
Ky muaj është muaji ditëlindjeve tuaja! Kështu që gëzuar ditëlindjen dhe ju urojmë gëzuar këtë rreth të ri që fillon për ju dhe ta përdorni me mënyrën më të mirë të mundshme, duke vlersuar mundësitë që ju jep dhe duke shmangur kurthet. Vit të mbarë dhe produktiv ditëlindjeje!
Me shkak ditëlindjet tuaja është tani një moment i mirë për tu këshilluar një astrolog dhe të shihni c’farë premton harta juaj vjetore, ku favorizoheni dhe cilat janë cështjet që do lëvizin në jetën tuaj për dymbëdhjetë muaj e ardhshëm që fillojnë të numërojnë për ju nga ditëlindja juaj e sivjetshme. Mësoni nënshkrimet e vitit tuaj të ditëlindjes! Flisni me astrologun tuaj në www.astrologu.al/parashikime-personale
Një imazh i parë për vitin tuaj të ditëlindjes
Fuqia e Hënës
Nëse keni lindur nga 24-28/5 , Hëna e plotë që do krijohet në 26 Maj dhe që njëkohësisht është eklipsi hënor mbyllet në hartën e kthimit tuaj diellor. Sivjet shihni rezultatin e mundeve tuaja dhe të veprimeve tuaja dhe kuptoni sesi duhet të lëvizni në rrazhdim. Disa gjëra apo disa persona mund të ikin nga jeta juaj apo të ndryshojë plotësisht roli tyre. Viti juaj karakterizohet nga nevoja të bëni dicka të ndryshme dhe do jetë një periudhë e fuqishme dhe rëndësishme në jetën tuaj me shumë aksion dhe shumë punë. Situatat lartësohen dhe ndricohen për të mundur të sqaroni.
Nëse keni lindur nga 8-12/6 energjia e Hënës së Re që do bëhet në 10 Qershor dhe ku njëkohësisht është eklipsi diellor shkruhet në hartën e kthimit tuaj diellor do ju ndikojë brenda dymbëdhjetë muajve nga ditëlindja juaj. Një vit i fuqishëm që vec se fillime të reja është dhe një periudhë shumë treguese, intuitive dhe magnetike gjatë së cilës mund të tërhiqni dhe do ju jepen shumë gjëra. Fusha që aktivizohet në hartën e kthimit tuaj diellor nga Hëna e Re do rezultohet shumë e rëndësishme gjatë këtij viti pasi do shihni se në cështjet që kontrollon shtëpia në të cilën bie Hëna e Re do lëvizni më shumë, do merrni iniciativa dhe do bëni plane të reja. Do mundej të jetë viti për një martesë apo për lindjen e një fëmije.
Kujtojmë se eklipset janë fenomene të përbëra dhe nevojitet të jenë të aktivizuar shumë tregues për të ekzistuar ngjarje të rëndësishme. Eshtë casti përshtatshëm për të folur personalisht me astrologun tuaj, duke thirrur në emailin e astrologut.
Mendimi dhe llogjika
Nëse keni lindur deri në 30/5 , Merkuri në hartën e kthimit tuaj diellor do ndodhet në shenjën tuaj në vijë të drejtë. Sivjet do mundet të mirkuptoni dhe të kuptoni gjëra dhe situatat në dimensioned e tyre të vërteta. Idetë tuaja do jenë të sakta dhe komunikimi do bëhet dicka e rëndësishme për ju me rezultat të ruani kontakt të shpeshtë me shokë. Ka shumë mundësi të bëni shumë udhëtime të vogla.
Nëse lindur nga 30/5 dhe më pas, Merkuri në hartën e kthimit tuaj diellor do ndodhet në shenjën tuaj në vijë të kundërt. Sivjet është një vit që do nevojitet të vini në kontakt me të kaluarën tuaj dhe të sqaroni situata që për ndonjë arsyje ndodhen akoma të lëna pezull.
