Ngacmohemi nga energjia negative?! Ka mundësira për ta larguar?!

Ngacmohemi nga energjia negative?!

Ka mundësira për ta larguar?!

 

Shpesh jemi në kontakt me energjinë tonë, në ambjent me miqtë, me të afërmit apo në detyrimet shoqërore, me persona që na krijojnë një ndjenjë rënie shpirtërore, antipatie, nervozizmi.

Përse ndodh kjo dhe si duhet të reagojmë?!

 

 

Disa herë mendja jonë duhet të na japi një shpjegim e disa herë jo. Kjo ndodh se disa të dhëna të shpirtit të njeriut, vetëm me logjikën s`mund të shpjegojnë një  ose të gjitha “luhen” në fushën e energjisë të çdo personi. Atje pra; duhet kërkuar për zgjidhjen e problemit që lindi në kontakt me disa njerëz të veçantë. Çdo mendim ka një kundërshtim në dikë apo diçka. Pse mendimi është energji dhe në bazë të ligjeve të Fizikës, energjia nuk zhduket as shkatërrohet, por transmetohet e ndryshon formë? Në jetën e përditshme ne marrim energji nga brenda që e lëvizim dhe e transmetojmë te diçka që bëjmë apo mendojmë, tek njerëzit dhe situatat e ndryshme. Me mendimin tonë mundemi të ndryshojmë  energjinë negative në pozitive dhe e kundërta. Një situatë mund ta përmirësojmë apo ta përkeqësojmë. Në rast kur duam të ndihmojmë dikë mendojmë pozitivisht dhe ndjehemi mirë. Ajo që ndjejmë është një detyrë e plotësuar, goditje pozitive e energjisë sonë, që ngrihet lart në momentin e transmetimit nga fusha e energjisë. Njëkohësisht rrisim dhe energjinë pozitive të atij që ndihmojmë, ose mendojmë mirë për të. Por, kur jemi të mërzitur nga dikush mendojmë negativisht për ate dhe me mendimin tonë i bëjmë keq atij, por dhe vetes tonë. Duhet të kemi kujdes mendimet dhe veprimet tona, sepse mendimet e vazhdueshme negative si ankthi, shqetësimi, mërzitja, ndjenja e hakmarrjes bëjnë që brenda nesh të grumbullohet një masë e dendur energjie me goditje të lehtë në fushën energjike.

Sipas psikologut, shpirti njerëzor që përbëhet nga kundërshtime të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme lufton si e gjithë natyra për të gjetur ekuilibërin. Është e natyrshme kur ka shumë veprim në një pjesë të shpirtit, pjesa tjetër është në pozicion të drejtë. E mira dhe e keqja krijojnë një çudi të përbashkët. Secila prej tyre ka dy anë  që janë prezente, edhe pse duket më qartë njëra prej tyre, ajo që kuptojmë më shpejtë. Energjia shpirtërore është ritmi i fuqisë shpirtërore dhe vlerave të tij. Në situatat e përditshme energjia shpirtërore shprehet me disa veprime, vendime, kundërshtime që s`ka lidhje me fuqinë shpirtërore, por me një lloj energjie të fizikës. Thuhet se energjia e një sistemi shpirtëror qëndron e njëjtë, por ndryshon vetëm ndarja e saj. Çdo ngjarje shpirtërore është një ngjarje e gjallë që sjell energjinë shpirtërore si një “hakmarrje”, e cila ftohet për të bërë një detyrë; të vendosë ekuilibrin mes kundërshtimeve që ekzistojnë vazhdimisht. Kjo është energjia shpirtërore sipas z.Jioung, e cila nga Astrologjia shpjegohet me teorinë e katërkëndëshit. Të tre katërkëndëshat ndjekin një rrjedhë të ndryshme e të çuditshme në këtë grup energjie. Janë cilësi shtytëse, të qëndrueshme e të ndryshueshme që gjenden tek katër shenjat secila.

