Shenja negative dhe pozitive në martesë!

Shenja negative dhe pozitive në martesë!

Fillimisht lajmet e mira!

Shenja pozitive për një martesë të mirë ekzistojnë në hartës e ditëlindjes së personit. Dielli dhe Hëna ndodhen në shenja që kanë midis tyre kënde gjashtkëndëshi apo trekëndëshi apo kur ndodhen në të njëjtën shenjë por pranojnë kënde të mira nga planetet e tjera. Në këto raste, personi është I lumtur në martesën e tij dhe e shijon dashurinë por edhe shoqërinë e partnerit të tij.

Kjo vlen dhe për horoskopet mashkullore por edhe ato femërore. Tabela e mëposhtme tregon lidhjet e shenjave. Duke njohur atëher shenjën tuaj dhe shenjën e Hënës tuaj, mundeni të shihni nëse keni në hartën tuaj atë shenjën thelbësore të lumturisë.

 

Shenjat e Zodiakut Gjashtkëndësh Trekëndësh
Dashi Binjakët, Ujori Luani, Shigjetari
Demi Gaforrja, Peshqit Virgjëresha, Bricjapi
Binjakët Dashi, Luani Peshorja, Ujori
Gaforrja Demi, Virgjëresha Akrepi, Peshqit
Luani Binjakët, Peshorja Dashi, Shigjetari
Virgjëresha Gaforrja, Akrepi Demi, Bricjapi
Peshorja Luani, Shigjetari Binjakët, Ujori
Akrepi Virgjëresha, Bricjapi Gaforrja, Peshqit
Shigjetari Peshorja, Ujori Dashi, Shigjetari
Bricjapi Akrepi, Peshqit Demi, Virgjëresha
Ujori Dashi, Shigjetari Demi, Virgjëresha
Peshqit Demi, Bricjapi Gaforrja, Akrepi

 

Në rast se nuk e keni këtë këtë kombinim diellor të caktuar (kënd), nuk do të thotë se nuk keni kushtet të gjeni lumturinë brenda një lidhje sepse shumë varen nga ora e lindjes tuaj që përcakton horoskopin dhe vendosjen e shtëpisë në hartën tuaj.

Treguesit e një martese janë:

Shtëpia e 5-të dhe e 7-të dhe planetet në këto shtëpi.

Sundimtarët e shtëpisë së 5-të dhe 7-të, shenjat dhe shtëpitë ku ndohen sundimtarët.

Për meshkujt luan rol Hëna dhe Afërdita pasi për femrat Hëna dhe Marsi.

Nëse gjatë lindjes në këto shtëpia si sundimtarë apo banorë ekzistojnë planetet Afërdita apo dhe Jupiteri, atëher personi ka lindur me fat në cështjet e martesës. Cilido planet tjetër në këto shtëpi që bën një kënd të mirë me Hënën në një horoskop mashkullor apo me Diellin në një femërore, I jep gjithashtu një shenjë të mirë për jetën e martuar të personit për sa I përket cilësisë dhe gjatësisë së martesës.

Planetet në shtëpinë e 5-të dhe 7-të japin shenja për punën dhe karakteristikat e partnerit. Një Jupiter, për shëmbull, shpreh një partner bujar dhe të shkathët pasi një Saturn mund të shprehë një partner të ashpër apo akoma dhe të ve. Në nivel psikologjik, banorët e këtyre shtëpive tregojnë shenja që duhet të ketë një partner në mënyrë që martesa e tyre të jetë e mirë dhe të ketë gjatësi.

Dhe tani lajmet e këqia…

Kur personi që ka lindur në një nga katër fazat e Hënës (Hëna e re, cereku I parë, Hëna e Plotë, cereku I fundit) atëher Dritat bëjnë midis tyre kënde jo harmonike, dmth katror apo kundërshtim, atëher mbarësia në cështje dasme nuk është e nevojshme të ekzistojë.

Në rastin e Hënës së re, kur dmth Dielli dhe Hëna kanë shoqërues, ka rëndësi nëse shoqëruesi pranon kënde të reja nga planate të reja. Nëse po, atëher personi ka vërtet kushtet e duhura për një martesë të mirë. Në rast të kundërt, do të ekzistojë padakortësi karakteresh midis partnerëve dhe martesa nuk do të shkojë mirë për shkak të mungesës së përshtatshmërisë dhe sinkronizimit në mëndjen e njeriut. Ka shumë rëndësi dhe duhet të studjohet nga strologu nëse ky takim bie në shtëpinë e 7-të!

Në përgjithësi, planetet që banojnë në shtëpinë e 5-të dhe 7-të dhe që pranojnë kënde negative, I shfaqin vështirësi personit për të martohet apo të mbajë një martesë. Një Saturn, për shëmbull, me kënde të këqia tregon një partner të ftohtë, të përmbajtur dhe dorështrenguar pasi një Jupiter me këndë të këqia mund të shprehë një llafazan me ekzagjerime dhe mungesë të reflektimit filozofik.

Shenja të këqia për cështje martese janë Binjakët, Luani dhe Virgjëresha.

Një tregues në kënd katrori apo kundërshtimi me Saturnin nuk është I mirë.

Shtëpi të shpifura për një martesë është e 6-ta, 8-ta, 9-ta dhe 12-ta.

Për të përmbledhur se në një hartë pritshmëri për martesë janë të pakta, nuk mjaton të ekzistojë vetëm një nga treguesit por nevojitet të ekzistojnë më shumë.

Shenjat e Ujit- Gaforrja, Akrepi, Peshqit- janë pjellore dhe për këtë arsyje përbëjnë shenjë për më shumë martesa sesa një. Kur në këto shenja ndodhet shenja e shtëpisë së 5-të apo të 7-të, kjo është një shenjë që drejton në shanse për një martesë të dytë apo dhe të tretë. Një shëmbull I shndritshëm është Elizabeth Taylor që ka bërë shumë martesa. Ka Hënën në Akrep, në udhëheqësin e shtëpisë së 5-të duke u ndodhur në Peshqit dhe udhëheqës të shtëpisë së 7-të gjithashtu tek Peshqit.

Më specifikisht, nëse shtëpia e 7-të fillon në shenjat: Binjakët, Shigjetari apo Peshqit dhe Hëna gjatë orës të lindjes merr pjesë në kënde të shumta (vecanërisht madje nëse ndodhen në shenjën e Ujit apo nëse planetët me të cilët kanë kënde, ndodhen në shenja të Ujit) atëher ekziston rëndë mundësia për një martesë të dytë apo më shumë!

Këshilla

kur sundimtarët e shtëpisë së 7-të ndodhet në shenjën e Ujit në shtëpinë e dytë apo të udhëheqë të dytën atëher kjo është shenjë e një martese të dytë pas martesën e partnerit të parë.

Nëse dikush nga treguesit ndodhet në shtëpinë e 12-të dhe bën katror apo në kundërshtim me Marsin apo me Saturnin atëher kjo është shenjë sepse shtëpia e 12-të lidhet me ndarje dhe mërzitje dhe madje mundësitë rriten nëse shtëpia e 5-të apo/dhe e 7-të fillojnë në një shenjë që nxitohet (Dashi, Peshorja, Gaforrja apo Bricjapi)

Saturni i lartësuar, gjithashtu, nuk është shenjë e mirë për martesë.

Urani në shtëpinë e parë mund të vështirësojë një martesë apo të japë tendenca për krijimin e lidhjeve të lira.

E njëjta vlen dhe për takimin e Diellit me Uranin. Nevoja e personin për liri dhe jo situate tipike është shumë e madhe, kështu që shenja për lidhje që nuk drejtohen detyrimisht në përfundimin tipik në martesë.

Urani në shtëpinë e 7-të dhe madje nëse takohet më shenjën mundet të tregojë të mëposhtmet: mundesë martese, një martesë jo shumë e zakonshme apo martesë me dikë që është më tepër shok, divorc apo martesë me dikë më të ri.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

 

Shiko gjithashtu