18 TETOR 2026 – DITA E REALITETIT, KUFIZIMEVE DHE FUQISË SË FSHEHUR

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

 

18 TETOR 2026 – DITA E REALITETIT, KUFIZIMEVE DHE FUQISË SË FSHEHUR

18 tetori vazhdon me Hënën në Bricjap dhe e forcon akoma më shumë nevojën për maturi, organizim dhe përgjegjësi. Kjo ditë është më serioze dhe më e përshtatshme për punë konkrete sesa për spontaneitet. Në të njëjtën kohë, Hëna në Bricjap fillon të na çojë drejt çerekut të parë të Hënës që do të bëhet më i fortë më 19 tetor, prandaj mund të ndihet tension midis asaj që nisëm me Hënën e Re në Peshore dhe realitetit praktik që kërkon zbatim.

Hëna në Bricjap prek sot më shumë dhjetëditëshin e dytë të Bricjapit, Gaforres, Dashit dhe Peshores. Këto shenja mund të ndiejnë presion për përgjegjësi, vendime familjare, çështje pune, status, marrëdhënie dhe struktura që duhen rregulluar. Për Bricjapin, dita mund të jetë shumë produktive, por edhe e lodhshme. Për Gaforren, partneritetet kërkojnë seriozitet. Për Dashin, puna dhe karriera mund të sjellin presion. Për Peshoren, shtëpia dhe familja kërkojnë qartësi.

Afërdita në retrogradë në Akrep afrohet gjithnjë e më shumë në katror me Plutonin në Ujor. Ky aspekt nuk është ende në kulmin e tij, por tensioni fillon të ndihet fort. Kjo sjell tema të fuqishme në dashuri, para, xhelozi, kontroll, intimitet, marrëdhënie të fshehta dhe lidhje ku ka pabarazi pushteti. Preken më shumë Akrepi, Ujori, Demi dhe Luani i dhjetëditëshit të parë, sidomos rreth 3°–5°. Kjo do të bëhet edhe më e fortë më 19 dhe 20 tetor.

Për këtë arsye, edhe pse Hëna në Bricjap na ndihmon të qëndrojmë praktikë, nën sipërfaqe mund të ketë tension emocional. Një marrëdhënie mund të duket e qetë, por brenda ka kontroll. Një çështje financiare mund të duket teknike, por prek besimin. Një bisedë për punë mund të ketë prapa saj çështje vlere dhe pushteti. Kjo ditë kërkon të mos mashtrohemi nga pamja e jashtme. Bricjapi kërkon realitet; Akrepi dhe Plutoni kërkojnë të vërtetë të thellë.

Në çështje praktike, 18 tetori është i mirë për punë serioze, rregullim dokumentesh, biseda me përgjegjësi, familje, prona, buxhet, taksa, planifikim biznesi, përgatitje profesionale, vendosje kufijsh dhe analizë strategjike. Është ditë e mirë për check-up, terapi serioze, dietë me disiplinë, trajtime që kërkojnë durim dhe punë me zakone të vjetra. Për fillime të mëdha romantike, jo. Për blerje të mëdha, sidomos në luks, estetikë, bizhuteri apo gjëra që lidhen me kënaqësi, më mirë të pritet.

Në dashuri, dita kërkon pjekuri. Mund të ketë distancë, nevojë për të folur për përgjegjësi, familje, para ose kufij. Nëse një marrëdhënie ka element kontrolli, xhelozie ose varësie, kjo mund të ndihet më shumë. Për ribashkim, dita mund të jetë e mirë vetëm nëse flitet me qartësi dhe jo nga obsesioni. Për propozim, dita është shumë e rëndë dhe nuk ka butësinë e nevojshme, përveç rasteve ku vendimi është shumë i matur dhe i përgatitur.

Në punë, dita është shumë e mirë për disiplinë dhe strategji. Për intervistë, mund të jetë e mirë nëse kërkohet seriozitet, por duhet të mos dukeni shumë të ftohtë. Për ngritje në detyrë ose bisedë me autoritet, dita mund të japë peshë, por nuk duhet ushtruar presion. Në financa, është ditë e mirë për kontroll dhe jo për risk.

Duhet të shmangen manipulimi, kontrolli i fshehtë, xhelozia, presioni financiar, marrëveshjet e paqarta, puna pa pushim, ftohtësia emocionale, vendimet nga frika e humbjes dhe përpjekja për të mbajtur një situatë vetëm sepse duket e sigurt nga jashtë.

Këshilla e ditës:
Sot përqendrohuni te puna, financat, përgjegjësitë dhe kufijtë që duhet të vendosen qartë. Mos u mashtroni nga qetësia e jashtme nëse brenda një marrëdhënieje apo situate ekziston tension, kontroll ose frikë nga humbja. Shmangni presionin, xhelozinë dhe vendimet e marra vetëm për të ruajtur një siguri të rreme. Ajo që është vërtet e qëndrueshme nuk ka nevojë të mbahet me forcë.

ABONOHUNI NË KANALIN TONË NË YOUTUBE!

Mos humbisni asnjë parashikim! Abonohuni falas dhe aktivizoni zilen për t'u njoftuar sa herë publikojmë një video të re!

https://www.youtube.com/@astrologujorgopulla

NA NDIQNI EDHE NË FACEBOOK!

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë astrologjik!

Na ndiqni në Facebook për parashikime, këshilla astrologjike dhe publikime interesante çdo ditë.

Pëlqeni faqen tonë dhe qëndroni gjithmonë pranë nesh!

http://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju mirëpresim me kënaqësi!