Parashikimet

Para Eklipsit në Shenjën Tuaj: Luani Përgatitet të Ndryshojë Rolin e Jetës!
Java nga 3 deri më 9 gusht 2026 është jashtëzakonisht e rëndësishme për Luanin, sepse hap drejtpërdrejt një nga periudhat më vendimtare të vitit për shenjën tuaj. Jemi në sezonin e Luanit, Dielli ndodhet në shenjën tuaj, dhe vetëm pak ditë pas kësaj jave, më 12 gusht, do të kemi Hënën e Re dhe eklipsin diellor në Luan. Kjo do të thotë se java 03/08 – 09/08 nuk është thjesht një javë paraprake. Është java që përgatit terrenin për një cikël të ri personal, për një kthesë në identitet, për vendime që lidhen me jetën tuaj, imazhin, trupin, dëshirat, marrëdhëniet, karrierën dhe mënyrën si doni të shfaqeni në botë.
Për Luanin, gushti 2026 nuk është muaj i zakonshëm. Është muaj që vendos shenjën tuaj në qendër, jo vetëm sepse Dielli ndodhet në Luan, por sepse aty ndodhin edhe Hëna e Re, eklipsi diellor, hyrja e Merkurit në Luan dhe bashkimi i Merkurit me Jupiterin. Pra, fjala, mendimi, vendimi, vetëbesimi, pamja, identiteti dhe drejtimi personal marrin rëndësi shumë të madhe. Por këtë vit, kjo energji nuk është vetëm e ndritshme dhe festive. Është serioze, sepse pas gjithë shkëlqimit që kërkon Luani, ka edhe pyetje të thella: “Kush jam tani? Çfarë nuk mund të përfaqësoj më? Çfarë duhet të ndryshoj tek mënyra si më shohin të tjerët? A po jetoj sipas zemrës sime, apo sipas rolit që të tjerët presin nga unë?”
Gjatë gjithë muajit, Saturni dhe Neptuni janë në retrogradë në Dash. Për Luanin, kjo është një mbështetje e rëndësishme, por edhe një thirrje për maturi në çështjet që lidhen me studimet e larta, udhëtimet e largëta, jashtë vendit, ligjin, publikimin, mësimdhënien, besimet, filozofinë dhe vizionin për të ardhmen. Saturni në retrogradë në Dash ju kërkon të mos mjaftoheni vetëm me entuziazëm. Nëse keni një ëndërr, një plan jashtë vendit, një studim, një projekt publik, një çështje ligjore, ose një dëshirë për të zgjeruar horizontin, Saturni kërkon strukturë. Ai pyet: “A ke plan? A ke disiplinë? A ke bazë reale?”
Neptuni në retrogradë në Dash është më delikat. Ai ju kërkon të mos idealizoni një rrugë, një premtim, një udhëtim, një studim, një person nga larg, ose një ëndërr që duket shumë e bukur, por nuk është ende e qartë. Për Luanin, që natyrshëm ka nevojë të besojë në veten e tij dhe në madhështinë e një vizioni, ky ndikim është i rëndësishëm. Ju nuk duhet të humbni besimin. Por duhet të dalloni mes frymëzimit të vërtetë dhe iluzionit. Kjo javë, sidomos me Diellin në Luan që do të lidhet me Saturnin më 7 gusht, ju ndihmon të shihni cilat plane mund të ndërtohen realisht.
Plutoni në retrogradë në Ujor prek marrëdhëniet, martesën, partneritetet, kontratat, bashkëpunimet, klientët dhe njerëzit që qëndrojnë përballë jush. Ky është një ndikim shumë i fuqishëm për Luanin, sidomos për dhjetëditëshin e parë, sepse Ujori është shenja përballë jush. Plutoni nuk sjell marrëdhënie sipërfaqësore. Ai sjell marrëdhënie që zbulojnë fuqinë, kontrollin, frikën, tërheqjen, varësinë, xhelozinë, nevojën për liri dhe nevojën për të vërtetën. Për Luanin, ky ndikim thotë qartë: njerëzit përballë jush nuk janë rastësorë. Ata ju tregojnë diçka për veten, për mënyrën si lidheni, për atë që kërkoni dhe për atë që nuk mund të pranoni më.
Më 3 gusht, Kironi kthehet në retrogradë në Dem. Për Luanin, ky është një ndikim shumë i rëndësishëm dhe jo gjithmonë i lehtë, sepse Demi aktivizon karrierën, statusin, reputacionin, drejtimin profesional, imazhin publik dhe marrëdhënien me autoritetin. Kironi në retrogradë në këtë zonë mund të hapë plagë që lidhen me punën, me njohjen, me suksesin, me frikën se nuk vlerësoheni, me një figurë autoriteti, me një përgjegjësi profesionale ose me një moment të kaluar ku nuk jeni ndier të respektuar. Për Luanin, që ka nevojë të ndihet i parë, i nderuar dhe i vlerësuar, ky ndikim mund të prekë një pikë shumë të ndjeshme.
Ky ndikim prek më fort Luanët e dhjetëditëshit të parë, sidomos ata që kanë planetë personalë në gradët e para të Luanit. Kironi në Dem krijon tension me shenjën tuaj dhe mund të sjellë pyetje si: “A po më shohin siç duhet? A po më japin vendin që meritoj? A po e mbaj një rol profesional që më lëndon? A po kërkoj njohje nga njerëz që nuk mund të ma japin?” Kjo javë mund të sjellë një ndjeshmëri më të madhe në punë, një kujtim profesional, një bisedë me eprorë, një ndjenjë pasigurie për karrierën, ose nevojë për të shëruar raportin me suksesin.
Por Kironi nuk vjen vetëm për të hapur plagën. Ai vjen për t’ju treguar ku duhet të shëroheni. Ndoshta nuk keni nevojë të luftoni vazhdimisht për të provuar vlerën tuaj. Ndoshta nuk keni nevojë të vareni nga duartrokitjet e të tjerëve për të ditur kush jeni. Ndoshta suksesi nuk duhet të jetë vetëm skenë, por edhe ndjenjë e brendshme dinjiteti. Për Luanin, kjo javë mund të jetë shumë e rëndësishme për të parë ndryshe karrierën dhe statusin.
Më 4 gusht, Marsi në Binjakë përballet me Lilithin në Shigjetar. Për Luanin, ky aspekt prek miqësitë, grupet, projektet, rrjetet sociale, audiencën, planet afatgjata, dashurinë, fëmijët, krijimtarinë dhe vetëshprehjen. Marsi në Binjakë aktivizon rrethin shoqëror, grupet, njerëzit, ekipet dhe projektet kolektive. Lilithi në Shigjetar aktivizon dashurinë, pasionin, fëmijët, talentet dhe dëshirën për të jetuar pa kufizim. Kjo mund të sjellë tension mes asaj që kërkon grupi dhe asaj që kërkon zemra juaj.
Mund të ketë një përplasje mes miqve dhe dashurisë, mes një projekti kolektiv dhe një dëshire personale, mes fëmijëve dhe planeve sociale, ose mes nevojës për të qenë pjesë e një grupi dhe nevojës për të shkëlqyer vetë. Mund të ketë fjalë të forta në një shoqëri, provokim në rrjete sociale, tension me një mik, ose ndjesi se dikush nuk e respekton krijimtarinë tuaj. Ky aspekt prek më fort Luanët e dhjetëditëshit të tretë, sepse Marsi dhe Lilithi aktivizojnë fundin e shenjave të ndryshueshme dhe krijojnë ndikim të fuqishëm në zonat e dashurisë dhe projekteve.
Për Luanin, mesazhi i këtij aspekti është: mos lejoni që krenaria të përzihet me konfliktin social. Nëse një mik, një grup ose një projekt ju provokon, mos reagoni vetëm për të treguar fuqi. Nëse një çështje dashurie përzihet me njerëz të tjerë, ruani dinjitetin. Dhe nëse ndjeni se dikush po ju heq vëmendjen ose vlerën, mos hyni në garë. Luani nuk ka nevojë të bërtasë për të qenë i dukshëm. Kur ka qendër të fortë, ai shihet vetë.
Më 6 gusht, Afërdita hyn në Peshore. Për Luanin, ky është një kalim shumë i mirë, sepse Peshorja aktivizon komunikimin, dokumentet, udhëtimet e shkurtra, kontaktet, marrëdhëniet me vëllezër, motra, fqinjë, mësimin, shkrimin, fjalën dhe mënyrën si lidheni përmes dialogut. Afërdita në Peshore sjell më shumë diplomaci në biseda, më shumë hir në fjalë, më shumë mundësi për kontakte të këndshme, marrëveshje, udhëtime të vogla, takime, mesazhe ose komunikim që zbut tensionin. Për Luanin, ky është një ndikim shumë i dobishëm, sepse në një muaj kaq personal dhe kaq të fortë, fjala duhet të jetë e mençur, jo vetëm e ndritshme.
Ky kalim prek më shumë shenjat kardinale të dhjetëditëshit të parë, por për Luanin është i favorshëm në mënyrë të përgjithshme, sepse sjell një atmosferë më të butë në komunikim. Nëse keni pasur biseda të vështira me njerëz të afërt, mund të gjeni mënyrë më elegante për t’u shprehur. Nëse keni dokumente, udhëtime të shkurtra, takime ose negociata, Afërdita ndihmon që gjërat të ecin me më shumë diplomaci. Në dashuri, mund të sjellë mesazhe më të bukura, fjalë më të ngrohta dhe mundësi për afrim përmes komunikimit.
Më 7 gusht, Dielli në Luan krijon trigon me Saturnin në Dash. Ky është aspekti më konstruktiv i javës për shenjën tuaj, sidomos për Luanët e dhjetëditëshit të dytë. Dielli është planeti udhëheqës i Luanit, prandaj çdo aspekt i Diellit është shumë i rëndësishëm për ju. Kur Dielli në shenjën tuaj lidhet në mënyrë harmonike me Saturnin në Dash, ju merrni një energji të fuqishme pjekurie, stabiliteti dhe drejtimi. Kjo nuk është thjesht vetëbesim. Është vetëbesim me strukturë. Nuk është vetëm dëshirë për të dalë përpara. Është aftësi për të marrë përgjegjësi për vendin që doni të merrni.
Për Luanin, ky aspekt mund të sjellë një vendim të rëndësishëm personal, një qartësi për një plan të madh, një hap në studime, udhëtim, ligj, publikim, mësimdhënie, projekt jashtë vendit ose besim të ri në rrugën tuaj. Saturni në Dash ju thotë: “Nëse do të hapësh një horizont të ri, duhet ta bësh me seriozitet.” Dielli në Luan ju jep guximin, ndërsa Saturni ju jep qëndrueshmërinë. Kjo është një nga ditët më të mira të javës për të marrë një vendim të pjekur, për të organizuar një plan, për të folur me autoritet dhe për të ndërtuar diçka që ka të ardhme.
Më 9 gusht, Merkuri hyn në Luan. Kjo është shumë e rëndësishme për ju, sepse aktivizon mendjen, fjalën, vendimet, identitetin, imazhin dhe mënyrën si shpreheni. Merkuri nuk është në retrogradë gjatë kësaj periudhe, prandaj mund të keni më shumë qartësi në biseda dhe vendime personale. Mund të ndieni dëshirë për të folur më shumë, për të prezantuar një ide, për të shprehur një dëshirë, për të marrë vendim, për të komunikuar më hapur ose për të treguar se çfarë doni.
Por Merkuri në Luan nuk është vetëm komunikim i zakonshëm. Ai e bën fjalën tuaj më të dukshme, më dramatike, më krijuese, më personale. Ju duhet të keni kujdes që fjala të mos bëhet shumë e lidhur me krenarinë. Nëse flisni nga zemra, njerëzit do t’ju dëgjojnë. Nëse flisni vetëm nga egoja, mund të krijohet tension. Ky kalim përgatit eklipsin diellor në Luan më 12 gusht. Pra, mendimet, vendimet dhe bisedat që nisin në fund të kësaj jave mund të jenë shumë më të rëndësishme në ditët që vijnë. Për Luanin, ky është sinjali i parë i një cikli të ri personal.
