Merkuri në trekëndësh me Saturnin

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/astrolog/public_html/includes/menu.inc).

Nga data 11 deri në 13 Maj, Merkuri në shenjën komunikuese të Binjakëve, do të ndodhet në trekëndësh me Saturnin e kundërt, një kënd favorizues për Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit, që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe për ata që kanë horoskop ose/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada o deri në 4-tën të shenjave të mësipërme.

Ky kënd është i mirë për të marrë vendimet tuaja, pasi ekziston përgjegjësi dhe nuk shkelni në re si më parë, përkundrazi e dini shumë mirë se nga hecni. Atëher, këtë periudhë, do të shpërbleheni nga njerëz të rëndësishëm për ato që keni realizuar deri më tani, ndërsa mund të merrni ndihmë nga njerëz që janë superiore të hierarkisë ose nga një person i moshuar. Tani, koha është aleati juaj, vecanërisht ne ato tema që nuk hecën në të kaluarën, si tregon dhe rrugëtimi i kundërt i Saturnit të ashpër, pasi tashmë do të shihni me pjekuri gjërat dhe në të njëjtën kohë do të ftoheni të gjeni balancat, duke bërë lëshime të ndërsjellta me qëllim stabilitetin.

Ndërkohë, nuk është një periudhë e mirë për të bërë lëvizje të nxituara, përkundrazi duhet të kujdeseni gërmat e larta të c’do marrëveshjeje. Në përgjithësi, këto ditë sjellin siguri dhe qëndrueshmëri brenda mëndjes tuaj, pasi mundet të humbisni dicka nga impulsiviteti juaj, por nga ana tjetër të jeni të pajisur me sigurinë dhe vëndosshmëri të paparë.

Një miqësi që ndodh, për shembull, nën ndikimin e këtij aspekti do të ketë përfitime të qëndrueshme dhe afatgjata, pasi nuk kemi frikë nga angazhimet, por përkundrazi i kuptojmë dhe i mbështesim ato. Në fund të fundit, ju silleni në mënyrë të moralshme dhe të ndershme, por jeni thirrur të vendosni në kanale krijuese ambicien (Saturnin), nevojën për të njohur arritjet tuaja dhe kokëfortësinë tuaj. Më në fund, ky aspekt ju fton të ndërmerrni hapa më të kujdesshëm për çështje financiare (Mërkuri fitimprurës është planeti i tregtisë dhe është në "shtëpinë" e tij), nëse doni të shihni portofolin tuaj të plotë.

Shiko gjithashtu