3 korrik 2026: Fol më pak, vëzhgo më shumë: qartësia vjen nga detajet

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
03/07/2026

NUK TË LË TË FSHIHESH: Ditët e fatit, të dashurisë, të parave dhe të vendimeve të mëdha!

3 korrik 2026: Fol më pak, vëzhgo më shumë: qartësia vjen nga detajet
Kjo është një ditë më shumë për vëzhgim, pas një aspekti të tensionuar që ka aktivizuar mendjen, komunikimin dhe vendimet. Edhe pse nuk kemi domosdoshmërisht një aspekt të madh të ri që dominon ditën, klima mbetet e ngarkuar nga Marsi në Binjakë dhe Merkuri në retrogradë në Gaforre. Kjo do të thotë se fjalët, dokumentet, kontaktet, bisedat familjare dhe vendimet e përditshme duhet të trajtohen me kujdes.

Ndikohen më shumë shenjat e ndryshueshme, Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, sidomos të dhjetëditëshit të parë, për shkak të energjisë së Marsit në Binjakë, por edhe shenjat kardinale, Gaforrja, Bricjapi, Dashi dhe Peshorja, sidomos të dhjetëditëshit të tretë, për shkak të Merkurit në retrogradë në Gaforre. Pra, kjo është një ditë ku një pjesë e zodiakut ndikohet në mendje dhe komunikim, ndërsa një pjesë tjetër në emocion, familje dhe vendime personale.

Dita është e mirë për të rishikuar biseda, për të përgatitur dokumente pa i mbyllur ende përfundimisht, për të kontrolluar orare, për të bërë plan pune, për të organizuar shtëpinë, për të dëgjuar më shumë dhe për të folur më pak. Është e mirë edhe për terapi, reflektim, rregullim të gabimeve dhe rikthim te një çështje e papërfunduar. Nuk është dita më e mirë për debate familjare, për vendime të prera në dashuri, për blerje të mëdha ose për premtime që nuk janë menduar mirë.

Për marrëdhënie, dita mund të ndihmojë në sqarim nëse ka qetësi. Për punë, është më mirë të punohet me detaje dhe jo me vendime të mëdha. Për shëndet, dita favorizon rregullim rutine, kontroll të lehtë, organizim ushqimi dhe përgatitje për një program më të mirë, por jo masa ekstreme.

Këshilla e ditës:
Sot mos kërkoni përgjigje të menjëhershme. Merrni kohë për të dëgjuar, për të kontrolluar dokumentet, për të rishikuar bisedat dhe për të vendosur rregull në mendime, në punë dhe në shtëpi. Një hap i qetë dhe i menduar mirë vlen më shumë se një vendim i shpejtë që nesër mund të kërkojë korrigjim.

Parashikimi per daten 3 Korrik 2026 | Horoskop Ditor | Astrologji Shqip | JORGO PULLA