
24 korrik 2026: Kthimi i Merkurit në Lëvizje të Drejtë: Çlirimi i Komunikimit dhe Qartësia e Re
Sot Merkuri del nga retrograda në Gaforre, një moment shumë i rëndësishëm për komunikimin, familjen, shtëpinë, dokumentet, marrëdhëniet e afërta, vendimet emocionale dhe çështjet që kanë mbetur pezull gjatë javëve të mëparshme. Pas një periudhe rikthimesh, keqkuptimesh, vonesash, kujtimesh, bisedash të vjetra dhe rishikimesh, mendja fillon të ecë përpara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjithçka zgjidhet brenda një dite. Kur Merkuri sapo kthehet në lëvizje të drejtë, është ende i ngadalshëm dhe kërkon kujdes. Qartësia fillon, por nuk duhet të nxitojmë.
Ndikohen më shumë Gaforrja, Bricjapi, Dashi dhe Peshorja, sidomos fundi i dhjetëditëshit të dytë dhe dhjetëditëshi i tretë, ose ata që kanë Ashendentin apo planetë personalë në këto shenja. Për Gaforret, qartësohen vendime personale dhe familjare. Për Bricjapët, marrëdhëniet, partneritetet dhe kontratat. Për Dashët, shtëpia, familja dhe banesa. Për Peshoret, karriera, statusi dhe imazhi publik.
Po këtë ditë, Merkuri në Gaforre formon sekstil me Afërditën në Virgjëreshë, një aspekt shumë i mirë për biseda të buta, sqarime, pajtime, marrëveshje praktike, komunikim në çift, çështje pune, dokumente, shëndet, dietë, check-up dhe rregullim të marrëdhënieve me fjalë të kujdesshme. Ky aspekt ndihmon të flasim më mirë, jo me dramë, por me ndjeshmëri dhe praktikë. Ndikohen pozitivisht Gaforrja, Virgjëresha, Demi, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit, sidomos të dhjetëditëshit të dytë, ose ata që kanë planetë personalë pranë gradëve të mesme të këtyre shenjave.
Dita është shumë e mirë për të rifilluar një bisedë që ishte bllokuar, për të kërkuar sqarim, për të rregulluar një keqkuptim familjar ose sentimental, për të kontrolluar një kontratë, për të folur për çështje praktike në çift, për të bërë plan shëndeti, dietë, check-up, vizitë mjekësore, rregullim të rutinës, organizim dokumentesh dhe për të marrë informacione që më parë vonoheshin. Është e mirë edhe për pajtim, por vetëm nëse të dy palët pranojnë të flasin me qetësi dhe jo të hapin plagë të vjetra.
Nuk është ende dita ideale për nënshkrime shumë të mëdha pa kontroll, sepse Merkuri sapo ka dalë nga retrograda dhe disa detaje mund të kërkojnë kohë të qartësohen plotësisht. Por është ditë shumë më e mirë për komunikim, planifikim dhe përgatitje sesa ditët e mëparshme. Për blerje, shitje, zhvendosje ose kontrata familjare, mund të fillojë qartësimi, por çdo dokument duhet lexuar me kujdes. Për dashuri, dita është një nga më të mira të fundit të muajit për bisedë të sinqertë, jo teatrale, por të dobishme.
sot dera e komunikimit hapet përsëri, por mos vraponi menjëherë. Flisni qartë, kontrolloni detajet dhe lini qartësinë të forcohet.
Këshilla e Ditës
Nis një periudhë ku keqkuptimet sqarohen, vonesat marrin fund dhe komunikimi fillon të rrjedhë më lehtë. Është ditë e shkëlqyer për biseda të ngrohta, pajtime, zgjidhje praktike në familje apo çift, si dhe organizim dokumentesh. Këshilla kryesore është: dera e komunikimit u hap përsëri, por mos u nxitoni. Flisni me qetësi, kontrolloni çdo detaj dhe lini qartësinë të forcohet hap pas hapi.