Merkuri në katror me Plutonin

Nga data 16 deri në 18 Prill Merkuri nga shenja e zjarrtë dhe fuqishme e Dashit krijon katror me Plutonin nga Bricjapi ambicioz, një kënd i vështirë për Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët që kanë lindur në dhjetditëshin e tretë dhe ata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri,Afërdita dhe Marsi) nga grada e 23 deri në të 28 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë flisni pa kontroll, bëheni të paduruar dhe ashpër në komunikimin tuaj, akoma dhe keqadashës, nuk hezitoni të bëheni konkurues dhe sulmues për të patur fjalën e fundit. Të tjerët aspirojnë të kenë kontroll dhe pushtet, kështu që bëheni agresiv dhe konkurues dhe zemëroheni lehtë duke humbur qetësinë tuaj me rezultat të krijohen përplasje dhe marrje vendimesh në gjaknxehtësi. Këto ditë ndoshta një pakënaqësi e vjetër (Plutoni) shfaqet në mendjën tuaj dhe ju bën të mos mundeni të veproni produktivisht.

Fundja, nuk do ju jetë e lehtë të bini dakort me personat rreth jush, do ekzistojnë debate të forta dhe përplasje pasi ftohtësia dhe provat e fuqisë lëkundim lidhjet tuaja. Paralelisht, mund të krijojnë probleme me të afërt dhe do nevojitet të bëni veprime të hollsishme për të mos prishur lidhjet tuaja. Planeti i komunikimit Merkuri nën ndikimin e Dashit impulsive, ju bën të përdorni fjalët tuaja si mjet për të arritur një qëllim egoist. Mund të ndjeni se nëse ftoheni të shprehni përulje në dëshirat e të tjerve kudo, atëher shpëtheni befasisht dhe papritmas, duke bërë akoma dhe deklarata të vogla.

Kështu që, kini kujdes këtë periudhë komunikimi juaj pasi abuzimi pushtetit do shkaktojë krisje të thella në lidhjet tuaja. Ndoshta thjesht këtë periudhë shfaqen në sipërfaqje frikëra të fshehura dhe ndërgjegjie, por është e rëndësishme të mos lëndoheni nga të tjerët me fjalët e tyre të prera, akoma dhe keqadashese…. Flisni me astrologun tuaj personal tek www.astrologu.al/parashikime-personale  ! Por njëkohësisht, Merkuri krijon kënd pozitiv me Jupiterin që do zbusë të gjithë ndjenjën. Lexoni më shumë për trekëndëshin e Merkurit – Jupiterit.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu