Më thuaj c’farë date ke lindur, të të them c’farë të mirash ke!

Data e lindes tënde, pavarësisht nga muaji apo viti, tregon të mirat, talented e vecanta dhe aftësitë që do t’ju ndihmojnë në jetën tuaj. Teori të caktuara të numerologjisë mbështesin se ky numër shënon personalitetin që do të keni në një periudhë mesatare të jetës tuaj, do me thënë pothuajse në periudhën e 30-60 viteve tua. Të tjera thonë se tregon sfidat dhe fuqitë tuaja.

Sido që të jetë, është shumë e thjeshtë që të gjesh atë numër, pasi nuk keni vecse të shihni datën që keni lindur. Nëse është dyshifror, I mbidhni të dy numrat. Edhe nëse përsëri mbledhja është dyshifrore, I rimbledh të dy shifrat, derisa të dalë njëshifror. Për shëmbull, nëse keni lindur në 28 të muajit, do të mblidhni 2+8=10, 1+0=1.

 

Rëndësi të vecantë do ju duhet të kushtoni nëse keni lindur në 11 apo 29 të muajit. Rregullisht vlen se 1+1=2 apo 2+9=11, 1+1=2. Domethënë numri juaj është 2. Por vec 2, lexoni dhe me poshtë vec për 11, sepse është një numër i vecantë. E njëjta vlen dhe nëse lindni në 22. Vec se 4. Lexoni gjithashtu dhe c’farë thuhet vec për 22.

Nëse ekziston zero-ja në datën tuaj, dmth keni lindur në 10,20 apo 30 të muajit, kjo nuk e ndryshon mbledhjen, por përforcon funksionet e numrave përkatës, të 1,2 apo 3 të ditës të lindjes tuaj.

 

Data e lindjes 1 (1, 10, 19 dhe 28 e muajit)

Jeni të talentuar me aftësinë për të udhëhequr dhe të merrni kontrollin e gjërave. Keni vendosshmëri, guxim dhe argumenta për të arritur synimet tuaja. Por padurimi dhe mungesa e tolerancës mund t’ju krijojnë shumë probleme. Ju pëlqen të impononi individualitetin tuaj dhe të shprehni kreativitetin tuaj. Ju besdis t’ju thonë c’farë të bëni dhe nuk shkoni mirë me c’do lloj pushteti. Keni humor dhe në përgjithësi keni një personalitet të fortë dhe karizmatik.

 

Data e lindjes 2 (2, 11, 20 dhe 29 e muajit)

Ke aftësinë të mundeni të punoni në harmoni me të tjerët dhe të kuptoni nevojat tuaja. Jeni bashkëpunues, I ndjeshëm dhe plot mirëkuptim. Dëshironi të krijoni dhe të ruani lidhjet thelbësore me të dashurit dhe shokët. Më shumë jepni, sepse merrni nga të tjëret dhe për këtë duhet të gjeni një balancë midis të dy situatave, gjatë jetës. Nuk ju shpëton asgjë, vëreni c’do detaj. Dhe pavarësisht se nuk ju duket, mund të jeni ai që lëviz pas një personi me pushtet.

 

Data e lindjes 3 (3, 12, 21 dhe 30 e muajit)

Jeni të pajisur me aftësinë të komunikoni me të tjerët duke patur rezultat. Jeni të lindur për t’u shprehur, ose me fjalë, ose me art. Ju karakterizon socializimi, optimizmi dhe përzemërsia. Mundeni të shihni gjithmonë anën e shndritshme të jetës. E doni argëtimin, keni enthusiazëm dhe humor të shkëlqyer. Fshihni një fuqizim të madh për lumturi, por do duhet të përqendroheni dhe të punoni rregullisht në atë që dëshironi të arrini.

 

Data e lindjes 4 (4, 13, 22 dhe 31)

Keni aftësinë të vazhdoni përpara me vrull, me durim dhe këmbëngulje, derisa të kapërceni sfidat. Vetë-disiplina, vendosshmëria dhe vetë-përmbajtja ju ndihmojnë të arrini atë që doni. Pavarësisht se nuk i shprehni ndjenjat tuaja hapur, bëni gjithcka pë rata që doni dhe përbëjnë një partner besnik dhe erotik apo një shok. Keni perceptime tradicionale dhe vlera morale, pasi kërkoni të bëni gjithmonë të drejtën, sipas atyre që përfaqësoni.

 

Data e lindjes 5 (5, 14 dhe 23 e muajit)

 Keni aftësinë të komunikoni në mënyrë efektive me të tjerët. Do mundeshit të bëheshit mësues I shkëlqyer, këshilltar, reklamues, shitës, shkrimtar apo gazetar. Jeni të zgjuar, shpirtëror, i përgatitur dhe mësoni shumë lehtë c’do gjë të re. pavarësisht se keni shumë talente dhe interesa, mundeni lehtë të hiqni dorë apo të mërziteni. Për të arritut atëher, do duhet të punoni brenda jush me autoritetin, limitet e c’do gjëje dhe balancimin.

 

Data e lindjes 6 (6, 15 dhe 24 e muajit)

Keni aftësinë të dashuroni, të kujdeseni, të mësoni, të këshilloheni, të mbështesni dhe të shëroni të tjerët, ose janë partnerë erotikë, ose fëmijë, pjestarë të familjes, shokë, kolegë, klientë. Do bënit gjithcka për dikë që do kishte nevojën tuaj, por do duhej të vendosnit limite dhe të gjeni balancën midis atyre që jep dhe atyre që merr. Jeni të dhimbsur, të ngrohtë dhe të sjellshëm, me aftësinë për të shëruar zemra, ama pavarësisht këtyre, shpesh ju vret ndërgjegjja, sepse nuk jepni ose nuk bëni mjaftueshëm.

 

Data e lindjes 7 (7, 16 dhe 25 e muajit)

E mira juaj më e madhe është aftësia të arrini në mirëkuptim të thellë dhe ndërgjegjësim. Jeni vecanërisht të ndjeshëm dhe intuitive, dhe do mundeshit lehtë të trajtoni aftësitë tuaja intuitive me taktikë të rregullt dhe meditim. Nuk hapeni lehtë dhe të tjerët duhet të fitojnë besimin tuaj, para se tu ofrosh celësin e zemrës. Keni nevojë për shumë kohë vetëm, për të parë jetën dhe të karikoni bateritë tuaja. Eshtë e domosdoshme për mirëqënien tuaj të qëndroni në qetësi pranë natyrës.

 

Data e lindjes 8 (8, 17 dhe 26 e muajit)

Keni aftësinë të drejtoni, të menaxhoni dhe të organizoni njerëz dhe punime. Jeni të guximshëm, i fortë dhe I vendosur, por duhet të përdorni ndikimin dhe fuqinë tuaj dhe për qëllim të mirë, jo vetëm për interes personal. Keni mundësitë të fitoni pasuri dhe lumturi, ndëkohë duhet të mësoni se lumturia e vërtetë nuk numërohet me para, famë apo pozicionin social. Kur të shihni se ekzistojnë dhe të tjera vec botës material, do mundeni të realizoni ëndërrat tuaja.

 

Data e lindjes 9 (9, 18 dhe 27 e muajit)

Jeni të bekuar me aftësinë për të zhvilluar mirëkuptimin, dhembshurinë dhe tolerancën në një nivel të lartë. Jeni idealist, kreativ dhe zemërgjërë me paratë, kujdesin dhe kohën tuaj, por mund të vështirësoheni të falni veten dhe të tjerët. Do bënit gjithcka për ata që dashuroni dhe mbroni me pasion sa besoni, ama duhet të kapërceni dëshirën tuaj për t’ja ktherë apo dënuar atë që të lëndoi. E keni shumë të zhvilluar ndjenjën e drejtësisë.

 

Data e lindjes 11 (11 dhe 29 të muajit)

Keni aftësinë të kuptoni gjërat që shfaqen në sistemin tuaj diellor. Jeni kreativ, i zgjuar dhe enthusiast, ama do duhet të kapërceni disa pasiguri dhe të besoni në vetvetë. Keni një talent natyral për të këshilluar dhe shëruar, me aftësinë për t’i ngritur lartë të tjerët psikologjikisht dhe t’i frymëzosh. Intuita dhe njohuritë tuaja ju ndihmojnë të arrini në një nivel më të lartë. Balanca, vetëbesimi dhe sinqeriteti janë celësat, që do t’ju hapin derën e lumturisë.

 

Data e lindjes 22 (22 e muajit)

Keni aftësinë të menaxhoni apo të krijoni gjëra, që janë për të mirën e të tjerëve. Jeni një ëndërrimtar i palodhur, që mund t’ju bëjë endërrat tuaja realitet, por duhet të mësoni të kontrolloni mbi-ndjeshmërinë dhe pasigurinë, që ju krijon një barazim të dyfisht. Llogjika, praktika dhe metodat tua afrimi ju bëjnë shumë të mirë në organizim dhe menaxhim. Mesoni ama të qëndroni të balancuar dhe stabël ndaj vështirësive.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu