Parashikimet Numerologjike për Prillin 2021

U mbyllët, qatë, u demoralizuar, u gjëndet në dëshpërim… Këtë Prill, pavarsisht se problemet nuk ndalojnë dhe qëndroni të izoluar në shtëpinë tuaj, do gjeni mënyrë të shijoni të gjitha gjërat e thjeshta dhe përditshme që ju falin gjallëri, energji por edhe mirqënie! Prilli është plot lajme, mesazhe, kontakte dhe shumë rrjetëzim!

Numri Muajit Prill : 9

Numri që përfaqëson tendencat e përgjithshme të Prillit dhe i cili rezulton nga mbledhja e muajit dhe vitit, është 9. “Mësazhi” që na jep ky numër për rrugëtimin e muajit është se përfeksionimi dhe plotësimi i mendimeve dhe planeve, munden këtë muaj të arrihen nëpërmjet komunikimit! Për më tepër , ide të reja, mendime, propozime , do bëhen këtë muaj shkak për të ekzistuar një konsideratë e re të gjërave! Më e rëndësishmja nga të gjitha është atëher se këtë muaj mundeni dhe do ia dilni të ndryshoni taktikë për të pranuar përsëri gëzimin në jetën tuaj!

Interneti dhe komunikimet telefonike marrin “zjarr” në Prill!

Ju mungon suspanca, aksioni dhe flirti? Atëher e sigurt është se këtë muaj do njihni një botë të re dhe do flirtoni pa lënë llogjikën t’ju orjentojë! Beqarët mund të takojnë një person nëpërmjet internetit me të cilin do munden të ndajnë mendime të përbashkta dhe ide dhe mjaft prej tyre do krijojnë lidhje, që do mbështeten në komunikimin shumë të mirë. Të lidhurit do mund të afrohen më shumë dhe do gjejnë zgjidhje për të përmirsuar cilësinë e lidhjes së tyre!

Në Prill do gjënden zgjidhje në cështjet profesionale…

 Sado që duket e cuditshme, pavarsisht c’do vështirësie të periudhës, skena duket se ndryshon dhe për fushën e cështjeve profesionale dhe ekonomike. Marrëveshjet përparojnë më shpejtë dhe vendimet për financat, dokumenta dhe cështjet ligjore duket se marrin një formë më të shpejtë dhe favorizuese! Të shumtë do ia dalin qoftë dhe momentin e fundit të gjejnë zgjidhje për cështjet që lidhen me kredi apo probleme profesionale!

Astrologu.al ofron parashikimet mujore numerologjike, për muajin Prill. Gjeni numrin tuaj personal të ditëlindjes (domethënë ditën e ditëlindjes tuaj) dhe shihni parashikimin tuaj personal numerologjik.

Si të gjej numrin tim personal të ditëlindjes?

Për të gjetur numrin personal të ditëlindjes tuaj, mjafton të mblidhni numrat e e ditës dhe të muajit që keni lindur. Nëse mbledhja është numër me dy shifra, atëher mblidhini dy shifrat me njëra tjetrën për të dalë një numër i vetëm.

Shembull: Data e lindjes 29 Dhjetor (domethënë 29/12)

Mbledhim ditën dhe muajin e lindjes: 2+9+1+2=14

Rezultoi një numër me dy shifra, kështu që mbledhim 1+4=5             

Numri personal i ditëlindjes për personin që ka lindur në 29/12 është 5.

 

Parashikimet Numerologjike për muajin Prill 2021

 

NUMRI PERSONAL 1

Të përgjithshme: Prilli kërkon të tregoni metodika, organizim dhe korrektesë në të gjitha fushat e jetës tuaj! Do dëshironi të bëni sqarime të rëndësishme, që do t’ju ndihmojnë të vendosni baza të forta në jetën tuaj. Do zgjidhni c’farë është ajo që ka vazhdimsi dhe përparim dhe do i impunoni vetes sa edhe personave që ju rrethojnë, një mënyrë më të pjekur veprimi!

Dashuria

Ndjeni lodhje dhe zhgënjim në cështjet tuaja sentimentale, pasi situata që ekziston tani, tregon se një lidhja juaj nuk është aq serjoze sa besonit apo shpresonit. Do largoheni dhe do mendoni cila dëshironi të jetë e ardhmja juaj! Ju që nuk keni lidhje, këtë muaj do bëni llogaritjet tuaja, do mësoni nga gabimet tuaja dhe do kuptoni c’farë është përfundimisht ajo që kërkoni, për të ndjerë lumturi.

