.

          Dashi. Bëni pjesë në një shenjë që kërkon në mënyrë të vrullshme “këtu” dhe “tani”. Sapo dëgjon fjalën sportel, egërsohet sepse nuk mund të presë e s’ka durim. Kudo ku ka pëshpërima për lekë, do të shkojë që të ngatërrohet. Nuk ngurron aspak që të rrezikojë. Nuk duhet të veproni pa parashikim. Me fjalë të tjera jeni të guximshëm pa patur parasysh pasojat. Ju nevojitet një këshillues që të mbaj dëshirën tuaj të rrëmbyer, që mos të merrni vrull e pastaj t’i bini kokës. Vendosni qëllime dhe kur t’i realizoni ndaloni. Mos lejoni pasionin për fitim t’ju verbojë.

          Demi. Bëni pjesë tek shenja që do sigurinë ekonomike më tepër se çdo shenjë tjetër. Kështu që ju pëlqen të nënshkruani letra për sigurime ekonomike për një kohë të gjatë. Kërkoni “Siguri në letra” dhe nuk rrezikoni. Të patundshmet janë në qendër të vëmendjes tuaj. Ruajeni këtë qëndrim konservator. Sigurisht që të rrezikosh ka dhe fitim të madh, por dhe humbje të mëdha. Ju nuk bëni pjesë në këtë filozofi. Në të kundërt, përpiqeni që të ruani rrobat tuaja, për të pasur gjysmat në fund. Duhet të kufizoheni tek shpenzimet që bëni për materiale që ju sjellin kënaqësi.

          Binjakët. Nuk bindeni lehtë nga “duhet” që kërkon një trajtim të të mirë të lekëve. Entuziazmi juaj për të përjetuar eksperienca të reja, udhëtime, kënaqësi ju çon në shpenzime të mëdha. Kërkoni organizim. Nëse nuk ia arrini dot vetë, kërkoni ndihmën e një njeriut tuaj që e besoni. Kujdes se mes spontanitetit tuaj, shpesh nuk dalloni dot një këshillues ekonomik nga një mashtrues. Evitoni që të bëni blerje me këste. Një këshillë e mirë është që të mbani një fletore ku të shënoni të ardhurat dhe shpenzimet tuaj.

          Gaforrja. Baza e pasigurisë suaj ekonomike është ndoshta në ndonjë çast të jetës tuaj nuk i siguruat familjes atë që i nevojitet. Mungesa e vetbesimit që ju karakterizon, ju pengon që të veproni në mënyrë dinamike e të vendosur në çështjet ekonomike. Për tu ndier të sigurt është mirë që të siguroni të ardhmen e fëmijve tuaj. Mos bini në grackën se paraja sjell lumturinë në familje. Ka gjëra të tjera që kanë më tepër vlerë. Jepjuni çfarë të doni, por veproni më tepër me ndjenjë sesa me materiale.

          Luani. Në anën ekonomike bëni pjesë në një nga shenjat më me fat. Mund të fitoni të ardhura në mënyrë shumë të lehtë. Fati zakonisht ju ndjek ndaj nuk keni frikë që të rrezikoni. Ajo që mund të mbyt situatën tuaj ekonomike është dashuria juaj për luksin. Mund të mos keni shumë para, por nuk ngurroni që të shpenzoni për të marrë një shije të mrekullueshme edhe pse të ardhurat tuaja nuk i përballojnë ato. Ky veprim juaj bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme nga dëshira për tu dalluar nga të tjerët. Meqë bëni pjesë në një shenjë të organizuar, përse nuk përpiqeni ju vetë për të vendosur rregull në ekonominë tuaj duke evituar shpenzimet e kota.

          Virgjëresha. Bëni pjesë në një shenjë që e ka të qartë se si dalin paratë me mundim. Kështu përpiqeni që të organizoni ekonominë dhe të dini me saktësi të ardhurat dhe shpenzimet tuaja. Ju duke pasur si qëllim të bëni ekonomi, arrini deri atje sa mohoni vetvetes çdo lloj shijimi. Megjithatë bëni pjesë në një shenjë që mund t`ju besohet paraja. Shpenzoni atje ku fitimet do të jenë të thella dhe jo ato që sjellin fitime të shpejta. Një punë me një pagë fikse, është ajo që ju jep një sigurinë ekonomike që dëshironi.

          Peshorja. Keni vështirësi për të marrë vendime për ekonominë sepse pavendosmëria juaj nuk ju lejon që të mendoni e veproni me mendje të pastër. Evitoni që të rrezikoni e të luani me paratë. Një veprim i tillë shoqërohet me shqetësim dhe tension. Ju nevojitet ekuilibër. Bizneset që kanë të bëjnë me artin, modën dhe estetikën ju tërheqin. Mos u besoni ekonominë tuaj njerëzve që thjesht njihni. Të jeni të sigurt se ai që do t`ju ndihmojë do të jetë njeri i besuar dhe specialist i asaj fushe.

          Akrepi. Jeni pjesëtar i shenjës që ka fat në ekonomitë që lidhen me të tjerët. Shumë nga ju në një çast të jetës tuaj fitoni një trashëgimi, dhuratë apo kredi. Kontrolloni veprimet tuaj ekonomike që keni bërë në të shkuarën se ndoshta kanë marrë vlerë. Parandjenja ju ndihmon që të drejtoheni në rrugë fitimprurëse. Fakti që nuk i bëni të përbashkëta planet ekonomike  tuaja është mjaft pozitive. Përpiquni qërtë gjeni rrugë të reja për përfitime.

          Shigjetari. Zakoni juaj për tu informuar për bursën dhe ekonominë brenda vendit apo jashtë përmes gazetës apo internetit është mjaft e rëndësishme për ju. Përpiquni që të gjeni rrugë e mënyra të tjera për të rritur të ardhurat tuaja. Nuk bëni pjesë tek ata që duan programime ekonomike. Është mirë që të veproni me zgjuarsi dhe të bëni zgjedhje që të tjerët nuk i kanë menduar aspak. Mbani mend se “zogu i zgjuar kapet nga hunda”, ndaj kërkoni këshillën e një specialisti.

          Bricjapi. Fati është një element që nuk bën pjesë në mendimin tuaj ekonomik. Nuk luani me fatin! Luani me njohjen, eksperiencën dhe realitetin. Nuk rrini pa u informuar për detyrimet dhe për shkallëzimet ekonomike. Kërkoni qëndrueshmërinë. Shumë nga ju hyni në lëvizje ekonomike që do t’ju mbrojnë nga një krizë e mundur. Përgjithësisht bëni pjesë në një shenjë që di mirë të drejtojë ekonominë. Por nuk duhet të mendoni në mënyrë egoiste. Shumë herë për të fituar para duhet të jepni para.

          Ujori. Praktikat ekonomike të së shkuarës nuk bëjnë pjesë tek veprimet tuaja ekonomike. Kërkoni vazhdimisht që të gjeni mundësi e rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Nuk keni frikë rrezikun, kështu që nuk besoni lehtë ata që japin këshilla ekonomike. Jeni të aftë që të prisni deri sa puna juaj të japë frytet e saj. Realiteti është mjaft i ashpër. Dëshironi që të veproni në mënyrë të pavarur dhe t’i drejtoni ju vetë ekonomitë.

          Peshqit. Paraja nuk është fusha e interesit tuaj. Bëni pjesë në një shenjë që ka qëllime të tjera për jetën. Ky mendim ju ndihmon që mos të keni ankth për ekonominë e jetës tuaj. Realiteti është mjaft i egër për ju. Ju nevojitet një njeri që të marrë përsipër ekonomitë tuaja dhe do të besojë paralelisht tek parashikimet tuaj. Qëllimet tuaja bamirëse janë fantastike. Por dhe këtu duhet që të jeni të matur.

Shiko gjithashtu