Parashikimet Numerologjike për Marsin 2021

Optimizëm për të ardhmen

Sipas numerologjisë, Marsi ju jep mundësi, por paralelisht ju sfidon! Pranvera fillon dhe keni nevojën të arratiseni, të shijoni eksperienca të reja, të komunikoni me persona që ju kanë munguar, të bëni një fillim të ri dhe të shihni jetën tuaj nga një kënd të ri. Vjen për t’ju dhënë shtysën për të lënë pas jush të kaluarën, duke ndryshuar mendime, ide dhe rrugëtim jete, duke parë me më shumë buzëqeshje dhe optimizëm të ardhmen tuaj!

Numri i Marsit: 8

Marsi është muaji i tretë i vitit dhe sivjet 8 është numri që përfaqëson tendencat e përgjithshme të muajit. Ky numër rezulton nga mbledhja e muajit të 3-të (Marsi) dhe vitit 2021 që po përshkojmë përfaqëson plotësimin, krijimin, komunikimin, shprehimin dhe mundësinë… Kështu që këtë muaj, cilado që të jenë pengesat, sado të shumta vështirësitë, ekzistojnë përpara nesh rrugët e hapur, që na ndihmonnë të kapërcejmë c’do të keqe!

Dashuria në Mars mbijeton dhe rigjallërohet!

Muaji i parë pranveror, jep gëzim, lehtësim, qeshje, lumturi por edhe njohje të reja! Numri që përfaqëson klimën e përgjithshme të muajit, shpreh se në Mars do ekzistojë dëshira për flirte dhe lojra erotike. Do ekzistojnë njohje të reja, por do shfaqen dhe zhvillime të këndshme në lidhje, që do ndihmojnë shumë persona të përshëndesin një situatë të pakëndshme të djeshmes. Sa nga ju dëshironi një rilidhje, me siguri ky muaj favorizon kthimin e ish-partnerëve.

Cështjet ekonomike dhe profesionale, bëhen lëvizje… mat!

Të rëndësishme do jenë lëvizjet, vendimet dhe marrëveshjet që do shfaqen këtë muaj në fushën e punës dhe financave! Marrëveshje të reja profesionale, takime , udhëtime, kontakte me jashtë vendit dhe plane të reja, do japin një distancë të re në këndvështrimet profesionale! Ekonomikisht, ekziston lëvizshmëri dhe muaji fal mbarësi në sa merren me publicitet, lidhjet publiket dhe internetin!

Si të gjej numrin tij personat të ditëlindjes?

Për të  gjetur numrin personal të Diellit tuaj, mjafton të mblidhni shifrat e ditës dhe muajit që keni lindur. Nëse mbledhja që rezulton është me dy numra, atëher mblidhni dy shifrat për të rezultuar një numer i vetëm.

Shembull: Data e lindjes 29 Dhjetor (domethënë 29/12)

Mbledhim ditë dhe muajin e lindjes: 2+9+1+2=14

Rezultoi numër me dy shifra, atëher mbledhim 1+4=5

Numri personal i ditëlindjes për personin që ka lindur në 29/12 është 5.

 

Parashikimet mujore numerologjike me bazë numrin tuaj personal

Numri personal 1

Të përgjithshme:

Muaji i parë i pranverës ju gjen me dëshirën për të dashur të vendosni baza të qëndrueshme në jetën tuaj dhe kjo është dicka që do e arrini! Nga fillimi i Marsit do kujdeseni shumë më shumë organizimin dhe menaxhimin e cështjeve të lëna pezull dhe ti kushtoni rëndësi detajeve. Do shihni me realizëm disa situata, për të kapërcyer probleme serjoze të djeshmes. Nuk do mungojnë vonesat, pengesat dhe kufizimet, që do t’ju presionojnë! Do përqendroheni shumë më shumë në cështjet praktike, profesionale dhe ekonomike!

Dashuria

Pranvera fillon me dilema dhe problematizim për fushën tuaj sentimentale! Keni pyetje për të cilat kërkoni përgjigje dhe tani keni më shumë se c’do herë tjetër nevojën për dicka të qëndrueshme dhe stabile! Do merrni vendime për të ardhmen se jetës tuaj sentimentale, duke u bazuar tek llogjika juaj! Nëse tashmë ruani një lidhje, atëher këtë muaj do arrini të kapërceni disa pengesa dhe do lidheni më thelbësisht me personin që zemrës tuaj! Nëse dëshironi një ribashkim këtë muaj, do ekzistojnë mundësi për riqasje, por kërkohet të jeni të sigurt për ndjenjat e vërteta të tjetrit, sepse ekziston mundësia për tu lënduar përsëri.

Puna dhe Ekonomia

Gjatë Marsit do arrini të kapërceni disa pengesa serjoze në punë dhe në financat tuaja! Do punoni shumë orë, me rezultat të kufizoni rëndësishëm jetën tuaj personale. Ndërkohë , këtë muaj do vendosni në një rregull shumë të mirë aq sa në punë dhe financat tuaja.

 

Numri personal 2

Të përgjithshme:

Mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë këtë Mars të bëni hapin menjëher të ardhshëm që gjithnjë ëndërronit, hapin ndaj plotësimin e një plani të rëndësishëm. Do pranoni propozime që do t’ju japin gëzim dhe do nevojitet të bëni disa ndryshime. Eshtë e nevojshme të lëvizni shpejtë dhe të merrni vendime duke u mbështetur në fuqitë dhe dëshirat tuaja! këtë muaj do komunikoni, do udhëtoni apo do bëni një ndryshim të rëndësishëm dhe madh (shtëpie, pune apo akoma dhe… partneri)!

Dashuria

Dashuria bën këtë muaj shfaqjen e saj atje ku nuk e prisni dhe me kushtet që kurrë nuk e imagjinonit! Ju do rimendoheni shumë dhe do bëni gjëra, që dikur dyshonit apo tallnit! Nëse jeni tashmë në një lidhje tregoni kujdes, sepse këto Mars ka shumë mundësi të drejtoheni në një dashuri të re, që do ju vendosë në telashe. Sa për ju që jeni beqarë, jetojeni dashurinë që hyn tani në jetën tuaj, por ruani dhe disa rezerva, sepse muaji nuk favorizon qëndrueshmërinë! Nëse në zemrën tuaj ekziston akoma ndonjë person nga e kaluara, tani do t’ju jepen mundësi për të bërë një rilidhje dhe madje me vëndvështrime shumë të mirë.

Puna dhe Ekonomia

Këtë Mars do bëni një ndryshim të rëndësishëm në karrierën tuaj, i cili do jetë i guximshëm, por me punë të fortë zgjedhja juaj do rezultojë e suksesshme! Do jeni plot komunikime për punë, pritet të kontaktoni me persona që mungojnë larg. Ka mundësi të ndiqni ndonjë seminar për të zgjeruar njohuritë tuaja! Në fushën e financave do prezantohen shumë paqëndrueshmëri, por edhe një mungesë menaxhimi të duhur ekonomik nga ana juaj.

 

Numri personal 3

Të përgjithshme:

Këtë Mars do përpiqeni dhe do ia dilni të përmbani përsëri jetën tuaj, duke u qetësuar nga stresi i periudhës së kaluar. Do njihni vlerën e disa personave që ekzistojnë në jetën tuaj, do rimendoni për vendime të kaluarës dhe do korigjoni gabime të djeshmes! Do përkushtoheni në njerëzit tuaj dhe do bëheni sakrificë për to! Për më tepër, këtë muaj mund të përmirësoni situatën tuaj fizike, duke filluar një program ushtrimi dhe ushqimor! Do kujdeseni gjithashtu për veten tuaj dhe paraqitjen tuaj të jashtme!

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentlae do hynë këtë muaj në një rrugëtim më stabile dhe favorizuese dhe ju, nga ana juaj, do njihni disa gabimet tuaja dhe do ndryshoni më në fund taktikë! Do pranoni të gjitha sa ndjeni, do mbysni egoizmin tuaj dhe do veproni më shumë me “ne” sesa me “unë”! Ose jeni në një lidhje ose jo, këtë muaj do arrini plotësisht të ndjeni plotësim sentimental. Nëse ju intereson një rilidhje, tani është një muaj i mirë për ta bërë.