Puna dhe Ekonomia

Interesi juaj do jetë plotësisht i dhënë cështjeve profesionale dhe financave, ku dhe do dëshironi të vendosni një rregull në gjithcka që keni marrë përsipër. Prilli është një muaj i mirë për marrveshjet ekonomike, por dhe për të bërë plane për të ardhmen. Në fushën e punës tuaj do merrni përsipër dëtyra të reja.

 

NUMRI PERSONAL 2

Të përgjithshme: Prilli sjell në jetën tuaj ndryshime, që prisnit prej dy vitesh! Do bëhen hapa dhe do ekzistojnë zhvillime për të gjitha ato cështje që keni bërë deri tani sakrifica të mëdha. Mund të prisni se muaji i dytë i pranverës do sjellë lëvizje të fuqishme në këto fusha të jetës tuaj, që do t;ju bëjnë të ndërtoni një të ardhme më të mirë! Ju të vetmen që keni për të bërë është të tregoni korrektesë dhe përshtashmëri në c’do të re që do fillojë tani dhe do pranoni faktin se fillon një epokë e re në jetën tuaj!

Dashuria

Mund të jenë disi të nxituara dhe paqëndrueshme cështjet tuaja sentimentale, por e sigurta është se do dilni nga rutina juaj! Këtë Prill do dilni për mirë nga të zakonshmet, do afroheni më pranë me partnerin tuaj apo nëse nuk keni, atëher do afroheni më pranë nëpërmjet internetit me një person që është plotësisht i ndryshëm nga ju! Do kaloni mirë, por pa ekzistuar për momentin garanci se ajo që jetoni në cështjet tuaja sentimentale, janë plotësisht të qëndrueshme!

Puna dhe Ekonomia

Aftësia juaj për të promovuar veten dhe talentet tuaja, do jetë mjaft e përforcuar këtë Prill! Fati është me anën tuaj aq sa në fushën profesionale dhe atë ekonomike, pasi do keni mbarësinë për të komunikuar me persona që munden realisht të shërbejnë në interesat tuaja personale! Pika e vetme që duhet të keni kujdes këtë muaj në cështjet tuaja profesionale, është fakti se nuk do përqendroheni lehtësisht, fundja, qëndrimi në shtëpi nuk favorizon situatën!

 

NUMRI PERSONAL 3

Të përgjithshme: Shokë, persona të afërt dhe në përgjithësi persona që doni, do kenë nevojë për t’ju këshilluar dhe të kalojnë kohë duke folur me ju në telefon! Ju, këtë Prill do vendosni si prioriteti juaj lidhje dhe do dëshironi të mbështesni personat tuaj, që realisht ju kanë nevojë. Do jeni krahu në të cilin do qajë një person i dashur dhe këshillat tuaja do t’ju japin fuqi.

Dashuria

Cështjet e zemrës vijnë në plan të parë këtë Prill dhe romanticiteti hyn përsëri në jetën tuaj duke ju dhënë mundësinë të kaloni momente shumë të bukura. Nga ana tjëtër, ju që tashmë jeni në lodhje, ndjeni se këtë muaj ekziston paqëndrueshmeri dhe pasiguri nga lidhja juaj, fakt që ju shkakton shqetësim. Mund të krijohet ndonjë distancim i vogël midis jush dhe partnerit, por do jetë i përkohshëm!

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet tuaja në punë do jenë të shumta, por ju tani ftoheni të tregoni vlerën tuaj dhe të promovoni më shumë talentet dhe aftësitë tuaja. Në prill pranoni shumë mbarësi në cështjet tuaja ekonomike, vecanërisht me cështjet që lidhen me marrëveshje të pasurive të paluajtshme.

 

NUMRI PERSONAL 4

Të përgjithshme: Prilli, me apo pa dashje, ju gjen… me humor të mbyllur! Dhe ju do keni tendencën të vecoheni dhe të mendoni serjozisht të kaluarën, të tashmen por edhe të ardhmen tuaj. Humori juaj do ketë ulje-ngritje , ndërkohë shpesh do t’ju zënë melankolitë tuja, sepse do kthehen në mëndjen tuaj kujtime nga e kaluara! Pika e rëndësishme e muajit, është se tani do filozofoni disa situata dhe do arrini të kapërceni disa gjëra që dhëmbin…

Dashuria

Mjaft e akullt do jetë klima në jetën tuaj sentimentale dhe kjo do ndodhë, pasi nuk do mundeni të lini pas dhe të harroni disa caste të hidhura, që ju shenjëstruan. Do keni nevojë për hapësirë dhe kohë, për të kuptuar c’farë ka faj, nëse mund ta korigjoni dhe cilat janë hapat tuaja të ardhshme! Përpiquni të mos zmadhoni situatat dhe shihni pak më qetë rrugëtimin e një lidhjeje!

Puna dhe Ekonomia

Prilli është muaji që do vini në rregull dhe program shumë nga detyrimet tuaja, profesionale dhe ekonomike! Mund të presionoheni nga ana profesionale apo në se qëndroni në këtë punë aktuale të merrni përsipër përgjegjësi të reja, që do t’ju ngarkojnë me punë që nuk kishit deri tani, por me mëndjen e pastër që ju dallon, do ia dilni me sukses!

 

NUMRI PERSONAL 5

Të përgjithshme: Prilli është një muaj suksesi, dallimi dhe arritjesh për ju, që keni numër personal 5. Gjatë tij do ekzistojnë zhvillime, që do t’ju sjellin një hap më pranë qëllimeve personale! Mjafton të vendosni një program dhe të organizoni mirë planet tuaja. Ruani tone të ulta, në ambjentin tuaj profesional për të arritur dhe të mbani atë që doni.

Dashuria

Dëshironi arritje erotike dhe e doni menjëher tani dhe e vërteta është se ia dilni shumë mirë për të arritur qëllimet në cështjet tuaja sentimentale! Castet e Prillit do jenë plot pasion, pritje dhe dëshirë të madhe. Nëse nuk jeni në një lidhje erotike, një person i ri do hyjë deri në fund të muajit në jetën tuaj, që do arrijë shumë shpeshtë të fitojë një pozicion të zgjedhur në zemrën tuaj! Nëse jeni në një lidhje, atëher ndjenjat do rigjallërohen!

Puna dhe Ekonomia

Këtë muaj do komunikoni me persona që do mund të mbësdhtesin cështjet tuaja profesionale dhe planet tuaja ekonomike dhe do merrni ndihmë. Ka shumë mundësi të ekzistojë marrja e një pune shuëm të përgjegjshme që do t’ju ndihmojë të tregoni talentet dhe aftësitë tuaja. Në financat tuaja, do kapërceni disa vështirësi që do shfaqen.

 

NUMRI PERSONAL 6

Të përgjithshme: Ndjenjat që do përjetoni këtë muaj do jenë të forta dhe ndjeshmëritë tuaja do jenë të theksuara. Do dëshironi të ndihmoni dhe të qëndroni pranë personave rreth jush dhe jo vetëm… Do mbështesni akoma dhe të panjohur. Do interesoheni për veprime sociale dhe do kaloni mjaft kohë për të qëndruar pranë me persona të dashur që tani ju kanë nevojë.

Dashuria

Keni nevojë për mabulim sentimental dhe shprehni këtë muaj dashurinë, me c’do mënyrë! Jeni jeni në një lidhje të gjatë, atëher do bëhen biseda që do lidhen me të ardhmen dhe zhvillimin e lidhjes tuaj. Nëse lidhja juaj nuk mbështeten në themele të forta, ndoshta vendosni se duet të jepet fund, për të shkuar një hap më poshtë. Nëse nuk keni lidhje, atëher muaji ju ruan një mundësi për një fillim të ri erotik, i cili do jetë plot romanticitet dhe ngrohtësi!

Puna dhe Ekonomia

Nëse arrini të përmbaheni, të vendoni program dhe të vendosni korrektësi në punën tuaj, nuk ka asnjë arsyje të shqetësoheni. Përkundrazi, nga fundi i muajit do arrini të largoni nga vetja ankthin ekonomik dhe profesional që ju pushtoi periudhën e fundit! Rrjetësimi social dhe njohjet e reja do bëjnë pjesë aq sa në përparimin e karrierës dhe të financave tuaja.

 

NUMRI PERSONAL 7

Të përgjithshme: Këtë prill keni energjinë dhe vendosshmërinë që nevojitet, për të bërë ndryshimet që planifikonit prej kohësh. Impulsiviteti dhe nxitimi në fjalë, por edhe në vepra, mund t’ju bëjnë gjatë këtë muaji të kundërshtoni personat tuaj të dashur, ndaj përmbahuni.

Dashuria

Të rejat janë të këndshme, sepse me hyrjen e Prillit fryn dhe një ajër rinovimi në jetën tuaj sentimentale. Një zhvillim i bukur i papritur, vjen tek ju që jeni tashmë në një lidhje të gjatë. Pengesa kapërcehen dhe dashuria ju bën të ndiqni hapa, që ju mbushin me enthusiazëm. Akoma dhe për ju, që jeni në një shkallë ndryshuese dhe nuk keni një partner të përhershëm, me siguri deri në fund të muajit do ekzistojë personi që do t’ju bëjë të ndjeni se keni gjetur gjysmën tuaj tjetër!

Puna dhe Ekonomia

Ndryshime të mëdha dhe zhvillime më të shpejta në fushën e karrierës tuaj sjell ky Prill. Dicka që nuk prisnit deri tani, do fillojë dhe do gjëndeni të enthusiazmuar. Një hyrje e papritur është brenda programit të muajit, për shkak të kësaj jeni në gatishmëri, për të dalluar mundësitë.

 

NUMRI PERSONAL 8

Të përgjithshme: Duke ruajtur balancat dhe duke funksionuar në grup, do mundeni të përballeni me sfidat e Prillit. Klima rreth jush do jetë e tendosur dhe shumë herë do merrni pozicion ndërmjetësi, për të qetësuar ujrat, kur personat që doni apo bashkpunoni ndodhen në tension. Intuita juaj do jetë arma juaj më e fortë, e cila do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e sakta.

Dashuria

Lidhjet duan saktifica dhe kjo është dicka që e keni mësuar mirë. Këtë muaj do detyroheni të toleroni, të duroni dhe të bëni hapa për tu afruar me personin me të cilin keni lidhje apo ju intereson. Në dashuri asnjë nuk është e mirqënë, për këtë arsyje, në Prill do ëmbëlsoni dhe do silleni me dipllomaci në cështjet tuaja erotike!

Puna dhe Ekonomia

Në cështjet tuaja profesionale dhe ekonomike do ekzistojnë paqëndrueshmëri, por ju nuk duhet në asnjë rast të dorëzoheni, madje madje që duhet të vazhdoni betejën. Përpjekjet që bëni tani, do sjellin fryte më pas. Mos jepni dhe mos merrni para hua, sepse do ekzistojnë probleme në shlyerjen e tyre!

 

NUMRI PERSONAL 9

Të përgjithshme: Mendja juaj udhëton në mendime, ëndrra dhe plane për të ardhmen! Qetësia me të cilën përballeni me situatat përqafon c’do hap tuajin dhe ju ndihmon të kapërceni vështirësitë e peridhës së kaluar. Mesazhe të këndshme, rrjetëzim, njohje dhe ftesa që do merrni këtë muaj, do përbëjnë një rrugëdalje të bukur për të kaluar mirë dhe jo vetëm! Këtë periudhë, nëpërmjet rrjeteve sociale, ekzistojnë mundësi të rëndësishme për ju…

Dashuria

Dialogu mund të ndihmojë lidhjen tuaj të kapërcejë problemet e së djeshmes dhe të bëhet një fillim i ri dhe thelbësor midis jush dhe partnerit tuaj. Do t’ju jepet mundësi atëher të ndani mendime dhe ndjenja, që do t’ju sjellin më pranë personit që doni. Sa për ju që ndodheni në kërkim të një partneri erotik, muaji ju jep mundësi për njohje të reja dhe flirte, brenda rrjeteve sociale.

Puna dhe Ekonomia

Këtë Prill, pavarsisht debateve të periudhës, do gjeni zgjidhje për shkëmbime tregtare dhe ekonomike, ndërkohë paralelisht një marrveshje e re do mund të qëndrojë mjaft e dobishme për rrugëtimin e cështjeve tuaja profesionale. Dëgjoni me kujdes propozimet që do t’ju bëhen, mos hezitoni të propozoni dicka që do donit dhe të prisni se ky muaj do t’ju ndihmojë të bëjë zgjedhjet e sakta për të ardhmen tuaj!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu