Merkuri në gjashtkëndësh me Uranin në 22/03… Mundësi dhe lajme të reja

19/03/2020

Merkuri në gjashtkëndësh me Uranin në 22/03… Mundësi dhe lajme të reja

Nga data 20 deri në 24 Mars, Merkuri në shenjën e ndjeshme dhe ujore të Peshqëve, krijon një gjashtkëndësh me Uranin nga Demi, nje kënd favorizues për Demat, Gaforret, Virgjëreshat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe/ose kanë si horoskop dhe planet personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e parë deri në të 6 të shenjave të mësipërme. Këshillohuni me hartën tuaj astrologjike për të parë nëse ju ndikon në këtë kënd.

Kjo është hera e tretë që kto dy planete formojnë këndin e njëjtë më gradat e njëjta, kështu që me shumë gjasa të keni një informacion shumë të rëndësishëm rreth datës 5 Shkurt, më pas do të keni informacione plotësuese rreth kësaj teme në 29 Shkurt dhe tani është ora ku do të merrni informacione definitive që ju janë vecanërisht të dobishme apo mësoni një lajm të papritur I cili do të ndikojë pozitivisht për ato c’ka po planifikoni dhe njëkohësisht këto ditë do të keni ide shumë të mira që do t’ju ndihmojnë në disa cështje që ju shqetësojnë.

Atëher, mendja juaj kthehet menjëherë, pavarësisht se këto ditë s’do të duroni dot besdisjen e cështjeve të mërzisshme dhe vështirësoheni të përqëndroheni në cështje rutine brenda përditshmërisë tuaj. Këto ditë jeni shumë fleksible ndaj bisedave, mundeni të kuptoni më shumë nga bashkëbiseduesit dhe në përgjithësi realizoni shërbimet tuaja me lehtësi, por kini kujdes të jeni të qetë. Njëkohësisht, është një moment I mirë për të vënë në zbatim idenë e një sipërmarrjeje të re me të cilën do të angazhoheni tani e tutje, vecanërisht nëse ka lidhje financiare( Demi). Fundja, teknologjia është krah jush dhe përmes saj do të vini në kontakt me persona që kanë të njëjtat këndvështrime për ju. Paralelisht, brenda bashkëpunimit tuaj në grupe apo në shoqëri, do të merrni disa të mira, material apo të nënkuptuar dhe do të funksiononi shumë mirë me dëtyrat që kërkojnë shumë mendime. Për më tepër, do të krijoni kontakte shumë të fuqishme dhe takime këto ditë dhe një njohje e re do mundej t’ju ndihmonte t’i shihni gjërat nga një anë ndryshe.

Afërdita në gjashtkëndëshin më Neptunin në 23/03… Dashuroni si engjëjt

Nga data 20 deri 27 Mars, Afërdita në shenjën e ndjeshme dhe tokësore të Demit, formon gjashtkëndësh me Neptunin nga Peshqit, një kënd favorizues për Demat, Gaforret, Virgjëreshat, Akrepat, Bricjapët, dhe Peshqit, por dhe të dytët që kanë lindur dhjetditëshin e dytë dhe/ose sa kanë si horoskop dhe planete personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada 15 deri e 22 të shenjave të mësipërme. Këshillohuni me hartën tuaj astrologjike për të parë nëse ju ndikon ky kënd. Kështu që këtë periudhë, ndjeni më romantic pasi Neptuni, planeti I artit, I vetëflijimit dhe altruizmit, përmbyll ndryshimet dhe jep një element më magjik në lidhjet, duke formuar një kënd ndihmues më Afërditën, planetin e dashurisë. Nëse atëher mundeni të clironi nga endërrat, do të arrini të ndiheni më bukur me personin që ju intereson. Tashmë, zemra juaj dëshiron t’ju dhurojë haptazi materiale dhe ndjenja atyre që doni dhe universi jua kthen gjithcka dhuroni tëk të tjerët.

Nevoja juaj për lidhje dhuruese, tregon se nuk hyni në kallupe dhe këto ditë mundeni të njihni persona shumë të ndryshëm nga ju, pa u përbërë një pengesë kjo për ju. Njëkohësisht, bëheni më i dhimbsur dhe tregoni më shumë mirëkuptim të tjerëve, pasi janë ditë të shkëlqyera për të kërkuar falje nëse ndjeni se keni gabuar diku. Gjithashtu, mundet këto ditë të shkëmbeni dhurata dhe në përgjithësi tëshprehni më lehtë ndjenjat tuaja pozitive. Madje, janë ditë që shërbeni për të mirë e të gjithve, duke mohuar vlerat tuaja.

Pranoni atëher më shumë dashuri, si nga partneri, aq edhe nga rrethi juaj shoqëror, pasi nëse merrni pjesë në aktivitete artistike, atëher do të keni frymëzime të rëndëshme mbi punën tuaj , pasi është periudhë ku artet në përgjithësi favorizohen,  pasi dhe të dy planetët lidhen direkt me artin dhe bukurinë në format e tyre më të larta. Paralelisht, dëshironi të argëtoheni më shumë, dhe një skenar I mundshëm për shumëështë të ndodhen me njerëz që kane nevojë për mbështetje. E sigurta është se këto ditë nuk ju pëlqen rutina, ndërkohë brenda parandjenjave tuaja mundeni të shpërbleheni dhe ekonomikisht.

Shiko gjithashtu