Puna dhe Ekonomia

Nuk ekzistojnë këtë muaj zhvillime të rëndësishme në karrierë dhe në financat tuaja! Nga ana tjetër, ekziston një qëndrueshmëri që ju tremb dhe ju shqetëson! Ju, atë që duhet të bëni është të vazhdoni të punoni, për të ruajtur të gjitha sa keni fituar deri tani! Mos i dorëzoni armët në vështirësitë që mund t’ju shfaqen, aq sa dhe në bashkpunime dhe në financat tuaja. Mos harroni se qëndrueshmëria do jetë e përkohshme.

 

Numri personal 4

Të përgjithshme:

Marsi është një muaj me eksperienca të rëndësishme, ku ju do të filloni të “piqeni” dhe ta shihni ndryshe rrugëtimin e jetës tuaj! Do mirëkuptoni më shumë veten tuaj dhe ndjenjat, do kapërceni udhëkryqe të kaluarës dhe do largoni nga pranë jush njerëz, që nuk ju janë treguar mbështetës në aspiratat tuaja!

Dashuria

Marsi mund të mos jetë një muaj romanticiteti dhe partneriteti, por ju jep mundësinë për të bërë sqarimet tuaja dhe të kuptoni c’farë është për ju e rëndësishme! Kërkesat tuaja në dashuri do ndryshojnë dhe kjo ka si rezultat të largoheni ndoshta nga një lidhja juaj! Do dëshironi të ndërpreni impulsivitete sentimentale të kaluarës, për të gjetur dashurinë, të cilën do e kapni dhe do jetoni atë që ju përket! Nëse mendoni ndonjë person nga e kaluara dhe dëshironi ribashkim, e sigurtë është se do jetoni caste të mrekullueshme sentimentale, por është e pasigurt nëse do zhvillohet në një lidhje serjoze.

Puna dhe Ekonomia

Interesi juaj të gjithë Marsin do jetë i kthyer në rrugëtimin e karrierës dhe financave tuaja! do merrni vendime të rëndësishme dhe do bëni më të mundshmet, për të treguar vlerën dhe aftësitë tuaja! Nëse nuk keni punë, do gjeni një punë të mirë, por e cila do ketë dhe kërkesat e saj! Nëse tashmë punoni, do arrini këtë muaj me ndonjë farë mënyre t’ja dilni dhe të shpërbleheni. Në financat tuaja ekzistojnë presione, të cilat akoma nuk mund ti kapërceni.

 

Numër personal 5

Të përgjithshme:

Marsi vjen për t’ju dhënë shpërblimin, material dhe sentimental, për mundin dhe përpjekjen e muajve të kaluar! Ngjarjet në jetën tuaj do zhvillohen më shpejtë dhe do vendosni përpara të reja, por edhe plane të vjetra! Do jepni shumë rëndësi në zhvillimin tuaj personal, do aktivizoheni dhe do investoni në një plan të ri, që gradualisht do t’ju sigurojë të ardhmen tuaj!

Dashuria

Marsi është një muaj shumë erotik për ju…. Romanticitetet nuk mungojnë, por pasioni do ju pushtojë dhe nuk do mundeni lehtësisht të zgjidhni! Xhelozira, tensione, arritje , dhe shumë dashuri do bëjnë ditët e para të Pranverës të kujtojnë një film-supër prodhim! Do dëshironi të jetoni castin, pa menduar të nesërmen… Por rrahjet e zemrës që do përjetoni do t’ju shtyjnë në eksagjerime, por edhe në rreziqe! Tregoni kujdes ju që jeni tashmë në një lidhje , sepse mund të shtyheni në një dashuri paralele! Për ju që zemra juaj digjet për ndonjë person nga e kaluara, një ribashkim është i mundshëm dhe madje do rigjallërojë një pasion të madh.

Puna dhe Ekonomia

Pas një periudhë të gjatë pritjeje, në Mars filloni më të fund të shihni përmirësim, vecanërisht në fushën e financave tuaja! Marsi do ju “ngrejë në re” ekonomikisht dhe do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga cështje ekonomike të lëna pezull! Do bëni marrveshje fitimprurëse që do t’ju rrisin të ardhurat tuaja. Në cështjet tuaja profesionale, pavarsisht sfidave dhe konkurencën që përballeni, do arrini të shfaqni një ngritje të rëndësishme.

 

Numri personal 6

Të përgjithshme:

Marsi është muaji ku do mundeni të largoni nga pranë jush c’do gjë që është e tepërt! Do ndërprisni zakone të këqia, mund të filloni palestër, një mënyrë të shëndetshme ushqimore, të shlyeni llogari që kishit lënë pas dore dhe do ndjeni rehtësim, sepse do kapërceni ankthe të kaluarës! Interesi juaj do jetë i kthyer tek personat që është pranë jush, ku dhe do t’ju jepni ndihmën dhe mbështjen tuaj! Në rrugëtimin e muajit do detyroheni nga rrethanat rreth jush për të marrë vendime të rëndësishme jete, të cilat do t’ju nxjerrin nga qëllimi juaj!

Dashuria

 Në fillim të Pranverës do bëni përfundimisht sqarime në jetën tuaj sentimentale dhe do merrni vendime serjoze për të ardhmen dhe rrugëtimin tuaj. Do vëreni se c’farë mund t’ju mbulonte në të kaluarën, tashmë ju është e tepërt apo se kërkoni gjëra të tjera në lidhjet tuaja! Mund të vendosni ndarjen, sepse nuk mbuloheni më me mënyrën që do donit! Ndryshimet që do bëhen tani në cështjet tuaj sentimentale, do t’ju ndihmojnë të afroheni më pas më pranë me dashurinë e vërtet! Shumica, me këtë numër, nuk dëshironi një ribashkim tani, sepse dëshironi një lidhje të përhershme stabile që është e ndërtuar në baza të reja të forta. Nëse pavarsisht kësaj shkatërroni përqafimin e ishit tuaj- ekzistojnë shumë mundësi për ktë përdërisa e dëshironi- sigurohuni për ndjenjat te tij, për të mos u lënduar përsëri.

Puna dhe Ekonomia

Në Mars do përmbushni cështje të lëna pezull dhe do shlyeni borxhe që ju rëndonin deri më sot! Do vendosen në një rregull detyrimet tuaja dhe ndjeni më shumë siguri për të ardhmen dhe rrugëtimin tuaj. Dija dhe eksperienca që keni fituar deri tani, do t’ju ndihmojnë të kapërceni problem por edhe të stabilizoni më shumë punën tuaj! Sa për financat tuaja, do mundeni t’ja dilni!

 

Numri personal 7

Të përgjithshme:

Nga fillimi i Marsit do keni qef, enthusiazëm dhe vendosshmëri, fakt që do t’ju ndihmojë të dalloheni kudo ju dëshironi! Do bëni fillime të rea, do bëhen ndryshime dhe ide të freskta do t’ju ndihmojnë të arrini aspiratat e rëndësishme të jetës tuaj! Energjia juaj do jetë e madhe, ashtu si edhe… egoizmi… Ruani balancat në lidhjet tuaja personale.

Dashuria

Në Mars latë pas jush c’do gjë që ju lëndoi dhe përqendroheni tek e ardhmja, duke kërkuar personin që do mund t’ju japë ato që realisht ju vleni! Nëse jeni tashmë në një lidhje të qëndrueshme, pritet të thoni pa mendime të dyta “mirupafshim e fundit” në një lidhje që nuk zhvillohet! Do thoni “po” e madhe në një flirt të ri dhe do keni arritje të mëdha erotike! Dashuria ju habit me c’do mënyrë! Nëse keni në mendjen tuaj mendimin e një ribashkimi, tani është një moment i mirë, por interesi juaj do kthehet kryesisht në anën sentimentale të lidhjes.

Puna dhe Ekonomia

Do vendosni qëllime të reja për rrugëtimin e punë tuaj dhe bëni ndryshime dhe fillime të reja, për të arritur disa ëndrra dhe plane që keni! Keni enthusiazëm, qef dhe energjinë për të vënë përpara plane të reja dhe ti ndiqni sa më shumë bëhet, për ti realizuar. Në punën tuaj ka shumë mundësi  një ngritje në dëtyrë, një transferim apo ndonjë rinocim, që do t’ju mbushë me enthusiazëm! Në financat tuaja do ekzistojnë mundësi dhe hapje!

 

Numri personal 8

Të përgjithshme:

Në Mars do përqendroheni në lidhjet tuaja, aq sa në ato profesionale, edhe në ato familjare apo sentimentale. Do karakterizoheni nga mirkuptimi, dhimbshuria dhe ndjeshmëria dhe shumë herë do bëni tolerime, për të mos prishur klimën e bukur të përditshmërisë tuaj! Më e rëndësishmja nga të gjitha është se këtë muaj do fitoni më shumë besim në veten dhe mundësitë tuaja!

Dashuria

Nga fillimi i Marsit keni më shumë nevojë për lidhje, angazhim dhe për zëvëndësim! Do bëni tolerime të rëndësishme, do përshtateni, do i jepni hapësirë mllefit dhe do shihni sesi do mundeni të lidhni enigma, që ishin prishur në një lidhje. Nëse jeni të lidhur, kapërceni pengesa të djeshmes dhe bëni një fillim të ri me partnerin tuaj! Nëse jeni beqar, atëher ndoshta do thoni “po”-në e madhe në kthimin e një lidhjeje nga e kaluara! Po, ai është muaji ideal për ju, nëse dëshironi një ribashkim.

Puna dhe Ekonomia

Duke i dhënë rëndësi bashkpunimeve tuaja, do mundeni këtë muaj të mbyllni cështje profesionale të lëna pezull, fakt që do t’ju bëjë të ndiheni se po shpëtoni nga një peshë e rëndësishme. Marsi nuk favorizon fillime të reja, por ju ndihmon të zhvilloni situatat tashmë ekzistente dhe bashkpunimet në punën tuaj. Në fushën e financave tuaja, do kujdeseni për shlyerjen e borxheve të kaluarës.

 

Numri personal 9

Të përgjithshme:

Nga fillimi i Marsit ndjeni gëzim, enthusiazëm, qef dhe energji, duke përshkuar një rrugëtim të ri në një fushë kryesore të jetës tuaj! Produktiviteti juaj do jetë i lartë, idetë tuaja unike dhe njohjet që do bëni do jenë shumë interesante. Këtë muaj do zgjeroni rrethin tuaj social dhe do jeni plot zhvendosje dhe kontakte! Favorizoheni për udhëtime dhe argëtim!

Dashuria

Flirti dhe loja erotike do jenë fjalën e parë dhe të fundit këtë Mars në jetën tuaj. Rilindja që aq e keni nevojë, do vijë, ndërkohë për momentin nuk mundemi të themi akoma se stabilizohet klima e jetës tuaj sentimentale. Do ndjeni siguri nëpërmjet arritjeve që do keni, por do ekzistojë dhe ndonjë person i ri, që do t’ju mahnisë me zgjuarsinë e tij dhe mënyrën sesi do t’ju afrohet! Sa për ju që jeni në një lidhje, dialogu do t’ju sjellë më pranë partnerit tuaj! Nëse dëshironi kthimin e një partneri të vjetër, kushtet janë shumë të mirë nga mezi i muajit dhe më pas, për të aspiruar një ribashkim.

Puna dhe Ekonomia

Në Mars do shihni përparim të rëndësishëm, arritje dhe zhvillim aq sa në karrierë sa edhe në financat tuaja! Për më tepër, do keni mbështetje të rëndësishme brenda njohjeve tuaja, që do t’ju hapin dyer, për të mundur të lidheni dhe të zgjeroheni profesionalisht. Në financat tuaja, do bëni disa marrëveshje që do t’ju shërbejnë shumë.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu