Kalendari Astrologjik I muajt Shkurt 2018

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
14/02/2018

Eklipset e muajt, pasionet dhe ekzagjerimet

Shkurti fillon më Eklipsin e henës në këndin e 4-të të Luanit (e cila realizohet në 31/1) dhe ndikon tek shenjat e kryqit të qendrushëm (Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori )të lindur në dhjetë diteshin e parë,por më tepër afër dates 24-27 të secilit muaj.
Me këtë hënë të plotë,do të lindin dashuri, dëshira dhe shpresa të reja.
Dominojnë shumë ndjanjat të forta si të revolucionit nga situata dhe njerëz që na mohojnë ndjenjën e gëzimit,ose na kufizojnë nga shprehja e deshirave tona ndersa forca, risku dhe luhatjet emocionale janë elementet që nëse shfrytëzohen në mënyrë kreative atëherë Eklipset do ju ofrojnë integritet mendor dhe emocional.
Duke vazhduar ne eklipsin e dytë të muajit,që është eklipsi diellor dhe zhvillohet në 15 Shkurt 2018 në këndin 27-të të Ujorit (dmth dhjetë diteshit të 3-të).
Mesazhi i ketij eklipsi është se duhet të balancojmë “ato qe duam “, me “ato qe duan të tjeret ” .
Eklipsi diellor I dhjetë ditëshit të tretë të Ujorit, vjen për të sjellë ndryshime të papritura dhe të pamenduara në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që do të kenë një karakter riformues.
Eshtë shumë e rëndësishme në këtë fenomen qe të pakësojmë (aq sa është e mundur) tendencat egoiste dhe tendencioze.
Edhe një herë shenjat e kryqit të qendrueshem (Demi, Luani, Akrepi, Ujori) i dhjetë diteshit e tretë gjenden në qendër të ndryshimeve të mëdha të jetës e tyre!

Merkuri: Muaj me ide të reja,takime të reja si dhe frymëzim!

Deri më 18 shkurt është kohë e përshtatshme për të zgjeruar njohuritë dhe rrethin tone shoqeror,që të kemi takime konstruktive,frymëzimime te bukura dhe komunikim progresiv nepër grupet sociale apo klube ku bëjmë pesë.
Merkuri në Ujor,çon në avancime mendore duke sjell metoda të reja, frymëzime dhe inovacione.
Binjakët, Peshorja, Ujori, Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat që do të arrijnë deri në datën
18 të muajt të ndjejnë këtë flad të bukur rifreskues të komunikimit më takime dhe kontakte.
Në datën 
13/2 formohet gjashtëkëndëshi mes Merkurit dhe Marsit (në këndin e 4-të) dhe sjell iniciativa krijuese që do të kenë karakter të këndshme dhe çlirues.
Në ditën e festës të dashuruarve në datën 
14/2 nuk do mungojnë spontaniteti dhe ekzagjerimi në mënyrën e të shprehurit mëqe Merkuri formon katror më Jupiteri (në këndin e22-të), ndërsa surprizat, shpikjet / zbulimet / udhëtimet dhe takimet e papritura vijnë për të sjellë një ndryshim pozitiv afër dates 15/2 me fjashtëkëndeshin e formuar nga Merkuri dhe Neptuni (këndi 25-të).

Nga data 18 Shkurt, Merkuri kalon në shenjën e rënies e tij, Peshqit dhe situate e komunikimit ndryshon.
Në aspektin pozitiv të këtij pozicioni, mund të them së dominojnë kryesisht shprehjet krijuese dhe imagjinata e mprehtë ,e cila do të ndihmoj në veçanti ata që janë të përfshirë në profesione artistike.
Aspekti negativ i këtij pozicioni është se mendimet nuk do të jenë realiste, por të pa baza, të ndërlikuara, abstrakte, të papërcaktuara ose ndonjëherë dhe të vonuar, gje e cila do të sjellë probleme në jetën tuaj të përditshme.
Megjithatë,do të ketë marrëveshje stabilizimi afër dates 
21 Shkurt për Demin,Virgjëreshën, Bricjapin, Gaforen, Akrepin dhe Peshqit e dhjetë diteshit e pare (gjashtëkëndeshi I Merkurit dhe Saturnit në këndin e katërt), ndërsa në datën 25/2kreativiteti, imagjinata, dhe instinkti juaj do të jenë goxha të theksuara, nga ana tjetër nuk do të mungojnë dhe gjykimet e gabuara dhe gabimet e vogla (takimi iMerkurit –Neptunit kendi 13-të)

Aferdita tek Ujori dhe tek Peshqit:Të favorizuarit në dashuri dhe në ekonomi.

Deri në datën 10 Shkurt Aferdita liberale nga shenja e Ujorit kujdeset për zgjerimin e takimeve dhe liron nga paragjykimet dhe kufizimeve Binjakët, Peshoren,Ujorin, Dashin, Luanin dhe Shigjetarin e dhjetë diteshit e 2-të dhe të 3-të.
Në të njëjtën kohë Gaforja dhe Akrepi i dhjetë diteshit e 2–të dhe 3-të do të jenë të ndikuar positivisht për financat e tyre.
Pastaj nga data 
10 deri në fund të muajit, Aferdita kalon në shenjën e shperthimit të saj Peshqit,në një pozicion të shkëlqyer për të shprehur madhështinë e shpirtit tuaj dhe për të treguar dashirinë që fshihet brenda jush.
Të privilegjuar në dashuri do të jenë Gaforja,Akrepi, Peshqit,Demi, Virgjëresha,Bricjapi dhe ana financiare do të jetë më fitimprurëse për Ujoret dhe Luanet.

Marsi tek Shigjetari: Fokusi tek zgjerimi i njohurive dhe përvojave.

Marsi gjatë gjithë muajit lëviz në shenjën e Shigjetarit (nga këndi 3-te deri tek19-ti) në dhjetë diteshin e parë dhe të dytë! Marsi është planeti i veprimit,I energjisë, I dëshirës, I adrenalinës.
Në këtë periudhë na motivon dhe na aktivizon që të zgjerohemi në çdo mënyrë të mundshme.
Të zgjerojmë anën tonë shpirterore,të rrembehemi nga kerkime filozofike,të aktivizohemi ne ceshtje arsimim, njohurie, interneti dhe pse jo mos të tentojmë të udhëtojmë.
Por njëkohësisht Marsi është mjaft i guximshme, ekstravagante dhe I rrezikshem në këtë pozicion,duke krijuar shpësh herë tendenca për nervozizem ose për të bërë shumë gjëra së bashku dhe si përfundim të gjitha keto kanë si rezultat të mërzitemi shumë shpejt.
Binjakët, Virgjëreshat,Shigjetaret,Peshqit e dhjetë diteshit e parë dhe të dytë do kënë një muaj plotë tension.
Afer dates 
17 Shkurt realizohet këndi me I vështir astrologjik I muajt,që është katror i Marsit më Neptunin, i cili do të ndikojë tek shenjat e mësipërme, qe kanë lindur rreth dates 5-7 e muajt të seciles shenjë.Probleme shendëtsore, infeksionet sezonale,dobësi, reagime konfuze janë disa nga pasojat e këtij kendi qe formohet.

Disa detaje para fundit

Jupiteri lëviz këtë muaj në dhjetë diteshin e 3-të të Akrepit ( në kendin 21 dhe 23) favorizimin e tij do e ndjejnë Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Demi,Virgjëresha, Bricjapi qe kanë lindur afër dates12-15 të secilit muaj .
Saturni lëviz në muajn Shkurt nga kendi I 4-të deri në kendin e 7-të të Bricjapit.
Më të ngutshme janë kushtet e jetës për Dashin, Gaforet, Peshoret, Bricjapin që kanë lindur afër datës 25-29 të secilit muaj.
Neptun nga kendi I 12 dhe 13 të këtij muaji do ju dhuroi frymëzim, ide të reja, ëndrra qe do të bëhën realitet kryesisht për Demat,Virgjëreshat, Bricjapet, Gaforën ,Akrepat, Peshqit të lindur në datën 3-5 të secilit muaj.Binjakët dhe Shigjetaret të lindur në të njëjtat data të presin konfuzione dhe nervozizëm.
Neptuni nga këndi i 19 deri 20 do vazhdoi të riformoi (edhe pse në rrethana të vështira) jetën e Dashit,Gafores,Peshores, Bricjapit të lindur afer datës 9-11 të secilit muaj.

3 Shkurt 2018, Merkur në këndin 4 ° 59 ‘me Ujorin formon gjashtëkëndesh më Marsin në këndin 4 ° 59’ më Shigjetarin
Shpejtësi,vitalitet,zgjuarsi,vendosmëri,veprim,dinamizem,shkathtësi,sjellje spontane dhe të sinqerta,meremetime dhe detyrat teknike,shumë diskutime.
Këtu bëjnë pjesë kryesisht shenjat e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm, të cilat kanë ditëlindjen në dhjetë ditët e para .

4 shkurt 2018, Afërdita në këndin 21 ° 35 ‘më Ujorin formon katror më Jupiterin në këndin 21 ° 35’më Akrepin
Mendjelehtësi,shpenzime,skandale,papërgjegjësi,neglizhencë,dembelizem, tendenca për të shijuar gjera,lenja e një dietë,sasia kundër cilësisë,përshtypje të gabuara.
Keto kanë të bëjnë kryesisht me shenjat si Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori të lindur në fundin e dhjetë diteshit e 2–të dhe të tretë.
Në datën 
6 Shkurt 2018,Aferdita në këndin 25 ° 07 ‘ më Ujorin formon gjashtëkëndhesh më Uranin në këndin 25 ° 07’më Dashin
Surpriza të këndshme,takime të reja të papritura ,dashuri në shikim të parë, origjinalitet,ndryshime në pamje,rinovime,stile të çuditshme,përvoja emocionuese erotike,eksperimente,dhurata të papritura,marrëdhënie me një person ndryshe ose të pazakontë.
Kjo ka të bëjë kryesisht me shenjat e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm, të cilët kanë ditëlindjen në dhjetë diteshin e tretë.

10 Shkurt 2018, Dielli në këndin 22 ° 10 ‘më Ujorin formon katror me Jupiterin në këndin 22 ° 10’më Akrepin.
Fat,zgjidhje të lehta,mungesë medyshje,mundësi,deshirë zgjerimi por dhe mendjelehtësi,ekzagjerime,shpenzime të tepruara,papërgjegjshmëri.
Kjo kryesisht ka të bëjë për shenjat si Demi,Luani,Akrepi dhe Ujori të cilët kanë lindur në dhjetë diteshin e tretë.

13 shkurt 2018,Merkuri në këndin 22 ° 24 ‘më Ujorin formon katror me Jupiterin në këndin 22 ° 24’më Akrepin
Fjalë të mëdhja dhe premtime boshe,mendjelehtësi,buj,lojë përshtypjesh,komunikim I tensionuar,thashetheme dhe diskutime të pakuptimta , përhapje thashethemesh.
Kjo ka të bëjë kryesisht me Demin,Luanin,Akrepin dhe Ujorin që kanë lindur në dhjetë diteshin e tretë.
Dielli në këndin 25 ° 20 ‘më Ujorin formon gjashtëkëndesh më Uranin në këndin 25 ° 20’ më Dashin.
Deshirë për ndryshime,tendenca për vetvrasje dhe pavarësie,lirim nga gjera qe na mbajnë pas,provokime,përmbysje pozitiv skenarësh,surpriza të këndshme.
Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm, të lindur në dhjetë diteshin e tretë.

15 shkurt 2018,Merkuri në këndin 25 ° 23 ‘më Ujorin formon gjashtëkëndesh me Uranin në këndin 25 ° 23’më Dashin.
Shpikje,idetë të papritura dhe origjinale,tregu i produkteve të teknologjisë së re, ndryshim qëndrimi,sjellje të çuditshme,komunikime provokuese.
Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm të lindur në dhjetë diteshin e tretë.
Aferdita në këndin 6 ° 16 ‘më Peshqit formon gjashtëkëndesh me Saturnin në këndin 6 ° 16’ më Bricjapin
Kufizime të dobishme dhe këshilla,fillimi I një diete,përmbushje e një premtimi ,përforcimi i gjerave qe”duhen” bërë,marrja e vendimeve,marrëdhenje me persona me diferencë moshe për interes,këshilla të vlefshme dashurie.
Kryesisht shenjat e qe kane lindur në dhjetë diteshin e parë të e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm.

17 shkurt 2018,Marsi në këndin 13 ° 22 ‘më Shigjetarin formon katror me Neptunin në këndin 13 ° 22’ më Peshqit.
Illuzione,fanatizem fetar,mashtrime,mohime,shtyrje,vjedhje,pandershmëri, zhdukje,humbje pronash,situata qe doni të përmirësoni por thjeshtë bëni”një vrimë në ujë”.
Kjo kryesisht ka të bëjë me Binjakët,Virgjëreshat, Shigjetaret dhe Peshqit të lindur në dhjetë diteshin e dytë.
Dielli në takim me Merkurin në këndin 28 ° 47 ‘më Ujorin
Rritja e lëvizshmërisë,disa bisedime dhe takime,promovimi projekteve,stafi I kualifikuar,takime me njerëz të njohur,komoditet në komunikim.
Kjo kryesisht ka të bëjë me Demin,Luanin,Akrepin dhe Ujori që kanë lindur në ditët e fundit të shenjës tyre.

21 shkurt 2018,takimi I Aferditës më Neptunin në këndin 13 ° 32 ‘Peshqit
Romantizmi,fantazia,ndjeshmëria,romanca,dashuria platonike,idealizimi,pritjet e mëdhaja.Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të të ndryshueshëm(Binjaket ,Virgjeresha,Shigjetari dhe Peshqit) të lindur në dhjetë diteshin e dytë.
Merkuri në këndin 6 ° 45 ‘më Peshqit formon gjashtëkëndëshin me Saturni në këndin 6 ° 45’më Bricjapin.
Organizimi,rregullimi,sqarimi I situatave,çështje praktike ose burokratike,shfrytëzimi I një objekti të përdorur ose të vjetër.
Kryesisht ka të bëj më shenjat e qe kane lindur në dhjetë diteshin e parë të e Kryqit të qëndrueshëm dhe të ndryshueshëm .

25 shkurt 2018,Aferdita në këndin 18 ° 11 ‘më Peshqit formojnë katror me Marsin në këndin 18 ° 11’më Shigjetarin.
Pretendime në dashuri,tensione midis të dashuruarve, ngacmime dhe provokime seksuale,pasion,xhelozi,ndarje dhe pajtime.
Për shenjat e Kryqit të ndryshueshëm (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit) të lindur në dhjetë diteshin e dytë.
Takimi I Merkurit me Neptuni në këndin 13 ° 40 ‘ më Peshqit
Endrra,fantazi,pelqime,tendencat artistike,mashtrime,genjeshtra,lajka.
Kjo kryesisht ka të bëjë me shenjat si Binjaket,Virgjëresha,Shigjetari dhe Peshqit të lindur në dhjetë diteshin e dytë .
Dielli në këndin 7 ° 04 ‘ më Peshqit duke formuar gjashtëkëndësh me Saturnin në këndin e 7 ° 04’ më Bricjapin.
Pjekuri,përgjegjshmeri,besueshmëri,realizem,pajtueshmëri me normat dhe etikën, justifikimi,drejtesi,përgjegjsi për veprimet ose detyra qe kemi .
Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të ndryshueshëm dhe të lëvizshëm,të lindur në dhjetë diteshin e pare .

27 shkurt 2018,Aferdita në këndin 20 ° 35 ‘më Peshqit duke formuar gjashtëkëndësh më Neptunin në këndin 20 ° 35’më Bricjapin.
Dashuria fatale,pasioni,xhelozia,ndjenjat të forta,shërimi i “plagëve”.
Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të ndryshueshëm dhe të lëvizshëm,të lindur në fillim të dhjetë diteshit e tretë.

28 Shkurt 2018,Merkuri në këndin 20 ° 15 ‘më Peshqit formon katror me Marsin ne kendin 20 ° 15’më Shigjetarin.
Sjellje egoiste,tensioned,grindje,rrenime,kokëfortesi,aksidente të vogla nga nxitimi ose pakujdesia,dëmtime,klimë e ngarkuar.
Kjo kryesisht ka të bëjë me Binjakët,Virgjëresha,Shigjetarin dhe Peshqit,të lindur në fillim të dhjetë diteshit e tretë.
Merkuri në këndin 20 ° 38 ‘ me Peshqit formon gjashtëkëndësh me Plutonin në këndin 20 ° 38’më Bricjapin
Vëzhgime,përqendrim,mendime eksplorimi,zgjidhja e mistereve,zbulimi i sekreteve dhe dokumenteve,monitorimi dhe regjistrimi.
Kryesisht ka të bëjë me shenjat e Kryqit të ndryshueshëm dhe të qendrushëm,të lindur në fillim të dhjetë diteshit e tretë.

Shiko gjithashtu