VETPËRMISIM KARAKTERISTIKAT E SHIGJETARIT

 

SHIGJETARI

Periudha : 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Planeti udhëheqës: Jupiteri

Karakteristikë : zjarri

Karakteri: Femëror, i paqëndrueshëm

Karakteristike : zgjuarsi, krenari

Ngjyra : Blu e errët dhe vishnje

Lulja : Violeta

Bima : Lule radhiqe

Bizhu : Turkuaz

Metali: Kallaj

Dita: E enjte

Numrat: 9, 7, 3

Dëshira mbizotëruese : endja

Forcë planetare : Ndershmëria

Simbol : Një shigjetë e gatshme për tu hedhur

 

KARAKTERISTIKAT E SHIGJETARIT

 

POZITIVE

Shigjetari është zemërgjerë, i arsyeshëm dhe bëhen udhëheqës të mirë, Jupiteri është udhëheqësi i zotëve. Shigjetarët në përgjithësi kanë zhvillim të mendimeve të tyre, siç edhe teorinë e jetës. Janë optimistë të përjetshëm dhe kërkojnë vazhdimisht dije dhe përgjigje dhe janë me fat që i mbron Jupiteri. Janë të sigurtë që marrin përgjigje të menjëhershme dhe rrisqe duke u ndier të zgjuar dhe me fat. Gjithashtu janë mendjehapur, shikon elementet e mira tek një person, është i sinqërtë, i drejtë, nuk mban inat dhe është me fat.

NEGATIVE

Shpesh është spontan dhe shumë i padurueshëm.  Kritikon ata që mohojnë talentet e tij dhe rrezikon në dashuri. Imagjinon lehtë. Është i palidhur dhe nuk programon mirë programet. Ka frikë nga detyrimet të cilat do t’i ndalojnë lirinë. Është hakmarrës, i padurueshëm dhe shumë herë flet me vete.

 

SHIGJETARËT PËLQEJNË

I pëlqen të thotë atë që ka ndër mend. I pëlqen të jetë i lirë dhe gjithashtu i pëlqen dhe ushqimi apo pija e mirë. I pëlqen të jetë social, të besoj dikë deri sa ta zhgënjejë. gjithashtu i pëlqen të studiojë, të krijojë dhe të mësojë. Bën gjithmonë shaka.

 

SHIGJETARËT URREJNË

 

Urren njerëzit që nuk e pranojnë për çfarëdo arsye dhe çfarë do lloj kufizimi. Nuk i pëlqen të ndihet i sigurtë për çdo lloj gjëje. Gjithashtu urren ata që nuk pranojnë dhe nuk besojnë sinqeritetin e tij.  

 

BURRI SHIGJETAR

Në fytyrën e tij ka gjithmonë buzëqeshje. Ka trup të bukur dhe energjik. Kokë të madhe. Është i zgjuar dhe me sy të ndezur. Asnjëherë nuk kalon i padukshëm ngaqë ka vetëbesim. Gjithmonë mban aftësitë e tij trupore deri sa të plaket. I pëlqen që gjithmonë të rrezikojë.  Është pa taktikë, por kurrë nuk është i dhunshëm. Ka kujtesë shumë të fortë për gjëra të  rëndësishme. Thotë shpesh anektoda argëtuese, por shumë herë e tepron. I pëlqen të mësojë dhe të studiojë.

 

GRUAJA SHIGJETAR

Lëviz vetëm kur ka arsye. Është krejt e sinqertë, por shumë e fshehtë. Inatoset kur nuk e besojnë. Shikon të tjerët si vetja e saj. Shpesh zhgënjehet nga dashuria, por jo në aspekte të tjera të jetës së saj. Është e sjellshme, por shpesh pa taktikë. Qesh dhe atëherë kur zemra e saj qan, por edhe kur ka ndonjë dhimbje trupore. Mund të bëhet ironike kur e plagosin.

 

BINJAKËT SI PRIND

Është metër i pastër ndërgjegjie. Ka besim tek fëmijet e tij dhe pret shumë nga ata. Ju siguron një shtëpi të sigurtë dhe është i gatshëm të luaj me ta dhe të flas për udhëtime që mund t’i marrë. Do të përgjigjet në pyetje.  Kënaqet si baba. E merr rolin e tij seriozisht dhe u jep fëmijëve të tij çfarë u nevojitet.  Nuk i inkurajon dhe pret që kur të rriten të qëndrojnë në këmbët e tyre.

 

SHIGJETARËT SI FËMIJË

Është një fëmijë i gëzuar dhe lojtar. Gëzohet me gjithçka që ka.  Është i shkathët, ka shumë interesa dhe në përgjithësi i pëlqejnë kafshët. Ka shumë shenja, gërvishtje nga të tjerët. Jep dhe do sinqeritet. I pëlqen të mbajë në krahë arushin e tij kur është vetëm. Bën pyetje të pambarueshme, pret ta besojnë dhe ka shumë shokë. Nuk ka problem që të kuptojë gjithçka.

 

DUKE RRITUR SHIGJETAR

 

Ju pëlqen mësimi, por jo kufizimi. Duan të vendosin ligjet e tyre.

Më të mirën që mund të bëjnë prindërit është të jenë shumë

të sinqertë me ata. Në rast se nuk kanë presion, por dashuri

do të ketë rezultate të shkëlqyeshme. Janë të lirë dhe nuk

lodhen kurrë. Duhet t’i mësoni se si të përdorin paratë sepse

 në këtë sektor nuk janë dhe aq të mirë. Ekonomia nuk është natyra

 e tyre. Duhet gjithashtu t’i pregatisni dhe në temat e dashurisë.

 

SHIGJETARËT SI SHOK

I pëlqejnë shokët dhe janë gati për përipeci. Janë të shoqërueshëm dhe pranojnë çdo lloj njeriu për shoqëri. I mbrojnë shokët e tyre me ndershmëri dhe gjithashtu thonë atë që mendojnë. Tek të gjithë sillet me të njëjtën mënyrë. Jep borxh pa menduar për dëmshpërblim. I pëlqen të mbrojë kafshët. Shoqëria e ngushtë nuk është diçka e jashtëzakonshme. I pëlqen të ketë shokë mendjehapur dhe gati për peripeci. Bëhet shok i besueshëm dhe ndihmon në çdo kohë.

 

SHIGJETARËT SI NËPUNËS

Si nëpunës punon shumë dhe ecën me ritmin e të tjerëve që në përgjithësi është i shpejtë. Është emocionues, i gatshëm dhe i drejtë. Gjithmonë bën të qeshin të tjerët kur janë melankolik. Vendi i punës ku marrin materialet  e tyre duhet të jetë i hapur dhe të ajroset. Mund të jetë i dekoruar me shumë fantazi.

 

SHIGJETARËT SI PRONAR

Si pronar shpesh është pa takt. Pret që të gjithë të jenë të sinqertë me të. Mund të ecë përpara shumë mirë dhe kudo. Beson në atë se është plotësisht e saktë. Shpesh me qejf. Është dhe i sjellshëm dhe i kuptueshëm.

 

SHIGJETARËT NË SHTËPI

Shtëpia për të është vendi ku çlodh mendjen dhe shpirtin para një udhëtimi. Mund të gjenden kudo dhe disa kanë shumë shtëpi. Nuk qëndrojnë shumë në shtëpi sepse vazhdimisht planifikojnë udhëtime. Nuk i pëlqen që të bëj ose t’i bëjnë vizita.

 

SHIGJETARËT NË PUNË

Ka nevojë për shumë ftesa, që mos të jetë një punë e mërzitshme për të. Do që të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Lodhet vetëm kur mërzitet.

 

             UDHËHEQJE KARRIERE PËR SHIGJETARËT

Ka nevojë për shumë ftesa. Janë të mësuar të punojnë në një punë  me ritëm të shpejtë, me lëvizje të shpejta, gjen rrugën për tu mbushur mendjen të tjerëve që ta ndjekin. Ju pëlqen të argëtohen. Janë fantastik në besimet e tyre që shkon me shenjat e zjarrit.  Është shumë i thjeshtë në mbledhje publiku dhe është shumë i çuditshëm. Janë shumë të studiuar. Mund të zgjedhin të bëjnë shumë punë dhe me siguri dhe jashtë punës së tyre.  Ka shumë energji. Shigjetarëve ju shkojnë këto profesione: kërkues, profesor, fotograf, tregtar, reklamues, diplomat, metereolog, shofer, përkthyes, gjykatës, avokat, filozof, etj.

 

                                                     FATI I SHIGJETARËVE

Nuk ndalojnë kurrë përpara një pengese. E tërheq magjia e të panjohurës. Megjithëse nuk interesohen të mësojnë lojra fati, por nganjëherë gjenden të ngatëruar. Gjendja e tyre ekonomike nuk është dhe aq e keqe dhe mund të jetojnë me rehati. Në përgjithësi bëjnë investime të sakta. Zgjerohen në punën e tyre me rrezikshmëri, shumë shpesh hapje. 

EKONOMIA DHE PASURIA

Janë shumë të shkathët dhe mund të merren me dy punë njëkohësisht. Sepse pikësynimi i tyre është suksesi dhe pasuria. I pëlqen të ketë liri lëvizjesh në vendin e punës dhe gjithashtu të bëjë punë të lira. Kur arrijnë të fitojnë para nuk bëhen fare dorë mbledhur dhe u pëlqen t’i prishin paratë për veten dhe familjen e tyre. Nuk u pëlqen të rezervojne para dhe të mendojnë për të nesërmen.

 

SHIGJETARËT DHE PARTNERI I TIJ

Personi që do të bëhet i dashur ose bashkëpunëtori i Shigjetarit duhet të dijë të vendosë lirinë mbi të gjitha. Kjo mund t’i sjellë sinqeritet dhe ide të jashtëzakonshme.

 

BURRI SHIGJETAR SI PARTNER

Burri Shigjetar si partner do një partnere që do t’i pëlqejë dhe do t’i respektojë ato që bën ai. Gjithashtu do një partnere që nuk kërkon ta komandojë. Në çështjet profesionale personi që do ti tregojë mirëkuptim mbi temat ekonomike, do të jetë partneri më i shkëlqyer për të.

 

GRUAJA SHIGJETAR SI PARTNERE

Gruaja Shigjetar si partnere është e sinqertë dhe kërkon një partnere që do ta dojë. Fjalët dhe veprimet e saj tregojnë se mendja është më e rëndësishme për të. Janë të turpshme dhe duan një partner të luaj lojë të hapur. Në martesë ose në ndërmarrje partneri duhet gjithmonë ta pyes para se të bëjë diçka.

 

DASHURI, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Duan gjithmonë të studiojnë partnerin në thellësi. Kështu që e dinë në çdo moment me kë kanë të bëjnë. Nganjëherë bisedat e seksit mund të kthehen dhe në politikë ose në fe. Një lidhje me ata mund të jetë interesante dhe shpirtërore sepse aq sa ju pëlqen ndjenja, aq ju pëlqen edhe krevati. Janë emocionues dhe të dashur të saktë. Por partneri të kujdeset se mos bëhet i mërzitshëm ose i egër.

 

KUR DILNI ME SHIGJETAR

Ju që dilni me Shigjetar duhet të dini se atyre ju pëlqejnë shumë udhëtimet e ndryshme. Gjithashtu ju pëlqen mësimi i gjuhëve të huaja, çfarëdo lloje pune që ka të bëjë më kafshët. Gjithashtu duan të kenë liri lëvizje.

 

PËR Ç’KANË NEVOJË NJË SHIGJETAR

Ka nevojë për një shok të shkathët dhe besnik që do ta bëj të ndihet i pavarur. Gjithashtu i pëlqen i dashuri që kupton nevojat e tij, që ka nevojë të gjendet nganjëherë vetëm. Në rast se dialogu është i sinqertë dhe i hapur, gjërat do të vijnë duke u zhvilluar.

 

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Në rast se partneri i tij është xheloz dhe i egër lidhja do të përfundojë shpejt. Në përgjithësi Shigjetarëve ju pëlqen të takojnë persona të cilët mund të falin gjëra në lidhje për sa kohë të jetë. Tërheqja e lidhjeve do të jetë argëtuese si një romancë e vërtetë.  Shigjetari pranon gjithçka, mjafton të mos përfundojë në rutinë.

 

SHIGJETARI DHE DASHURIA E TIJ

Burri Shigjetar është mjaft i përparuar dhe i dashur i lirë. Prezencë që të kënaq që mahnit ambjentin. Është i sinqertë, i zjarrtë dhe dhuron ndihmën e tij dorëhapur. I pëlqejnë peripecitë dhe adhuron sportet dhe për këtë dhurojini dhurata përkatëse. Gruaja Shigjetar është ajo që të verbon me personalitetin e saj. Ka pasion për peripeci dhe nuk do të lidhet. Do të dashurohet me pasion dhe bëhet sirenë e seksit. Kush lidhet me të, do të kalojë momente të ëndërrueshme. Dhurojini diçka për dhomën e gjumit. Që t’i fitoni duhet të pranoni kritikën e tyre, të mos jeni me qejf të keq dhe mos prisni fjalë të bukura. Mos i lini të rrezikojnë askund.

 

 

SHIGJETARËT DHE SEKSI

Shigjetari kujton se dashuria është si një peripeci. Kanë aftësi të rrezikojnë në dashuri. Në një lidhje janët të ngrohtë, të dashur dhe do të bëjnë një shoqëri të shkëlqyer. Ju pëlqejnë përqafimet e ngrohta që të ndihen të sigurtë. Duan që të kenë gjithmonë sukses në seks.

 

 

LIDHJET E SHIGJETARËVE ME SHENJA TË TJERA

 

SHIGJETAR ME DASH

Lidhja në mes Dashit dhe Shigjetarit është e mirë dhe shkojnë, për këtë duhet një mirëkuptim dhe etje për jetën.

 

SHIGJETAR ME DEM

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Sepse siç e dimë Demi është i mësuar të ecë ngadalë dhe me një ritëm të qëndrueshëm në të cilin Shigjetari nuk mund ta ndjekë, kështu që është e vështirë të bashkëqëndrojnë.

 

SHIGJETAR ME BINJAKË

Lidhja është e mirë dhe harmonike. Ndiejnë për njëri-tjetrin tërheqje, por gjithashtu edhe largesë. Në rast se bien dakort atëherë mund të ketë një fund të lumtur.

 

SHIGJETAR ME GAFORRE

Lidhja mes tyre nuk është shumë e mbarë. Këto shenja janë krejt të kundërta nga njëra-tjetrën dhe nuk mund të ketë mirëkuptim dhe tërheqje nga të dy palët. Kështu që është shumë e vështirë të jetojnë bashkë.  

 

SHIGJETAR ME LUAN

Lidhja mes tyre është e mirë. Ndiejnë të njëjtën dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithashtu kanë respekt që të dy. Kështu që dy persona të tillë janë të njëjtë dhe që shkojnë.

 

SHIGJETAR ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre është disi e vështirë.Virgjëresha si shenjë e ftohtë dhe dorëmbledhur shqetëson shumë Shigjetarin dhe është pak e vështirë të jenë bashkë.

 

SHIGJETAR ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Adhurojnë njeri tjetrin dhe ndajnë me njeri tjetrin idetë e veçanta dhe respektojnë qëllimet që venë dhe kështu që mund të jenë bashkë.

 

SHIGJETAR ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se me pak mundim mund të jetë e mirë. Fillimi i lidhjes është shumë i mirë, por sa fillon të kalojë pak kohë fillojnë të kuptojnë se kanë probleme, kështu që duhet të kujdesen që mos të bien në rutinë.

 

SHIGJETAR ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë apo harmonike. Mund të bisedojnë për problemet e të tjerëve me rehati të madhe dhe gjithashtu mes tyre kuptohen shumë mirë dhe me pak mundim mund të kalojnë problemet që ju dalin përpara.

 

SHIGJETAR ME BRICJAP

Shumë herë mund të bashkëjetojnë me shumë bashkëpunime positive, por do të marrë shumë kohë dhe kjo lidhje më në fund nuk mund të vazhdojë.

 

SHIGJETAR ME UJOR

Këto dy shenja shkojnë me njëri-tjetrin dhe kjo ndodh nga sinqeriteti mes tyre. Nuk mundohet asnjeri t’i kundërvihet tjetrit dhe të dy kanë shpirt komunikimi.

 

SHIGJETAR ME PESHK

Lidhja mes tyre nuk është shumë e kuptueshme. Në fillim të lidhjes së tyre mund të ketë një emocion,  por në vazhdimësi mund të prishet. Sepse Peshqit nuk janë të zotë të mbajnë balancim në lidhje. Dhe kështu që përfundojnë në ndarje.  

 

HOBET E SHIGJETARIT

Shigjetari si person ka shumë hobe dhe interesa. Do ta kuptoni më mirë po të njihni karakterin e pasur të tij. Ju pëlqejnë artet e ndryshme dhe çdo gjë që duket e çuditshme, fantastike.  Do që vazhdimisht të udhëtojë dhe të ketë peripeci të pafund. Ju pëlqen argëtimi dhe janë shumë social dhe duan që të kenë lidhje kohëgjata me personat që i rrethojnë. Kanë lidhje të madhe me kafshët. Gjithashtu i pëlqejnë sportet e rrezikshme të ndryshme.

 

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E SHIGJETARIT

 

Shigjetari preferon gjithmonë të ketë lirinë e tij. Preferon të gjendet vazhdimisht në lëvizje. Gjithashtu i pëlqen ushqimi dhe pija e mirë. Kolonjat dhe sende të ndryshme bukurie, llotaritë dhe lojrat e fatit, gjithashtu dhe të shkojë nëpër mbrëmje. Urren ata që e provokojnë. Nuk do të japë premtime dhe nuk duron kufizimet. Gjithashtu urren rrobat e ngushta dhe që të mos e besojnë për ndershmërinë e tij.

 

 

 

DHJETËDITËSHET E SHIGJETARIT

 

 

Datëlindjet  nga 23 deri në 30 Nëntor

Planet personal dhe mbizoterues i këtij dhjetëditëshi është Jupiteri, përcakton vlerat morale dhe solidarizimin me njerëzit. Njerëzit e kësaj kategorie janë të pajisur me cilësi të larta mendore. Kanë  ndjenjë të lartë drejtësie dhe urtësi për çdo lloj përpjekje, pune dhe përfaqësimi.

Të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm, kanë nevojë për butësi, dashuri dhe besim. Dualiteti në natyrën e Jupiterit dhuron shpirt të lartë zemërimi.

 

Datëlindja nga 1 deri në 11 Dhjetor

Planeti personal i këtij dhjetëditëshi është Marsi, simbol i luftës dhe i energjisë.

Drejton peripecitë, gjendjet e patrembura dhe sulmuese, ju dhuron njerëzve ambicje dhe fat në të gjitha synimet, forcë dhe kurajo. Ata që kanë cilësi të veçanta ngacmohen në një shkallë të lartë nga Jupiteri dhe Marsi. Shenja të suksesit të madh për biznes dhe jetë shoqërore.

 

Datëlindja nga 12 deri në 21 Dhjetor.

Trup qiellor i këtij dhjetëditëshi është Dielli, zotëruesi i ditës. Qendër e sistemit diellor dhe dhuron dinjitet, besim, vetëbesim dhe ambicje. Ju jep njerëzve të ketij dhjetëditëshi dashuri të madhe për ndryshime, novatorizma dhe reformime, sjell natyrë të sjellshme dhe entuziaste me cilësi drejtuesi. Gjithashtu ide mendjemprehta  dhe të mençura, krenari, dëshirë  për tu dalluar. Nëse gjithashtu përkujdeseni  të luftoni mangësitë e Shigjetarit, do të keni fat të mirë.

 

 

NË QOFTË SE KENI LINDUR NË....

 

23 Nëntor

Jeni vegimtar, përmbani cilësi që t’i bëni idetë tuaja realitet. Ju pëlqen të bashkëpunoni me mundësi për sukses më të madh, sesa të bëni biznesin tuaj. Shenja për pengesa shumë herë në jetë, por ama gjithnjë do t’i kaloni. 

24 Nëntor

Mendje e hapur, natyrë e sjellshme. Njerëzit e kësaj date zakonisht luftojnë mbi të stërmunduarit. Shumë martohen me kushërinj të largët. Mirë do të bëjnë të kujdesen, të matin zemërimin dhe karakterin e paqëndrueshëm. Kanë talent në art dhe muzikë, durueshmëri të madhe trupore. Shenja për sukses në botën e muzikës dhe artit.

25 Nëntor

Karakter i butë dhe ekspresiv. Dashuri të madhe për familjen dhe kushërinjtë. Shenja për sukses në botën e elektronikës. Kini kujdes kur gjendeni në det. Shëndeti juaj ka nevojë për kujdes të zgjatur. Shokët nuk janë fytyrat e besuara që duken.

26 Nëntor

Cilësi vepruese, frymëzim artisti, nuhatje profetike. Njerëzit  e kësaj date kanë aftësi të kapërcejnë të gjitha pengesat. Nuk do të jetë e lehtë, por ama në fund do të triumfojnë. Pengesa të mëdha  nga joshjet. Do t’ju duhet të veprojnë me modesti të madhe, me njerëz të thyer në moshë të rrethit të tyre.

27 Nëntor

Sjellje të besuara dhe cilësi  të ndikuara nga njerëzit rreth tyre. Njerëzit e kësaj date do të provohen në faza të ndryshme të jetës së tyre me doza të mëdha fatkeqësie, por dhe të fatit të mirë. Lumturi dhe pikëllim ndërthuren në një mënyrë të çuditshme. Favorizohen sportet dhe udhëtimet.

28 Nëntor

Natyra e sjellshme dhe e matur i lehtëson njerëzit e kësaj date të bëjnë armiqtë shokë. Denjësi dhe cilësitë e duhura për drejtues administrativ. Progresi mund të vonohet, por sigurisht që do të vijë. Përsa i takon horoskopit tregon kushërinj të thyer në moshë t’i çojnë drej fatit të mirë.

29 Nëntor

Parandjenja të forta dhe forcë e madhe, ju ndihmojnë që të përballoni çëshje të vështira profesionale dhe pengesa ekonomike. Shenja për probleme nga kushërinj. Dhënie e fortë në kënaqësi. Duhet të luftohet ndjenja e mospërfilljes

30 Nëntor

Karakter shumë i vështirë dhe nëse dispononi cilësi të larta përqëndrimi, paraqiteni në ndërmarrjet tuaja nxitës dhe kokëfortë. Shenja për prova dhe ngatërresa për ndonjë burim të fshehtë duket se do t’ju sjellë ndihmë dhe forcë. Lumturia dhe fati varen në shkallë të lartë nga zhvillimi i mirë dhe edukimi i mirë.

