Takim me dashurinë

                          Takim me dashurinë

 

Ndoshta nuk ka asnjë lidhje pranë jush që ju të thoni, “Po e kam zili”. Miqtë tuaj janë vetëm. Besoni se dashuria e madhe është si një lojë pokeri dhe të tjerët janë gjithmonë  me fat e ju të pafat? Në vend që të lodhemi duke thënë e menduar se zoti fluturues na harroi, mos duhet që t`i trokasim në portë?

 

Çfarë ndodh me ne të gjithë që kërkojmë dashurinë e madhe në jetën tonë,e  na duket si gjëja më e vështirë;Mos ndoshta u zhgënjyem nga lidhjet tona të mëparshme;Qëndruamvetëm për shumë kohë  dhe meqë besuam se dashuria e madhe është fat vetëm për disa , duke pranuar se bëmë gabime të mëdha nëlidhjet tona të mëparshme; Përse ish I dashuri ynë e gjeti atë dhe më shpejt se ne ; Apo mos ndoshta kemi vetë ne ndonjë  problem të vogël që siç na pëshpëritën dhe të tjerët meqënëse ndodh kjo;

 

 

Dashuria në …..numra

As shumë as pak  gratë e vetmuara në Evropë zënë 12%duke pasur në  krye ato skandinave me 20% , dhe statistika të tjera tregojnë se një në tre franceze dhe angleze jetojnë vetëm.Sado që të jetë përqindja shohim se sot jetojmë një realitet sentimental që ndryshon krejtësisht nga ai që jetuan prindërit tanë .Në kohët e sotme modernë Zoti fluturues çfarë detyre ka; Kur dhe përse vendos të trokas portën tonë; Ska asnjë dyshim se para dashurisë së madhe ka pasur dashuri më të vogla. Një deri në tre për njerëzit e zakonshëm thoneë statistikat dhe nga pesë deri në tetë për yjet e Hollivudit. Dhe deri ne 10 për seks simbolët.

Asnjë zakon , asnjë epokë, nuk mund të japi përgjigje të sakta për misterin më të ëmbël të jetës.Sikur të jetë një fshat gjithë planeti jonë ku gra e burra luajnë  të njëjtën lojë të jetës, porn ë mënyrë të veçantë…

Lindin , jetojnë , rriten  krijojnë mardhënie, por ëndërrojnë të njëjtën gjë : të gjejnë  një ditë atë rrugë të fshehtë magh\jike të dashurisë së madhe, që do t`i çojë tek partneri i tyre, tek shoku ideal për një jetë.

 

Lufta me karaktere të ndryshëm

Gjëja e parë për nenë një ardhënie është zgjidhja e shokut tonë .Kë do të vendosim të dashurojmë  mes shumë zgjedhjesh tona, përcakton dhe cilësinë e e lidhjes që do të krijojmë .

Psikologët thonë se zakonisht zgjedhim si shok  atë tip njeriu që na kujton  ndojë personalitet të rëndësishëm nga mosha jonë fëmijënore., shpesh  shembujt e e prindërve tanë  duke vendosur mbita të njëjtat hapa  që do të na drijtojnë me llogari matematike  të krijojmë të njëjtat lidhje që ne kemi përjetuar kur ishim fëmijë., pra riprodhojmë ikonën e familjes sonë të parë.Por këto janë veçse stereotype klasike mardhëniesh mes dy sekseve që na kanë lodhur aq shumë ,zhgënjyerdhe na kanë bërë të besojmë në një ëndërr të pakapshme .

 

Është bërë klishe për gratë që të zgjedhin një burrë të fortë e të largët. Dhe të luftojnë dinamikisht duke fituar një nivel komunikimi, ku problemet e sjelljes së çiftit do të jenë çështje diskutimi.Dhe burrat nga ana tjetër të dashurojnë  profiling e gruas që është e ngrohtëb e amësore, ku ama duhet të harxhojnë shumë energji për të fituar një ambjen jete për veten e tyre.Për të ardhur të dy shokët afër njëri- tjetrit duhet të kuptojnë që të dy  rolin e secilit.Të kuptojnë se pas rolit anatagonit të  të sjelljes , fshihet  agonia njerëzore e përjetshme  të dashurojmë dhe të dashurohemi, sepse tjetri ka mundësi të na refuzojë, plagosi, a tradhëtojë.Kur të gjithë e kuptojmë se trembemi  për të njëjtat gjëra  , rriten mundësitë për të zgjedhur shokun tonë  me grackë zemrën   dhe jo pasiguritë tona.

 

Lidhjet e fantazisë.

