9 TETOR 2026 – DITA MES MJEGULLËS DHE NJË FILLIMI TË RI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

 

9 TETOR 2026 – DITA MES MJEGULLËS DHE NJË FILLIMI TË RI

9 tetori ndryshon atmosferën, sepse Hëna hyn në Peshore dhe fillon të përgatisë Hënën e Re që do të ndodhë më 10 tetor. Kur Hëna hyn në Peshore, vëmendja kalon te marrëdhëniet, ekuilibri, diplomacia, estetika, marrëveshjet, drejtësia dhe nevoja për harmoni. Por kjo ditë nuk është vetëm e butë, sepse Hëna në Peshore përballet me Neptunin në retrogradë në Dash, ndërsa formon lidhje mbështetëse me Plutonin në Ujor, Uranin në Binjakë dhe Marsin në Luan. Pra, dita ka një përzierje interesante: nga njëra anë ndjeshmëri, mjegull dhe idealizim; nga ana tjetër, mundësi për zgjidhje të reja, komunikim, guxim dhe ndryshim.

Hëna përballë Neptunit rreth gradës 2°–3° prek më shumë Peshoren, Dashin, Gaforren dhe Bricjapin e dhjetëditëshit të parë. Ky aspekt mund të sjellë konfuzion, lodhje emocionale, idealizim në marrëdhënie, pasiguri në vendime, mungesë qartësie ose tendencë për të parë atë që duam të shohim. Në dashuri, duhet kujdes me premtimet e bukura por të paqarta. Në punë, duhet kujdes me informacionet e pasakta. Në financa, duhet shmangur besimi i verbër. Në shëndet, dita kërkon pushim dhe jo mbingarkesë mendore.

Megjithatë, Hëna në Peshore formon lidhje të mira me Plutonin në Ujor, Uranin në Binjakë dhe Marsin në Luan. Këto aspekte ndihmojnë për të dalë nga mjegulla përmes ideve, komunikimit dhe veprimit të zgjuar. Shenjat e ajrit, Binjakët, Peshorja dhe Ujori, sidomos dhjetëditëshi i parë, mund të marrin ide të reja, mbështetje nga njerëz, komunikim të dobishëm ose zgjidhje të papritur. Shenjat e zjarrit, Dashi, Luani dhe Shigjetari, mund të ndiejnë më shumë guxim për të vepruar, por duhet të mos nxitojnë.

Kjo është ditë shumë e mirë për diplomaci, biseda të kujdesshme, rregullim marrëdhëniesh, përgatitje për një fillim të ri, estetikë, art, modë, media, takime, kontakte sociale, krijimtari dhe zgjidhje alternative. Por nuk është dita më e mirë për firma të mëdha nëse informacioni nuk është i plotë, sepse Neptuni mund të sjellë paqartësi. Është më mirë të përdoret dita për përgatitje, jo për vendim final. Nëse duhet të bëni një marrëveshje, kontrolloni detajet dhe mos u mbështesni vetëm në fjalë të bukura.

Në dashuri, dita mund të jetë romantike, por edhe e paqartë. Mund të ketë dëshirë për afrim, bisedë, paqe dhe ribashkim, por duhet parë nëse tjetri është realisht i qartë. Për ribashkim, dita mund të jetë e mirë për të hapur derën e komunikimit, por jo për të harruar menjëherë gjithçka që ka ndodhur. Për propozim, më mirë të pritet pas qartësimit të Hënës së Re. Për marrëdhënie ekzistuese, dita është e mirë për të folur me butësi, por jo për të shmangur të vërtetën.

Në punë, mund të ketë ide të mira, kontakte, negociata dhe mbështetje sociale. Për intervistë, dita mund të jetë e mirë nëse përgatitja është e fortë, por kujdes me premtime të paqarta nga pala tjetër. Për publik, media ose shfaqje, dita ka hijeshi, por duhet kontroll në mesazh. Në shëndet, kujdes me lodhjen, dehidratimin, mjegullën mendore, ndjeshmërinë dhe problemet që vijnë nga mungesa e pushimit.

Duhet të shmangen idealizimi, besimi i verbër, marrëveshjet pa dokument, fjalët e bukura pa prova, vendimet emocionale, ikja nga realiteti, premtimet e paqarta, varësia nga mendimi i tjetrit dhe përpjekja për të mbajtur paqe me çdo kusht.

Këshilla e ditës:
Sot kërkoni qartësi para se të premtoni, firmosni apo vendosni. Dita favorizon diplomacinë, bisedat, kontaktet dhe përgatitjen për një hap të ri, por jo vendimet e marra vetëm nga emocionet ose fjalët e bukura. Në marrëdhënie, afrohuni me butësi, por mos anashkaloni atë që nuk është e qartë. Dëgjoni zemrën, por kontrolloni realitetin.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…