Saturni i kundërt në Ujor

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Saturni nga data 11 Maj, fillon rrugëtimin e tij të kundërt në gradën e 1 të ujorit. Deri në 2 Korrik, do të zgjasë rrugëtimin e tij në këtë ambjent njerëzor dhe përmbysës, para se të kthehet- i kundërt gjithmonë- në Bricjap. Për hyrjen e tij në Bricjap dhe c’farë do të sjellë në c’do shenjë do të flasim në artikullin tjetër, në këtë artikull do të shohim sesi ndikon të 12 shenjat e zodiakut.

Saturni hyri në Ujor në 22 Mars, duke vendosur në provë “këmbën e tij”, para se të kalojë definitivisht në këtë shenjë në 17 Dhjetor dhe do të qëndrojë aty për dy vjet e gjysëm. Gjatë periudhës së tij të këndërt kohore në Ujor, do të takojmë pengesa që vijnë nga persona dhe situata që do të kufizojnë fuqinë dhe levizjet tona ose akoma dhe ne vetë, mund të veprojmë me këtë mënyrë ndaj të tjerëve, duke rikontrolluar qëllimet, shpresat dhe ëndërrat tona. Saturni është planeti që lidhet me kufinjtë tonë. Ujori është shenja që thyen zinxhirët, kështu që tani së bashku do të rishikojmë kufinjtë tonë, vecanërisht nëse ndjejmë së janë shtypur.

Lidhjet shoqërore mund të kalojnë nga një periudhë që ose do të ripërcaktohen ose do të ndërprehen plotësisht, pasi dhe Ujori lidhet në mënyrë direkte me shoqërinë dhe palët e saj të ndryshme. Një temë tjerët që do të lëkundë Saturni i kundërt nga Ujori është sigurt teknologjia, si ta përdorim dhe madje c’do gjë që ka të bëjë me profilet që ruajmë në rrjetet e mjeteve sociale, ndoshta rikonsiderojme veprimet tona në to. Gjithashti, do të shohim ndryshime në nivel politik, në organizata njerëzore, në kompani ajrore, dhe në përgjithësi në grupime ose shoqata.

Kalimi i Saturnit të kundërt nga Ujori, aktivizon të lindurit në shenja si Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori dhe i fton të marrin vendime. Jep mundësi të dyta tek Binjakët dhe Peshoret, oreks për të korigjuar gjërat tek Dashët dhe Shigjetarët. Nga 11 Maji deri në 2 Korrik, ndikimi i planetit ushtrohet në dhjetditëshin e parë të shenjave të zodiakut, dhe vecanërisht tek ata që kanë planete në gradat e para të këtyre shenjave.

Këndet e Saturnin të kundërt nga Ujori

Në 12 Maj Merkuri krijon trekëndësh me Saturnin e kundërt dhe ka mundësi të sjellë të reja të këndshme ose mundësi të dyta për cështje që lidhen me marrëveshje, teknologjinë, zhvendosjet dhe kontratat.

Në 22 Maj Dielli krijon trekëndësh me Saturnin e kundërt dhe energjitë e tij nga një qëllim altruist, ndërkohë që përdorni me vetëdëshirë guximin tuaj. Persona të rëndësishëm (meshkuj) luajnë një rol në jetën tuaj.

Në 28 Qershor Marsi krijon trekëndësh me Saturnin e kundërt dhe ndihmon të ulë nervozizmin, arrogancën dhe egoizmin. Tashmë keni një mundësi të dytë!

Ndikimi i Saturnit të kundërt nga Ujori dhe shenjat e zodiakut

Dashi

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të 11 diellore, fushë që ka të bëjë me shoqërimet tuaja sociale, shokët tuaj dhe planet tuaja brenda grupime me qëllim të përbashkët. Gjatë periudhës së kundërt, do të nevojitet të përshtasni ritmet tuaja në frekuenca më të ulta dhe të kufizoni lëvizjet e pamenduara në këto fusha. Gjithashtu, ka mundësi të gjëndeni në distancë me shokët ose të keni plotësisht një afrimitet tëndryshëm me persona që punoni bashkë për një qëllim të përbashkët. Mos funksiononi atëher, sikur dhe rregullat nuk janë për ju, fuqizoje veten për të mos ju ndërprerë lidhjet dhe shoqëritë.

Demi

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj diellore të 10, fushë që ka të bëjë me karrierën, me figurën publike dhe pozicionin tuaj brenda skeletit tuaj shoqëror. Kini vëmëndjen të zgjidhni me kujdes njerëzit që kanë rëndësi në jetën tuaj këtë periudhë, vecanërisht në fushën tuaj profesionale dhe të mbani një qëndrim serjoz dhe profesional përballë tyre. Mos u nxitoni të lëvizni mbi planet e reja profesionale, nëse shfaqet një mundësi, merrni kohën tuaj për të kontrolluar me kujdes të gjitha parametrat. Kujdesuni të cekoni se të gjitha funksionojnë drejtë dhe se persona të rëndësishëm ose celësnë punën tuaj, që e bëjnë mirë punën që duhet të bëjnë. Mos u kapni me fjalë me persona që kanë pushtet!

Binjakët

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të 9 diellore, fushë që ka të bëjë me dëshirat dhe qëllime tuaja, me aspiratat dhe ëndrrat. Periudhë kontrolli atëher, për s aka të bëjë me besimet dhe qëllimet. Kontrolloni dëshirat më të thella dhe qëllimet e shpirtit tuaj dhe shikoni sesa munden ëndrrat tuaja të realizohen. Me siguri, nuk doni të keni një sukses të vogël tashmë, por të mos mundur të fituar atë që do më pas (dhe specifikisht nga Dhjetori dhe pas) kështu që kujdesuni të vlerësoni periudhën e kundërt të planetit për të siguruar se nuk po luftoni për dicka që si përfundim nuk është i vlefshëm. Tema jashtë shtepi ose studimesh, kalojnë nga rikonsiderata përshkak pengesash.

Gaforrja

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj diellore të 8, dhe do të nevojitet të kontrolloni temat tuaja ekonomike, burimet e përbashkëta ekonomike dhe pasurinë e paluajtshme. Tashmëështë momenti të rivlerësoni mënyrën që funksiononi me paranë plastike, bankat, dozat, siguracionet dhe siguritë. Nuk është aspak e pabesueshmë të dalin pengesa, vonesa, me shkak temat e mësipërme dhe madje, më shumë për tema që nuk janë të tashme por ju shqetësojnë për kohësh. Rivlerësoni mënyrën e aktivizimit tuaj duke vendosur në rradhë gjithcka pas një sistemimi të thellë.

Luani

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të 7 diellore, fushë që ka të bëjë me lidhjet dhe bashkëpunimet. Lëvizja e kundërt e planetit në këtë fushë, ju kërkon të kini kujdes zgjedhjet tuaja në një lidhje erotike ose një bashkëpunim që fillon tani dhe mirëështë të kujdeseni ose të shmangni të bëni fillime në të tani, vecanërisht nëse keni lindur në fillim të shenjës. Do të hasni dhe do të rishfaqen në sipërfaqje probleme që keni patur në të kaluarën me partnerin ose me ndonjë koleg dhe mund të krijohen tensione dhe vështirësi, kryesisht për shkak të lojrave të fuqise dhe të përpjekjes së kontrollit dhe nga të dyja palët.

Virgjëresha

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të 6 diellore, dhe ndikon tema e shëndetit dhe të gjëndjes fizike. Takoni pengesa dhe ju duket e vështirë të mudneni të menaxhoni sikletin tuaj, detyrimet dhe përditshmërinë. Mundet akoma dhe të ndjeni një melankoli të brëndshme dhe tashmë do të filloni të ndjeni pasojat. Nga ana pozitive, mund të përpiqeni të largoheni nga një zakon i keq, si duhani ose të filloni përsëri palestrën, nëse e kishit ndaluar prej kohësh. Në ambjentin e punës a, nëse ekzistojnë shumë gjëra të lëna pezull që keni lënë në dorë të fatit- gjë pak e vështirë për një Virgjëreshë- tani do të ftoheni ti sistemoni definitivisht.

Peshorja

Peshorja është e kundërt në shtëpinë tuaj të 5 diellore, fushë që ka të bëjë me cështjet tuaja sentimentale, me produktivitetin dhe shijimin e jetës. Për aq sa Saturnin do të jetë i kundërt atëher, nuk mund të bëni atë që dëshironi ju dhe detyrimisht do të nevojitet të përshtateni me rrethanat dhe kushtet e partnerit tuaj, duke lënë me një anë nevojën për kontroll dhe rregull. Nuk është e pamundur të shfaqet një situatë nga e kaluara këtë periudhë. Në këtë rast, mund të kaloni mirë, por të keni ndërmend se ashtu si shfaq në të kaluarën, ashtu mund të shfaqet përsëri. Gjithashtu, cështjet me fëmije do t’ju problematizojnë.

Akrepi

Saturni është i kundërt në fushën që ka të bëjë me shtëpinë tuaj, familjen dhe të kaluarën tuaj. Kështu që mund të dalin probleme dhe rikonsiderata me pjestarë të familjes dhe të ju duhet të rivendosni kufinjtë me të dashurit tuaj. Ky muaj loidhet gjithashtu me subjektet e paluajtshme, cështjet e trashëgimis dhe ekonomike, kështu që kujdesuni ndaj pengesave dhe vonesave në këto cështje. Psikologjikisht, mendja juaj rrotullohet drejt të kaluarës dhe ju shfaqen përpara juaj, figura që ju mbushin mërzitje, dhimbje ose në rastin më të mirë nostalgji të ngarkuar për të kaluarën dhe vitet tuaja fëmijërore, vecanërisht nëse keni lindur në fillim të shenjës. Vështirësoheni të menaxhoni zhgënjimet që keni kaluar, problemet që ju krijuarn prindërit tuaj dhe mungesën sentimentale dhe kjo mund t’ju bëjë të funksiononi fort dhe agresivisht në të tashmen.

Shigjetari

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj diellore të 3, fushë që ka të bëjë me vëllezërit, komunikimin, zhvendosjen dhe ambjentin tuaj direkt. Fjala juaj ka fuqi dhe do ta përdorni për të treguar argumentat tuaja, idetë dhe dëshironi të fitoni me këtë mënyrë, kontrollin e personave dhe situatave. Por kjo nuk do të thotë se dhe të tjerët rreth jush janë dakort, përkundrazi do të takoni pengesa dhe vonesa nga të tjerët, nëse i ushtroni presion. Gjithashtu, do ju duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm me lëvizjet tuaja, me mjetin tuaj të transportit ose me pajisjet komunikuese, si telefoni ose laptopi, por në vija të2 përgjithshme Saturni këtu do mundej të konsiderohej dhe favorizues, duke sjellë mundësi të dyta për tu menduar më qartë.

Bricjapi

Udhëheqësi juaj, Saturni, është i kundërt në shtëpinë tuaj të dytë diellore, fushë që ka të bëjë me paratë, të mriat materiale dhe vetë-vlerësimin, pasi të jetë kthyer në shenjën tuaj të zodiakut nga Korriku deri në Dhjetor. Ndaj kini kujdes të mos bëni investime të dështuara ose të mos i hidhni paratë tuaja sa andej-këtej, në gjëra që nuk ju janë të dobishme, pasi tendenca për shpenzime është e madhe këtë periudhë. Do të shfaqen shpenzime që nuk kishit llogaritur dhe kjo do t’ju vështirësojë. Do të keni lëvizje dhe besdisje nga persona të cilët keni borxh ose nga shërbime të cilat keni akoma disa detyrime ekonomike. planeti i kundërt kju kthen vëmëndjen për të organizuar një plan pagesash dhe një sistemim të financave tuaja në përgjithësi.

Ujori

Udhëheqësi juaj tradicional, Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të parë diellore, fushë që ka të bëjë me vetë ju, personalitetin dhe trupin tuaj. Lëvizja e kundërt e planetit, ju kthen për të funskionuar në mënyrë më të mbyllur, të theksoni ritmet tuaja dhe të shihni me një sy tjetër prioritetet dhe qëllimet që keni vendosur në jetën tuaj, vecanërisht nëse keni lindur në ditët e para të shenjës. Eshtë një periudhë e përshtatshme për të dalluar c’farë pikërisht është ajo që ju mungon ose c’farë nuk funksionon saktë në planet që keni aktivizuar por deri tani nuk keni parë rezultatet që prisnit ose llogarisnit. Eshtë një periudhë pengesash.

Peshqit

Saturni është i kundërt në shtëpinë tuaj të 12 diellore, fushë që ka të bëjë me shëndetin tuaj shpirtëror, intuitën  dhe nëndërgjegjien. Kështu që kushtojini vëmëndje ëndrrave tuaja pasi nëndërgjegjia juaj përpiqen shumë të komunikojë këtë periudhë me ndërgjegjien tuaj. Mund të merrni instruksione për të menaxhuar saktë situatat që keni tashmë në jetën tuaj dhe ju shqetësojnë ose ju stresojnë. Në përgjithësi, përpiquni të qetësoheni dhe t ëmos lini stresin tuaj të drejtojë mendimet dhe veprimet tuaja dhe kujdesuni më shuëm për shëndetin tuaj, fizik dhe shpirtëror. Përgatituni, sepse do të ekzistojnë shumë armiq që do të rishfaqen në sipërfaqe, të cilat do të ndikojnë përsëri tek ju.

 

Shiko gjithashtu