Shenjat e zodiakut dhe puthja. Më puth përsëri, më puth!

Eshtë një mënyrë për të shfaqur pasionin, tërheqjen, dëshirën apo dashurinë tënde për tjetrin. Mund ta ngrejë apo thjesht ta përgatisi për aktin seksual.

Puthja tregon se kiminë seksuale që ekziston midis dy personave dhe secila shenjë e ndjen dhe e përdor ndryshe. Për të parë ama, se cilat janë ato që e konsiderojnë puthjen të shenjtë dhe plotësisht goditje, dhe cilat jana ato që e përdorin në varësi me oreksin dhe humorin e tyre?

 

Dashi 21 Mars- 20 Prill

Shenja e Dashit është pasionante, erotike dhe plotësisht mbizotëruese. Puthja e tij/saj është e paparashikueshme dhe sensuale. Dëshiron të puthë partnerin e tij/saj orën kur ai dëshiron, edhe nëse ndodhet në ambjent të papërshtatshëm. Di të përcjellë  një joshje mbi të tjerët dhe kjo e nxjerr dhe nëpërmjet puthjes së tij. E bën tjetrin të ndihet aq I dëshiruar, sa dëshira e tij erotike të arrijë në maja dhe më pas, I ofron një puthje të plotë, si e nxjerrë nga filmat.

Nuk ka turp të bëjë të tilla xheste në public dhe nuk e ndalon asgjë. Sapo t’i zgjohet dëshira dhe mundet të ngjeshë diku partnerin e tij/saj, e bën, akoma dhe me mënyrë të gjallë, pa e folur dy herë. Më specifikisht, Dashit i pëlqen shumë të përdorë gjuhen e tij. Mund ta fillojë puthjen e tij nga qafa dhe të fillojë të ngrihet avash avash për më lart.puth në pjesën pas veshëve, puth qafën, puth akoma dhe ballin për të krijuar një atmosferë plotësisht erotike.

E di si ta mundojë dhe ti presë frymën tjetrit. Mashkullit Dash I pëlqen kur shijon vazhdimisht buzë të reja. Kërkon eksperiencat e reja dhe dëshiron të nxjerrë pasionin e tij në sa më shumë femra mundet. Femra Dash, nga ana tjetër, adhuron të ketë një partner dhe ta puthë vazhdimisht. Akoma dhe gjatë seksit, buzët e saj kërkojnë të tij dhe i bashkon në përshtatje me pozicionin dhe humorin.

 

Demi 21 Prill- 20 Maj

Me Afërditën në timon, Demi është natyrale të ketë një fitil më puthjet. Eshtë sikur puthja ti tregojë ndjenjat e vërteta të tjetrit. Eshtënë thelb një tip romantic dhe mundet nga puthje vetëm të ngrefet dhe të prishet, me rezultat të mos vazhdojë në lidhje apo akoma dhe në vetë aktin erotik.

Pasi e ka thënë dhe shkenca, kjo shenjë e di mirë si ta përdorë gojën e tij. Fillon avash dhe qëndrueshëm me puthje të vogla dhe torturuese, për të treguar të gjithë gamën e ndjenjave të tij. Puthja ëstë një test për të, por edhe partnerin e tij/saj. Mundohet të krijojë familjaritet, pa I treguar tjetrit që dëshiron ta hedhë menjëherë në shtrat. Pas puthjeve, fillon me përqafimet e ngrohta dhe kaotike. Në rast të kombinimit puthje-përqafim, partneri I tij/saj nuk ka shumëzgjedhje vec se të bjerë në rrjetën e tij/saj romantike dhe të numërojë mbrapsht orët kur do ti ripërjetojë këto castë të mrekullueshme.

Për mashkullin Dem, puthja është natyra e tij e dytë. Di të japë dhe t’i mbështesë. Ekzistojnë dhe momente ku mund ta eksagjerojë, por zakonisht e con deri aty ku duhet. Nga ana tjetër, femra Dem, di mirë ta luajë lojën. I ofron puthjet e saj aty ku duhet, pa ekzagjerime dhe i bën meshkujt e saj të ndihen se kanë pranjë tyre nje femër të plotësuar.

 

Binjakët 21 Maj- 21 Qershor

Stabilitet zero! Binjakët është shenja që puth si ti vijë. Njërin do ta puthë me pasion, tjetrin me apati dhe tjetrin do ta shpartallojë. C’do puthje e tij është unike sepse ka të bëjë me humorin e tij. Vepron si ta ndjejë dhe kjo duket dhe veprat e tij. Funksionon menjëherë dhe kjo duket në të gjitha lëvizjet dhe sjelljet e tij/saj, aq me tepër dhe në puthjet e tij/saj!

Shënojmë se fakti se është pak I shkujdesur dhe jo serjoz, në krahasim me shenjat e tjera, nuk do të thotë se nuk mundet të jetë dhe romantic apo I dashur! Dicka të vecantë, që ka Binjakët është se puthja e tij, pavarësisht se c’po ndjen atë moment, është e ngrohtë dhe familjare. E bën tjetrin të ndihet rehat madje që nga momenti I parë që preken buzët tyre. Dhe sigurisht, nuk kufizohet vetëm në ktë! Puthja e c’do shenjë të vecantë e ndjez tjetrin dhe I ngre humorin erotik në maja!

Njëkohësisht, pasi është i njohur për shpejtësinë e tij, Binjakët përhapen në përqafime, përkëdhelje dhe gudulisje të llojit të ndryshëm, të cilat munden lehtë të keqkuptohen. Mashkulli Binjak nuk e nxjerr të gjithë erotizmin e tij në puthje, duke e mbajtur personin përballë në pritje të tmerrshme. Jep më shumë se nënkupton dhe disa herë bëhet e rrezikshme dhe adventuriere.

 

Gaforrja 22 Qershor- 22 Korrik

Këto puthja gjen kuptimin e saj. Gaforrja nuk i shpërdoron puthjet e tij, nëse nuk e kupton vërtet. Për të një puthje do të thotë më shumë gjëra sesa një përshëndetje kalimtare apo një cast shprehjeje gëzimi dhe dashurie. Puthja është pjesë e ndjenjave reale dhe kur e ofron, ofron dhe një pjesë nga shpirti i tij. Prekja e buzëve me partnerin/partneren e tij/saj është zakonisht e ngrohtë, e thellë dhe e lëngësht.

Akoma, e ka zakon të marrë një frymë të vogël c’do herë që puth të dashurin/dashurën e tij/saj dhe I jepet plotësisht. Eshtë sikur ai momenti i vogël midis tyrë zgjat një jetë, pasi përfshin gjitcka që ndjen dhe dëshiron të shfaqë. Nuk humb mundësi, të përkëdhelë flokët apo qafën e partneres/partnerit të tij/saj gjatë puthjes. Kur tjetri, sigurisht, e merr këtë ngrohtësi dhe afeksion, e humbet dhe dëshiron më shumë nga ai.

Gaforrja, ama atë moment do të llogarisë, nëse duhet të japë të tjera puthje apo nëse duhet të presë pak për të marrë kundërpërgjigjen që meriton. Të qënit kaq i ngrohtë dhe di të dashurojë thellë dhe ta shprehë, nuk do të thotë se nuk e teston partnerin/partneren herë herë, akoma dhe përmes një puthjeje! Mashkulli Gaforre nuk është njëjtë në përputhje me puthjet e tij, pasi erotizmi dhe humori I tij ndryshojnë në varësi të situatës dhe bisedave të ndodhura më parë. Femra Gaforre, përsëri, hapet më lehtë dhe bie nën rrjetë. Puthjen, edhe pse nënkupton shumë për të, nuk di t’ja refuzojë partnerit të saj.

 

Luani 23 Korrik- 22 Gusht

Luani, si shenjë e zjarrit, është një nga shenjat më konkuruese në cështjet e puthjes. Eshtë I zjarrtë, seksual dhe I parezistueshëm. Puthja e tij ka pasion dhe tension dhe e bën tjetrin të dridhet nga kënaqësia. Dëshiron të jetë më i miri dhe ka punuar shumë për ktë. Jo vetëm që nuk I shpëton gjë, por nuk lë dhe asgjë të bjerë poshtë. Në përgjithësi, partneri i tij nuk do ti dalë koha të marrë frymë!Psikologjis menjëherë partnerin e tij dhe ose hecën avash dhe turturueshëm, me kafshime ose vetëm me gjuhë, apo e afron prenë e tij dhe e lë pa zë dhe mos dijë nga I erdhi! Paralelisht, i pëlqen ta habisë tjetrin, duke I thënë fjalë dashurie dhe pasioni, të cilat dukshëm duket se nuk i bëson vecanërisht atë moment.

Në raste të rralla, do të favorizojë plotësisht nga ku tregon, edhe pse Luani ka tendencën të bëjë të tjerët të shokohen me të dhe më pas të shqetësohen dhe të kërkojnë nëse dhe ai ndjen të njëjtën. Dëshiron gjithashtu, të tregojë përsosshmëri dhe nuk do të ndalojë përpjekjen, nëse nuk e mahnit plotësisht tjetrin me sulmimin dhe adrenalinën e tij.

Puthja e tij është e thellë dhe plotësisht përvëluese, pasi njihet për gjatësinë e saj. Mashkulli Luan përfshin të gjitha të mësipërmet në një nivel maksimal dhe merret shumë me buzët e partneres së tij. I pëlqen ti ngacmojë dhe të luajë. Femra, nga ana tjetër, hyn direkt në tepsi! Puth me pasion, me gjuhë, thellë dhe me shumë ndjenjë.

 

Virgjëresha 23 Gusht- 22 Shtator

I kontrolluar, dhe përsëri I kontrolluar, akoma dhe në këtë! Puthja e Virgjëreshës është si karakteri I saj, e përmbajtur dhe balancuar. Nuk i duron shumë pështymat apo gazrat dhe dashuron lëvizjet tipike dhe pastërtinë. Personat që zgjedh që puthë kanë kaluar nga një filtrim dhe duhet të jetë plotësisht I sigurt për veten e tij për të vazhduar në dicka të tillë.

Po, është një puthje e thjeshtë, por për Virgjëreshën nënkupton shumë. Kur gjen objektin e pasionit të saj, puth thjesht dhe me rezultat. I jep tjetrit të kuptojë c’farë do të thotë dhe mund të krijojë pasione aty ku nuk e pret. Me pak fjalë, për shkak se është kaq dinak në lëvizje dhe në puthjet e thata, e ndez tjetrin dhe e bën të bësojë se do të marrë më shumë në vazhdim. Dhe mundet vërtet në të tilla raste.

Kjos’do të thotë se nuk I pëlqen në të njëjtën pikë, thjesht di të vendosë frena oreksit të tij dhe të udhëheqë veten. Për më tepër, një as që ka Virgjëresha është se i pëlqen të puthë tjetrin në pjesë të ndryshme të trupit dhe jo vetëm në buzë. I adhuron puthjet në kërthizë apo në gjoks. Mashkulli Virgjëreshë puth lehtë dhe butë në fillim, pasi gjatë aktit seksual I del pasioni dhe puth të gjithë trupin e femrës. Femra Virgjëreshë, tani, sado e besdisur të jetë, është aq e synuar ajo që bën, që e dërgon tjetrin direkt në parajsë.

 

Peshorja 23 Shtator- 22 Tetor

Një Peshore nuk ndalon së menduari kurrë! Mbianalizon gjithcka dhe përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme, për të kënaqur të tjerët. Dhe për të gjithë arsyjet e mësipërme, puthja e saj është unike. Përfshin të gjithë artin e tij për ta bërë tjetrin të ndihet rehat, bukur dhe ta dërgojë në qiell.

Puthja e saj ështëaq romantike dhe e ngrohtë, sa ngjan si e nxjerrë nga filmat. Beson në dashuri dhe nuk mundet të jetë me dikë që nuk puth mirë, sepse për të puthja luan një rol shumë të rëndësishëm. Konsideron akoma se, kjo lëvizja sentimentale nuk tregon vetëm një pasion momental, por edhe premtimin e një dashurie.

Nuk mundet të besojë se dikush puthet pa ndjerë dicka të thellë për personin që ka krah tij. Gjithashtu, ka zakon të mbajë fytyrën e partnerit/partneres së tij/saj me të dyja duart, kur e puth dhe i ledhaton, paralelisht, flokët. Puthja e tij fsheh akoma dhe shumë pasion, I cili është i pastër shpirtërisht dhe jo aq seksual, pasi ka zakon ta shohë shumë serjozisht partnerin e tij/saj.

Mashkulli Peshore është ndoshta më pak romantik sesa femra. Kërkon të gjejë atë që do dhe e di mirë ta luajë lojën e puthjes. Shprehet dhe është I aftë dhe për këtë arsyje e vazhdon kërkimin derisa të kënaqet. Nga ana tjetër, femra Peshore, puth më të gjithë tërësinë e saj dhe brenda puthjes fsheh premtime, ëndërra dhe dëshira të thella.

 

Akrepi 23 Tetor- 21 Nëntor

Zjarr dhe lavër është puthja e Akrepit! Eshtë shenja më erotike dhe puthja e tij është vetëm fillimi i të gjithë aktit seksual. Si Luani, dhe ai, e zgjedh prenë e tij dhe fillon gjithë procedurën e joshjes. Puthja e tij është e nxehtë, pasionante, e lëngshme, e nxehtë dhe premton shumë. Nuk do ta harxhojë të gjithë energjinë e tij atje, sepse dëshiron gjithmonë të plotësojë ritualin e tij.

