9 korrik 2026: Dashuria matet me vepra: detajet tregojnë të vërtetën

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

9 korrik 2026: Dashuria matet me vepra: detajet tregojnë të vërtetën
Sot Afërdita hyn në Virgjëreshë, duke ndryshuar mënyrën se si përjetojmë dashurinë, marrëdhëniet, shijen, vlerat, bukurinë dhe përditshmërinë. Afërdita në Virgjëreshë nuk është shumë dramatike, por është praktike, e kujdesshme, selektive dhe e vëmendshme ndaj detajeve. Ajo kërkon dashuri që tregohet me veprime, korrektësi, kujdes, përkushtim dhe respekt në gjërat e vogla. Kjo është një periudhë e mirë për të rregulluar marrëdhëniet, trupin, rutinën, dietën, shëndetin, garderobën, punën, estetikën dhe gjithçka që kërkon përmirësim.

Ndikohen më pozitivisht Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi, sidomos të dhjetëditëshit të parë, si edhe Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit të dhjetëditëshit të parë. Më me kujdes duhet të jenë Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit, sidomos të dhjetëditëshit të parë, sepse Afërdita në Virgjëreshë mund të sjellë kritikë, analizë të tepërt ose tension në marrëdhënie nëse kërkohet perfeksion.

Dita është shumë e mirë për dietë, check-up, kujdes estetik, trajtime bukurie, rregullim të lëkurës, flokëve, trupit, organizim të shtëpisë, pastrim, rregullim dokumentesh, punë me detaje, përmirësim marrëdhëniesh dhe biseda praktike në çift. Është e mirë edhe për të nisur një program më të shëndetshëm, për të bërë pazar të zgjuar, për të blerë gjëra praktike dhe cilësore, jo luks pa arsye.

Në dashuri, Afërdita në Virgjëreshë nuk premton vetëm fjalë të mëdha; kërkon prova. Prandaj, është ditë e mirë për të treguar kujdes me veprime, për të rregulluar një keqkuptim, për të ofruar ndihmë, por jo për dramë romantike. Nuk është dita më e mirë për propozime shumë teatrale, por është e mirë për marrëdhënie që duan stabilitet. Për punë, është shumë e mirë për organizim, përmirësim imazhi profesional dhe marrëdhënie më korrekte me kolegët.
Këshilla e ditës:
Sot mos kërkoni fjalë të mëdha, por veprime të qarta. Kujdesuni për marrëdhëniet, trupin, punën dhe rutinën me më shumë përkushtim. Një detaj i vogël, një gjest i sinqertë ose një rregullim praktik mund të sjellë më shumë harmoni sesa një premtim i bukur pa bazë.

https://www.youtube.com/watch?v=sWdmVv-efSw