Këto janë 3 shenjat më të zgjuara. Mos ndoshta është e juaja?

Fleksibiliteti mendimit dhe reagimit, llogjika, kreativiteti dhe përceptimi, këto janë “ingredientët” kryesorë të zgjuarsisë dhe nuk i kanë të gjithë, të paktën jo edhe aq shumë. Personat e zgjuar kanë mendime kritikuese dhe klasifikuese, mund të përdorin eksperiencat e tyre- pozitive dhe negative- për të mësuar gjëra të reja dhe të zhvillohen, janë largpamës në zgjidhjen e problemeve, përshtaten lehtë në situata të reja, kanë mendime fleksibël dhe përdorin aftësitë e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Këto karakteristika përkasin tek të zgjuarit, jo se të tjerët janë “budallenj”, thjesht ata dallojnë dhe janë jashtzakonisht krijues, produktiv dhe kanë aftësinë të kuptojnë disa situata nga të gjitha anët. Ju përfaqësoni një nga këto shenja apo ndoshta keni Horoskop?

Përshkak se në pjesën e zgjuarsisë luan rol dhe në cilën shenjë keni Merkurin në horoskopin tuaj, nëse gjeni se Merkuri juaj është në një nga tre shenjat atëher keni një mëndje harizmatike!

UJORI

Nga shenjat më të zgjuara janë Ujorët të cilat munden me lehtësi të filtrojnë pothuajse gjithcka nëpërmjet llogjikës. Distancohen nga një situatë, ndryshojnë vizionin e tyre, përballen me ftohtësi ngjarjet, pa u ndikuar nga sentimentalitete dhe gjejnë zgjidhje. Janë të balancuar, inovativ dhe kanë aftësinë të zbulojnë vazhdimisht ide të reja dhe freskta, pasi jetojnë për të krijuar dhe surprizuar personat rreth tyre. Munden lehtësisht të dallojnë atë që do bëjë ndryshimin dhe nuk durojnë të “zakontën”. Hapin rrugë të reja, pranojnë dhe shpalosin ide dhe kuptime inovative dhe nuk mbeten të fiksuar në situata monotone që shërbejnë vetëm në ndjenjën e tyre. Në vështirësi që do u prezantohen nuk do ulen të qajnë mbi qumshtin e derdhur, por do përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe ide alternative që do u japi frymë të re. Munden të marrin vendime të vështira në caste kritike, pasi nuk kanë fiksime sentimentale, dicka që nuk do jetë e lehtë për përfaqësuesit e tjerë zodiakut.

VIRGJERESHA

Mëndja Virgjëreshave pret si brisk, pavarsisht nëse tregon zgjuarsinë e tyre apo jo. Si fillim Virgjëreshat interesohen për shumë cështje dhe mbledhin njohuri. Analizojnë gjithcka, akoma dhe ato që për të tjerët janë të mirqëna dhe kështu kanë mendime të gjithanshme për shumë cështje. Janë jashtzakonisht organizues, vërejtës, kuptues dhe ta dalin me c’do gjë që merren. Nëse ekziston ndonjë problem që të tjerët nuk munden të zgjidhin, Virgjëreshat munden të japin një përgjigje që do ndihmojë. Kanë një mënyrë të tyrin të menduarit dhe u pëlqen të përpiqen atje ku të tjerët dorëzohen. Adhurojnë të korigjojnë… të thyerat, të mendojnë dhe të krijojnë. Mëndja tyre është si një kompjuter elektronik, përpunojnë të gjitha të dhënat, i përpunojnë, i analizojnë dhe dalin në përfundime. Pavarsisht se nuk u pëlqen të mburren dhe të tregojnë këtë anë të karakterit të tyre, Virgjëreshat munden të japin zgjidhje duke nisur sesi do korigjojmë tubat hidraulike të shtëpisë deri në kuptimin e jetës.

AKREPI

Përceptimi Akrepit është pika më e fortë e tyre dhe falë saj përfshihen tek shenjat me zgjuarsi më të alrtë. Nëse supozojmë se 12 persona, ku secili prej tyre përfaqëson një shenjë, ndodhen brenda një dhome dhe papritmas ndërprehet energjia elektrike dhe nuk sheh askush asgjë, Akrepi do jetë ai që do ketë nënshkruar informacionet më të shumta në mëndjen e tij për hapësirën dhe do dijë sesi dhe ku të shkojë për të arritur të dalë pa dëmtuar. Në momentin kur të tjerët punojnë, argëtohen, hanë, flasin, qeshin… Akrepët regjistrojnë. Munden të bëjnë gjëra të ndryshme njëkohësisht. Munden të flasin me ju, të shohin pas jush dhe të dëgjojnë c’farë thonë persona pranë jush dhe të gjitha këto I përpunojnë dhe të jenë në gatishmëri. Eshtë e vështirë ti mashtroni për shkak të përceptimit të tyre të mrekullueshëm dhe të aftësisë për të përdorur ndikimet që kanë marrë nëpërmjet shqisave të tyre. Kjo procedurë është pjesa më e madhe e zgjuarsisë së tyre dhe i bën të dallohen nga të tjerët.

Porosite tani hartën  tende personale në: 
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu