Marsi në shoqerim me Jupiterin në 20/03… Energjia për plane të mëdha

Marsi në shoqerim me Jupiterin në 20/03… Energjia për plane të mëdha

Nga data 14 deri në 26 Mars, Marsi I zjarrtë takon një Jupiter të gjithanshëm në Bricjapin bujar, një kënd favorizues për Demat, Virgjëreshat, Akrepat, Bricjapet dhe Peshqit të dhjetditëshit të tretë dhe për ata që kanë horoskopin e tyre apo planet personal ( Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 18 deri të 26 të shenjave të mësipërme. Këshillohuni me hartën tuaj astrologjike për të parë nëse ju ndikon ky kënd.

Veproni me energji dhe vendosshmëri, pozitivitet dhe enthusiazëm për të arritur, jeni të guximshëm dhe asgjë nuk ju frikson për të arritur atë që doni, aq sa në arritje sociale aq edhe në karrierën tuaj. Mënyra juaj e vendosur veprimi, disiplina në energjitë tuaja dhe aftësia për të organizuar të tjerët ju ndihmojnë të dilni nga errësira në dritë. Këtë periudhë, keni plane dhe aspirata të guximshme dhe të mëdha, keni fuqi të përmirësoni jetën tuaj erotike dhe profesionale si edhe lidhjet tuaja sociale. Jeni të vendosur për të mbaruar studimet tuaja, pasi bëni perpjekje që lidhen me arsimimin dhe njohurit. Nëse jeni sipërmarrës, kjo periudhë do jetë shumë favorizuese për ju.

Në karrierën tuaj, këtë dhjetditësh do të ndiheni I fortë dhe keni energji të pashterueshme për të patur zhvillime dhe arritje. Tashmë, magnetizmi juaj personal rritet, jeni në skenë dhe synoni argëtimin dhe kënaqësinë. Dëshira e tepruar seksuale ju drejton në kërkime shpirtërore, ndoshta dhe në shijim seksual të pakontrolluar. Aq partneri juaj, edhe njohjet e reja që po bëni këtë periudhë ju stimulojnë, më shumë njohuri dhe eksperienca të reja. Paralelisht, cështje proceduriale, vendime ligjore apo përplasje qe mund të keni patur më parë me partnerin/ partneren tuaj apo me të afërmit tuaj, do të marrin fund.

Nëse dëshironi tëmbeteni shtatzëne, kjo periudhëështë shumë favorizuese për ju pasi do të rritet pjelloria juaj. Në përgjithësi, universi ju fal socializim dhe kënaqësi, përmirëson jetën tuaj erotike, krijon lidhje më të lumtura dheb kjo falë aftësisë tuaj për ti drejtuar drejt më të mirës lidhjet tuaja.........

Shiko gjithashtu