Kuiz Astrologjik! Është i dashuruar me ty? Bëni testin që do t’ju japë përgjigjen!

Keni krijuar një njohje të re apo ndodheni tashmë në një lidhje dhe papritmas ju kapin disa pasiguri të cmendura! Mendoni se mund të mos interesohet vërtet për ju… Vëreni dhe detajin më të vogël, duke u përpjekur të kuptoni, c’farë dëshiron të thotë “autori”! Dëshrioni me c’do kusht të mësoni nëse përfundimisht ka rënë brënda me ju, nëse ju ka dobësi dhe nëse vërtet dëshiron të vazhdoni atë që filloi aq bukur midis jush…

Për të mos patur atëher dyshime që do t’ju lëkundin, bëni kuizin astrologjik që përgatitëm vecanërisht për situatën tuaj dhe merrni një përgjigje. Lexoni shenjën e mashkullit që ju intereson, përgjigjuni me sinqëritet në pesë pyetjet që vijojnë dhe shënoni në një letër PO ose JO për c’do përgjigje.

Dashi

  1. Nxiton dhe këmbëngul për tu takuar në momentin që do aid he nëse i thua “jo”, ai dicka do të sajojë për të arritur synimin e tij dhe si përfundim të takoheni?
  2. Ju prezanton si “e dashura” e tij dhe e thotë haptazi se jeni bashkë, se keni lidhje…? E dini, se për një Dash, akoma dhe nëse vërtet keni lidhje, e ka të vështirë ta pranojë se është angazhuar, dhe nëse e bën këtë do të thotë shumë…
  3. Nëse debatoni apo ziheni, do të bëjë ai gjithmonë hapin e parë, do t’ju kërkojë, do t’ju thotë një shaka, do të përpiqet të thyejë akullin, pa mbajtur mëri?
  4. Dëshiron të kaloni shumë kohë së bashku deri në pikësa të anulloni disa nga aktivitetet tuaja të dashura, për të kaluar kohë me ju?
  5. Ekziston midis jush një erotizëm i fortë dhe duket sikur ju dëshiron nga ana erotike?

Demi

  1. Pyet dhe përpiqet të mësoj gjithcka për ju dhe shumë herë do t’ju pyesë gjëra për të cilat ju ka pyetur dhe një ditë para, për të parë nëse do jepni të njëjtën përgjigje? Nëse përgjigjia është PO, atëher kjo nënkupton se interesohet dhe përpiqet t’ju testojë!
  2. Kur takoheni është gjithnjë në elegancë, i veshur me rrobat më modern dhe i parfumosur? (Demi qaraman, mban erë të mirë nga kilometra larg!)
  3. Ju “zhvesh” me sy dhe vëren c’do detaj që vesh, si i ke lyer thonjtë dhe ju analizon nga larg deri poshtë?
  4. Kur është me ty, ndihet i qetë, hapet sentimentalisht, flet për jetën e tij dhe ndjen se shoqëria jotë i bën mirë?
  5. Përpiqet të jetojë në një mënyrë jetese dhe përditshmëri të përbashkët? Dmth, shikon për të hyrë në programin tuaj ditor dhe në vazhdim t’ju vendosë dhe ai në të tijin?

Binjakët

  1. Ju ka prezantuar me shokët e tij dhe përpiqet vazhdimisht të gjithë së bashku të krijoni një shoqëri të mirë?
  2. Ju telefonon vazhdimisht, dëshiron të ndani së bashku akoma dhe ngjarjet më trë vogla, të thjeshta dhe të përditshme?
  3. Ju besdis dhe ju bën shaka vazhdimisht? Dëshiron t’ju bëjë të qeshni?
  4. Dëshiron të kaloni orë të pafunda duke biseduar dhe analizuar gjithcka dhe tregon interes në mënyrën sesi mendoni?
  5. Kur dilni bashkë, shikimi i tij është gjatë gjithë kohës mbi ju dhe nuk e josh asnjë prezencë tjetër? (Nëse nuk sheh diku tjetër një Binjak, do të thotë se vërtet ka rënë brënda)

Gaforrja

  1. Sytë e Gaforres i thonë të gjitha… Ndaj për ktë, kujtoni ose vëreni mënyrën sesi ju sheh. Ka ëmbëlsi në shikimin e tij dhe përpiqet të komunikoni me sy?
  2. Ju është hapur dhe ju ka folur ndonjëherë për vitet e tij të fëmijërisë, për përjetimet e tij, për castet e këndshme por edhe të pakëndshme të jetës së tij? Gaforrja e bën këtë, kur ndjen një person afër tij…
  3. E ka hedhur idenë ose e ka bërë tashmë, t’ju njohë me njerëzit e tij? (dmth familjes dhe shokëve).
  4. Ju bën surpriza romantike? Për shëmbull t’ju shkruajë një pusullë, t’ju bëjë një dhuratë të vogël ose të kujdeset për ju në një mënyrë të vecantë?
  5. I ka shprehur ndjenjat e tij për ty?

Luani

  1. Përpiqet me c’do mënyrë t’ju surprizojë? Për shëmbull, flet për veten e tij, për arritjet e tij, jetën e tij, duke ju dhënë të kuptoni se fituat cmimin e lartë të llotarisë?
  2. Vishet gjithnjë me kujdes dhe shumë rrallë do ta shihni me të njëjtën rrobë?
  3. Ju bën dhurata dhe surpriza? Për shëmbull, t’ju cojë në një restorant të shtrenjtë, t’ju marrë lulë, ose t’ju qerasë akullore?
  4. Eshtë i kujdesshëm me ju, dëshiron t’ju shohë të lumtur dhe të qeshur dhe përpiqet shumë për ti vërtetuar se së bashku po kalon shkëlqyeshëm?
  5. Bën ëndrra dhe plane me ju të cilat lidhen me të ardhmen tuaj të përbashkët?

Virgjëresha

  1. I pëlqen të dëgjojë të flisni dhe qëndron shumë herë pa folur, vetëm për t’ju lënë të shprehni mendimet tuaja? Nëse e bën këtë, do të thotë se e ke enthusiazmuar…
  2. Ju vëren nga këmbët tek koka, kushton rëndësi dhe në c’do detaj dhe ju jep komentet e tij, akoma dhe nëse ato nuk janë vecanërisht joshëse, por me shumë kritika?
  3. Do t’ju besojë problemet e tii dhe do të ndjekë mendimin dhe idetë tuaja kur bëhet fjalë për të marrë një vendim?
  4. Ju kujdeset si një fëmijë i vogël? Virgjëresha e dashuruar do t’ju sillet gjithmonë sikur të jeni një vajzë e vogël!
  5. Do t’ja dijë për problemet tuaja, është gjithmonë pranë jush, ju këshillon dhe ju drejton?

Peshorja

  1. Kur është me ju “fluturon”? Dmth e shijon dhe argëtohet si një fëmijë I vogël?
  2. Vazhdon t’ju flirtojë po aq bukur si dita juaj e parë kur u njohët?
  3. Ju lë të vendosni ju kufinjtë midis jush në lidhje (ose njohje) dhe varet nga buzët tua?
  4. Ju con në baret më “in”, clubet, restorantet ose hotelet?
  5. E di se c’farë do nga ju, pa dyshime ose lëkundje? Nëse Peshorja është i drejtpërdrejtë dhe I sqaruar përballë jush, atëher nuk ka arsyje të dyshoni për ndjenjat tuaja!

Akrepi

  1. Keni vërejtur se ju xhelozon? Nëse nuk i është dhënë mundësia për t’jua provuar, atëher krijoni ju një moment të mirë për ta vërtetuar. Nëse vërtet shihni se Akrepi ju xhelozon, atëher me të vërtet është i dashuruar.
  2. Mëndja e tij është e ngjitur tek seksi dhe adhuron t’ju prekë dhe t’ju puthë, c’do orë dhe cast?
  3. Eshtë shfaqur përpara jush papritmas, ndërkohë që nuk e prisnit dhe ju kishte thënë se do të qetësohej në shtëpinë e tij?
  4. Përpiqet të mësojë gjithcka rreth teje dhe gjithmonë mendon se i mban ndonjë secret, ose se nuk ia keni thënë të gjitha?
  5. Dëshiron të jeni vazhdimisht bashkë, deri në pikë ku shumë herë mund të mbyteni nga i gjithë interesi i tij, sepse shumë thjeshtë nuk do t’ju teprojë aspak kohë e lirë?

Shigjetari

  1. Akoma dhe nëse luan të vështirin, shumë herë bëhet e jotja, ndërkohë që në fillim mund t’je ketë thënë “kategorikisht jo”?
  2. Guxon të bëni gjëra bashkë, të cilat do të jetë për tëdy një herë e parë?
  3. Ju vendos në programin e jetës tuaj sociale? Akoma dhe nëse është me shoqëri mashkullore, do t’ju marrë me vete?
  4. Dëshiron të bëni një udhëtim së bashku? Një Shigjetar i dashuruar, gjëja e parë që do të mendojëështë të marrë të dashurën e tij dhe të ikin larg…
  5. I fal zënkat, ankesat ose disa gjëra që e dini që në fillim se nuk i pëlqejnë? Nëse e bën këtë…atëher po, është i dashuruar!

Bricjapi

  1. Pyet për mendimin tuaj në cështje të tij personale në punë?
  2. Ju keshillon dhe ju drejton si të jeni një nxënës?
  3. Ju ka thënë qartë se interesohet për një lidhje serjoze së bashku? Bricjapi nuk i fsheh këto kur i ndjen…
  4. Pyet për të mësuar planet tuaja të ardhshme dhe aspiratat që keni?
  5. Sado të presionuar, stresuar ose dhe të lodhur të jetë, do të gjejë kohë për t’ju takuar dhe realisht më pas do të ndihet më mirë?

Ujori

  1. Pranë tij ndiheni sikur ju sillet si shoqja e tij më e mirë? Nëse po, mos e vrisni mëndjen, është fisiologjike, Ujori mashkull kur është i dashuruar, dëshiron të dashurën e tij fillimisht ta shohë si shoqën e tij më të mirë!
  2. Eshtë vecanërisht i guximshëm në vendimet që lidhen me zhvillimet e lidhjes së tij?
  3. Nëse i thoni së keni ndonjë nevojë, se doni mbështetje, ose doni ndihmën e tij, do të vrapojë pranë jush?
  4. Nuk reagon keq kur ju mund ti thoni dicka që nuk i pëlqen?
  5. Bën ndryshime në veten e tij, për t’ju bërë ju ta doni akoma më shumë?

Peshqit

  1. Kur ti bëni një compliment ose ti thoni një fjalë të mirë, do të shkëlqejë i tëri ose dhe do të skuqet?
  2. Eshtë plot përqafime dhe ledhatime ose dëshiron vazhdimisht t’ju prekë/
  3. Bën ëndrra për zhvillimin e lidhjes ose njohjes tuaj?
  4. Ju rrëfehet nga ana erotike?
  5. Nëse nuk ju ka parë një ditë, vishet me të zeza?

 

Nëse përgjigjet e shumta që dhatë janë “PO”, atëher nuk keni asnjë arsyje të dyshoni për ndjenjat e tij, por nëse përgjigjet e shumta janë “JO”, të mbani mend se ekzistojnë dhe pemë të tjera që bëjnë fruta më të shijshme se vetëm ajo pemë!!! Për rezultate më të mira, bëjeni testin dhe për horoskopin e tij!

Shiko gjithashtu