Lidhjet Plutonike: këmbëngulje dhe varësi

Kur këmbëngulja dhe varësia ju bëjnë lidhjen torturuese.

Keni ndjerë ndonjëherë fiksim dhe varësi me dikë apo ndryshe keni marrë ndonjë sjellje të këtij lloji? Kërkoni vëmëndjen e pandashme të partnerit tuaj c’do sekondë (apo e kundërta)? Cilat kombinime astrologjike kontribojnë për t’i shprehur këto ndjenja? Këmbëngulja dhe varësia në lidhjet erotike shfaqen zakonisht nën ndikimin e Plutonit.

Kënde të vështira të Plutonit (shoqëruese, katror, kundërshtim) me planetet personale (Dielli, Hëna, Afërdita, Marsi) dhe/ose Horoskopin, kanë një ndikim të fortë mbi personin dhe në zgjerim tek partnerin e tyre erotic. Gjithashtu, kur Dielli, Hëna, Afërdita dhe Horoskopi janë në Akrep apo Plutoni në shtëpinë e shtatë.

Këta persona aspirojnë një bashkim të thellë sentimental dhe familjaritet në lidhjen e tyre, janë udhëheqëse, pushtuese dhe e kujdesshme ndaj partnerit të tyre. Në pamje të jashtme, janë zakonisht të qeta dhe fjalë-embla, por për brënda ndjejnë pasione të cmendura dhe të forta, janë misterioze dhe dyshuese, por kjo anë e personalitetit të tyre do të shfaqet me kalimin e kohës dhe jo në fillim të lidhjes, kur të afrohen më tepër me partnerin e tyre.

Duan të dinë c’do detaj më të vogël për partnerin e tyre, por do ta mbajnë secrete jetën e tyre private si një masë sigurie. Synimi tyre është të fuqizohen nga seksi, i cili është i fortë dhe pasionant. Janë shumë të zgjuar dhe intuitivë sa të kuptojnë nëse po pranohen dhe nëse po kënaqin nevojat e partnerit të tyre. I marrin lidhjet e tyre shumë serjozisht dhe presin dedikim të plotë nga lidhja tyre.

E urrejnë gënjeshtrën dhe tradhëtinë, pasi kanë varësi dhe ngjitje në partnerin e tyre, ku nëse nuk kënaqen këto ndjenjat e tyre të forta, drejtohen në keqtrajtim dhe mjerim dhe bëhet hakmarrës. Atëher kjo është ana e errët e Plutonit i cili  lidhet me fuqinë dhe pushtetin mbi të tjerët, gjë që personi do ta kërkojë ta arrijë me c’do kusht.

Plutoni I jep një aftësi të shkëlqyer të përqendrohet thellë dhe të materializojë c’farë ka në mëndjen e tij, me vetë-kontroll strategjik dhe të plotë. Atëher, kështu, dëshiron të vendosë pushtetin e tij mbi partnerin, kështu që ushtron kontroll, bëhet torturues dhe ushtron presion psikologjik. Plutoni ka tendencën të jetë misterioz dhe i fshehtë, kështu ata njerëz veprojnë në mënyra të caktuara, dhe disa herë as pa e kuptuar se c’farë bëjnë!

Personi Plutonik I tregon letrat e tij, mban disa gjëra të fshehura dhe nuk i zbulon lehtë ndjenjat e tij derisa të ndihet pothuajse plotësisht I sigurt se ndjenjat e tij do të kundërpërgjigjen pasi nuk mundet të pranojë refuzimin dhe dhimbjen. Ndërkohë, ndjenjat e fiksimit dhe varësisë nuk shfihen, janë një mënyrë shprehimi të detyrimit psikologjik që shfaqet papritmas, aty ku askush se pret.

Ana negative e Plutonit është shkatërrimi, dhe fiksimi dhe varësia dhe me siguri ju drejtojnë në këtë rrugëtim, akoma dhe nëse nuk e kupton as vete njeriu. Plutoni ka një reagim magnetik, është të gjitha apo asgjë, e mira dhe e keqja, nuk ekziston një situatë e mesme për të. Dhe si të gjithë e dimë se magnetet tërheqin dhe shtyjnë.

Atëher kështu personi Pltonik, përkatësisht sesi i përdor energjitë e planetit, ose do ketë personalitetin më magnetik dhe karismatik, dhe si pasojë të dojë dhe të duhet në thellësi, ose të dëshirojë të tjerët, me rezultat urrejtjen. Ky person me këndet e forta të Plutonit fatkeqsisht shikon anën më negative tek personat dhe ka dyshime dhe pabesim. Ndoshta kjo për shkak se ka jetuar një humbje të madhe në të kaluarën, si për shëmbull të ketë humbur një partner apo një person të tij të dashur.

Fiksimi dhe varësia në lidhjet erotike munden disa herë të shkaktohen pa kuptuar. Eshtë sjellja të njërit prej të dy partnerëve që shkakton pasiguri, xhelozi dhe sjellje dyshuese. Nga ana tjetër, fiksimi dhe varësia arrijnë në paranoja, pasi personi ngjitet në një lidhje të dënuar, dhe pavarësisht se e di që ka mbaruar, vazhdon ta ruajë me c’do kusht. Pasi e di se duhet të ikë, vazhdon të hecë drejt vetë-shkatërrimit.

Në situata të tilla në majë, kjo drejton në një dhunë apo akoma dhe vepra kriminale, në një përpjekje për tu ardhur keq për të fituar partnerin e tij/saj. Sigurisht asnjë person i zgjuar nuk ka për ta mbajtur një lidhje kaq të cektë dhe e varur nga paranoja, por akoma dhe nëse e bën, lidhja do të përmbajë frikë, fiksime dhe detyrime, por në fund me siguri do të mbarojë.

E pyetët ndonjëherë veten përse disa cifte konkurojnë midis tyre, bërtasin, shkatërrojnë njëri pasurinë e tjetrit, dhe në vazhdim janë përsëri bashkë dhe bëjnë seks pasionant? Po, kjo është varësia dhe këmbëngulja, një sjellje psikologjikisht e detyrueshme që është jashtëzakonisht e dëmshme për të dy. Sa më të shumta të jenë këndet e mësipërme që u përmendën, ngatërrohen, atëher mundesitë të krijohet një lidhje e këtij lloji janë të shumta. Mos u ngatërroni fiksimin dhe varësinë me dashurinë, nuk është e njëjta gjë.

Kur dikush ka fiksim dhe varësi me partnerin e tij, kjo mund të kthehet në dicka të rrezikshme. Nëse shihni shenja të manipulimit mendor, kontrolli dhe fuqia shtypëse përmes shumë mjeteve të ndryshme, vecanërisht përmes parave apo seksit, apo akoma dhe ndërhyrja ne jetën tuaj private apo kufizimi i lirisë së saj dhe kryesisht me mjete psikologjikisht të detyrueshme apo sulmuese, ikni menjëherë nga lidhja.

Në lidhje të këtij lloji, gjërat tentojnë të dalin nga kontrolli, ndjenjat janë aq të fuqishme sa devijojnë. Këto lidhje vazhdojnë për shkak të pasigurisë dhe frikës dhe dëshirës së madhe për kontroll dhe pushtet. Zakonisht ekziston një seks fortë pasionant dhe I rrezikshëm që mund të jetë arsyeja për të cilën mbahet lidhja. Dhe nëse jeni të ngjitur me një lidhje nga frika e vetmisë që zakonisht ju krijon Plutoni, mendoni se është më mirë të jeni vetëm sesa në një lidhje ku nuk merrni dashuri.

Nuk mundeni të merrni dashurinë nëse ju mbizotëron frika e braktisjes dhe refuzimit. Fiksimi dhe varësia ju bllokojnë zhvillim tuaj personal, kurrë nuk drejtojnë në lumturinë e vërtetë dhe nëse keni mendimin tuaj se vleni më të mirën në jetën tuaj. Me siguri, nuk duhet kurrë ta harroni se Plutoni është planeti i majave, e mira dhe e keqja. Varet gjithmonë nga niveli I pjekurisë tuaj sesi të përdorni aftësitë e c’do planeti, për zhvillimin tuaj shpirtëror apo shkatërrimin tuaj.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu