Shenjat e zodiakut dhe lidhja e tyre me telefonin

Sa ore kaloni me telefonin përqafe? Me siguri shumë, jo vetëm për të folur, por tashmë është bërë shtrirje e dorës dhe për navigim në internet dhe nës rrjetet sociale. Cila është lidhja e 12 shenjave të zodiakut me komunikimet e tyre telefonike? Sa lehtë mundesh t’i gjesh në telefon? Cilat janë huqet e tyre?

Shiko detajisht artikullin tona!

Dashi

Një Dash nevrikoset në telefon, me zërin e tij, por edhe me telefonatat e vazhdueshme… Do donte ta thyente shpesh herë dhe mos ju them madje se nën nerva  e sipër e ka hedhur shumë herë telefonin ose kufjen… Flet shpejtë, me zë të lartë,vetëm të nevojshmet… Mos prisni ëmbëlsira dhe dashuricka nga telefoni, nuk do ti keni.

Demi

Demi e dashuron të flasë në telefon me partnerin e tij ose me persona me të cilët ka një lidhje të ngushtë. Zëri i tij është i avashtë, dehëse, me një ton shuëm të bukur dhe i pëlqen ti dëgjoni duke ju folur për orë… Ai vetë preferon t’ju dëgjojë, sesa t’ju flasë. Preferon kontaktin ballë për ballë, ndërkohë që kur nuk bëhet ndryshe, mjaftohet me dashuri dhe jargaviqje në telefon!

Binjakët

Linja e tij telefonike (në shtëpi ose në telefon cellular) është vazhdoimisht e zënë, atë vetë nëse e pyesni, do t’ju thotë se e lodhë të flasë me orë të tëra në telefon, e vërteta është se është sporti i tij i preferuar. Binjakët janë vazhdimisht më një kufje në dorë, gjithmonë gjen dicka për të thënë dhe nuk mërzitet në asnjë mënyrë në komunikim. Bën humorin e tij, shakatë e tij ndërkohë që është e sigurt se do të vërtetoni se thotë shumë më shumë nëpërmjet telefonit sesa nga afër…

Gaforrja

Gaforrja preferon kontaktin fizik dhe të mundet të shohë në sy personat e tij të dashur, ti përqafojë dhe të ketë një komunikim thelbësor me ta. Ndërkohë dhe telefoni është një mjet shpehimi dhe komunikimi për përfaqësuesin ujor, ku nëpërmjet tij arrin dhe hap dhe shpirtin e tij dhe beson sekretet tij të brëndshme! Bisedat telefonike që zgjasin me orë, ndërkohë që një sport i dashur nëpërmjet telefonit është dhe… thashëthemi!

Luani

Për Luanin, telefoni është një mjet argëtimi dhe jo shërbimi. Grindet vazhdimisht kur bie pa pushim nga shokët e tij, kolegë, punë, por midis nesh le të themi se e shijon kur e kërkojnë të tjerët, sepse vërtetohet “unë” e tij! Vonohet gjithmonë për tu përgjigjur në telefon, ose mund dhe të humbasë thirrjet, sepse është një firmë dhe nuk dëshiron të tregojë se është vazhdimisht mbi telefonin.

Virgjëresha

Virgjëresha është shenja e komunikimit, pasi Merkuri është udhëheqësi i saj, kështu që lidhja e saj me telefonin është direkte, e ngushtë dhe e mirë, ndërkohë që i mirëmbahet gjithmonë kornizave kohore në bisedat e saj, pasi beson se telefoni është ekskluzivisht një mjet shërbimi. Nuk do t’ju flasë pa qëllim në telefon, do duet të ekzistojë një arsyje e rëndësishme sepse koha është e vlefshme. Eshtë tipi që do ta shihni ndëkohë vazhdimisht me një handsfree në vesh, sepse si thotë nuk do të pësojë dhimbje në qafë, por dhe përdorimi i vazhdueshëm i telefonit nuk do të bëjë mirë për shëndetin!

Peshorja

Zëri i tij i ëmbël dhe melodioz, ju bën të ngjiteni dhe të doni ti flisni për orë të tëra në telefon… Fjalët e tij të sheqerosura ju skllavërojnë, ndërkohë që mirësjellja e tij ju bën të doni ta dëgjoni vazhdimisht! Sigurisht flasim për Peshoren, që ka një lidhje të ngushtë shoqëruese dhe me telefonin, i cili dhe e konsideron si mjet shprehimi, komunikimi dhe argëtimi. Eshtë tip që do t’ju këndojë nëpërmjet telefonit, do t’ju dedikojë gjëra, do t’ju thotë sesa ju do dhe do t’ju tregojë me c’do mënyrë ndjenjat që ka për ju!

Akrepi

Akrepi është një tip misterioz i zodiakut dhe pikërisht misterioze është dhe lidhja e tij me telefonin. Rrallë do ta ngrejë telefonin në thirrjet e tij, do dojë të mbajë privatësinë e tij por dhe t’ju bëjë të shqetësoheni ose dhe ta kërkoni. Ai vetë është shpesh ai që do të marrë iniciativën për të komunikuar në telefon dhe po aty do ta shihni duke ju hapur dhe folur për orë. Në bisedat e tij telefonike shumicën e herëve do t’ju vendosë në një procedurë rrëfimi!

Shigjetari

Fëmijë i cmëndur plot lumturi është Shigjetari në të gjitha fushat e jetës së tij, akoma dhe në bisedimet e tij në telefon… Janë vazhdimisht me një telefon në dorë, i pëlqen të luajë, të bëjë zile, të ndryshojë zërin e tij, të bëjë shaka… Kur fillon madje të flasë pafund, deri në pikë sa të thoni “Bo, që nuk pushon se më kapi dhimbje koke”!

Bricjapi

E di mirë të gjitha programet e telefonave celularë dhe shtëpiakë dhe mund t’ju informojë se cila është oferta më e mirë që luan këtë moment në treg… Bircjapi është ai që s’di paketat e programeve dhe të komunikimit??? Telefoni i tij bie pa pushim, shumicën e herëve për punë. Ai vetë e përdor për arsyje tipik por dhe për menaxhimin e punës së tij dhe programimin. Nuk thotë shumë fjalë, është i prerë, direkt por edhe plotësisht korrekt!

Ujori

Këtu shohim tipin ajror por edhe të cmendur të zodiakut, që qoftë dhe nëse do komunikimin direkt, ku e humbisni, ku e gjeni me një telefon në dorë. Madje është tipi që zbulon i pari të gjitha bagaxhet e teknologjisë, për të bërë komunikimin akoma më të lehtë dhe të shoejtë. Lidhja e tij me telefonin është shoqërore, edhe nëse midis nesh, ai vetë ka bërë hapa para dhe tashmë preferon thirrjet-video!

Peshqit

Peshqit janë hutaqët e zodiakut, pavarësisht se dashuron komunikimin me personat e tij, është ai që do të harrojë të karikojë telefonin e tij, do të harrojë të telefonojë, lërë që mund të bjerë telefoni Ii tij dhe ai vetë të jetë në botën e tij dhe të mos e dëgjojë! Në bisedat e tij telefonike është i ngrohtë, i ëmbël, ndërkohë që mënyra e shprehimit dhe të fjalëve të tij, e udhëtojnë! Kur është dhe i dashuruar??? Atëher të shihni aheng në telefon!

 

Shiko gjithashtu