LUANI ME AKREPIN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
shenja e pare: 
Luani
shenja e dyte: 
Akrepi
Pershkrimi: 

Përputhen: 75%

Një partner jashmase erotik dhe simpatik si Akrepi nuk do mund të mos tërhiqtevëmendjen tuaj. Akrepat janë shumë magnetike dhe lëshojnë hijeshi dhe pasion në çfarëdo gjëje që bëjnë. Nga ana tjetër, ju keni nevojë absolute për t’ju dashur dhe për t’ju admiruar të tjerët, dhe Akrepi dinak do ta kuptojë këtë që në fillim. Karakteristikat kryesore të Akrepit janë vullneti i fortë, këmbëngulja, vendosmëria, ndjenjat e thella intensive që ai zhvillon dhe pasioni i tij.

Mos i mbani sekrete! Nëse ai mendon se ju keni fshehur diçka prej tij,mund të shkaktoni një shpërthim emocional tek ai, dhe si pasojë do largohet nga ju krenar! Duke kaluar shpesh midis dashurisë dhe urrejtjes, me intensitet dheme bashkëpunëtor dyshimin e fortë që e mbart kjo shenjë në vetvete, shpeshherë krijon mite në mendjen e tij plot fantazi.Nga ana erotike, seksi mes jush mund të përshkruhet tekstualisht si: i papërsëritshëm! Ekonomikisht, ju nuk do të keni probleme në menaxhimin e parave dhe planifikimin familjar. Nëse ngrini krye kundër pushtetit të imponuar nga tjetri, jeta juaj do të bëhet një fushë beteje e përhershme, përndryshe bashkimi juaj do të jetë shumë harmonik.

Cili Akrep është më i përshtatshmëm për Luanin?

Akrepat lindur midis 3 dhe 12 Nëntorit janë mjaft të përshtatshëm për ju.Nëse keni lindur ndërmjet 5-14 Gushtit, kjo përputhshmëri është në rritje.Me Luanët e tjerë mund të ketë disa konflikte, madje konfuzion, prandaj është mirë që të mos hyni në një marrëdhënieje afatgjatë.

Një Akrep nuk është aq i qartë për kontrollin dhe autoritetin.Ju dëshironi të tregoni sovranitetin tuaj, por kjo mund të jetë taktika e gabuar me të.Kjo vlen veçanërisht për ata që kanë lindur ndërmjet 13 dhe 22 Nëntorit.Kjo është një ‘’racë’’ fisnike e Akrepit dhe nganjëherë rrugët tuaja autoritare, mund të jenë paksa të vështira për tu trajtuar.Akrepat e lindur ndërmjet 24 Tetorit dhe 2 Nëntorit janë veçanërisht të fortë dhe intensive. Ata kanë oreks intensiv seksual dhe padyshim do hidhen në sulm!

foto shenja pare: 
heart: 
foto shenja dyte: