
5 korrik 2026: Fuqia kthehet në strategji: vepro në heshtje, por me vendosmëri
Sot Marsi në Binjakë formon sekstil me Neptunin në Dash dhe trekëndësh me Plutonin retrogradë në Ujor. Pas tensionit të djeshëm, kjo ditë jep një mundësi më të mirë për ta përdorur energjinë me strategji, intuitë dhe fuqi të brendshme. Marsi me Neptunin mund të sjellë frymëzim, veprim të drejtuar nga ndjesia, kreativitet, lëvizje më të butë dhe motivim shpirtëror. Marsi me Plutonin jep forcë, vendosmëri, aftësi për të vepruar në prapaskenë dhe për të bërë hapa të fuqishëm pa zhurmë.
Ndikohen më pozitivisht Binjakët, Peshorja dhe Ujori të dhjetëditëshit të parë, si edhe Dashi, Luani dhe Shigjetari të dhjetëditëshit të parë. Mund ta ndiejnë gjithashtu Peshqit dhe Akrepi në mënyrë më të brendshme, sidomos nëse kanë planetë personalë në gradat e para. Kjo është një ditë ku shenjat e ajrit dhe zjarrit mund të gjejnë ide, guxim, strategji dhe frymëzim.
Dita është e mirë për veprime të mençura, për projekte krijuese, komunikim strategjik, negociata që kërkojnë intuitë, punë me media, teknologji, shkrim, mësim, terapi, kërkim, hetim, planifikim dhe zgjidhje të çështjeve që kërkojnë guxim. Është e mirë edhe për aktivitet fizik të kontrolluar, për të nisur një program më të zgjuar shëndeti, për të ndërprerë një zakon të dëmshëm ose për të bërë një hap të vendosur në një plan që kërkon forcë.
Në dashuri, dita mund të sjellë tërheqje, biseda më të thella dhe pasion me më shumë vetëdije. Është më e mirë për pajtim sesa dita e mëparshme, por vetëm nëse ka sinqeritet. Për financa, mund të jetë e mirë për strategji, jo për rrezik të verbër. Për karrierë, dita favorizon veprimet e heshtura, përgatitjen, planin dhe kontaktet që nuk duhen bërë me zhurmë, por me saktësi.
Këshilla e ditës:
Sot mos e shpërdoroni energjinë me zhurmë, debate apo nxitim. Përdorni intuitën, mendoni me qetësi dhe bëni hapa të matur. Një veprim i vogël, por i saktë, mund të ketë më shumë fuqi sesa një vendim i madh i marrë pa plan. Dita favorizon ata që dinë të lëvizin me mençuri, jo ata që nxitojnë të duken.
https://www.youtube.com/watch?v=j2sN2qZTv5o