Mund të kafshojë buzët e partnerit të tij apo ti luajë lojra të vogla me gjuhën, por synimi i tij është tjetër…organet gjenitale. Puthjet e tij ndryshojnë drejtim, kur ndryshon drejtim dhe lidhja. Aty del erotizmi i vërtetë, frymëzimi seksual dhe zbulohet kimia e të dy personave, sipas Akrepit. Mundet në fillim të duket i butë dhe me tone të ulta dhe më pas, të përqafojëpartnerin e tij, ta shtrëngojë dhe ti dhurojë netë të zjarrta me puthje që fillojnë nga gishtat e këmbëve dhe arrijnë deri në vesh, në ball dhe flokët.

Këto janë puthjet që e mbajnë gjithë natën dhe që nuk iu mërziten tjetrit kurrë. Akrepi ka një cmenduri seksuale në natyrën e tij dhe e vetmja e lehtë për tëështë të joshë partnerin e tij vetëm dhe vetëm për një puthje të vogël dhe fantastike! Mashkulli Akrep është gjuetari i plotë. Puth me shumë pasion dhe këmbëngulje dhe e prek femrën aty ku duhet, orën që duhet.

Eshtë udhëheqës i lojës dhe puthja e tij është celësi për të hapur të gjitha dyert. Mirë, dhe femra Akrep nuk bën pas! Eshtë femra merimangë. Eshtë ajo që do të përdorë puthjen për të fituar atë që dëshiron nga tjetri. E përdor saktë dhe ofron kënaqësi pa masë.

 

Shigjetari 22 Nëntor- 21 Dhjetor

Adventurier në jëtë, adventurier dhe në puthjen e tij! Për Shigjetarin puthja është si një symbol. Disa herëështë symbol lumturie, disa pakujdesie, disa dashurie apo ngacmimi. I pëlqen të luajë me partnerin e tij dhe brenda atmosferës të budallallepsur-lumtur që krijon, puth sa majtas dhe djathtas. Puthjet e tij ose janë të vogla dhe të lezetshme, ose janëpasionante dhe plot premtime.

Pikërisht kjo shenjë jeton momentin dhe bën vazhdimisht kokën e tij. Mundet të shohë partnerin e tij të lexojë dicka në internet apo të rrijë, dhe do ta kapë dhe do ti japë një puthje të thellë dhe zjarrtë, që do ta bëjë të humbasë tokën nga këmbët e tij. Nga ana tjetër, munder të ketë vendosur se dëshiron ta magnetizojë me veprat e tij dhe ta dërgojë direkt në krevat.

Atje, do të bëjë pak naze, do ulet mbi gjunjët e tij dhe do fillojë një puthje të avashtë dhe torturuese. Do të kafshojë buzët pak në fillim, më pas do ta puthi, do ta puthë në faqe dhe në qafë, dhe në fund do të fokusohet në të thithurën e vjetër dhe rezultative. Diku aty, partneri, do e ketë kapur Shigjetarin dhe do të kenë hyrë egërsisht lakuriq në dhomën e gjumit.

Mashkulli i shenjës zgjedh se ku do ti japë puthjet e tij. E joshin femrat misterjoze dhe kur I arrin, bën më të mirën e tij për ti mbajtur plotësisht të kënaqura përmes… gjuhës së tij! Femra Shigjetar, përsëri, I dorëzohet puthjes. E mban mashkullin e saj në veprim, pasi I pëlqen të dhurojë puthjet e saj këtu aty, duke e habitur dhe e sfiduar njëkohësisht.

 

Bricjapi 22 Dhjetor- 19 Janar

Mund të duket i mbyllur dhe mjaft i rezervuar, por Bricjapi mund të zbulojë shumë, nëse I jepet mundësia. Dhe kjo mundësi është përmes puthjes së tij. Eshtë nga shenjat që nuk e puthin shpesh partnerin e tyre, pasi ndihen sikur tradhëtojnë disa nga ndjenjat e tyre.

Ama, sapo, të gjejnë kurajo dhe e bëjnë, sat ë munden të happen në partnerin që kanë përballë tyre, atëher japin një puthje që I thotë të gjitha. Atëher, partneri juaj do të kuptojë plotësisht c’farë ndjen Bricjapi për të dhe automatikisht i rregullon humorin dhe I ngre gjëndjen seksuale në maja. Puthja e pikërisht kësaj shenje ka thellësi dhe tension. Nuk do ta përdorë kurrë për të arritur një synim apo për ti bërë një nder.

Kujdeset të ketë gjithmonë kuptim dhe krijon klimën që duhet të krijojë. Romantizmi rrjedh kudo, pasi erotizmi është në ajrin e puthjes të Bricjapit. Mundet partneri tij të mos e dijë, por është me fat të jetojë këto caste me të, pasi përmes puthjes vulos lidhjen e tij dhe shpreh dashurinë.

Mashkulli Bricjap është I vendosur të japë puthjen e tij vetëm aty ku ia vlen. Do të këmbëngulë, kur të shohë se gjeti femrën që do dhe do të “shesë” saktë veten e tij përmes puthjes. Femra Bricjap, nga ana tjetër, munder të dijë mirë të puthë, por i hapet më vështirë një mashkulli. Dëshiron përjetësi dhe qëndrueshmëri dhe ka mësuar puthjet e saj të mos I shpërndajë në dashnorë të pashpresë.

 

Ujori 20 Janar- 18 Shkurt

Ndoshta është një nga shenjat më frikacake mbi artin e joshjes. Ujori, dhe pse dëshiron të ketë kontrollin e plotë të lëvizjeve, ndryshe do ta ketë në mëndjen e tij dhe ndryshe I dalin në vepra. Puthja e tij mund të jetë sensuale, e zjarrtë dhe të dhurojë kënaqësi tjetrit, por mundet të mos jetë aq i qëndrueshëm dhe guximshëm sa do.

Kur i pëlqen vërtet një person, ndjen një hezitim dhe një të dridhur dhe ekzistojnë herë ku do shkojë të puthë dikë dhe atëher do e humbasë nga dëshira e tij e madhe dhe pasiguria. Ama, sapo t’i kalojë kjo, ose do ta ndihmojë tjetri ta kalojë, Ujori do vërë në punë të gjithë erotizmin e tij dhe do fillojë puthjet në qafë, do thotë fjalë tëëmbëla dhe do e sjellë tjetrin në humor.

Do të ndërtojë një bisedë të tërë rreth kësaj lojës seksuale dhe flirtimi do të kalojë lehtë në nivelin tjetër. Atje puthjet do të bëhen më të thella dhe dridhurat që ndjente më parë, do ia shkaktojë ai vetë partnerit. Gjithashtu, puthja e tij është e lëngshme dhe e prerë, për ta tërhequr tjetrin dhe ta bëjë të trembë nga kënaqësia. Mashkulli Ujor është më I lehti në hapje dhe në eksperienca të rëja dhe njohje, në krahasim me femrën.

Ai e puth më shpejtë atë që do dhe nuk e mendon dy herë. Femra ama, është e fiksuar dhe flirton me gjithcka rreth saj. Puthjenështë vështirë tja marrë dikush dhe kur të ndodhë kjo, duhet ta ketë bindur për shumë gjëra dhe të rëndësishme.

 

Peshqit 19 Shkurt- 20 Maj

Dashuri dhe lule kudo për Peshqit romantik! Si ndodh që kjo shenjë të mos dashurojë apo akoma dhe të ketë fiksim me puthjet? Peshqit nuk bën të jetojnë pa to! Jeton në renë e tij, dhe kur është i dashuruar, gjithcka është roz, të lumtura dhe të bukura dhe dashuron gjithë botën. Peshqit atëher, nuk ndalon së puthuri partnerin e tij. Sado I mbyllur është si njeri, nuk mundet të mos I shprehi ndjenjat e tij të thella.

C’do puthje e tij është një frazë dashurie drejt partnerit të tij. E sheh në sy dhe e puth c’do herë, sit ë ishte hera e parë. Nuk ndodh të mos e magjepsi personin që ka pranë tij. Mund të puth të gjitha pjesët e trupit të partnerit të tij, pasi dashuron c’do qëlizë të trupit. I pëlqen të dërgojë në qiej dhe të zgjedh të bëjë dashuri, duke përdorur puthjet në caste kulminante. Ato janë gjithmonë të lëngshta dhe të thella dhe nuk kufizohen në kohë apo në vëllim. Vepron atëher në varësi të castit dhe e di gjithmonë të kënaqë partnerin e tij. Vizaton me gjuhën e tij dhe e bën tjetrin të ndihet unik dhe tmerrësisht fatlum që ka një Peshk krah tij.

Mashkulli Peshk merret shumë me buzët femërore. I pëlqen ti lëpijë, ti kafshojë duke luajtur apo ti thithë me mënyrë pasionante. Femra bëhet një magjistare të puthjeve dhe me arritjet e saj e mbush partnerin me premtime. Puthja e saj është një parajsë dhe ferri bashkë!

Shiko gjithashtu