Merkuri në takim me Uranin… Ide të reja origjinale

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 23 deri në 25 Prill, Merkuri do ndodhet në takim me Uranin në Demin e qëndrueshëm dhe përmbajtur, një kënd i vështirë për Demat, Luanët, Akrepët dhe Ujorët, por këndi pozitiv për Gaforret, Virgjëreshat, Bricjapët dhe Peshqti që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të parë dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe  planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 7 deri në të 12 të shenjave të mësipërme.

Mënyra sesi mendoni ndryshon dhe kjo ju mbush me enthusiazëm. Eshtë periudhë ideale për të patur ide të reja që ju rinovojnë dhe për tu marrë me punë ekonomike apo krijuese. Në këtë ndihmon fakti se mendja juaj është më e hapur në ide dhe intuita juaj ju mbush me frymzim. Përditshmëria dhe programi nën ndikimin e këtij këndi ndryshohen sepse është e vështirë të ruani një ritëm të përcaktuar.

Gjithashtu, ka mundësi të keni te reja të papritura dhe lajme për portofolin, të mira apo këqia përkatësisht me horoskopin tuaj dhe reagimet tuaja janë të menjëhershme dhe shpejta. Kjo mund të nënkuptojë rezultate dhe përshpejtim, por mund dhe të krijojë probleme sepse mund të nxirrni përfundime të gabuara për shkak të kokfortësisë. Kështu që keni nevojë për orjentim nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Mundet gjithashtu të ndiheni të shqetësuar dhe stresuar dhe të theksohet ankthi juaj dhe efektet e saj në përditshmërinë tuaj. Paralelisht, lidhjet tuaja personale trazohen pasi mendimi dhe vëmëndja juaj fokusohen për shumë gjatë në një gjë dhe komunikimi juaj bëhet me copa, pa lidhje ndërkohë që “ngecni” në një temë.

Nga ana tjetër sigurisht këndi mund t’ju sjellë njohje të reja me persona përparimtarë që janë plotësisht të ndryshëm nga ju dhe ju enthusiazmojnë apo ju zbulojnë një anë tjetër të jetës nga ajo që dini dhe jeni mësuar. Si përfundim mund të bëni gabime në dokumneta dhe vendimet tuaja dhe mund t’ju dalin probleme në kompjutera, makineri elektronike dhe mjete apo gjatë drejtimit të një mjeti!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu