Jupiteri i kundërt

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/astrolog/public_html/includes/menu.inc).

Nga data 14 Maj deri në 23 Shtator, Jupiteri do të jetë i kundërt në shenjën bujare dhe tokësore të Bricjapit, duke ndikuar më shumë Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët që janë të lindur dhjetditshin e dytë dhe të tretë- por edhe ata që kanë planete nga grada e 17 deri në të 27 të këtyre shenjave. Ndërkohë, personat që kanë lindur me Jupiter të kundërt, do të munden të kenë një rrjedhë më të mirë dhe zhvillimi i aktiviteteve të tyre që lidhen me arsimimin e c’do natyre, studime, kontakte me Ligjin ose persona që ndodhen larg (varet nga tërësia e hartës së tyre astrologjike).

Jupiteri është planeti më i mdh në sistemin tonë diellor dhe me terrenin e tij të rënduar, mbron Tokën nga kometat dhe asteroidet që mund të kishin goditur planetin tonë nëse nuk do të ekzistonte. Përkatësisht, në astrologji Jupiteri ngjan me një mandi mbrojtës që na ruan nga fatkeqësitë. Në rrugëtimin e tij të drejtë, sjell Fat dhe mundësi në nivele tokësore dhe materiale. Gjatë rrugëtimit të kundërt ama, edhe pse mund të vonohen mundësitë që presim, por na kthehet edhe nga ana jonë më e moralshme. Drejt Ndricimit, pasi dhe Jupiteri lidhet me dallimin e të Mirës dhe të Keqes. Për aq sa është i kundërt, mundësitë në tema materiale janë të kufizuara, ndërkohë qëështë i shkëlqyer për të na bërë të rigjejmë Besimin në veten tonë më të lartë.

Bricjapi, shenja në të cilën ndodhet Jupiteri (i cili tani është i kundërt) nuk është shumë i mirëpritur për planetin e zgjerimit, të adventurave dhe eksagjerimit. Bricjapi është shenja e pushtetit dhe udhëheqjes. Nëse në periudhën e kaluar bëmë eksagjerime ose veprime të pamenduara (ana negative e Jupiterit) për shkak të bujarisë së pamasë, materializmi ose komplekset (ana negative e Bricjapit), tani në fazën e kundërt të Jupiterit, ne marrim fuqi absolute në duart tona. Dhe kjo fuqi nuk është askush tjetër përveç kontrollit të Vetës. Rrugëtimi i kundërt i Jupiterit tek Bricjapi na kujton se vetë-përmirësimi ndonjëherë është i dhimbshëm, sepse ne jemi edhe skulptori, edhe mermeri.

Këndet më të rëndësishme që do të formojë Jupiteri i kundërt nga Bricjapi

Në 30 Qershor Jupiteri i kundërt takon Plutonin e kundërt, një takim që sjell… dallgën e dytë që filluan që në fillm të Prillit. Tani do të rikontrollojmë hapat tona mbi cështje akoma më të rëndësishme.

Në 28 Korrik Jupiteri i kundërt formon gjashtkëndësh me Neptunin e kundërt. Kështu që atë periudhë kthejmë shikimin tonë lart, por njëkohësisht dhe më thellë vetes. Lutjet do të na dëgjohen.

Në 4 Gusht Jupiteri i kundërt pranon katror me Marsin, që bën egoizmin tonë moral, ndërkohë që mënyra e sjelljes tonë të jetë më adventurieske por edhe më agresive.

Ndikimi i Jupiterit nga Bricjapi dhe shenjat e zodiakut

Dashi

Jupiteri do të jetë i kundërt në shtëpinë tuaj të dhjetë diellore, të karrierës, dhe sjell vonësa në rrugëtimin tuaj profesional, luftë për pushtet dhe qëllimet tuaja afatgjata. Nga 14 Maji deri në 13 Shtator është një periudhë ku cështjet tuaja profesionale do të riorientohen. Mund të rimendoni disa nga vendimet por dhe lëvizjet që këni bërë në të kaluarën dhe lidheshin me karriëerën tuaj ose mudn të “ngrini” një temë profesionale, thjesht vetëm sepse nuk sjell asnjë zhvillim të brëndshëm dhe sigurinë që donit. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se gjatë rrugëtimit të kundërt të Jupiterit nga Bricjapi, do të dalin në dukje propozime dhe plane që kishit për punën në të kaluarën dhe nuk i kishit vënë në zbatim deri tani.

Demi

Po mendoni nëse planet tuaja mund të bëhen realitet pasi Jupiteri do të jetë i kundërt në shtëpinë tuaj të 9 diellore, tëëndërrimit dhe zgjerimit, sjell në sipërfaqje mendime, ide, njohuri që kanë ekzistuar në të kaluarës. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se këtë periudhë do të shihni të ndryshoni teori, mendime dhe besime për jetën… si pësimet e të kaluarës tu jenë bërë mësime tashmë! Nuk është momenti i përshtatshëm për të filluat planet të reja ose të merrni c’do lloj iniciative të mëdha ose të bëni në hapje të madhe se dicka që nuk e keni studjuar shumë mirë . Nga ana pozitive, mund të plotësoni një dije të lënë në gjysëm ose të shkoni një udhëtim diku që keni shkuar ose të ribashkoheni me persona që jetojnë në një qytet ose shtet tjetër nga i juaji.

Binjakët

Nëse këtë periudhë prisni disa para, të dini se do të vonohen pasi rrugëtimi i kundërt i Jupiterit nga shenja e Bricjapit, shkakton trazira në fushën tuaj ekonomike. nuk është casti ideal për të vepruar ligjërisht, më siguriacione ose në cështje bankare, por as dhe të bëni një hapje të re ekonomik, sepse në vazhdim do t’ju jetë e vështirë t’ja dilni pa këshillat që merrni. Cështjet ekonomike që konsideronit se ishin mbyllur, tani mund të rikthehen. Tani është ora për të rikontrolluar të vërtetën tuaj nga fiksimet që ju pushtojnë dhe lidhjen tuaj me seksin, pasi Jupiteri i kundërt ju kujton instikte, dëshira, caste erotike dhe të dëshiruara nga e kaluara. Por mirëështë se mund t’ju kthehn para që kishit borxh, ose të arrini të shlyeni një borxhin tuaj të vjetër.

Gaforrja

Jupiteri do të lëvizë në anë të kundërt nga 14 Maji deri në 13 Shtator në shenjën e Bricjapit, dmth në shtëpinë e 7 të horoskopit tuaj dhe do të shfaqen cështje lidhjesh, bashkpunimesh dhe martese. Ndajeni atëher shpejtësinë nëse mendoni të bëni një lidhje të zyrtarizuar, pasi më pas ndoshta bëheni pishman. Njohjet e reja erotike dhe enthusiazmuese do mund të shfaqen tani, por kujdesuni të rikontrolloni gjithcka në thellësi dhe të mos e falni lehtë zemrën tuaj ose të nxitoheni të mbyllni marrëveshje të reja. Gjithashtu, preferoni të qëndroni larg nga firmosja e dokumentave të rëndësishme ligjore pasi mund të ekzistojnë gabime që nuk i kishit vërejtur, vecanërisht nëse keni padrejtësi me disa persona. Për më tepër, do mundej të ekzistojë një keqkuptim me partnerin tuaj ose një koleg. Si përfundim, persona ose kërkesa nga e kaluara juaj sentimentale do të rikthehen fuqishëm.

Luani

Jupiteri do të jetë i kundërt në shtëpinë tuaj të 7 diellore, të përditshmërisë dhe të punës, kështu qëështë e vështirë të ndiqni programin tuaj të përditshëm. Tani do të filloni të mendoni sesa përditshmëria dhe puna juaj do të zhvillohet shpitërisht. Fatkeqsisht nuk do të mundeni të ndiqni një rrugëtim të qëndrueshëm, as edhe të përmbushni detyrimet tuaja brenda afateve të paracaktuara. Nëse keni ndërmend të merrni një pozicion të përgjegjshëm administrativ ose një pozicion përgjegjësie në përgjithësi në mjedisin tuaj të punës, mos u nxitoni pasi më vonë mund të zbuloni se ky pozicion nuk është i përshtatshëm për ju. Gjatë kësaj periudhe, mund të keni disa fatkeqësi në jetën tuaj të përditshme dhe do ju duhet të ndryshoni orarin tuaj. Por mund të organizoni gjithçka që ka mbetur në pritje për një kohë të gjatë.

Virgjëresha

Shqyrtimet në jetën tuaj të dashurisë janë krijuar nga Jupiteri i kundërt në shtëpinë tuaj të pestë diellore erotike. Jeta juaj e dashurisë, do të jetë pak më e brendshme dhe do të merrni disa mësime. Nëse jeni në një lidhje, atëherë pyetjet në komunikim midis jush nuk do të mungojnë, por gjëja më e rëndësishme është që përfundimisht do të dëshironi të kuptoni se çfarë kërkoni nga personi tjetër pranë jush dhe do të mendoni seriozisht nëse në fund lidhja juaj ju mbulon emocionalisht. Nëse nuk keni një lidhje dashurie, do të pyesni veten nëse doni vërtet të filloni diçka të përhershme. Me Jupiterin e kundërt në Bricjap, mund të presësh zhvillime nga çështjet e së kaluarës të dashurisë, pasi çdo gjë që kishte mbetur në mes, ose çdo keqkuptim që nuk ishte diskutuar, do të dalë përsëri në shesh. Mirëpo, favorizimi nuk mungon në dashuri.

Peshorja

Jupiteri i kundërt në shtëpinë tuaj të katërt diellore, të shtëpisë dhe familjes, mund të krijojë një konfuzion të vogël në shtëpinë tuaj dhe me njerëzit me të cilët jetoni. Me kthimin e Jupiterit, ju po kaloni një periudhë gjatë së cilës do të konsideroni seriozisht se cilat ndryshime dëshironi të bëni, në mënyrë që të fitoni më shumë stabilitet dhe siguri në jetën tuaj. Ndoshta, do të pendoheni për veprimet dhe zgjedhjet e së kaluarës ose madje jeni ilustruar me vendime dhe lëvizje që keni bërë në të kaluarën. Sektori i shtëpisë dhe familjes do të jetë në qendër të interesit tuaj. Me shumë mundësi, mund të vendosni në tryezë diskutimet që nuk u zhvilluan kurrë dhe të shtyni gjithçka, me njerëzit që ju doni. Sidoqoftë, nëse keni pa parë një anëtar të familjes për një kohë të gjatë, atëherë do të ketë një rishqyrtim.

Akrepi

Do t'ju duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje udhëtimit, nënshkrimit të dokumenteve të rëndësishme dhe blerjes së pajisjeve të reja teknologjike pasi Jupiteri do të rikthehet në shtëpinë tuaj të tretë diellore komunikuese dhe mendore. Nga 14 maji deri më 13 shtator, fjalët tuaja dhe mënyra sesi shpreheni nuk do të gjejnë përgjigjen e plotë nga personat përreth jush dhe nuk do të gjeni mënyrën e duhur për tu shprehur me lehtësi gjithçka që keni në mendje dhe në zemër. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe, është mirë t'i kushtoni vëmendje diskutimeve të rëndësishme, marrëveshjeve të reja dhe nëse po planifikoni blerje, kontrolloni detajet, në mënyrë që të mos surprizoheni papritur! Ndikimi pozitiv që merrni nga rrugëtimi i kundërt i Bricjapit, është se gjatë kësaj kohe do të frymëzoheni nga e kaluara dhe do të rizbuloni mënyrat e të shprehurit.