Ndjenja dhe ekonomia
Nëse keni lindur deri në 2/6, Afërdita në hartën e kthimit tuaj diellor do ndodhet në shenjën tuaj. Do jeni mjaft social dhe rrethi i shokëve tuaj do zgjerohet. Do doni të kaloni bukur dhe këndshëm në përditshmërinë tuaj dhe do doni të bëni përmirësime që lidhen me vetë ju, ashtu si për shembull paraqitja juaj që do e përmirësoni ndjeshëm sivjet. Do ju dalë tendenca të fitoni gjëra të bukura dhe të jeni të kujdesshëm për të mos shpenzuar më shumë nga ato që keni. Magnetizmi juaj personal rritet sivjet dhe kjo do krijojë shumë mundësi për cështjet sentimentale. Nuk do jetë aspak e pamundur të pranoni flirted he deklarata nga më shumë se një person. Vendimi dhe zgjedhja do jenë në duart tuaja. Fundja vetëm nuk do qëndroni. Nëse nga ana tjetër jeni tashmë në një lidhje atëher lidhja do bëhet më harmonike dhe do ndani shumë caste gëzimi dhe lumturie me partnerin tuaj, pavarsisht problemet që ju shqetësojnë në përgjithësi.
Nëse keni lindur nga 2/6 dhe më pas, Afërdita në hartën e kthimit tuaj diellor do ndodhet tek Gaforrja. Natyra juaj artistike do dalë në sipërfaqje sivjet pasi gjithashtu dhe ana juaj romantike. Do lëvizni më qetë dhe do shprehni ndjenjat tuaja me një mënyrë të drejtpërdrejt. Sivjet dashuria do ju takojë papritmas në vënd dhe me mënyrë që nuk I prisni.
Aksion dhe sipërmarrje
Nëse keni lindur deri në 11/6, Marsi në hartën e kthimit tuaj diellor të sivjetshëm do ndodhet tek Gaforrja. Këtë vit ekziston shumë tendenca të jeni sulmues dhe të humbni lehtë qetësinë tuaj. Mund të shfaqen probleme në cështje që mendonit se i kishe sistemuar në të kaluarën apo i kishit lënë pas dore, kryesisht në cështjet profesionale. Eshtë e rëndësishme sivjet të vendosni në rregull c’do fushë të jetës tuaj. Të keni kujdes sepse përshkak të ckujdesit apo pavëmëndjes mund të ekzistojnë aksidente. Impulsiviteti dhe lëvizjet e nxituara nuk janë këshilluesi më I mirë i vitit. Debatet e forta dhe zënkat nuk do jenë lehtë të kapërcehen dhe të pajtohen palët. Eshtë shumë ndihmuese për ju sivjet të merreni me sport apo të aktivizoheni fizikisht me ndonjë mënyrë pozitive, në mënyrë që të clirohet e gjithë energjia fortë që do keni dhe të ndryshojë rutina e përditshmërisë tuaj.
Nëse keni lindur nga 11/6 dhe më pas, Marsi në hartën e kthimit tuaj diellor të sivjetshëm do ndodhet tek Luani. Sivjet jeni të fortë dhe plot gjallëri dhe kjo do ju ndihmojë të arrini shumë nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë me veten tuaj dhe do mundeni të kundërpërgjigjeni në c’do lloj vështirësi lehtë dhe menjëherë. Sivjet theksohet aftësia juaj për të marrë përsipër një rol udhëheqës me shumë mundësi në punën tuaj dhe do mundeni të veproni më shumë në mënyrë të pavarur. Do keni nevojë të ndihmoni (dhe do e bëni) shokë dhe të njohur që ju kanë nevojë. Viti sivjetshëm ju bën më adventurierë sesa jeni dhe me shumë mundësi të bëni një udhëtim për të zbuluar një zonë të panjohur. Një vit aktiv ju pret atëher me shumë arritje.
Zgjerim dhe mundësi të vitit
Jupiteri në hartën e kthimit tuaj diellor të sivjetshëm do ndodhet në gradat fillestare të Peshqëve. Sivjet mund të shihni veten tuaj të ndryshojë shpesh pozicion dhe qëndrim përballë situatave dhe të përpiqeni të përshtateni në rrugën tuaj sepse idealet tuaja dhe qëllimet afatgjatë nuk kombinohen lehtë me atë që realisht mundeni të arrini dhe plotësoni. Mund të gjëndeni në situata që nuk drejtojnë përfundimisht në fitore apo në fitim dhe suksesi dhe llogjika përbashkët do ju bëjë të ndiqni ëndrrat tuaja. Sfida është të fokusoheni në një plan dhe të qëndroni stabil në të, në vënd që të ndryshoni vazhdimisht planet tuaja. Për ta arritur këtë, do nevojitet sivjet të vini në kontakt me veten tuaj dhe të kuptoni c’farë është ajo që realisht mundeni të aspironi. Sivjet duroni më shumë se zakonisht, pasi dini instiktivisht sesi të ndryshoni dhe të përshtasni sjelljen tuaj, kur situatat e kërkojnë. Jeni më pak kokfortë dhe stabil këtë vit dhe kjo ju jep ndjesinë e mbrojtjes në argumentet tuaja. Por, kënaqësia e vërtet do vijë jo kur të ndryshoni dhe përshtateni vazhdimisht, por kur të njihni dëshirat përplasëse brenda jush dhe gjeni mënyra për ti kënaqur në mënyrë produktive. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë, por vecanërisht për ata të lindur në ditët e para të shenjës.
Baza stabile, kufizime dhe serjozitet
Saturni në hartën e kthimit tuaj diellor do ndodhet tek Ujori. Këtë vit do mundeni të vendosni jetën tuaj në rregull. Do përdorni energjinë dhe fuqinë tuaj me mënyra praktike dhe përpjekjet tuaja do sjellin rezultate, pasi do lëvizni realisht dhe objektivisht dhe do keni fuqinë të rezistoni në pengesat që ju prezantohen. Të mësipërmet vlejnë për të gjitha, por vecanërisht pë rata që kanë lindur nga 1-6/6.
Vetëdija dhe zhvillimi shpirtëror
Planetët e jashtëm (Urani, Neptuni dhe Plutoni) funksionojnë me vetëdije dhe ju ndihmojnë të kuptoni fushat më të thella të jetës tuaj. Gjithashtu bëhet fjalë për situata që janë ndoshta jashtë dorës tuaj dhe nuk mundeni ti kontrolloni. Nëse në hartën e kthimit tuaj diellor për sivjet ndonjë nga këto planetë bien në shtëpi qoshe (1 -4- 7-10) do funksionojë më personalisht dhe do nevojitet të kushtoni rëndësi në cështjet që lëkund aq sa vendodhjes së tij aq edhe nga udhëheqja në hartën e ditëlindjes dhe në hartën e kthimit diellor.
Ky vit ka situata që ju bëjnë nevrik dhe të padurueshëm. Rutina e përditshme ju lodh dhe mund të merrni vendime të gabuara. Eshtë e rëndësishme të veproni me zgjuarsi, me korrektesë dhe mature në përgjithësi dhe vecanërisht në rastet kur shihni veten se do të reagojë papritmas tek persona dhe situata që kufizojnë lirinë e tij. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë, por vecanërisht për ata që kanë lindur nga 2-5/6.
Keni nevojë për kontakt me dicka më shumë shpirtërore pasi dhe është periudhë shqetësuese për drejtimin që duhet të merrni. Kjo krizë identiteti do ju ndihmojë në fund të lini pas jush fiksime të egos dhe të rigjeni veten tuaj. Pjesat e dëshirave në nënvetëdijen e personalitetit tuaj dalin në sipërfaqje duke ju kërkuar të përballeni me to, ti pranoni dhe ti transformoni. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë, por vecanërisht për të lindurit nga 2-16/6.
Tendenca sivjetshme është të jeni të paduruar dhe ndoshta pak më pak fleksibël sesa zakonisht. Kini kujdes mos humbisni kontrollin kur përballeni me të tjerët dhe mos përfshiheni në debate me persona në pushtet dhe të fuqishëm. Të tillë persona do përpiqen të ushtrojnë kontroll mbi ju dhe do hyni dhe ju në lojën e rezistencës. Eshtë e rëndësishme sivjet të mos përfshiheni me persona dhe situata që do ju krijojnë probleme serjoze. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë, por vecanërisht për të lindurit nga 16-18/6.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…