Shtytes janë Dashi, Gaforja, Peshorja dhe Bricjapi.

Të ndryshueshëm janë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Të qëndrueshëm janë Demi, Luani , Akrepi dhe Ujori. Të qëndrueshmit janë njerëz që durojnë gabimet e të tjerëve, me durim të jashtëzakonshëm deri në momentin që të tjerët nuk i besojnë. Por, sa të “derdhet kupa” nuk  njohin më ç`kanë para e pas tyre. Kjo ndodh se ata shkojnë në thellesi, se tek ata ekziston nevoja e qëndrueshmërisë. Nuk refuzojnë mundimin. Nuk lejojnë anashkalime sepse kanë kufij të caktuar durimi. Në qoftë se nuk vemë “lëvizjen”  si kyç për Kryqin Shtytës që do shohim më  poshtë, në të qëndrueshmit vemë fjalën “Palëvizshmëri”.

Të ndryshueshmit tani. Për ta fjala “ndryshim” i karakterizon plotësisht. Cilësi e tyre është harmonia që e gjejnë mes njohjes. Është kryqi, me njerëzit të cilët hyjnë lehtë në klimën e tjetrit. Eshtë kryqi, që luan rolin e komunikimit dhe zhvillimit në shenjë.

Në shtytësit fjala “shtytje” tregon se brenda tyre ka një lëvizje e dinamizëm. Këto shenja kanë një ritëm dinamizmi që i bën të shprehin tek te tjerët një veprim të vazhdueshëm. Janë shenjat më të lëvizshme, të paduruara  dhe më drastike. Duken kështu por janë dhe tepër të ndjeshme. Kjo ndjenjë  vjen tek ta nga jashtë, sepse ata lëvizin tepër shpejt dhe nxjerrin veten e tyre jashtë. Në bazë të cilësive që kanë në katërkëndor mund të shohim dhe energjinë që ata kanë dhe si e nxjerrin atë jashtë. Në qoftë se Dashi është një shkëndijë në mes të natës, Luani është një vullkan që djeg dhe Shigjerari një pyll që ka marrë zjarr. Fuqi të rrufeshme i jep njëra, zjarr dhe dritë jep tjetra, dhe i treti jep zjarrin. Çfarë është ajo që na bën të ndihemi keq para një sjellje të pahijshme? Kemi përgjegjësinë tonë në këtë situatë për të mbrojtur veten tonë nga “sulmet” negative, të energjisë sonë negative që na ul shpirtërisht? Është e vërtetë se s`ka njerëz pa dobësi, kështu që duhet të pranojmë disa karakteristika të të tjerëve që na shqetësojnë, po ashtu dhe ata tonat.

Ka njerëz që funksionojnë negativisht sa mund të na hedhin dhe “kupa” me energji shpirtërore negative. Janë kaq të shumta ndjenjat dhe shprehjet e tyre, si inati,  kokëfortësia, ndjeshmëria e tepërt, fakti kur duan gjithçka dhe me  këmbëngulje t`u kalojë përherë mendimi i tyre, nervoziteti dhe inatet. Ka akoma nga ata që luajnë rolin e viktimës, që vetëm ankohen për jetën që bëjnë dhe kjo u bëhet zakon sa arrijnë të refuzojnë dhe ndihmën e të tjerëve për të dalë nga kjo gjendje. Çfarë duhet bërë me ta? Është e thjeshtë: “Nuk luajmë lojën e tyre”. Sapo ti kuptojmë nuk do marrim pjesë në asnjë diskutim, sepse s`dimë se si do të reagojnë e pasi të qetësohen do të bëjmë ne vetë me qetësi të plotë analizën e fakteve.

Mirë është në disa raste të punojmë në krah pa i dalë ballëpërballq, duke evituar kështu kontaktin direkt me inatin apo kokëfortësinë, e që s`do të jenë në gjendje për të na dëgjuar. I jepni një periudhë kohe që ai të qetësohet duke menduar ”ia kam thënë një mijë herë, në qoftë se nuk ndryshon, le të gjejë vetë zgjidhje”. E rëndësishme për atë që pret gjithë atë energji shpirtërore negative të kujdeset për të mbajtur ekuilibrin e tij.

Mënyrat janë të ndryshme që kjo të arrihet. E para është konceptimi. Ashtu si mendimet tona ngacmohen nga  energjia jonë, ndjenja për t`u vetëmbrojtur bëhet akoma më e fortë. Ja disa mënyra konceptimi kur ju ndjeni se dikush ju merr energjinë tuaj:

Imagjinoni një vezë të madhe që ka një portë. Hyni dhe mbyllni derën pas. Me mendimin tuaj trashni muret e vezës aq shumë sa të mos të mund të kalojë asgjë nga jashtë, siç janë ndjenjat negative. Këtë mund ta bëni shumë herë në ditë ose të filloni qysh në mëngjes për ta mbrojtur veten nga energjia e keqe e tjetrit gjatë gjithë ditës.

Konceptimi i një piramide të artë, që do të përpiqeshit ta imagjinonit në tre përmasa, apo si konceptimin e një trekëndëshi të artë poshtë të cilit mendoni se qëndroni, eshte shumë i dobishëm se mund t`ju mbrojë nga një situatë e vështirë ku ndodheni si: mërzitje, sulm, inat akoma dhe gjëmë. Kështu ju mund të ndihmoni dhe njerëz që ju doni, në qoftë se i vini poshtë piramidës ose në trekëndësh kur keni frikë për ta, apo doni ti ndihmoni që të mos ndikohen nga energjia negative e dikujt. Kjo bëhet dhe nëse imagjinoni veten të mbuluar nga një pallto në ngjyrë argjendi, që do t`ju bëjë të padukshëm nga të tjerët duke iu mbrojtur nga çdo energji negative apo duke u drejtuar drejtimin atyre.

Mund të pastroni aureolën tuaj me një ushtrim që kërkon letër dhe laps. Vizatoni një skicë të trupit tuaj. Imagjinoni se është aureola që ju rrethon dhe bëni një skicë tjetër rreth saaj që tregon trupin tuaj. Në qoftë se ndjeni se keni të bllokuar aureolën tuaj në disa pjesë, bëni disa shenja ashtu siç ju vijnë në mendje. Tani vendosni ngjyra mbi aureolën tuaj pa e menduar duke filluar nga ngjyra e parë që ju vjen në mendje. Ngjyrosni dhe pjesët që janë të bllokuara.

Më vonë punoni me mendimin tuaj me qëllim që të pastroni pjesët e aureolës që janë të bllokuara.

Kjo bëhet duke qëndruar në një vend të qetë, do të ndjeni se këmbët tuaja do të rëndohen dhe sikur tërhiqen nga një magnet.

Imagjinoni një flakë të mrekullueshme ngjyrë violet që ju mbështjell dhe lëreni të djegë gjithë energjinë negative  nga mendimi juaj dhe i të tjerëve. Drejtoheni flakën në pjesët e bllokuara të aureolës suaj dhe qëndroni deri sa të ndjeni se e keni të pastër. Së fundi skiconi përsëri aureolën  tuaj ashtu siç e ndjeni tani të pastër. Bëni dhe dy rrathë të tjerë dhe i quani kufijtë e vendit ku qëndroni duke thënë se:  këta kufij do mbrojnë nga energjitë negative dhe se do të kenë përditë pak vend dhe energji të pastër për veten time.

Kështu: sa herë që ndjeheni të lodhur, të mërzitur, me një peshë të madhe në shpatulla, keni pagjumësi a keni bërë ndonjë punë të vështirë, ndiqni një nga mënyrat që cituam më lartë që ju përshtatet më mirë dhe largoni gjithçka negative që mund të prishi ditën tuaj.

Suksese!

Shiko gjithashtu