Saturni në Ujor nga data 22/03…Periudhë provë për ndryshime

Saturni në Ujor nga data 22/03…Periudhë provë për ndryshime

Saturni tradicionalisht udhëheq dy shenja të zodiakut, fundja si të gjithë planetet vec dritave. Eshtë planeti I vetëm ama që udhëheq dy shenja “komshinj” (Bricjapin dhe Ujorin) dhe thelbësisht me hyrjen e Saturnit në shenjën e dytë të qeverisjes së tij, do të hyjmë në një vepër të dytë të një stine pjekurie me një Saturn shumë të fortë dhe të fuqishëm…

Saturni në Bricjap nga data 20 Dhjetor 2017 na detyroi të punojmë fortë për aspiratat tona dhe pozicionin që donim të kemi në shoqëri. Tani do të ndodhet për pak në Ujor nga 22 Mrasi deri në 2 Korriku 2020, por shkak të ridrejtimit, do të kalojë në gradat e fundit të Bricjapit.

Në Ujor do të kalojë përfundimisht në 17 Dhjetor 2020. Ky artikull ka të bëjë në pamje të parë hyrjen e tij në Ujor, nga 22 Marsi deri 11 Maj, periudhë e cila do të prekë vetëm dy gradët e para të shenjës. Ndikohen Demët, Luanët, Akrepat dhe Ujorët që janë të lindur në fillimet e shenjave dhe kanë horoskop apo/dhe planete të rëndësishëm (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi), nga 0 gradë deri në të 4 gradë të këtyre shenjave. Nga hija preken dhe ata që janë Dem apo Akrep të lindur në fund të këtyre shenjave dhe kanë horoskop dhe/apo planet të rëndësishëm (Hëna. Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 27 deri në të 29 të këtyre shenjave.

Saturni është një planet I rreptë, por dhe më i keqkuptuari. Lidhet me rezultatin e mundimeve tona dhe quhej “zoti I Karmës” pasi ai na tregon pasojat e veprave tona. Shumë fjalë të urta lidhen me Saturnin, si “korr c’farë mbjell” apo “fle si shtron”, ku është e lehtë dikur të kuptojë se natyra dembele e personit nuk gëzohet shumë c’do herë që Saturni I rreptë e sjell përballë përgjegjësive të tij. Saturni është një planet që lidhet me kohën, pjekurinë, shtyrjen, përgjegjësitë, por edhe pozicionet e larta që fitohen pas shumë mundi dhe luftë. Eshtëlufta për të ngjitur një mal të pjerrët, ku duke arritur në majë dhe duke shikuar botën nga lart, ndërkohë që je një me qiellin është shpërblimi më i mirë që ia vlente mundi.

Shenja e Ujorit është vecanërisht mikpritëse për Saturnin, gjë që menjëherë na nxjerr nga melankolia dhe dimrin e zemrës që na silli Saturni në Bricjap. Ujori është shenja e të ardhmes dhe megjithëse Saturni lidhet me mosha e mëdha, pleqërinë dhe të kaluarën, në Ujorin original i jep shtysë për të materializuar pikëpamjet e tij. Ujori është një shenjë e politikës, e mbledhjeve, e skuadrave dhe sipërmarrjeve, kështu që Saturni këtu fillon të kontrollojë një nga një veprat e njerëzve në këto fusha. Ujori gjithashtu është shenja e shoqërisë, keshtu që ne vazhdim do të kemi shumë qartësira me shokët dhe tek ata që vërtët janë shokët tanë. Saturni në Bricjap solli dhe një nevojë të provojmë vazhdimisht cilët jemi dhe të marrim një pranim (si psh në një shoqëri sociale). Tani të gjitha këto kufizohen dhe njerëzit janë më shumë të mësuar me vecantinë e tyre.

Gjithashtu, për shkak se Saturni lidhet me teknologjinë, internetin, astrologjinë, distancën dhe mekanizmat, ka më shumë gjasa të fillojnë të hynë në fuqi më shumë rregulla të drejta përdorimi, të ftohen shkencëtarët të japing përgjigje, por edhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për njerëzimin në përgjithësi. E sigurta është se tashmë me Saturnin në Ujor do të investojmë mund dhe kohë për të ardhmen, përtej kufizimeve dhe totaleve që mundësisht sollii prezenca e Saturnit në Bricjap. Tani na intereson thelbi dhe e vërteta, jo “më duket”. Këto ndryshime ama nuk do të vijnë brenda natës, sa hap e mbyll sytë. Këndi I parë që pranon Saturni gjatë hyrjes së tij në Ujorin origjinal dhe njerëzor është shoqërimin me Marsin, një kënd që tregon roptimet përfundimtare pë rata që I ndikon. Mundeni të lëxoni me shumë për këtë kënd këtu.

Do të jetë një periudhë shumë kalimtare

Saturni nga Ujori do të krijojë në vazhdim, kënde të mëdha, për të cilat do të lëxoni këtu shumë detajisht. E gjithë kjo klimë sigurisht nuk është aspak e qetë, e butë, e sigurt dhe e qëndrueshme dhe është e nevojshme të kthehemi në Saturnin tonë dhe të shihim brenda pozicionit të tij të ditlindjes dhe brenda zonës ku tranziton në hartës tonë personale mënyrat që mundemi të përporim për tu mbrojtur dhe të kemi siguri.

Vendodhja e re e Saturnit krijon kushte të reja, tendenca dhe nevoja për c’do shenjë të zodiakut. Të mëposhtmet janë sigurisht një tendencë e përgjithshme që shfaqet nga horoskopi diellor dhe nuk zëvëndësojnë tendencat e caktuara që krijon kalimi, brenda nga harta personale astrologjike. Saturni në Ujor do të ndryshojë atëher komplet pamjen.

Ndikimi I Kalimit të Saturnit nga Ujori dhe Shenjat e Tjera

Dashi

Saturni bën hyrjen e tij në shtëpinë e 11 të horoskopit tuaj diellor, të shtëpisë së shoqërisë, të dukjeve, të ideologjive, skuadrave dhe tërësive të mëdha. Kështu që do të marrësh shumë serjozisht pikëpamjet tuaja dhe synoni të jepni gjithcka teorive që kishin ndërmend deri tani, për të parë funfundimisht se cilat të materializoni dhe cilat jo. Paralelisht, shoqëritë tuaja do të sqarohen rëndësishëm, pasi zgjidhni tashmë persona që ju zhvillojnë në të vërtetë, dhe ndani shokët e vërtet nga shokët- të njohur. Nuk veproni më pa menduar. Saturni lidhet me persona që janë më të ojekur se ju, kështu mundeni të krijoni vend në jetën tuaj më mirë për një person, me eksperiencë jete, që janë ndihmues, pas një periudhe pothuajse dy vjet e gjysëm që dhatë ndeshje për të vërtetuar vlerën tuaj. Gjithashtu, internet bëhet mekanizëm në duart tuaja, I përdorni më mirë mjetet e rrjeteve sociale dhe angazhoheni vetëm me grupime që kanë thelbësisht dicka për t’ju dhënë.

Demi

Me Saturnin duke kaluar në fushën e hartës tënde që ka të bëjë me karrierën tuaj, lavdinë dhe pozicionin tuaj në një rreth social, fillon një periudhë gjatë së cilës të gjitha analizohen tashmë në detaje. Jeni në të vërtet I lumtur me c’farë keni arritur? C’farë nuk është bërë akoma? C’farë doni të arrini? Kush është qëllimi juaj më i rëndësishëm? Të gjitha këto pyetje ju prekin, vecanërisht nëse bëheni pjesë tek Demat që ndikohen nga hyrja provë e Saturnit në Ujor (shikoni pjesën e parë të artikullit). Nëse ndodheni në një punë në të cilën jeni lodhur, tani është peridha të shpërbleheni duke fituar një pozicion më të lartë.  Keni nevojë për të armatoseni ama me më shumë mature dhe disiplinë, pa ndërmarrë hapa të nxituara që do t’ju vendosin në rrezik karrierën, vëndin apo martesën tuaj. Persona të rëndësishëm apo njerëz në pozitë më të lartë, presin shumë prej jush. Nëse doni të ngjisni  një shkallë më lartë, tani shtrëngoni dhëmbët dhe bëni c’farëështë e nevojshme për t’ja dalë.

Binjakët

Pozicioni i ri I Saturnit dhe kalimi I tij I shtepjtë nga Ujori, është për ju një kush shumë favorizues që do të stabilizojë lëvizjet që përgatisnit dhe madje shumë njerëz do të fvijnë në rrugën tuaj për t’ju dhënë këshillat e tyre. Atëher tani do t’I organizoni më mirë mendimet tuaja, gjuhët e huaja dhe nëse për shëmbull studjoni, atëher vendosni të bëni energjitë e nevojshme për të marrë dipllomën. Njerëz që ndodhen larg luajnë një rol të rëndësishëm për ju. Paralelisht, tani shikoni një udhëtim të rëndësishëm jo si argëtim por si një investim jete dhe kështu të kurseni për ti realizuar. Gjithashtu, nëse kishin disa cështje ligjore  të lëna pezull, tani do të kryeni veprimet e duhura për t’i mbyllur këto cështje apo për shëmbull kontakte me administratën, do duhet ama të siguroheni se po bëni lëvizjet e duhura. Në fund, sistemi juaj vlerësues do të shikohet përsëri në detaje, sesa nenkuptoni vërtetë c’farëmbroni gjatë kohës dhe bëson si botëkuptim.

Gaforrja

Kalimi i Saturnit nga Ujori bëhet brenda një fushe të hartës tuaj diellore që ka të bëjë me menaxhimin e energjisë dhe financat tuaja. Në fazë të parë, atëher, do ftoheni të vendosni në një rregull të gjitha ato cështje që lidhen me detyrimet tuaja, nëse për shembull është e gjatë lista e detyrimeve, do duhet të bëni një rishikim dhe llogaritje. Gjithashtu, një skenar I mundshëm është burimi i të ardhurave që lidhen me të tjerët, si partneri juaj, apo kolegu, mundet të prishet në një farë mënyre. Kontakte me kredi, banka, siguri, ushqime apo trashgimi, është një fenomen I zakonshëm me Saturnin në shtëpinë e tetë diellore. Në përgjithësi dmth, do keni për të menaxhuar cështje ekonomike me më shumë kujdes. Paralelisht, me Saturnin në këtë pozicion, nuk përjashtohet që dëshira juaj seksuale të jetë disi e rënë sot, pasi ju po angazhoheni me thellësinë e shpirtit tuaj të shihni gjithcka që ju ka neveritur atje. Saturni tani ju fton të shihni jo vetëm nevojat tuaja, por edhe të tjerëve.

Luani

Saturni po bën një hyrje të parë provuese në fushën e lidhjeve dhe bashkëpunuese, armiqësive të dukshme por edhe të sa prej tyre që funksionojnë si pasqyre e juaja. Gjatë kohës së këtij kalimi të shpejtë kontrollohen veprat tuaja në lidhje dhe bashkëpunime, ndërmerrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Nëse jeni në një lidhje të provuar me themele të forta, atëher nuk përjashtohet të vendosni të bëni bashkë hapit tjetër të bukur. Nëse ama jeni në një lidhje sipërfaqësore e cila nuk zhvillohet, atëher Saturni do të funksionojë duke zbritur, duke nxjerrë nga jeta jote c’do gjë të tepërt. Saturni mundet madje të funksionojë përmes një personi që hyn në jetën tuaj (apo ekziston tashme) dhe luan një rol të mësuesit të rreptë, i cili ju jep mësime të dhimbshme por edhe të dobishme. Një bashkpunim ka nevojë për më shumë pjekuri, pasi nëse keni një kundështim të hapur me një person, atëher do të bëni gjithcka për tu mbyllur për gjithmonë kjo histori.

Virgjëresha

Saturni në Ujor fillon të bëjë kalimin e tij nga shtëpia e gjashtë diellore, në fushën e hartës e cila ka të bëjë me shëndetin, punën, përditshmërinë dhe rutinën. Për shenjën tuaj të zodiakut, kjo është një fushë shumë e rëndësishme, kështu që do të hyni në një procedurë ku duhet të kontrolloni në detaje mënyrën që funksiononi në të gjitha këto. Do të hiqni vese të këqia- ose nga zgjedhja juaj, ose sepse është e domosdoshme- dhe I kushtoni më shumë kujdes trupit tuaj. Në punë do të vini fuqitë tuaja dhe në përgjithësi doni të bëni rutinën e përditshmërisë tuaj të jetë frytdhënëse dhe me limite. Vecanërisht në ambjentin e punës, lidhjet tuaja me eprorë, shefa apo klientë kalojnë nga një sitë të holë dhe kontrollohen veprat tuaja. Nëse jeni puntorë dhe të përkushtuar, tani do mundeshit të ndërtonin themele më të forta në punën tuaj!

Peshorja

Gjatë kalimit të shkurtër të Saturnit nga shtëpia e juaj e pestë diellore, do të theksojë lidhjet tuaja erotike, por edhe cështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, hobit tuaja apo më mënyrën që keni për të jetuar gëzimin dhe të shprehni dashurinë tuaj. Tani është kur ju merrni shumë serjozisht planet tuaja kreative dhe bëni c’farë kalon nga dora juaj për t’I parë të materializohen, pasi shfrytëzoni talentat tuaja. Paralelisht, nëse është dakort dhe horoskopi juaj personal, do mundej të vijë në jetën tuaj një trashgimtar, nëse keni bërë gati për ktë, ndërkohë do duhet të mbështesni dhe personat tuaj të dashur. Për shembull, nëse jeni tashmë prind, munden përgjegjësitë tuaja në lidhje me fëmijët të rriten, por të gjitha janë gjëra që mundeni të menaxhoni. Për më tëpër, merrni më sejozisht rolin që luan dashuria në jetën tuaj dhe tashmë nuk bini dakort me dicka më pas se ajo që besoni se ju përket.

Akrepi

Kalimi i Saturnit ndodh brenda shtëpisë së katërt tuaj diellore dhe megjithëse ky kalim do të jetë si fillim provues, do të parashtrojë cështje familjare dhe shtëpie. Eshtë një periudhë me realizime që vijnë nga përbrënda jush, nga kohë të groposura dhe të nënndërgjegjësuara dhe është sigurisht një periudhë me fillime të rëndësishme që do bëni, por dhe me përfundime të rëndësishme dhe mbyllje rrathësh. Shtëpia e katërt lidhet me fundin e një cështjeje dhe me fillime të reja, të cilat programatizuat saktë. Saturni ju shtyn të mendoni rreth një të ardhme të re që do donit të keni profesionalisht apo dhe sociale dhe me fuqinë tuaj ju shtyn të angazhoheni me motive të sjelljes tënde që nuk I kuptonit deri tani dhe ti ndërronit, për patur atë që do, pa hasur pengesa nga ju. Periudha sjell angazhimin me cështje familjare dhe lidhjen tuaj në mbrojtjen e familjes. Orientoni përsëri lidhjen tuaj me familjen dhe se kush dëshiron të jesh në lidhje me ta dhe sqaroni se c’farëështë përgjegjësia juaj dhe c’farë jo.

Shigjetari

Me këtë kalimin e Saturnit, do të vini re fillimisht se portofoli juaj do të marrë një frymë të rëndësishme tani që kalon në shtëpinë e tretë diellore, shtëpinë e komunikimit, mësimeve, të afërmve dhe të personave që ju rrethojnë. Nga tani do të mendoni dhe do të komunikoni me më tepër pjekuri, mendimet tuaja do të kristalizohen dhe do të drejtoheni drejt përfundimeve të rëndësishme. Paralelisht falë ambjentit tuaj të afërt, keni mundësi materializimi dhe stabilizimi. Gjithashtu, investoni më shumë në njohuritë tuaja, dicka që mundet t’ju sjellë fitime. Nëse nuk keni patentë drejtimi, gjithashtu do ishte njën periudhë e mirë për të filluar të merrni mësime. Në fund, lidhjet tuaja me vëllezër dhe të afërm në gjak, do të theksohen këtë periduhë dhe nuk është e pamundur të shikoni njerëz tuaj të bëjnë ndryshime të rëndësishme në jetën tyre.

Bricjapi

 Saturni braktis përkohësisht shenjën  tuaj për pak muaj dhe merrni një frymë nga c’do gjë që ju…ngushtuan! Sigurisht nuk keni shpëtuar plotësisht pasi planeti i rreptë ka lënë disa llogari të hapura me ju. Për momentin, Saturni tashmë ndikon financat tuaja dhe thekson cështje të sigurisë material dhe vetbesimit personal. Kalimi do të shenjëzojë për t’ju bërë të kuptoni cfarëështë ajo që keni nevojë dhe është e detyrueshme dhe c’farëështë ajo qëështë e tepërt. Sa duhet të keni dhe sa keni nevojë të bëni. Shtëpia e dytë, nga I cili kalon Saturni, është fusha që lidhet me financat, por lidhet gjithashtu dhe me talented që keni dhe me mënyrat që keni për të krijuar para apo komoditete. Saturni do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë dhe talentat që keni dhe të arrini të specializoheni në dicka me rezultat të keni prosperiteti dhe bollëk në jetën tuaj. Shtëpia e dytë ama lidhet dhe me vetëvlerësimin tuaj dhe nëse ajo është lëkundur, me fuqinë që ju jep Saturni, ringriheni përsëri në këmbët tuaja.

Ujori

Saturni po bën një hyrje provë në shtëpinë tuaj, për t’ju sjellë mesazhin se erdhi ora të ndërtoni themele t ëforta se c’farë jeni dhe c’farë dëshironi në jetën tuaj. Kjo periudhë e shkurtër është hyrja e të atyre që do të vijnë në jetën tuaj nga dhjetori i 2020. Mesa kalimit të Saturnit kuptoni më mirë dhe vini në kontakt me identitetin tuaj të vërtet dhe jo me me atë cilin duhet të jesh dhe me rolet sociale që duhet të luani. Eshtë periudha ku të gjitha ato që duhej t’i kishe bërë apo të gjitha ato që do të bëni në të ardhmen, ti lini pas pa asnjë pishman dhe fokusoheni tek tani dhe tutje. Ka ardhur ora të bëni atë që dini se I ka ardhur ora për të ndodhur dhe tashmë e dini shumë mirë. Mundeni me të vërtet të dukeni të rreptë me veten tuaj, të bëheni pishmanë apo të ju vrasë ndërgjegjja për caste kur gjërat nuk shkuar si I kishit llogaritur. Por me këtë kalim ngecni, largoni nga jeta juaj sa janë të tepërta, kështu bëheni edicioni juaj më i pjekur. Të mbani mend, do të vijnë “mësues” në jetën tuaj këtë periudhë, t ëjeni të gatshëm për këshillat dhe mësimet tuaja.

Peshqit

Saturni po bën hyrjen e tij provuese në fushën e horoskopit tuaj diellor e cila lidhet me pjesën e vetes tonë e cila nuk duket dhe shumë vështirë e kuptojmë sepse është e fshehur mirë brenda nënndërgjegjjes tonë. Nga kjo pjesë dalin dhe pengesat më të shumta që i vemë ne vetë vetes, pa e kuptuar, me rezultat të sabotojmë veten. Saturni atëher vjen për të na shtyrë përmes disa situatave të shikojmë drejtpërdrejt pasiguritë, fajet, frikrat, pasi ju zbulon dhe armiq të fshehtë. Kështu që krijohet një tendencë të qëndroni më shumë vetëm me veten tuaj dhe do të largoheni disi nga shokët, argëtimet, dashuri dhe jetë sociale. Do t’ju jepen mundësi të vini në kontakt me persona që mendojnë thellë dhe me filozofi dhe do t’ju sjellin shumë informacione dhe njohuri të dobishme. Ndoshta këtë periudhë do të angazhoheni me dicka që lidhet me ndihmën dhe ofrimin tuaj në tërësinë sociale, të tjerëve. Saturni këtu jushtyn në dicka që e dini mirë: vetflijimin.

 

Shiko gjithashtu