Shenjat e zodiakut në gjumë

Gjumi përbën ose strehën apsolute për disa njerëz, ose thjesht një nevojë imponuese. Disa e shikojnë plotësisht proceduriale dhe flenë vetëm për të duhuar ritmet e veshtira të jetës dhe tjerë e presin pa durim brenda ditës! Cila shenjë e zodiakut ama fle me më shumë kënaqësi dhe cila detyrimisht, për të mundur të funksionojë? Cila shenjë jeton një jetë të dytë përmes gjumit dhe cila thjesht dremit sa për të patur rezistencë për ditën e ardhshme?

Dashi… Gjumashi!

Dashi sheh krevatin dhe mendimi I tij I parëështë gjumi. Sapo të shtrihet, nuk do të fillojë të flasë dhe të bëjë biseda, por të kthejë anë dhe të zhytet në një gjumë të thellë. Gjithashtu, nëse vendos se I flihet, nuk do t’i kushtojë aspak rëndësi se ku ndodhet (le të jetë divan apo karrike more vlla) dhe do të përkushtohet plotësisht në hobin e tij të preferuar. A! dhe mos u përpiqni ta ndaloni, sepse shumë thjesht nuk do të arrini asgjë. Do shtype butoni “mute” dhe do ndalojë sëdëgjuari. Hm…dhe sapo ta marrë gjumi, atëher do të ndihet aq rehat sa do të tëndoset dhe shtrihet plotësisht në të gjithë krevatin dhe ju do t’ju ngjeshë në një cep. Kjo s’do të thotë dicka. Mos e merrni personalisht! Thjesht, Dashi e dashuron kaq shumë gjumin sa atë orë nuk mundet t’i përkushtohet askujt tjetër vec se jastikut të tij të ngrohtë.

Demi… Feudali!

E dimë të gjithë se shenja e Demit është shumë e kujdesshme, tipike dhe adhuron luksin.I pëlqejnë gjërat e bukura dhe c’do gjë që kap e bën në perfeksion. Si do mundej, atëher, të jetë i zhubrosur në gjumin e tij? Akoma dhe atje, zgjedh të krijojë atmosferë dhe të ketë në krevatin e tij carcafët e përshtatshëm, jastikët dhe shtresat e buta që do i ledhatojnëëmbël fytyrën. Dëshiron të ndjejë se krevati i tij është mbuloja e tij dhe gjumi dhurata që meriton pas një ditë presioni dhe shumë ankthi. Sapo të vendosë kokën lehtë nën jastikë, atëher nuk e ngre me asgjë dhe gjumi do të jetë i thellë dhe shplodhshëm. Vlerëson, sigurisht, shoqërinë e mirë dhe partnerin pranë tij, pasi atëher është ku lirohet komplet dhe shijon qetësinë dhe paqjen e krevatit të tij.

Binjakët… Të lëkundurit!

Binjakët nuk do t’ju lenë në qetësi, sepse shumë thjeshtë nuk mundet të gjejë as ai vetë qetësi. Eshtë vazhdimisht në vigjilencë akoma dhe kur fle.Për të, gjumi është humbje kohe dhe një procëdurë e thjeshtë për të “rimbushur bateritë e tij”. Nuk do të shtrihet kurrë qetë dhe lehtë në shtrat duke kycur mendimet e tij jashtë dhomës së gjumit. Shpesht para se tëflejë , para llogarit punët që ka për të bërë në mëngjes, detyrimet e tij për ditën e ardhshme dhe programatizon c’do gjë. (Dhe ku ta zërë gjumi më pas?)Dhe sapo të bjerë “I vdekur” nga mendimet e shumta, atëher është kur fillon ëndërrat e sikletshme, lëkundjet dhe lëvizjet e tipit Kung Fu gjatë gjumit.Këshillojmë të jeni shumë të kujdesshëm dhe gati për luftë të gjithë ju që flini me një Binjak. C’do darkë do të jetë dhe një adventurë tjetër.

Gaforrja… Përqafuesi!

Gjumi e relakson Gaforren.I pëlqen të hynë në shtresa dhe të flejë në pozicionin e një fetusi.Dëshiron të lërë të gjitha shqetësimet e tij jashtë dhomës së gjumit dhe të mos mendojë gjë.Më e mira për të sigurisht, është të ketë shoqëri në krevat.Pasi qëështë dhe shenja e vetme e zodiakut që I pëlqen kaq shumë të flejë përqafuar me partnerin e tij. Aq sa do të jeni me sigyri të kapur në mëngjes. E vetmja e keqe që ka një Gaforre me gjumin e tij është se, sado shumë të dojë të jetë I qetë, disa herëëndërrat nuk e lënë në qetësi.Ka mankthe të shpeshtë që zëvëndësojnë gjumin e tij të shqetësuar dhe problematic dhe sado të përpiqet të qëndrojë larg nga problemet e përditshmërisë, këto e gjejnë aty nga se pret.

Luani… I qeti!

Një Luani I pëlqen të shtrihet në krevat sa më rehatshëm është e mundur. (dhe zakonisht me shpinë) eshtë kryesori i krevatit dhe nuk e vë në diskutim. Mundet, dmth, t’ju ngjeshë lehtë nëmur, pasi dhe t’ju marrë shtresat duke ju lënë zbuluar! Akoma, zhytet aq shumë në gjumësa nuk kupton, as mban mend se ka dikë pranë. Para se të flejë, sigurisht, mundet tëmbaj mënd t’ju analizojë disa nga 1000 mendimet e tij dhe të fillojë zënkat në krevat pa hezitim. (Aty mundeni të filloni ledhatimet dhe nazet për ta bërë Luanin të pushojë dhe të bjerë në gjumë në fund!) pavarësisht këtyre, I pëlqejnë përqafimet dhe ledhatimet, edhe pse do t’i ndërpresë shpejtë nëse pengojnë tendosjen e trupit të tij të lodhur!

Virgjëresha… I rregullti!

Shenja e caktuar nuk do të flerë kurrë nëse carcafët e krevatit nuk janë të pastra, nëse dhoma nuk është e sistemuar apo nëse partneri nuk është plotësisht I pastër për t’u shtrirë me të. (me patjetër një dush para se të fleni më një Virgjëreshë, sepse do të keni probleme!) Virgjëresha preferon të jenë të gjitha në përfeksion, sepse dëshiron të mbyllë ditën duke u ndier bukur dhe relaks në një ambjent që e qetëson dhe nuk e streson.(Po, akoma dhe aty ka nevojë për programatizëm për të mundur të funksionojë!)Kjo shenjë, ama, gjatë gjumit do t’ju lërë plotësisht të lirë dhe të qetë, pasi nuk do të kuptoni nësse keni një person pranë apo ji. Dëshiron paqjen dhe ai vetë do përpiqet t’ju mundësojë dhe ju! (As duar, as prekje, as asgjë…)

Peshorja… Balancuesi!

Peshorja, edhe pse disa herë, mundet të mos flerë aq sa do, përmban balancën dhe mënyrat e tij të mira akoma dhe në gjumë! Nuk do të krijojë kurrë probleme me partnerin e tij, do të ngatërrohet dhe mbulohet mbi të (pa e mbytur) dhe do ta bëjë të ndihet aq rehat dhe bukur saai. Paqja është e vizatuar në fytyrën e tij dhe në ditët më stresuese dhe e shikon krevatin e tij si një pushim të këndshëm brenda një jete konkuruese dhe gjithëpërfshirëse. E vetmja gjë që mundet t’i prishë gjumit e tij është e gërhitura, që akoma dhe kjo do të bëhet në një qëndrim harmonic. A! Dhe në mëngjes…zakonisht do e gjeni në të njëjtin pozicion ku e lanë! Si përfundim, kur humbet gjumin e tij, kujdeset ta zëvëndësojësa më shpejtë, kështu që asgjë të mos ja prishë balancimin e tij të brëndshëm dhe qetësinë.

Akrepi… Erotiku!

Ah…ku t’ju zërë gjumi nëse keni pranë një Akrep?! (Eshtë shenja e vetme e zodiakut e cila fokusohet vecanërisht dhe tëk partneri, pasi pranë tij nëvojitet një person me rezistencë dhe qëndrim të fortë erotik!) Akrepi do të flerë vetëm kur të mbarojë aktivitetet e tij seksuale, të cilat janë të shumta dhe kohë gjata. (Nuk ju shoh të mbyllni sy!)Sapo të qetësohet, atëher do mblidhet në cepin e tij, i qetë dhe i urtë. Sigurisht, ekziston gjithmonë mundësia të shohëëndërra të sikletshme dhe të zgjohet për t’i materializuar…një apo dy apo dhe tre herë! Në varësi të psikologjisë së tij, kjo shenjë ose të zgjedhë rrugën e dashurisë, ose rrugën e vetmisë.Në rast se një Akrep nuk është i dashuruar apo nuk është në një gjëndje të mirë psikologjike ndonjë periudhë të jetës së tij, atëher preferon të flejë më shumë orë, pasi ndihet shumë shpesh I lodhur.

Shigjetari… Aktivi!

Shigjetari është një nga shenjat që do ta shfrytëzojë të gjithë veten e tij gjatë gjithë ditës dhe sa kohë të teprojë, do të zgjedhë të shkojë në shtratin e tij për të fjetur. Gjumi për këtë shenjë të caktuar është një nevojë e konsiderueshme për të ndenjur më shumë orë zgjuar dhe të jetë përherë aktiv dhe energjik.Në rast se nuk është i lodhur, atëher preferon të mbushë kohën e tij duke bërë gjëra, vec se të shplodhi trupin e tij të torturuar.Nuk e shqetëson të mbushë bateritë e tij për ditën e ardhshme, pasi është gjithmonë shumë i lodhur, atëher bie në krevat si “i vdekur” dhe zakonisht bën një gjumë të crregullt dhe të shqetësuar, plot ëndërra.Si përfundim, ka zakonin të flasë paksa me veten para se të flejë.(Po, të lëvizë andej ketëj para se ta zërë gjumi!) Kështu që mos u trembni nëse e shihni pranë jush duke fjetur si foshnje dhe shijojeni shëtitjen me të!

Bricjapi… I stresuari!

Nuk mundet të gjejë qetësi një Bricjap! Ose do të fillojë të debatojë në shtrat para se të flejë, ose do ta dëjoni të flasë me vete gjatë gjumit, duke u përpjekur të clirojë pak nga ankthi për ditën e ardhshme. Bricjapi mendon aq shumësa gjumin e sheh… funksional! Domethënë, i njeh të mirat e gjumit dhe detyron veten të flejë apo të dremisë ose jo, për të mbushur bateritë e tij dhe të bëjë një pushim të qetë brenda përditshmërisë së tij. Në rast se e rimendon sigurisht, atëher munde të stresohet që nuk e zë gjumi dhe mund të mos flejë fare! (Vë shtira gjërat për një Bricjap!)Ama, nëse arrin të përmbajë qetësinë e tij, atëher mundet të shpresojë në një gjumë të lehtë dhe të paqtë.

Ujori… Nevriku!

Shenja e Ujorit është ajo që ka nevojë për më shumë gjumë! Astrologët dhe shkencëtarët kanë dalë në përfundime se kjo shenjë e caktuar lodhet më lehtë dhe për ktë arsyje gjumi i tepërt është dicka shumë e nevojshme për të.Pavarësisht këtyre, Ujori vështirësohet të flejë. Sapo të shtrihet, i vijnë të gjitha mendimet stresuese në mëndje dhe I krijohet një ankth, i cili na torturon dhe nuk na lë të qetësohemi. Nëse ka dikë në krevat, nuk do ta lërë të qetëderisa t’i tregojë gjithcka për c’do gjë. (Jo! Nuk do e mbyllë gojën derisa ta marrë gjumi!) Akoma, është kaq nevrik sa sapo të dëgjojë zhurmën më të vogël, hidhet përpjetë. (Qetësohu o Ujor aman!)Si nuk ke nevojë për gjumë, pasi nuk flini kurrë?!)

Peshqit… I ndjeshmi!

Me këtë shenjë të caktuar është e sigurt se pot ë bëni një gjumë të qetë dhe të bukur.Peshqit e shikojnë gjumin si balsam për shpirtin.Eshtë dicka e shenjtë për të dhe dëshiron të shtrihet në shtrat pa probleme dhe strese dhe të zhytet në këtë botë imagjinare tëëndërrave.Ama, ëndrrat e tyre janë të forta dhe plot gjallëri.(Eshtë sikur përmes tyre po jetojnë një jetë tjetër!) Gjithashtu, nëse shkoni të shtriheni me një Peshk dhe jeni të zënë…nuk do të qëndroni për shumë gjatë ashtu! Nuk ka mundësi t’ju lërë në qetësi derisa të pajtoheni. Vetëm kur të shtriheni të përqafuar dhe bashkuar, do të jetë I sigurt se mundet të flerë, ndryshe të gjithë natën tuaj parashikohet të ziheni për të zgjidhur shqetësimin dhe të mos mbyllni sy! (Thuani dhe ju: po zemër, hajde të pajtohemi; dhe do të bëni një gjumë shplodhës dhe I ëmbël për të ëndërruar).

Shiko gjithashtu