QUIZ: Sa e zhvilluar është intuita juaj?

14/03/2018

Sa e zhvilluar është për ju dhuntia e intuitës?

A po i përdorni instinktet tuaja?

Bëni tani Quiz-in e astrologu.al dhe zbuloni nëse keni shqisën e gjashtë.

Sa e zhvilluar është për ju dhuntia e intuitës? A po i përdorni instinktet tuaja në përditshmërinë dhe vendimet tuaja apo zgjedhni rrugën e sigurt dhe të qëndrueshme të arsyes? Ju mund ta mësoni atë lehtë dhe shpejt duke bërë këtë “quiz intuite” të astrologu.al që do t’ju japë rezultatet më të vlefshme. Merrni laps dhe letër dhe përgjigjuni me Po ose Jo për të gjitha pyetjet.

Për çdo përgjigje pozitive, shëno 2 pikë, ndërsa për çdo përgjigje negative 0 pikë. Pas përfundimit e të gjitha pyetjeve, mblidhni të gjitha pikët që keni grumbulluar dhe lexoni rezultatet.

Pyetjet e Quiz-it:

♥A keni pasur momente në jetën tuaj që keni ndjerë një familjarizim të pashpjegueshëm me njerëzit që sapo takuat?

♥A zgjoheni në mëngjes me ndjenjën “e çuditshme” se diçka e keqe do të ndodhë dhe gjatë ditës konfirmohen shqetësimet tuaja?

♥A ju ka ndodhur shpeshherë të gjeni krejt rastësisht në rrugë, objekte?

♥A e pranoni mundësinë ekzistencës së një jete përtej planetit Tokë?

♥A keni përjetuar ndjesinë sikur keni qenë në një vend, kur në të vërtet po e vizitoni për herë të parë?

♥A keni pasur ndonjëherë ndjenjën se një fuqi e mbinatyrshme ju ndihmon në periudha të vështira të jetës suaj?

♥A keni ndjerë ndonjëherë se ka një qëllim më të lartë në këtë jetë?

♥Shumë shpesh e dini se çfarë kanë për t’ju thënë disa njerëz përara se të flasin me ju?

♥Ju ka rastisur që në komunikimin tuaj të përfundoni një sugjerim të cilin e ka nisur               dikush tjetër?

♥A mendoni intensivisht një person dhe pas pak (astesh e takoni rastësisht ose ju                    telefonon?

♥A janë instiktet apo ëndrrat tuaja shpesh herë profetike?

♥A je një kafshdashës? A reagojnë pozitivisht kafshët ndaj jush?

♥A ju shqetësojnë dritat e forta? (Për shembull, dritat e makinave në mbrëmje)

♥A keni marrë vendime në jetën tuaj pa menduar më parë?

♥Mund të ketë ndodhur edhe me ju: Ju mendoni se dikush pas jush po ju shikon, dhe               ashtu është.

♥A prekeni nga historia ëe fshihet prapa çdo vendi të cilin vizitoni?

♥A ka shumë rastësi në jetën tuaj?

♥Ëndrrat e tuaja zakonisht janë bardh e zi?

♥Shumë shpesh shihni ëndrra që janë intensive, të gjalla dhe ju ndikojnë psikologjikisht       tek ju.

♥Disa nga ëndrrat tuaja ju japin mesazhe që ju ndihmojnë të merrni vendimet e duhura.

♥A keni parë ndonjëherë një njeri për herë të parë dhe ju ka kujtuar diçka?

♥A ju tërheqin ngjyra e bardhë, lejla ose roz?

♥Shumë gjëra që ndodhin rreth jush janë të panatyrshme ose nuk mund t’i justifikoni ato?

♥A besoni në dashurinë e rrufeshme?

♥A i gjeni lehtësisht sendet tuaja personale të humbura?

♥A keni fantazi të shfrenuar?

♥A besoni në marrëdhëniet “karmike”?

♥A ka pasur një lidhje në jetën tuaj që mund ta quani atë “karmike”?

♥A ju rastis që ora e dorës që vishni apo prekni të funksionojë (uditshëm apo të prishet?

♥A i simpatizon ose të duken antipatik njerëzit që me shikimin të parë?

♥A mendoni se disa njerëz po japin energji negative që ju transmetojnë?

♥A ndikohet fuqishëm humori jot nga ngjarjet që ndodhin rreth teje, edhe pse këto                   ngjarje nuk ndikojnë në jetën tënde?

♥Bie telefoni dhe pothuajse gjithmonë e dini se kush po ju telefonon përpara se të                    përgjigjeni?

♥A i kuptoni sjelljet hipokrite të njerëzve, edhe nëse ata nuk ju kanë dhënë asnjë shkas?

♥Nëse keni humbur në një zonë të panjohur, a e gjeni lehtësisht destinacionin tuaj pa            kërkuar ndihmë nga kalimtarët?

♥A dalloni elementet e karakterit të një personi që në momentin e parë që e shihni?

♥A e ndikon emocionalisht hëna e plotë tek ju?

♥Kur të hyni në një amjent, mund të dalloni që në minutat e para të qëndrimit tuaj nëse         ka energji pozitive apo negative?

♥Shpesh keni dyshime rreth çështjeve që njerëzit e tjerë i konsiderojnë si “të                               sigurta”.Dhe në vazhdim konfirmohen dyshimet tuaja?

♥A ju pëlqen leximi i librave?

♥Këshilla më e zakonshme që i jepni personave tuaj të dashur është “Ndiqni instinktet           tuaja”?

♥Në shumicën e rasteve ndiqni ndjenjat dhe jo logjikën?

♥Shpesh herë karakterizoheni nga dyshimet?

