
Kalimi i Hënës nga Bricjapi
Hëna në shenjën serioze të Bricjapi ju inkurajon që të përqëndroheni në karrierën dhe ambicjet tuaja. Ku kërkoni publicitet dhe njohje sociale. Bricjapi vendoset në shtëpinë e dhjetë, krye të hartës suaj, kështu që përpiquni të përqendroheni në atë që mund të arrijni.
Kjo Hënë ju jep shtysë për të imagjinuar veten përpara dhe lart. Në të njëjtën kohë, keni një qasje të kujdesshme dhe realiste për atë që kërkoni. Gjatë kësaj periudhë, emocionet tuaja janë serioze dhe të ftohta, meqë më shumë vëmendje i kushtohet aspekteve praktike të jetës.
Ju bëni plane serioze së bashku me partenërin për të ardhmen. Po kuptoni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja dhe keni përqendrim dhe vetë-disiplinë.Jeni më të prirur të përqendroheni në projekte të mëdhaja që kërkojnë kohë dhe përkushtim. Kënaqësia emocionale vjen nga një punë e mirë dhe produktive.
Çfarë mund të bëni kur Hëna është tek Bricjapi?
Përfundoni një projekt, krijoni një objektiv, kërkoni një rritje, gjeni mënyra për të ngjitur shkallët e suksesit, vendosni themelet për një të ardhme më të mirë, filloni një plan biznesi.