SITH

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
18/02/2018

Mitologjia egjiptiane përmend Sithin si sundimtar i kaosit dhe luftës. Ai konsiderohet të jetë perëndia më e fuqishme dhe përshkruhet si një kafshë mitike, gjysmë njeri,  gjysëm derri ose milingon që banonte në shkretëtirë. Sipas legjendës, Sith urrente dhe ishte xheloz për  vëllain e tij Osiris, deri sa e vrau ate . Për këtë akt ai u internua në shkretëtirë dhe u detyrua të jetonte në vetmi dhe izolim.

Natyra juaj e pavarur dhe liberale shpesh shkakton stuhi! Ju keni mundësinë të dominoni njerëzit dhe situatat për të imponuar pikëpamjet tuaja. Ju nuk mund të përballoni mosveprimin, stagnimin dhe konservatorizmin. Ju shqetësojnë të gjitha llojet e pushtetit, ligje që kundërshtojnë idetë tuaja. Në thelb, ju jeni personifikimi i “revolucionit pa shkak”. Askush dhe asgjë nuk mund t’ju rezistojnë, pasi të vendosni se kjo është pengesë për evolucionin tuaj. Ju do të bëni gjithçka për të fituar betejën me pengesën. Por pastaj, do të zbuloni një sfidë të re dhe do të ktheheni ” për ta shtypur atë! Nëse  hipnotizoheni nga fuqia, do të përdorni të gjitha mjetet për ta pasur  atë. Jeta juaj rezervon disa “luftime”, erotike ose profesionale, të cilat nuk do të të lënë te bini ne monotoni , sepse jetoni dhe merrni frymë përmes tyre! Stabiliteti zakonisht vjen vonë, pas aventurave të mëdha. Ju e doni lirinë dhe partneri juaj duhet të ketë mendime të ngjashme për ta bërë atë të ndodhë. Jju mendoni se nuk keni nevojë për të tjerët, sepse mund të mbështeteni vetëm te vetja. Vetmia nuk ju shqetëson, në vend të kësaj,  ju merrni mësimet më të mira të jetës. Cfaredo qe  bëni, e bëni me  vetëdije dhe askush nuk mund t’ju fajësojë për naivitet! Ne fund te fundit , ju jeni përkrahës i përsosmërisë dhe e aprovoni atë në çdo lëvizje !

Shiko gjithashtu