Përshtaten: 98%
Është e qartë se këtu kemi një marrëdhënie shumë të këndshme, por edhe të përshtatshme. Ju jeni të dy shumë të qetë në reagimet tuaja dhe të përpiktë, por gjithashtu të rreptë me partnerin tuaj. Karakteristikat kryesore të Demit janë besnikëria, dashuria dhe durimi që mund të tregojë për të arritur një qëllim.
Demat janë shumë xhelozë , por me ju nuk do të ketë arsye për të ndier xhelozi, sepse që në fillim ata do të kuptojnë se sa besnik dhe i qëndrueshëm jeni në marrëdhëniet e tuaja. Ju rrallëherë nuk do të jeni dakord sepse jeni ambicioz dhe qëllimet jetësore që ju vendosni shumicën e kohës do të jenë të pranueshme. Që të dy e doni familjen dhe zakonisht krijoni një lidhje për të gjetur personin me të cilin do të krijoni të ardhmen tuaj.
Në aspektin erotik, seksi me një Dem është jashtëzakonisht sensual dhe rezistent. Asnjëri prej jush nuk është shpërdorues, kështu që nuk ka asnjë arsye të privoni vetën ndaj parave. Së bashku mund të arrini shumë, sepse jeni të përkushtuar plotësisht në atë çka dëshironi, ndaj asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ju tërheqi vëmendjen për të devijuar nga synmet tuaja. Një marrëdhënie shumë e mirë që, pa shumë përpjekje, mund të ketë sukses.
Cili Dem është më i përshtatshmi për ju?
Momente emocionuese dhe aventura erotike ju presin me Demat e lindur midis 20 dhe 29 Prillit. Planeti Afërditës, perëndesha e dashurisë, do t'ju ofrojë dashuri dhe dhembshuri. Të dy mund të krijoni një marrdhënie të pjekur dhe efikase.
Ju gjithashtu mund të shijoni momente të bukura me Demat e lindur midis 30 Prillit dhe 10 Majit. Mërkuri është një planet i përbashkët i juaji dhe nxjerr në pah cilësitë e të dyve. Ju keni ndjenjën e ngrohtësisë dhe afërsisë me ta.
Marrëdhëniet tuaja me Demat, ditëlindjet e të cilëve ndryshojnë ndërmjet 11 dhe 21 Majit, mund të kenë të meta. Ata lindin nën ndikimin e Saturnit, prandaj një marrëdhënie me ta nuk mund t'ju përmbushë si përfundim. Gjërat mund të jenë shumë të rënda midis jush.


