Përse qëndroni vetëm dhe nuk keni lidhje sipas shenjës tuaj të zodiakut

Pyesni veten ju apo personat rreth jush përse nuk gjeni një person që do ju frymzojë të bëni hapin e ardhshëm në jetën tuaj, të martoheni, të krijoni një familje? Nuk keni gjetur gjysmën tuaj tjetër apo ndoshta shmangni angazhimin serjoz duke gjetur një mijë e dy justifikime dhe njëri ju mban erë dhe tjetri ju shpif?

Si fillim le të sqarojmë se nuk janë të gjithë personat të krijuar për martesë dhe për familje dhe mirë është të mos presiononi vetet tuaja dhe situatat, vetëm dhe vetëm sepse nëna juaj apo tezja juaj c’do herë që ju sheh ju presionon të hajë llokum. Nuk është kjo një arsyje e fortë për të krijuar familje, pasi ndoshta do vdisni më pas. Cështja është ju të kuptoni c’farë është ajo që ju mban larg nga ndarja e jetës tuaj me një person tjetër. Cili është problem dhe asnjë lidhje nuk funksionon? Janë zgjedhjet tuaja apo ndonjë karakteristikë e juaja negative që e ka fajin, jo vetëm për tani që kërkoni me ankth një partner, por edhe për lidhjet e kaluara që mbaruan aq padrejtësisht. Mos ndoshta jeni shumë presionues apo të gatshëm dhe trembni të tjerët apo ndoshta shumë autoritarë dhe egoistë dhe nuk ju duron askush? Dicka ekziston, ndonjë element i karakterit tuaj për të funksionuar në mënyrë ndryshuese dhe mirë është ta zbuloni, ta mirkuptoni dhe të përpiqeni ta punoni për të ndaluar të përbëjë pengesë për lumturinë tuaj. Një mënyrë e mirë për të fituar dikush përceptim për veten e tij është astrologjia. C’do shenjë ka karakteristika të caktuara dhe sjellje dhe duke lexuar tuajën mund të kuptoni c’farë është ajo që ju mban larg nga një lidhje.

 

DASHI

Keni personalitet të fortë, i cili edhe pse tërheq vëmëndjet mbi vete dhe ju bën burim joshjeje, i tremb të tjerët. Nëse vendosim në ushtrim dhe karakterin tuaj autoritar dhe kontrollues, ndoshta është e kuptueshme përse jeni vetëm. Përpiquni të hyni në vëndin e partnerit tuaj për një moment dhe të mendoni nëse ju do donit dikë pranë jush që vazhdimisht do përpiqet t’ju imponojë dëshirat e tij dhe t’ju thotë c’farë të bëni. Nëse merr vendime dhe i imponon pa pyetur dhe u interesuar se për c’farë dëshiron tjetri! U rinqethët? Si prisni të tjerët ta pranojnë? Përpiquni të minimizoni tendencën tuaj për kontroll dhe ndoshta kështu dhe ju afrohen më shumë persona dhe arrini të krijoni një lidhje të shëndetshme. Gjithashtu, një “gjëmb” tjetër është se prisni nga të tjerët të ndjekin programin tuaj dhe nuk krijoni “hapësirë” pë rata. Nëse njihni dikë, me siguri do bëni hapin e parë për të treguar interesin tuaj, por nga aty e tutje duhet të anulloni dhe dicka nga programi juaj i ngarkuar për ti treguar se vërtet interesoheni… pasi për ndryshe tregoni jo vetëm se nuk jeni sigurisht të disponueshëm, por edhe sentimentalisht. Kështu që mos u ankoni se jeni vetëm, në dorën tuaj është të krijoni rrethanat për të qënë “bashkë” .

 

DEMI

Keni përcaktuar kufinjtë dhe rregullat në jetën tuaj dhe nuk nxë asgjë tjetër. Nuk i jepni mundësinë dikujt për të shpalosur karakterin e tij, pasi i refuzoni që në takimin e parë apo takimin e parë nëse nuk përmbushin standartet tuaja. Jeni të prerë, pa u menduar se përshtypja e parë shumë herë nuk është përcaktuese dhe se disa persona kanë nevojë për kohë të happen, ashtu si dhe ju fundja. Dhe nëse ndodh “mrekullia” dhe jepni disa hapësira dhe ekzistojnë dhe takime të tjera me personin e interesuar dhe përparoni në lidhje, bëheni më pushtues sa mund të “mbysni” partnerët tuaj dhe të vrapojnë larg jush për të marrë frymë. Rreptësi, kokfortësia, por edhe tendenca juaj menaxhuese mund të jenë disa nga arsyjet kryesore që mund të jeni vetëm për shumë kohë.

 

BINJAKET

Mërziteni shumë shpejtë dhe aq shumë, sa askush nuk është i mjaftueshëm për t’ju kënaqur dëshirat tuaja dhe të ruajë interesin tuaj në maja për tu angazhuar serjozisht dhe të qëndroni në një lidhje. Fillimisht kur njihni dikë dhe ju bën klik, enthusiazmoheni dhe bini me turinj, por shumë shpejtë ulet gëzimi juaj dhe ndoshta dicka ju duket më interesante dhe ju tërheq shikimin. Ky është një rreth dhe vitet kalojnë. Dhe pasi përmëndëm vitet, do duhet të theksojmë se mosha për ju është justifikimi më i madh që përdorni shumë shpesh për të shmangur angazhimet serjoze. Kur jeni të rinj thoni se është shumë herët për të tilla halle dhe nuk mundeni të kufizoheni në një lidhje dhe kur jeni rritur besoni se jeni shumë të mëdhenj tashmë për dashurira.

 

GAFORRJA

Le të fillojmë nga kryesoret. Kërkoni perfekten, idealen dhe të cilën ndoshta nuk ekziston. Keni vendosur në mëndjen tuaj lidhjen perfekte dhe partnerin imagjinues që do duhet të jenë romantik, i ndjeshëm dhe i fortë dhe të gjitha këto në analogji të sakta. Imagjinoni jetën me një idealizëm, që kjo vetvetiu ju bën të jeni shumë kërkues në zgjedhjet tuaja dhe askush të mos kundërpërgjigjet në kërkesat tuaja. Nga ana tjetër, qëndrimi juaj mund të jetë mjaft mbytës për partnerin tuaj dhe socializimi juaj i padurueshëm. Nëse madje ka ekzistuar në jetën tuaj ndonjë lidhje, e cila përfundoi jo mirë, atëher mbani në të tashmen peshë të gjitha plagët tuaja dhe nuk jepni lehtë mundësinë tek dikush tjetër për të hyrë në zemrën tuaj, pasi keni frikë se do kaloni të njëjtat. Mendoni se ekzistoi arsyje që ajo lidhje bën pjesë në histone dhe se nuk janë të gjithë personat të njëjtë. Nëse nuk përsërisni ju të njëjtën sjellje nuk do keni ndoshta dhe të njëjtat përfundime.

 

LUANI

Jeni divat e shenjave dhe doni t’ju sillen përkatësisht. Qartazi dhe preferoni të qëndroni vetëm sesa të jeni nën hijen e një personi apo në një lidhje që zbeh shkëlqimin tuaj, por kjo nuk do të thotë se nuk kërkoni me ngulm atë që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fortë. Ky është dhe problem juaj, shihni zemrën tuaj dhe jo njdenjat e personit që do qëndrojë pranë jush. Konsideroni se duhet partneri juaj të mbulojë nevojat tuaja, por sigurisht të njëjtën dëshiron dhe ai. Kërkesat tuaja dhe qëndrimi juaj autoritar shumë herë largon personat nga pranë jush dhe me këtë mënyrë largoni dhe persona me të cilët do mundeshit të jeni të lumtur. Doni partneri juaj të nxjerrë gjithnjë veten e tij më të mirë dhe t’ju admirojë, t’ju rrethojë me vëmëndjen e tij, por kjo është e pamundur, pasi ka dhe ai nevojat e tij që do duhet jut i mbuloni. Gjithashtu, shumë herë shmangni të hyni në lidhje apo të bashkpunoni me të tjerët nga frika se mos ndryshon imazhi juaj në sytë e tij. Pa përditshmërinë dhe rutinën mundeni më lehtë të ruani profiling tuaj të parrudhur!

 

VIRGJERESHA

Jeni zgjedhës, keni kërkesa të larta dhe ushtroni kritika të forta, të gjitha këto ashtu si kuptoni nuk ju përbëjnë…. partnerë të lehtë për të marrë dikush plotësisht vendimin për të bashkuar jetën e tij me tuajën. Nëse ju pëlqen dikush nuk do tregoni enthusiazmin tuaj, por do ruani veten dhe do përpiqeni të mblidhni sa më shumë informacione të mundeni. Do kalojë nga gjykimi… nivelit tretë dhe pavarsisht se mund të përmbushë të gjitha rrethanat tuaja përsëri nuk do e lini të kuptojë nëse e doni apo jo. Dukeni të ftohtë, pavarsisht se përbrenda mund të zieni dhe krijoni tek objekti pasionit tuaj pasiguri dhe distancim. Nëse arrin të kapërcejë provimet dhe krijoni lidhje me të, do duhet të hyjë në programin tuaj dhe hapat tuaja. Aspiratat tuaja janë të mëdha nga partneri juaj dhe nëse nuk ia del, kritikat tuaja të forta do e nevrikosin dhe shumë vështirë do qëndrojë pranë jush, nëse nuk toleroni. Kështu që nëse pyesni veten përse jeni vetëm, këto mund të jenë disa nga arsyjet që nuk mund të krijoni një lidhje të shëndetshme.

 

PESHORJA

Pothuajse kurrë nuk do jetë dikush kaq i mirë sa e keni imagjinuar. Partneri ideal: shumë i bukur, elegant, me jashtzakonisht mënyra të mira, ndjesi të lartë estetike dhe dashuri për artin, ndoshta dhe të ekzistojë në faqet e ndonjë përralle, por dhe përsëri do ketë një anë që nuk do ju kënaqë. Kur jeni në lidhje përpiqeni të ndryshoni partnerin tuaj dhe ta shndërroni në atë që keni imagjinuar si gjysmën tuaj tjetër perfekte. Por personat nuk ndryshojnë, ashtu si ju. Gjithashtu, nëse jeni lënduar në të kaluarën besoni se partneriteti dhe fakti për të ndarë dicka, e bëni ama me mënyrë të gabuar duke u përpjekur të impononi atë që ju konsideroni të saktë dhe i bëni të tjerët të lodhen nga kërkesat dhe aspiratat tuaja. Fundja sa mundet një person të përpiqet të kapë standartet tuaja të larta? Do dhe të shijojë dicka nga kjo jetë dhe jo vetëm të përpiqet për imazhin perfekt.

 

AKREPI

Lidhja me ju është një sfidë. Bujaria dhe pasioni juaj i bëjnë personat të përulen në joshjen tuaj, por në vështirësi vijnë kur ju del vetja tjetër e juaja nëpërmjet lidhjes. Ju është shumë e vështirë të kontrolloni sjelljen tuaj pushtuese, të bëni skena xhelozie dhe keni shumë shpërthime të forta zemërimi që mund të trembin partnerin tuaj. Në përgjithësi, dyshimet tuaja dhe mendimet negative mund të largojnë persona nga pranë vetes. Do duhet të mirkuptoni se është e vështirë për dikë të pranojë të gjitha këto shpërthimet tuaja dhe mendimet e dyta. Gjithashtu, tendenca që keni të bëni skenare dhe të shihni kudo armiq është shumë e lodhshme për partnerët tuaj. Ashtu si dhe negativiteti juaj për gjithcka dhe që shihni kudo shkatërrimin duke u afruar.

 

SHIGJETARI

Këmbngulja që ju karakterizon, por edhe karakteri juaj i pabindur dhe i zjarrtë, janë elementë shumë pozitive për të shkuar përpara dhe të përparoni në karrierën tuaj, por nuk funksionojnë njësoj dhe për lidhjet tuaja. Nuk bëni hap pas dhe përpiqeni të impononi mendimin tuaj dhe kështu mirkuptimi dhe partneriteti shkojnë xhiro. Gjithashtu, fakti se nuk bini dakort me asgjë dhe bëni programin tuaj pa llogaritur shumë herë të tjerët, pasi konsideroni nevojat tuaja si më të rëndësishmet, nuk ju rradhisin në partnerët më korrekt dhe të përputhshëm. Akoma, për shkak se keni frikë monotoninë dhe rutinën shmangni të thoni po në një lidhje vetëm dhe vetëm për të mos qënë vetëm. Por lidhjet nuk janë “safari” për të patur gjithnjë ndonjë adventurë për të jetuar…., qetësuar dhe ndarë!

 

BRICJAPI

C’farë do një person nga lidhja tij? Dashuri, kujdes, ndjenjë dhe mirkuptim. Ju aman ju është e vështirë të tregoni ndjenjën dhe dashurinë tuaj dhe sjellja juaj e akullt ju krijon “boshllëk” në lidhje. Gjithnjë funksiononi duke ruajtur një distancim sigurie nga të gjithë dhe gjithcka, duke vështirësuar të tjerët t’ju mirkuptojnë dhe të dallojnë c’farë pikërisht ndjeni dhe kështu i kurajoni të investojnë në një lidhje me ju. Gjithashtu, është aq e dukshme prioriteti që i jepni karrierës tuaj dhe cështjeve tuaja profesionale sa e ndjeni partnerin tuaj të ndihet i pasigurt. Kush mund të dojë të krijojë një lidhje me një person që do ti krijojë boshllëqe sentimentale? Duhet të gjeni balancën midis karrierës dhe jetës personale dhe atëher do mundeni të krijoni lidhjen ideale.

 

UJORI

Jeni vetëm, pasi në thellësi është zgjedhja juaj sado që të mos doni ta pranoni. E doni pavarsinë tuaj, doni lirinë tuaj dhe preferoni të fleni vetëm, sesa të keni dikë t’ju thotë c’farë të bëni dhe t’ju trullose sesi ta bëni. Ju pëlqen të investoni kohë tek vetja juaj, të ndiqni ëndrrat tuaja dhe të keni zgjedhje. Sigurisht problem juaj kryesor është se nuk duroni ndërlikimet sentimentale të një lidhjeje, pasi urreni dramën dhe ngarkesën. Mos u ankoni se jeni vetëm, pasi nuk lini në jetën tuaj hapësirë për dikë tjetër.

 

PESHQIT

Kaq optimizëm dhe “humbje” nuk është e lehtë për ta duruar dikush. Preferoni shumë herë të mbylleni në vetvete, në ëndrrat tuaja dhe në botën tuaj ideale ku askush të mos nxejë aty, kështu që preferoni vetminë tuaj. Nga ana tjetër, vështirë gjeni dhe dikë që t’ju kënaqë 100%. Jeni krijesa të vështira dhe ose “mbysni” dikë me dashuri dhe interesin tuaj dhe e bëni të dojë të ikë për të marrë ajër, ose jeni në botën tuaj ku nuk mund të gjejë pikë kontakti. Arsyjet që jeni vetëm mund të kenë të bëjnë dhe me faktin se angazhoheni aq shumë me të bëhen të tjerët (shokët, të afërmit) të lumtur, sa e lini jetën tuaj personale në rradhë të dytë dhe më pas ju zënë ankesat për zgjedhjet tuaja. Merreni ndryshe dhe gjeni një balancë.

Porosite tani hartën  tende personale në: 
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu