QENI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
17/02/2018

Shenja e qenit ka shumë pika të përbashkëta me kafshën që përfaqëson, me përkushtimin dhe thellësinë e ndjenjave të tij. Ai është miku besnik dhe shoqëruesi i adhurueshëm i cili “i jep gjithçka” atij që ai e do. Kushdo që ka një përfaqësues të kësaj shenje në jetën e tij e di që ai kurrë nuk do të jetë vetëm. Qentë janë altruistë dhe të besueshëm, por ata kanë një psikologji komplekse që shpesh  zhyten në pesimizëm dhe melankoli. Ato ndikohen lehtësisht nga qëndrimet dhe qellimet e të tjerëve.Ata ndihen të lumtur nëse rreth tyre mbizotëron nje ambient I gëzueshëm dhe shqetësohen nëse dikush ka ndonjë problem.Kreativ dhe të kulturuar, ata janë shumë të këndshëm për shoqëri dhe bëhen fokusi në mjedisin e tyre shoqëror.

Qeni është mbrojtësi i zodiakut kinez. Vetëm një dyshim minimal për mashtrim apo padrejtësi dhe ai vërshon të kafshoj! Ai do të hyjë në luftën kundër çdo gjëje të shtrembër apo të gabuar, për të mbrojtur të gjithë. Ai është kryengritës i palodhshëm i drejtësisë, i etur për të shkuar në një fushatë të re, pasi ajo është e sigurtë për nxitjet e tij të drejta. Ai do të nënshkruajë protesta, do të mbledhë firma, do të dërgojë letra në gazeta, do të marrë pjesë në demonstrata. Por, edhe pse ai është kaq i mirë në mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve  duke u ofruar atyre siguri, ai nuk bën të njëjtën gjë për vete. Rezultati është se ai shpesh është “hedhur tutje”.Kjo gjithashtu ndodh në një nivel emocional, financiar ose profesional. I zënë duke ndihmuar të tjerët, ai e kupton se çfarë po I ndodh vetes  kur është tepër vonë.

Bota sentimentale e Qenit është baza e ekzistencës së tij dhe në dashuri gjen një vend të sigurt që mund të ndajë ndjenjat me partnerin e tij të dashur. Përmes dashurisë ai kërkon afirmimin e tij personal.Ai nuk ka nevojë për pavarësi emocionale dhe bujarisht ofron dashurinë dhe kujdesin e tij. Ai bëhet shumë mbrojtës me atë që ai e do. Megjithatë, në mënyrë që e gjithë kjo të ndodhë, partneri duhet së pari të fitojë besimin e Qenit, i cili është tepër i kujdesshëm për nga natyra e tij.Partneri më e përshtatshëm për të është Kali, Tigri dhe Derri.

Vitet e tij më të mira janë: Qeni (2018) dhe Tigri (2022). Më pak i favorizuar nga fati është në vitet e Dhisë (2015) dhe Buallit (2021).

Shiko gjithashtu