1 Dhjetor

Synime të larta dhe cilësi të mira administrative, dashuri për të vërtetën dhe  për drejtësinë. Asgjë në jetë nuk arrihet lehtë, por në fund do të vërtetohet se ju pret fat dhe sukses i madh. Shenja për trashëgimi në ndonjë moment të jetës. Kthesat e fatit herë pas here nxisin vendosmërinë tuaj.

2 Dhjetor

Njerëz me mendim të thellë, pozitivë dhe seriozë, bujarë dhe shpirtmirë. Do t’ju duhet të anashkaloni gabime në veprime  fitimprurëse. Dëme dhe humbje nga investime të pamenduara mirë. Shenja për fatkeqësi kërkojnë kujdes në të gjitha fushat. Jetë e pasur në fakte.

3 Dhjetor

Natyrë e ndjeshme dhe e shqetësuar. Karakter  i sinqertë, i bindur përgjegjës. Shumë vështirë do të afrohet fati, sesa ndihma nga shokë dhe persona të ngarkuar. I talentuar me energji të madhe shpirtërore dhe fizike, do të zhvillojë një vepër të rëndësishme. Përsa i përket horoskopit shfaq pikëllim nga vdekje te menjëhershme ose ndjeshmëri.

4 Dhjetor

Njerëzit e kësaj date do të provojnë suksese te mëdha, por dhe humbje të mëdha për arsye te tendencës së tyre për operacione te guximshme dhe synime te rrezikshme. Fat të mirë do të sjellë ndihma nga burime te befasishme, që do të përfundojë  në fitimin e virtyteve.

5 Dhjetor

Njerëz symprehtë, me aftësi të larta dhe efektshmëri, punëtorë. Ndonjë çështje e fshehtë mund të ushtrojë ndikim të madh në jetën e tyre. Kur nuk ia dalin dot të shkaktojnë ndjenjën që dëshirojnë, i kap melankolia. Një tendencë kundërshtimi përballë çdo pushteti do të ishte më e mira të luftohej. Shenja për martesë apo marrëdhënie të arrirë.

6 Dhjetor

Mendje e ekuilibruar, konceptim i jetës nga këndvështrim intelektuali. Shokët luajnë një rol të rëndësishëm në sukses. Përsa i takon horoskopit tregon shumë goditje zemre nga ideale të pasuksesshme. Njerëz të ndershëm dhe shpirtmirë që bien lehtë pre e bashkëpunëtorëve.

7 Dhjetor

Shpirt i pavarur, dëshirë e madhe për liri veprimi. Njerëz të aftë të akumulojnë me lehtësi të madhe njohuri të vjetra. Vendosmërisht dhe në mënyrë të shqetësuar, nëse qëndrojnë gjatë në të njëjtin ambient mërziten. Përsa i përket horoskopit shfaq kthim kundër të moshuarve dhe marrëdhënieve me vjehrrin.

8 Dhjetor

Shpirt kritik, zgjuarsi, të përshtatshëm, filozof. Këta njerëz bëhen  gazetarë të aftë. Kanë të dhëna të mëdha për peripeci, por edhe modesti në të gjitha veprimtaritë e tyre. Kanë talent ne politikë. Rekomandohet kujdes ne çështjet e shëndetit, ruhuni nga ftohjet dhe virozat.

9 Dhjetor

Shpirt i përshtatshëm dhe bashkëjetues me një shije te hollë artisike. Shumë shoqëri me përfaqësues të seksit te kundërt. Dashuria për letërsinë dhe filozofinë, favorizon  një vend të famshëm në fushën e letërsisë. Fitime dhe humbje  nga bisedime sekrete.

10 Dhjetor

Karakter sulmues, ambicioz, me energji të madhe shpirtërore dhe fizike. Njerëz konservatorë me ndjenjë të lartë për ekonominë, bëjnë çdo lloj shpenzimi kur duan të kënaqin persona të seksit tjetër. Është i nevojshëm kujdesi i veçantë në përballimin e çështjeve ligjore. Tejkalimet në ushqim më mirë të evitohen. Tendencat për qëllime fitimi më mirë të luftohen.

11 Dhjetor

Njerëz veçanërisht me fat, të shoqërueshem, shpirtmirë dhe të sinqertë. Parandjenja të forta në tema pune, fiton dashamirësinë e eprorëve. Por nuk duhet ngacmuar gjykimi i tyre i mirë nga persona të tretë, sidomos  përsa i përket marëdhënieve me seksin tjetër. Marrëveshje të fshehta vijnë në ndonjë moment të jetës papritur në sipërfaqe.

12 Dhjetor

Njerëzit e kësaj date kanë shumë virtyte dhe aftësi të veçanta. Janë bashkëbisedues të mirë dhe zotësia e tyre retorike i është dhënë për karrierë avokatia politike. Mirë do të bëjnë të mos provokojnë zili me të tretë.

13 Dhjetor

Karakter i fortë dhe i sjellshëm. Fati ju ruan shumë provokime. Ngjarje të papritura mund të sjellin ndryshime në jetë. Priten zhgënjime në dashuri dhe në shoqëri.

14 Dhjetor

Karakter simpatik, gjithashtu dhe nevrik. Zgjuarsi, por edhe sjellje e paqëndrueshme. Mos harroni dhe mos zbutni kujdesin tuaj për shumë çështje që tregojnë rrezik nga aksidente ose fatkeqësi. Mos rrezikoni pa arsye, jo vetëm kur udhëtoni, por edhe në çështjet ekonomike.

15 Dhjetor

Gjallëri e madhe, karakter me mendime të mira, mikpritës, i qëndrueshëm. Teatri, muzika, letërsia dhe arti jepen për një karrierë të shkëlqyer që do t’ju sjellë shumë të mira. Shenja për shoqëri me persona të seksit tjetër.

16 Dhjetor

Shije të zgjedhura, shpirt i njerëzishëm. Persona të shquar, me qejf të mirë dhe me dashuri të madhe për jetën. Ju pëlqen çdo gjë e bukur dhe adhurojnë poezinë. Mirë është të masin dëshirat e tyre për ndryshim të vazhdueshëm.

17 Dhjetor

Karakter i fortë, dëshirë të madhe për njohje dhe famë. Fantazi të zhvilluar dhe vecanërisht mundësi për të bërë një karriere për autor. Talentet tuaja të zhvilluara do të bëjnë ziliqarë të tretë. Lidhjet e forta familjare ju jepen si shërues në zhgënjimet nga shoqëri e rreme.

18 Dhjetor

Natyrë e ndjeshme dhe sentimentale. Guxim dhe besim ju mbajnë në balancim nga turbullime të vazhdueshme. Jeni njerëzor, i sjellshëm, sentimental, shumë e lehtë të bini viktimë e kujtdo duke shfrytëzuar mirësinë tuaj. Mundësi udhëheqje dhe tendencë suksesi në botën e tregëtisë dhe të afarizmit.

 

19 Dhjetor

Ju pret një karrierë interesante. Guxim dhe besim ju mbajnë në balancim nga turbullime të vazhdueshme. Natyra e juaj zemërgjerë, e sjellshme dhe e ngrohtë ndoshta do t’ju dërgojë në zhgënjim. Mundësitë e shkëlqyera ju ruajnë sukses profesional.

20 Dhjetor

Karakter zemërmirë që kupton pozitivisht jetën. Duhet të kujdeseni kur gjendeni afër zjarrit, makinerive dhe ekskluziviteteve. Keni shpirt tregëtar, por edhe mundësi për politikë ose karrierë diplomatike. Ruhuni nga zhgënjime dashurie. Tregoni kujdes kur të njiheni me të huaj.

21 Dhjetor

Keni tendencë të shqetësoheni për tema që ju ikin nga duart. Keni ngatërresa sentimentale. Të cilat do t’ju venë në rrezik pasurinë. Probleme shëndeti me stomakun. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga shok të afërt dhe besnik.

 

 

 

Shiko gjithashtu