Në sfond, duhet të mbajmë parasysh të gjithë muajin. Më 11 gusht, Marsi do të hyjë në Gaforre dhe për Luanin do të aktivizojë prapaskenat, lodhjen, sekretet, botën e brendshme dhe nevojën për pushim. Më 12 gusht, Hëna e Re dhe eklipsi diellor në Luan do të ndodhin në shenjën tuaj dhe do të hapin një cikël të ri personal, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Më 15 gusht, Merkuri do të bashkohet me Jupiterin në Luan, duke sjellë ide të mëdha, lajme, vendime dhe mundësi të rëndësishme personale, sidomos për dhjetëditëshin e dytë. Më 18 gusht, Nyja Veriore në retrogradë do të kalojë në Ujor dhe do të zhvendosë fokusin drejt marrëdhënieve, partneriteteve dhe kontratave. Më 23 dhe 25 gusht, Dielli dhe Merkuri do të hyjnë në Virgjëreshë, duke aktivizuar financat, të ardhurat dhe vetëvlerësimin. Më 28 gusht, eklipsi hënor dhe Hëna e Plotë në Peshq do të sjellin kulm në financat e përbashkëta, intimitet, detyrime, borxhe dhe transformim psikologjik. Më 31 gusht, Jupiteri në Luan do të krijojë trigon me Saturnin në Dash, një aspekt shumë konstruktiv për Luanin, sidomos për dhjetëditëshin e dytë, duke lidhur rritjen personale me plane të mëdha dhe strukturë.
Kjo do të thotë se java 03/08 – 09/08 është java ku Luani duhet të përgatitet për të dalë në qendër, por me vetëdije. Nuk mjafton të shkëlqeni. Duhet të dini pse po shkëlqeni. Nuk mjafton të kërkoni vëmendje. Duhet të dini çfarë doni të përfaqësoni. Nuk mjafton të filloni një cikël të ri. Duhet të jeni gati të lini pas një version të vjetër të vetes.
LUANI — DHJETËDITËSHI I PARË
Për Luanët e dhjetëditëshit të parë, java nga 3 deri më 9 gusht 2026 është shumë e rëndësishme dhe shumë personale, sepse ju prekeni nga Kironi në retrogradë në Dem, nga Plutoni në retrogradë në Ujor dhe nga hyrja e Merkurit në Luan. Kjo është një javë ku marrëdhëniet, karriera, identiteti dhe mënyra si flisni për veten marrin rëndësi të madhe.
Kironi në retrogradë në Dem më 3 gusht prek karrierën, statusin dhe reputacionin tuaj. Për dhjetëditëshin e parë, ky ndikim mund të ndihet si një plagë profesionale që kthehet në vëmendje. Mund të mendoni për një situatë ku nuk jeni vlerësuar, për një pozicion ku nuk ju është dhënë vendi që meritonit, për një epror që ju ka lënduar, ose për një frikë se nuk po njiheni si duhet. Kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzoheni. Do të thotë se duhet të kuptoni se suksesi nuk mund të ndërtohet vetëm mbi nevojën për miratim.
Plutoni në retrogradë në Ujor është një tjetër ndikim shumë i fuqishëm për ju. Ai prek marrëdhëniet dhe partneritetet. Për dhjetëditëshin e parë, kjo mund të sjellë njerëz shumë intensivë përballë jush, marrëdhënie që ju transformojnë, kontrata që kërkojnë qartësi, ose përballje me dikë që nuk ju lejon të qëndroni sipërfaqësorë. Nëse një marrëdhënie ka kontroll, manipulim, varësi ose luftë pushteti, Plutoni e nxjerr në sipërfaqe. Për Luanin, kjo mund të jetë sfiduese, sepse ju kërkon të mos e shihni tjetrin vetëm si pasqyrë të vlerës suaj, por si person që ka fuqi, nevoja dhe të vërteta të veta.
Afërdita në Peshore nga 6 gushti ju ndihmon në komunikim. Për dhjetëditëshin e parë, ky ndikim mund të sjellë mesazhe të bukura, biseda më të qeta, kontakte të këndshme, mundësi për të zbutur tensione dhe për të komunikuar me më shumë elegancë. Kjo është shumë e dobishme, sepse me Plutonin përballë dhe Kironin në karrierë, fjala juaj duhet të jetë e mençur. Mos flisni vetëm për të mbrojtur krenarinë. Flisni për të ndërtuar qartësi.
Më 9 gusht, Merkuri hyn në shenjën tuaj dhe ju filloni të ndieni më shumë qartësi mendore. Për dhjetëditëshin e parë, ky ndikim është i menjëhershëm. Mund të keni nevojë të flisni për veten, të merrni vendime personale, të prezantoni një ide, të ndryshoni mënyrën si komunikoni, ose të shprehni diçka që ka rëndësi për ju. Por duhet kujdes me tonin. Merkuri në Luan ju jep fuqi në fjalë, por fjala duhet të mos kthehet në krenari të tepruar.
Eklipsi diellor në Luan më 12 gusht prek më fort dhjetëditëshin e tretë, por për ju hap një klimë të madhe ndryshimi personal. Ju mund të filloni të ndieni që një kapitull i ri po afrohet. Në fund të muajit, eklipsi hënor në Peshq do të prekë financat e përbashkëta dhe intimitetin, ndaj marrëdhëniet që po transformohen tani mund të kenë edhe dimension ekonomik ose emocional më të thellë.
Për ju, mesazhi i javës është: mos e matni vlerën tuaj vetëm me njohjen që merrni nga puna ose nga tjetri. Po hyni në një muaj shumë personal. Duhet të dini kush jeni edhe pa duartrokitje, edhe pa miratim, edhe pa kontroll. Kjo javë ju përgatit për një fillim të ri, por fillimi i ri kërkon të mos e merrni me vete plagën e vjetër si identitet.
LUANI — DHJETËDITËSHI I DYTË
Për Luanët e dhjetëditëshit të dytë, java 03/08 – 09/08/2026 është shumë e rëndësishme dhe shumë konstruktive, sepse më 7 gusht Dielli në Luan krijon trigon me Saturnin në Dash. Ky është aspekti më i fuqishëm i javës për ju. Dielli është planeti juaj udhëheqës dhe ndodhet në shenjën tuaj, prandaj kjo periudhë ju jep energji, vetëbesim, dëshirë për të marrë drejtim dhe për të vendosur më qartë se çfarë doni.
Saturni në retrogradë në Dash prek studimet, udhëtimet, jashtë vendit, ligjin, publikimin, mësimdhënien dhe vizionin tuaj të madh. Kur Dielli në shenjën tuaj lidhet me Saturnin, ju merrni mundësi për të kthyer një dëshirë personale në plan konkret. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është javë vetëm për të thënë “dua”. Është javë për të thënë “do ta ndërtoj”. Mund të ketë vendim për studime, udhëtim, dokumente, çështje ligjore, projekt publik, mësimdhënie ose një drejtim të ri jetësor.
Për dhjetëditëshin e dytë, ky aspekt mund të sjellë stabilizim të vetëbesimit. Mund të ndiheni më të pjekur, më të qartë, më të gatshëm për të marrë përgjegjësi. Nëse keni qenë të pasigurt për një plan të madh, kjo javë mund t’ju tregojë se çfarë ka bazë. Nëse doni të hapni një rrugë të re, duhet ta bëni me seriozitet. Saturni nuk e pengon Luanin të shkëlqejë. Ai i mëson si të shkëlqejë më gjatë.
Kironi në retrogradë në Dem prek karrierën, por për dhjetëditëshin e dytë ndikimi është më shumë si klimë. Megjithatë, mund të sjellë reflektim për rolin tuaj profesional. A po shkoni drejt një karriere që ju përfaqëson? A po kërkoni njohje nga njerëz që nuk e kuptojnë vlerën tuaj? A po përpiqeni të ruani një status vetëm për të mos humbur siguri? Këto pyetje mund të mos kërkojnë përgjigje të menjëhershme, por duhet t’i dëgjoni.
Afërdita në Peshore nga 6 gushti ju ndihmon të komunikoni më bukur dhe më diplomatikisht. Për dhjetëditëshin e dytë, ndikimi i saj do të bëhet më i fortë pak më vonë gjatë muajit, por edhe tani mund të sjellë mundësi për biseda të qeta, udhëtime të shkurtra, takime, kontakte ose dokumente që ecin më mirë. Nëse keni nevojë të flisni për një plan, kjo javë ju ndihmon të zgjidhni fjalët e duhura.
Marsi në Binjakë përballë Lilithit në Shigjetar më 4 gusht mund të sjellë tension mes miqësive, dashurisë, fëmijëve dhe projekteve, por për ju nuk është aq goditës sa për dhjetëditëshin e tretë. Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos lejoni që një konflikt në grup ose një koment nga dikush të prekë krenarinë tuaj. Nuk keni pse të përgjigjeni në çdo provokim. Zgjidhni betejat që kanë vlerë.
Më 9 gusht, Merkuri hyn në Luan dhe për dhjetëditëshin tuaj ky është fillimi i një periudhe shumë të rëndësishme mendore. Më 15 gusht, Merkuri do të bashkohet me Jupiterin në Luan, dhe ky do të jetë një nga momentet më të fuqishme të muajit për ju. Prandaj, idetë që lindin tani janë shumë të rëndësishme. Mund të vijë një mendim, një plan, një mesazh, një dëshirë për të folur publikisht, një ide personale ose një vendim që më vonë zmadhohet. Mos e shpërdoroni këtë energji me fjalë të kota.
Për ju, mesazhi i javës është: merreni veten seriozisht. Jo në mënyrë egoiste, por në mënyrë të pjekur. Jeni në një moment ku mund të ndërtoni diçka të fortë. Nëse keni një vizion, jepini strukturë. Nëse keni një ide, mos e lini në ajër. Nëse doni të shkëlqeni, bëjeni me qëndrueshmëri. Kjo javë ju favorizon, por ju kërkon maturi.
LUANI — DHJETËDITËSHI I TRETË
Për Luanët e dhjetëditëshit të tretë, java 03/08 – 09/08/2026 është java e madhe e përgatitjes për eklipsin diellor në Luan më 12 gusht. Ky eklips do të ndodhë në dhjetëditëshin tuaj dhe do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të vitit për ju. Edhe pse eklipsi ndodh pak ditë pas kësaj jave, energjia e tij fillon të ndihet qartë. Ju mund të ndieni se diçka po ndryshon në mënyrën si e shihni veten, në imazh, në trup, në dëshira, në marrëdhënie dhe në drejtimin personal.
Në fillim të javës, më 4 gusht, Marsi në Binjakë përballet me Lilithin në Shigjetar. Ky aspekt ju prek në zonën e miqësive, grupeve, projekteve, dashurisë, fëmijëve dhe krijimtarisë. Për dhjetëditëshin e tretë, ky mund të jetë ndikim shumë i fortë. Mund të ketë tension me një mik, një grup, një projekt, një person që lidhet me rrjetet sociale, ose një situatë ku dashuria dhe shoqëria përzihen. Mund të ketë edhe provokim në një histori sentimentale, xhelozi, fjalë të forta, ose ndjesi se dikush nuk e respekton vendin tuaj.
Ky aspekt kërkon shumë kujdes me krenarinë. Luani i dhjetëditëshit të tretë është në një periudhë ku po përgatitet të dalë në qendër, por nuk duhet të lejojë që provokimet e vogla ta nxjerrin nga ekuilibri. Nëse dikush ju sfidon, mos reagoni menjëherë. Nëse një grup nuk ju jep vendin që doni, pyesni veten nëse ai grup ka vërtet rëndësi. Nëse një marrëdhënie dashurie ju provokon, mos e ktheni gjithçka në skenë dramatike. Këtë javë, fuqia juaj qëndron në vetëkontroll.
Kironi në retrogradë në Dem prek karrierën dhe statusin. Për dhjetëditëshin e tretë, ndikimi i tij nuk është aq direkt sa për dhjetëditëshin e parë, por sepse gushti aktivizon fort identitetin tuaj, edhe temat e karrierës bëhen të rëndësishme. Mund të pyesni veten nëse rruga profesionale që ndiqni ju përfaqëson. Me eklipsin që vjen në shenjën tuaj, nuk mund të mbani më imazh që nuk lidhet me të vërtetën tuaj.
Afërdita në Peshore nga 6 gushti ju ndihmon në komunikim. Për dhjetëditëshin e tretë, ndikimi i saj do të bëhet më i fortë më vonë, por edhe tani mund të sjellë një mënyrë më të butë për të folur. Kjo është e nevojshme, sepse Marsi me Lilithin mund të sjellë tension. Nëse duhet të sqaroni diçka me një mik, me një person që doni, me një grup ose me dikë nga rrethi juaj, bëjeni me elegancë. Fjala e bukur nuk është dobësi. Është fuqi e kontrolluar.
Më 7 gusht, Dielli në Luan lidhet me Saturnin në Dash. Për ju, ky aspekt krijon atmosferë mbështetëse, edhe pse prek më direkt dhjetëditëshin e dytë. Ai ju kujton se fillimi i ri që vjen me eklipsin duhet të ketë strukturë. Nëse doni të ndryshoni diçka në jetë, nuk mjafton dëshira. Duhet plan. Nëse doni të dilni më fort në skenë, duhet të dini çfarë do të përfaqësoni. Nëse doni të nisni një rrugë të re, duhet ta bëni me përgjegjësi.
Më 9 gusht, Merkuri hyn në Luan dhe kjo është shumë e rëndësishme për ju. Ai fillon të aktivizojë mendimet, fjalët dhe vendimet personale. Për dhjetëditëshin e tretë, ndikimi i tij do të bëhet më i fortë pak më vonë, por hyrja e tij tani është sinjal i qartë: duhet të mendoni çfarë doni të thoni, çfarë doni të shpallni, çfarë vendimi personal duhet të merrni dhe si doni të prezantoni veten. Merkuri në Luan përgatit eklipsin diellor në shenjën tuaj. Çdo ide që lind tani mund të jetë pjesë e një cikli të ri.
Eklipsi diellor më 12 gusht do të prekë drejtpërdrejt dhjetëditëshin tuaj. Kjo mund të sjellë fillim të ri personal, ndryshim në imazh, vendim për trupin, identitetin, marrëdhëniet, drejtimin, projektin personal ose mënyrën si doni të jetoni. Prandaj kjo javë është si momenti para hapjes së perdes. Mos hyni në skenë me nerva të shpërndara. Hyni me qartësi.
Në përmbledhje, për Luanin, java 03/08 – 09/08/2026 është një javë shumë e rëndësishme përgatitjeje personale. Kironi në retrogradë në Dem hap tema shërimi në karrierë, status dhe njohje. Marsi në Binjakë përballë Lilithit në Shigjetar sjell tension në miqësi, projekte, dashuri dhe krijimtari, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Afërdita në Peshore sjell mbështetje në komunikim, dokumente, takime dhe udhëtime të shkurtra. Dielli në Luan me Saturnin në Dash i jep Luanit pjekuri, strukturë dhe mundësi për të ndërtuar një vizion më serioz, sidomos për dhjetëditëshin e dytë. Merkuri në Luan hap një periudhë të madhe vendimesh personale dhe përgatit eklipsin diellor të 12 gushtit.
Mesazhi kryesor për Luanin është ky: po hyni në një muaj që ju vendos në qendër, por qendra nuk është vetëm shkëlqim. Është përgjegjësi. Është zgjedhje. Është e vërtetë personale. Këtë javë, mos kërkoni vetëm të dukeni. Kërkoni të kuptoni kush jeni tani dhe çfarë nuk mund të mbani më nga versioni i vjetër i vetes.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…