Frika e lidhjes që ndjejmë njerëzit janë përgjegjësit, që na frymëzon me mënyra të ndryshme madhështie me anë të së cilave  largojmë lidhjet që durojnë .Si mund ta përballojmë :

Të gjithë I kemi ushqyer sjellje vees që besojmë se na mbrojnë në një lidhje., dhe fatkeqësisht janë ato sjellje  që na krijojnë probleme.Kemi përdorur këto mjete mbrojtëse  për lidhjen ,  nga përjetime qysh në moshë të vogël.Ndaj ky mekanizëm mbrojtës bazë sjelljeje ,është shumë herë dhe shkak për prishjen e lidhjeve , mund ta lidhim me fantazinë tonë .Dmth ngjeshim me mendjen tonë një ikonë jo të këndshme   që lidhet me mardhënien tonë me partnerin.Këtë ndjenjë  jo të vërtetë e krijuam nga lidhja e prindërve tanë e nxorrëm nga sirtari dhe e shtuam në lidhjet që krijuam vetë kur u rritëm .Këtë e arrijmë me shumë mënyra , ose duke zgjedhur partnerin  që I përshtatet  më mirë modelit tonë , ose duke shtrembëruar ikonën e tjetrit që të ngjajë me atë që kemi në mendjen tonë., ose duke e detyruar shokën tonë të ketë një sjellje si ajo e prindërve tanë .

Një mekanizëm tjetër që na tregon se jemi mjaft të lidhur  me imagjinatën në realitet është se kemi krijuar një dialog të brendshëm , ku vetja jonë nuk hesht së gjykuari  të na refuzojë ,apo të na zbulojë  informatat negative për shokun tonë .

Në këtë mënyrë ne bëhemimë të rezervuar, duke justifikuar në të njëjtën kohë  sjelljen tonë të tërhequr.Të gjithë ata shokë që kanë krijuar këtë mekanizëm mbrojtës , fillojnë të kuptojnë  kur dhe si sulmojnë veten e tyreose mendojnë negativisht për partnerët e tyre.Do të mundeshi të shkruanin në një ditar të gjitha sjelljet e tyre negative apo të flisnin me një shokun e tyre të afërt , ose me partnerin.

Kështu dritat e tyre mbi tjetrin do të fillojnë të duken , si rezultat  të kuptojnë njëri –tjetrin, e të çlirohen nga sjelljet erotike katastrofike që mbajnë sipër qysh në moshë të vogël.

 

 

Duke përjetuar dashuritë e mëdha.

Kur nuk jemi në një lidhje  për ta përpunuar si e kuptojmë  gabimet që kemi bërë deri tani ;Si qetësohemi nga loja erotike që sapo humbëm;

Një mënyrë është të vrapojmë në  në mënyrën e brishtë me të cilën jetuam dashuritë e mëdha në jetën tonë, që ishte shoqja e bankës, dashuria jonë e parë në klasë;

Gërshetimi I të gjitha këtyre ndjenjave , ku pothuaj të gjithë kemi ndier ka fuqinë të  na ndryshojë ikonën që kemi  krijuar  për partnerin tuaj ideal.Në realitet duhet të besojmë se ia vlen dhe jemi të aftë  të dashurohemi e të dashurojmë me të vërtet.Të gjitha këto ndjenja  që I pranojmë si origjinale nga e kaluara jonë në mardhëniet që nuk janë erotike , do të bëhen ankthpër të bërë hapin e parë në hapësirë.Atëherë vjen çasti që mund të ulemi me këmbë në tokë ,se kemi pranuar se dashuria e vërtetë ekziston dhe na përshtatet, dhe marrim kurajon  të flertarim  për të ardhmen

Lojra , ndjenja , pozicione karakteresh dhe jete, gërshetohen  në lojra të fatit që na çojnë në të ardhmen që ne meritojmë .Të gjitha dashuritë tona bashkohen dhe përbëjnë  njërën dhe të vetmen .Dashurinë e madhe që s`mund shpejt a vonë të vijë.

 

Gracka e seksit të mirë

Me fat apo të pafat ishin të gjithë ata që e lidhën  kënaqësinë erotike me atë të dashurisë. Janë të dyja aq afër porn ë të njëjtën kohë dhe aq larg. Ku ndryshojnë :

Në kokën kur ndodhin , tek cilësia,në nivelin se si kuptohet   nga  çdo person. Nuk mbivlerësojmë vlerën e  kiminë erotike  që ngrin  ndjenjat. Sado e rrallë që të jetë kënaqësia e kontaktit erotik  mes dy njerëzve nuk është e thënë se ata të dy janë krijuar për njëri –tjetrin Mes hormoneve të ndjeshme ne çojmë drejt pasionit tonë të gjitha ato veçori që e bëjnë shokun tonë partnerin ideal të jetës sonë.

Psikologët thonë se njerëzit përshtaten me të vërtetë kur janë të prerë nga e njëjta copë, kur cilësitë e tyre ngjajnë.Kjo do të thotë se kanë të njëjtat përparësi por jot ë njëjtat dobësi.Njerëzitn me të njëjtat dobësi  jetojnë histori dashurie Brenda një pasioni të madh.Dashuria e madhe çon në qiej ata që e jetuan atë , dhe ata që nuk e njohën I bënqë ta ëndërrojnë…

 

 

SI të sillemi për të mbajtur dashurinë e madhe.

 

-Të mos ndjekim mjete strategjike mbrojtjeje, port ë jemi  të vërtetë.

-Të guxojmë të përmbysim stereotipat e të dy sekseve.

-Të kemi dëshirë.

-Të jemi plotësisht të sinqertë.

-Të respektojmë kufijtë, përparësitë dhe qëllimet e tjetrit.

 -Të jemi të dashur dhe erotikë .

-Të kemi mirëkuptim.

- Të mos jemi kritikë, ndërhyrës apoautoritarë.  

 

                Frika e vetmisë

Mendimi se njerëzit nuk kanë një shok erotik janë fatkeq po thuhet shpesh.Këta njerëz  kanë një stil të njeriut që I mjafton vetja e tij e nuk ka nevojë për asnjë.Por një njeri që jetonvetëm fare është dhe fatkeq.Jeton një jetë të thatë, bosh.Është më mirë që një njeri të jetojë vetëm fare sesa  të vuajë Brenda një lidhjeje të keqe.Sigurisht ata që mbajtën këto lidhje të pamjaftueshme  vështirë ta pranojnë,  sepse tremben se mos mbeten vetëm fare.Është vetëm një frikë psikologjike.Sepse nuk ka asnjë arsye absolutisht, kur dikushdo me të vërtetë të krijojë një lidhje  por duke mos ia arritur qëllimit.Nga ana tjetër njerëzit që jetojnë vetëm  mund dhe duhet të përpiqen që t`ia kalojnë mirë .Janë zotër të vetes së tyre të dëshirave të turë, e të kohës së lirë.Mund të kenë veprimtari krijuese që përmirëson cilësinë e jetës së tyre.Të guxojnë ndryshimet e mëdha që familjarët e tjerë ndoshta nuk munden.Të përpiqen më tepër që të zbulojnë veten .Janë më të lirë   nga detyrimet në krahasim me familjet e tjera . Munden të bëjnë realitet diçka absurde që ata dëshirojnë .Ajo që ka rëndësi është që të shohin dhe shijojnë jetën e vetmuar nga ana pozitive.

 

Shpresë dhe gadishmëri

Nuk ka njeri që ka një apo shumë dashuri e të mos ketëide për dashurinë e të mos mendojë se gadishmëria është kryesorja  për realizimin e sajSi të ghitha gjërat e tjera nëse nuk besojmë te diçka është e mundur të mos ndodhë apo realizohet.Ndaj mbi të gjitha duhet të kemi besim  se e shkuara nuk është ajo që do të përcaktojë të ardhmentonë dhe nëse kemi kurojo të shohim diçka  më tepër ng ajo që kemi jetuar deri tani, bëjmë një hap të madh drejt realizimit të tij.Është për t`u nënvizuar ajo që vihet re në grupe të psikoterapive , se gra e burra , secili nga ana e tij, jo vetëm që s`beson se dhe seksi tjetër kërkon të njëjtat gjëra, , por janë dhe aq të sigurt se kanë të drejtë.Zëvendësimi I këtij besimi nka me të vërtetë rëndësi, sepse s`duhet harruar se të tjerët na sillen  në bazë të që ne iu dërgojmë.Se sat ë dëshirueshëm jemi për seksin tjetër  varet nga sat ë kënaqur jemi ne me veten tonë.Sa merita tona kemi zbuluar I kemi nshprehur  dhe kemi ndërtuar  realitetin tonë rreth kësaj.Të gjitha teknikat që na propozojnë librat e psikologjisë  për të flertuar , mund të jenë të mira e të përdorshme , por më e mira është gadishmëria jonë psikologjike, brenda ekuilibrit të jetës sonë,  që kemi krijuar pak e nga pak.Vetëm kështu mund të detyrojmë dashurinë e madhe të bjeri para këmbëve tona..

Shiko gjithashtu