♥A keni pasur ndonjëherë një shqetësim të papritur dhe të pashpjeguar për një person të    dashur dhe më pas keni mësuar se diçka e pakëndshme i ndodhur atij?

♥A mendojnë miqtë dhe familjarët tuaj se këshillat që u jepni atyre ose fjalët që u thoni          janë shpesh herë profetike?

♥A ju ka ndoshur që parandjenja juaj t’ju ketë spëtuar nga një rrezik serioz?

♥Ju pëlqen në disa momente të riskoni dhe pothuajse asnjëherë ky risk nuk ju ka çuar          drejt dështimit?

♥Jeni me makinë dhe pak para se të arrini në destinacionin tuaj, mendoni dhe shpresoni      që vendi i parkingut do të jetë në dispozicion! Sapo të mbërrini në atë vend, vërtet do          jetë në dispozicionin tuaj për të parkuar. Ty të ka ndodhur?

♥Kur dikush njihet me ju, a do t’ju thërrasë “i/e paparashikueshëm/me”?

♥Një dhe vetëm vështrim i juaj , a është i mjaftueshëm për të kuptuar se (farë mendon          dhe si ndihet një person i juaj i përzemërt ?

Rezultatet e Quiz-it:

Pas përfundimit e të gjitha përgjigjeve të Quiz-it, merrni rezultatin që përkon me ju.

Çdo përgjigje pozitive shënohet me 2 pikë, ndërsa për ato negative jepen zero pikë.

Pra shtoni 2 pikë për çdo përgjigje pozitive, merrni totalin e pikëve përfundimtare dhe lexoni rezultatet e Quiz-it.

0-26 pikë
(Ju keni dhënë 0-13 përgjigje pozitive)

“Intuita juaj është e dobët”

Intuita juaj është në nivele të ulëta, dhe kjo ndodh për shkak se ju jeni një njeri i cili gjithmonë funksionon mbi bazat e logjikës! Ju dyshoni për ekzistencën e shqisës së gjashtë tek njerëzit dhe përpiqeni të interpretoni të gjitha ngjarjet paradoksale që ndodhin me mendimin të arsyeshëm dhe shpjegimin logjik. Ka pasur disa momente në jetën tuaj që keni vepruar instiktivisht, por nuk I keni dhënë asnjë rëndësi dhe as nuk e kultivuat më tej këtë ndjesi! Mos harroni se ka raste ku nëse do dëgjojmë zërin tonë brendshëm ose i besojmë intuitës së personave tanë të dashur,mund edhe të dalim fitimtarë!

 

28-54 pikë
(Ju keni dhënë 14-27 përgjigje pozitive)

“Intuita juaj është në një nivel të ulët”

Ju jeni një person që kombinon me sukses jetën tij, arsyen dhe ndjeshmëritë tuaja. Ju mendoni se gjithçka mund të interpretohet me fuqinë e mendimit dhe mënyrën se si ndihemi! Ju mendoni se intuita është një dhuratë e rrallë që nuk i besoni aq lehtë! Megjithatë, ka pasur disa momente në jetën tuaj që ndoqët mesazhin e brëndshëm të pashpjegueshëm që ju dha dhe nuk u zhgënjyet!
Nëse do besosh më shumë në shqisën tënde të gjashtë dhe mundoshesh ta kultivosh, atëhere do të mund të kapërcesh mjaft pengesa dhe zhgënjime në jetën tënde.

 

 

56-62 pikë
(Ju keni dhënë 28-31 përgjigje pozitive)

‘’ke intuitë shumë të mirë’’

Me parandjenjat ke marrdhënie të mirë.
Ju funksiononi kryesisht në bazë të ndjesive tuaja dhe jeni mësuar të besoni plotësisht parandjenjave tuaja. E pranoni ekyistencën e parandjenjave, aq sa tek vetja edhe tek të tjerët.Sa më shumë të rritesh, aftësia jote e parandjenjës së ngjarjeve shtohet dhe askush nuk mund të dyshojë në këtë dhunti tënden, sepse parandjenjat e tua nuk dalin asnjëherë ‘’jashtë parashikimeve’’. Je një këshillues i shkëlqyer, miqtë dhe të afërmit tuaj do ju besojnë problemin e tyre dhe ju me lehtësinë më të madhe do iu jepni një zgjidhje, pasi ju shumë thjesht vendosni veten tuaj në vendin e tyre dhe përjeton problemin e tyre si të ishte i juaji. Shpesh herë intuita e fort që keni ju krijon luhatje të humorit, sepse ndikoheni lehtë nga personat dhe ngjarjet rreth jush.Do ju nevojitet që ndonjëherë të kombinoni intuitën tuaj të fortë me logjikën, në mënyrë që të vendosësh një balancë dhe të kesh rezultate akoma më të mira në jëtën tëndë.

 

64-100 pikë

(Ju dhatë 32-50 Përgjigje Pozitive)

“Intuitë e fortë”

Nivelet e intuitës suaj janë shumë të larta! Ju keni mësuar të jetoni me “shqisën e gjashtë” dhe i besoni çdo momenti të jetës suaj! Ndërsa rriteni, aftësia juaj për të parashikuar ngjarjet është më e latrë dhe nuk mund askush të vejë  në pikëpyetje dhuntinë tuaj sepse intuita juaj kurrë nuk bie jashtë! Ju jeni një konsulent i mrekullueshëm,miqtë tuaj dhe të njohurit tuaj do t’ju besojnë problemin e tyre dhe ju mund të jepni lehtë një zgjidhje për shkak se ju vendosni vetën tuaj në vendin e tyre dhe lehtësisht përjetoni problemin e tyre sikur të ishte i juaji!

Shiko gjithashtu