8 Korrik 2026 – Mos kërko përgjigje me nxitim: qetësia zbulon të vërtetën

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

8 korrik 2026: Mos kërko përgjigje me nxitim: qetësia zbulon të vërtetën
Pas kthimit të Neptunit në retrogradë, kjo ditë ka një atmosferë më të brendshme dhe më reflektuese. Nuk është dita për të kërkuar përgjigje të menjëhershme nga jashtë. Është më shumë ditë për të kuptuar çfarë po ndryshon brenda nesh. Merkuri vazhdon të jetë në retrogradë në Gaforre, prandaj temat familjare, emocionale, të së kaluarës dhe të marrëdhënieve të afërta mbeten aktive. Në të njëjtën kohë, Marsi në Binjakë vazhdon të mbajë mendjen në lëvizje, prandaj duhet kujdes të mos përzihet konfuzioni emocional me nxitimin mendor.

Ndikohen më shumë Gaforrja, Bricjapi, Dashi dhe Peshorja të dhjetëditëshit të tretë nga Merkuri në retrogradë, ndërsa Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi të dhjetëditëshit të parë ndiejnë më shumë kthimin e Neptunit në retrogradë. Për këto shenja, dita mund të sjellë ndjeshmëri, kujtime, paqartësi, rikthim të një teme të vjetër ose nevojë për të mos e detyruar veten të japë përgjigje përfundimtare.

Dita është e mirë për të rishikuar plane familjare, për të kontrolluar dokumente, për të folur me qetësi, për të bërë terapi, për t’u marrë me gjumë, shëndet emocional, muzikë, art, lexim, lutje, reflektim dhe për të kuptuar më mirë çfarë kërkon qetësi. Nuk është dita më e mirë për blerje të mëdha, shitje, nënshkrime të rëndësishme, vendime dashurie nga nostalgjia ose rikthime në marrëdhënie vetëm sepse ndihemi të dobët.

Për marrëdhënie, dita mund të ndihmojë në butësi, por jo në vendime të prera. Për punë, është më mirë të merremi me korrigjime dhe përgatitje sesa me prezantime të mëdha. Për shëndet, favorizon qetësim, kontroll të stresit, pushim dhe fillim më të butë të një rutine kujdesi. Për financa, kërkon kujdes me mjegullën dhe premtimet e paqarta.

Këshilla e ditës:
Sot mos merrni vendime nga nostalgjia, frika apo paqartësia emocionale. Jepini vetes kohë për të kuptuar çfarë ndieni realisht dhe mos e detyroni një situatë të japë përgjigje përpara se të jetë gati. Kontrolloni fjalët, dokumentet dhe premtimet, sepse ajo që duket e qartë sot mund të kërkojë rishikim nesër.

https://www.youtube.com/watch?v=ctvZuSkDHkI