Parashikimet

23/10-22/11
Akrepi per neser
28/03/2020

Të përgjithshmet

Lidhjet dhe bashkëpunimet në plan të parë, paralelisht ama ftoheni të përpunoni objektivitetin dhe tolerancën, pasi sot mundeni brenda dipllomacisë të gjeni balancat e nevojshme. Ndërkohë, nëse dicka ju besdis brenda horizontit të ditës, mendohuni mos ndoshta është gabimi juaj!

Dashuria

E keni të theksuar dëshirën për partneritet dhe bashkim në thelb, ama kjo kërkon dhe disa tolerime nga ana juaj. Nuk përjashtohet atëher sot të ndjeni se të tjerët kanë fjalën e parë, pavarësisht se dita ju krijon një klimë shumë të favorshme për gjërat tuaja erotike, akoma dhe në periudhë karantine!

Karriera dhe financat

Keni ndërmend shumë planë kreative, ndërkohë që do duhet të llogarisni dhe cmimin ekonomik apo borxhet që pritet t’i mbuloni.

, , ,