Shigjetari

Jupiteri i kundërt në shtëpinë tuaj të dytë diellore, të parave, do të vërë në dyshim situatën tuaj financiare, kështu që ju duhet të jeni të përmbajtur në shpenzimet tuaja dhe të llogaritni gjithçka që shpenzoni. Detyrimet që i keni lënë pas dore do të dalin në sipërfaqe dhe do të duhet të merreni menjëherë me to. Do të ishte më mirë për momentin, që të shmangni negociatat / investimet e reja financiare dhe të shmangni rreziqet. Në të njëjtën kohë, nga 14 maji deri më 13 shtator, është një kohë që do t'ju shqetësojë çdo lloj angazhimi që ekziston në jetën tuaj. Do të mendoni seriozisht nëse në të kaluarën keni bërë zgjedhjet e duhura dhe nëse jeni në këtë fazë të lumtur me zhvillimin përreth jush. Sidoqoftë, mund t’ju kthejnë para që ju kanë borxh, por mos jepni as mos merrni hua, nëse dëshironi që përpjekjet tuaja të kenë një efekt.

Bricjapi

Jupiteri do të rikthehet në shenjën tuaj të zodiakut dhe gjithçka përreth jush mund të duket më e mbyllur për ju, të merrni kohën tuaj për të menduar për atë që dëshironi, çfarë ju mbush, si mund t'i arrini qëllimet tuaja, çfarë prisni prej njerzve përreth jush dhe shumë pyetje të tjera që do të lindin. Vonesat, keqkuptimet dhe ngadalësia e zhvillimeve ju mbushin me kokëfortësi, gjë që përfundimisht ju çon në "mençuri"! Për sa kohë që Jupiteri lëviz mbrapa në shenjën tuaj të zodiakut, mund të ketë acarime dhe dilema, por në fakt ju jepet mundësia të rinovoni. Eshtë një periudhë kur mund të përfitoni nga shanset e dyta, por mos filloni nga e para. Merrni kohën tuaj në çdo lëvizje dhe vendim që merrni.

Ujori

Do të përpiqeni të eksploroni të kaluarën dhe pyetjet që disa njerëz ju kanë bërë, por jeni të turbullt pasi Jupiteri është i kundërt në shtëpinë tuaj të paqartë, të dymbëdhjetë diellore, kështu që do të dëshironi të izoloni veten dhe të mendoni seriozisht për ndjenjat tuaja. Atëher, do të jetë një kohë kur nuk do të keni të njëjtën ngushëllim për të shprehur filozofitë dhe ndjenjat tuaja dhe mund të mbani sekrete ose dëshironi të largoheni nga të dashurit tuaj. Nevoja juaj për të pastruar disa gjëra brenda jush do t'ju ndihmojë të gjeni sa më shpejt zgjidhjen dhe për të kuptuar më mirë atë që dëshironi dhe si e dëshironi atë. Eshtë një kohë ideale për të patur disa momente të vetmuara që do t'ju ndihmojnë të zbuloni se çfarë emocionesh fshihen brenda jush kohët e fundit. Jepini fund aty ku duhet!

Peshqit

Do tëgjeni miqtë ose grupet tuaja të vjetra pasi Jupiteri do të tërhiqet në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë diellore, të miqësisë, ekipeve dhe teknologjisë. Përkundrazi, ndoshta dhe mund të lindin keqkuptime dhe debate me një mik apo një grup për shkak të një kulture tjetër. Kështu që nuk është koha ideale për të filluar një projekt të rëndësishëm ose për të filluar diçka nga e para në mediat sociale.Mund të dëshironi të qëndroni larg mediave ose të paktën të kufizoni kohën që kaloni në to. Planet se si të arrini qëllimet tuaja mund të përmbysen ose anulohen, veçanërisht nëse teknologjia është e përfshirë. Mos harroni se asgjë nuk është e dhënë dhe asgjë nuk është e përhershme!

Shiko gjithashtu