Marsi tek Peshqit

Do të bëheni më sensitiv me personat rreth jush dhe më të ndjeshëm ndaj veprimeve, sa të tuajave ashtu dhe të tjerëve nga data 13 Maj deri në 28 Qershor, kur Marsi ndyrshon shenjë dhe nga Ujori hyn në shenjën ëndërrimtare të Peshqëve. Bazuar në sistemin tuaj intuitive dhe “magjik”, do të shmangni të sillni tutje vështirësitë dhe punët e lodhshme dhe do të përpiqeni të bëni përditshmërinë tuaj më thelbësore.

Kur Marsi i zjarrtë të ndodhet në shenjën e ujore të Peshqëve, energjia është më e brëndshme në nivel shpirtëror dhe nënkuptues, duke i kushtuar më shumë rëndësi ëndërrave dhe ndjenjave. Në të njëjtën kohë, do të kemi oreks për të prodhuar një vepër të rëndësishme për të tjerët dhe të bëjmë aktivitete të shumta, që nën rrethana të tjera do të na duken të pakuptimta ose jo produktive. Gjithashtu, Peshqit është shenja që lidhet me ujit, ëndërrat, kimitë, personat që kanë nevojë, jetimoret, artistët, kështu që do të merremi më së shumti me këto cështje, ndërkohë që Marsi në shenjën e paqartë të Peshqëve, na bën që energjia jonë të fokusohet në Tërësinë dhe të humbasim detajet e rëndësishme praktike.

Kalimi i Marsitr nga Peshqit aktivizon të lindurit në shenja si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetarët dhe Peshqit dhe i fton të marrin vendime. U jep mundësinë dhe gjallërinë e fortë Gaforreve dhe Akrepave, por dhe oreksin për aksion Demave dhe Bricjapëve. Nga 13 deri në 27 Maj, ndikimi i planetit ushtrohet në dhjetditëshin e parë të shenjave, nga 27 Maj deri në 11 Qershor tek i dyti dhe nga 11 deri në 28 Qershori tek i treti.

Këndet që do të krijojë Marsi gjatë kalimit të tij nga Peshqit

Në 25 Maj, Marsi në gjashtkëndësh me Uranin në Dem, ju fal fuqi dhe vetbesim për të materializuar ëndërrat tuaja, të keni mbarësi në cështjet ekonomike, të arrini me intuitën tuaj dhe të përmirësoheni me produktivitetin tuaj.

Në 3 Qershor, Marsi në katror me Afërditën e kundërt tek Binjakët ju fal një joshje të theksuar dhe seksualitet, por krijon një paqartsi dhe lëkundje në veprimet tuaja. Por kini kujdes nxitimin dhe debatet.

Në 6 Qershor, Marsi në katror me Diellin tek Binjakët, e rrit energjine e tij, por ju bën egoist dhe subjektiv. Në të njëjtën kohë, ka mundësi të shfaqni sjellje të prera ose përplasje me eprorët tuaj, me të lartë në autoritet ose persona më të rëndësishëm, meshkuj, në përgjithësi. Prirje ndaj aksidenteve,

Në 13 Qershor, Marsi në takim me Neptunin ju udhëton nëëndërr dhe imagjinate, duke përforcuar fuqitë tuja produktive, do të ndiheni sentimentalisht të ndjeshëm dhe do të keni dëshirën të ndihmoni ata që kanë nevojë. Kini kujdes veprimet tuaja pasi me mënyrën tuaj mund të shkaktoni shqetësim tek të tjerët.

Në 19 Qershor, Marsi në gjashtkëndësh me Plutoni ju fal fuqi, guximin dhe kurajon për të transformoni jetën tuaj, do të lini pas cilindo dhe c’do gjë që ju ka lënduar dhe kjon krijon një rilindje sentimentale dhe shpirtërore në jetën tuaj. Intuita dhe imagjinata juaj ju drejtojnë në drejtimin e duhur në jetën tuaj.

Në 20 Qershor, Marsi në gjashtkëndësh me Jupiterin jus jell fat përkrah jush. Dhe ky fat vjen sepse do të gjeni përsëri lidhjen me pjesët tuaja më të larta, duke zbuluar besimin në fuqitë tuaja, besimin në planin tuaj madhështor dhe "kalorësia" arrin kur të keni nevojë të, mjafton ta kërkoni!

Ndikimi i kalimit të Marsit nga Peshqit dhe shenjat e tjerave

Dashi

Do duhet të konkuroni tashmë për të larguar mjegullin dhe shqetësimin nga jeta juaj. Planeti juaj udhëheqës, Marsi tek Peshqit, ngadalsohet me aksionin e tij dhe ju ul energjinë, dhe ana juaj e zakontë e fuqishme dhe konkuruese tashmë nuk mundet të shprehet. Nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë ose nxitje në ndonjë problem, tashmë do të jetë e vështirë t’i keni pasi të tjerët mund t’ju ngatërrojnë me këshillat tuaja. Mund të takoni persona të pabesueshëm, të cilët do t’ju tregojnë rrugën e gabuar për të vepruar dhe ju c’orientojnë. Nga ana pozitive, Marsi ju nxit të drejtohen në botën shpirtërore dhe të jeni të gatshëm për të falë veten tuaj dhe të tjerët rreth vetes. Gjithashtu, duke dëgjuar me kujdes mesazhet e fshehta që ju dërgon universi nëpërmjet ëndërrave dhe intuitës, do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura por dhe të shmangni zhgënjimet tuaja.

Demi

Do të aktivizoheni për të bërë kontakte të reja sociale dhe shoqëri, pasi Marsi do të lëvizë në shtëpinë tuaj të 11 diellore, të grupeve dhe të rrjeteve sociale. Do të ekzistojë në mënyrë të theksuar aktiviteti social dhe do të frymzoni njerëzit që vijnë rreth jush. Do të mundeni të bëni shoqëri të reja me mënyrat më të cuditshëm dhe të papritshëm, dmth ndërkohë që do të flisni për veten tuaj dikujt plotësisht rastësisht ose duke shkuar në një takim të rëndësishëm. Ndërkohë, disa herë mund të nevrikoseni nga e gjithë kjo rrëmujë, do të ndiheni të shqetësuar se për c’farë do të bëni fillimisht dhe nuk ju dalin 24 orë në ditë. Gjithashtu, ndoshta shokët tuaj do të lodhin sentimentalisht me kërkesat e tyre, kështu që merrini parasysh dhe ndjesitë dhe nevojat tuaja për të marrë fitime më të larta të këtij kalimi.

Binjakët

Pyesni veten rreth rrugëtimit tuaj, ndoshta ndjeni shumë presion, akoma dhe detyrim shpirtëror se c’farë duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja ose të merrni një pozicion udhëheqës, pasi Marsi do të lëvizë në shtëpinë tuaj diellore të 10, të mirëpritjes. Do të ekzistojë lëvizshmëri e theksuar dhe aksion në punën tuaj, gjë që ju shkakton siklet, ndoshta akoma dhe zemërim. Edhe pse nuk do të mundeni të përballeni direkt më një person të rëndësishëm në jetën tuaj, nëse keni përbrënda zemërim ose mërzitje, me siguri do dëshironi të flisni. Por, Marsi nga Peshqit është në pozicion në kundërshtim për shenjën tuaj. Nëse ndjeni të fajsuar në mënyrë të padrejtë në një situatë në punë, do gjeni guximin për të sqaruar terrenin. Sepse shtëpia e 10 udhëheq gjithashtu qëllimet afatgjata, dhe me Marsin këtu, do të ndjeni presion për të zbuluar disa detyrime në jetën tuaj.

Gaforrja

Do të keni ëndrra të mëdha për të ardhmen, dëshironi të zgjeroheni dhe të merreni vetëm me persona dhe situata që flasin me shpirtin tuaj, pasi Marsi lëviz në shtëpinë tuaj diellore të 9 filozofike dhe ëndërrimtare. Do të shprehni të vërtetën tek vetja dhe të tjerët, akoma dhe nëse ajo që do të thoni, e dini se do të lëndojë. Nëse keni udhëtuar për arsyje profesioanle ose keni punuar për një projekt të ri, pritet të përballeni me disa persona të vështirë, të paqartë ose akoma dhe histerikë. Fatmirësisht, intuita e lindur, do t’ju ndihmojë të gjykoni saktë të tjerët, dhe të keni vetë-udhëheqje për të shmangur lëkundjet dhe dramat. Gjithashtu, planeti i kuq ju ndihmon të spostoni një motiv të vjetër negative në sjellje ose akoma dhe të ndryshoni sistemin e aspiratave ose filozofinë e jetës. Do të keni mundësinë të largoheni nga njerëz që ju pengojnë në zhvillimin tuja ose do të fitoni në përparimin më shpirtëror në jetë.

Luani

Do të ndiheni pak jashtë ujrave tuaja në financat që ndali me të tjerët, pasi Marsi lëviz në shtëpinë tuaj diellore të 8, të ekonomisë së përbashkët dhe të lidhjes shpirtërore. Do të ndjeni se do të konkuroni kot për një cështje të mjegullt, në financat tuaja ose në jetën tuaj erotike, dhe kho ka një ndikim jo të kënaqshëm në situatën tuaj fizike dhe shpirtërore. Keni ndjenja “mashtruese” për sa i përket sjelljes së disa personave ose do të bëni lëvizje të gabuara në një cështje ekonomike e cila mund të ketë ndikim negative në arkën tuaj. Nga ana pozitive, planeti i kuq mund t’ju stimulojë të merreni me kërkime të brëndshme dhe shpirtëroe ose me shëndetin seksual. Mund të vendosni të studjoni cështje që kanë lidhje me zhvillimin shpirtëror të personalitetit tuaja ose me cështjet metafizike.

Virgjëresha

Marsi në shtëpinë tuaj të 7 diellore, të lidhjeve dhe të bashkëpunimeve, krijon paqartësi dhe hamendësime me partnerin ose me ndonjë kolegun tuaj. Ndoshta reagime me acarime dhe zemërim për një situatë tëpazgjidhur, e cila do të shfaqet. Nuk është ora të hapni c’do lloj bisede, të shfaqni rrezikun që të mos kuptoheni dhe të krijoni debate. Ndoshta akoma, as ju, as  ndonjë personi juaj shoqëror, mund të mos i pranoni gabimet tuaja, as dhe doni të merrni përsipër ndonjë pjesë të përgjegjësisë të përplasjeve tuaja. nëse jeni vetëm, Marsi në imagjinatën tuaj ju drejton në rrugë të gabuara. Kështu që, ndoshta do të kërkoni pavarësinë dhe lirinë tuaj nga motive sjelljesh jo produktive brenda një lidhjeje.

Peshorja

Kujdesi i vetes tuaj dhe përmirësimi i shëndetit tuaj është prioriteti juaj direkt tani, falë Marsit në shtëpinë tuaj të 6 diellore. Do të aktivizoheni për të patur një gjëndje më të mirë fizike dhe të eliminoni zakonet e këqia ushqimore, dhe do të luftoni për të gjetur balancën në ushqimin dhe përditshmërinë tuaj. Mënyra me të cilën veproni në jetën tuaj të përditshme dhe në punën tuaj ndryshon, duke ndihmuar kolegët tuaj, ndoshta akoma dhe të dëshironi të ofroni me zemërgjërësi shërbimet tuaja. Ndoshta do të bëheni më ekolog ose do të punoni e kafshët. Kjo është një periudhë e mirë për të bërë një check-up dhe të shmangni c’do lloj toksina nga trupi juaj, duke pirë ujë të bollshëm (Marsi tek Peshqit udhëheq ujin). Gjithashtu, për të përforcuar gjallërinë dhe mirëqënien tuaj, mund të merreni me terapi të ndryshme.

Akrepi

Joshja juaj misterioze dhe magnetizmi i fshehur do të theksohen më shumë tani, pasoi udhëheqësi juaj tradicional, Marsi, do të lëvizë në shtëpinë tuaj të 5 produktive dhe erotike diellore. Do të jeni më shumë seksual dhe do të keni një dëshirë seksuale të rritur. Do të hidheni në flakët e pasionit vetëm nëse ekzistojnëparalelisht me ndjenjat dhe dëshirat e forta seksuale. Nëse jeni në një lidhje, prisni jo vetëm pasione të forta por edhe momente sensuale të mahnitshme, argëtohuni dhe shijoni jetën me partnerin tuaj. Do e gjeni përsëri pasionin e humbur në marrëdhënien tuaj, do të ndjeheni sikur jeni përsëri në dashuri, si herën e parë që jeni takuar. Gjithashtu, planeti i kuq do të sjellë në dukje produktivitetin tuaj dhe ju fal shtysë për të vazhduar një projek produktiv. Ndoshta merreni me artet, kërcimin  ose muzikën, do të gjeni një rrugëdalje në problemet tuaja.

Shigjetari

Ndryshime të rëndësishme do të vijnë në jetën tuaj personale dhe familjare, pasi Marsi do të lëvizë në shtëpinë tuaj të 4 diellore, të shtëpisë dhe familjes. Tani do të konkuroni për të nxjerrë nga përbrënda traumate  moshës tuaj fëmijërore ose të konflikte me një pjestar të familjes tuaj, një të afërm ose bjë familjari juaj. Edhe nëse jeni të lumtur nga jashtë, tani do të fshihni të gjithë humorin tuaj. Nga natyra juaj jeni aktiv, dhe rrallë prisni që gjërat të ndodhin vetevetiu por tani Marsi do t’ju mësojë se do duhet të keni besim në univers. Marsi do mundej gjithashtu t’ju sjellë një zhvendosje, një shtatzani, ndryshime në fuqizimin e familjes tuaj. Mund të filloni të përqendroheni më shumë në familjen dhe fëmijët tuaj ose të detyroheni të mirëprisni disa persona që ju c’orientuan nga përditshmëria juaj dhe ju krijuan të indinjoni dhe zemëroheni jashtëzakonisht shumë.

Bricjapi

Frymëzim dhe imagjinatë të fortë ju fal Marsi në shtëpinë tuaj të tretë diellore, të kuptimit dhe të komunikimit. Tani do të përdorni imagjinatën tuaj dhe produktivitetin më shumë se kurrë. Do të shkëlqeni me idetë tuaja unike në të folur në publik, madje mund të dëshironi të merrni trajnime shtesë profesionale që ju ndihmojnë në punën tuaj. Mund të psikologjisni të tjerët shumë mirë, të jepni këshillat e duhura dhe të bëni praninë tuaj më të dukshme kudo që të shkoni. Komunikimi me të tjerët mund t'ju ndihmojë të dilni nga bllokimet tuaja mendore, dhe gjithashtu do tëbëheni më të dhembshur në komunikimin me motrat, vëllezërit dhe fqinjët tuaj. Do të ketë shumë njerëz përreth jush që do t'ju mbështesin dhe nëse do të ishit një person pak i vetmuar, tani do të keni miq të cilëve mund t'i besoni. Ndoshta, gjithashtu mund të merrni një përgjigje ose informacion që keni pritur për një kohë të gjatë.

Ujori

Do të ndiheni të paqartë ose të pasigurt në lidhje me financat tuaja, ndërsa Marsi lëviz në shtëpinë tuaj të dytë të parave. Nëse po kërkonit disa para ose nuk mund të gjenit mënyra për të balancuar gjendjen tuaj financiare, gjithçka do të përmirësohet. Ndoshta keni ende disa para për të ndihmuar dikë, natyra juaj e lindur njerëzore do të del në pah. Mund të përfshiheni në përpjekje bamirësie përreth mjedisit, natyrës ose të drejtave sociale dhe ekonomike të njerëzve. Mund të shpenzoni paratë tuaja në njohuri metafizike ose të zhvendosni disa përgjegjësi financiare tek të tjerët. Gjithashtu, mund të keni nënshkruar një marrëveshje të re financiare, por duhet të jeni të kujdesshëm nëse njerëzit me të cilët merreni, janë të besueshëm. Sidoqoftë, ju do e shihni kuptimin më të thellë të jetës në vlerat, krijimtarinë dhe kënaqësinë e shpirtit tuaj.

Peshqit

Aksionet që ndërmerrnit për zhvillimin dhe kujdesin tuaj personal do të jenë çështje kryesore në jetën tuaj tani pasi Marsi do të kalojë nështëpinë tuaj të parë diellore, identitetin tuaj personal. Do të keni forcën dhe energjinë për të shëruar plagët e shpirtit tuaj, të hiqni të kaluarën e zymtë dhe do të ndjeheni më të fortë dhe të rifreskohen përsëri, edhe pse mund të ketë raste kur nuk do doni të bëni asgjë, por të pushoni në shtëpi, ose nuk do të dëshironi që dikush t'ju tërheqë vëmendjen, pasi planeti i kuq ju ndihmon të ndjeheni më të prosperuar dhe të gjallë. Nëse ndjeni vetëvlerësim të ulët ose nuk besoni në vlerën tuaj ose disa pasiguri të vjetra ju pengojnë të afroheni me disa njerëz, e gjithë kjo do të largohet nga jeta juaj tani. Kushtojini vëmendje veprimeve tuaja, mbase jeni më të paqartë se zakonisht dhe kjo do të ndërlikojë disa marrëdhënie tuaja.

Shiko gjithashtu